EDHE KJO ËSHTË HISTORI

Bota gjatë historisë ka dhënë shumë dijetar dhe shkencëtar nga fusha të ndryshme. Për deri sa neve nëpër shkolla dhe gjatë leximeve te ndryshme kemi pas rast te informohemi për biografit e tyre dhe zbulimet epokale nga lami te ndryshme shkencore, te cilat me tepë bëjnë fjalë për veprimtarinë e tyre zyrtare, ndërkaq që, ne anën tjetër për jetën e tyre shpirtërore dhe private pak, ose aspak, nuk është shkrua dhe mësua. Viteve të fundit sikurse bëjnë gara shkencëtarët dhe hulumtuesit se kush do zbulon diç më shumë rreth çrregullimeve shpirtërore apo ngjarjeve tjera nga jeta private e njerëzve të famshëm botëror. Në këtë mënyrë para një kohe disa shkencëtar amerikan nga Universiteti i Pitsburgut të cilët për disa vite me radhë u morën me fenomenin e lidhjes psikike dhe asaj gjeniale erdhën në përfundim se gjatë tërë historisë botërore numri i gjenive njehsohet deri në 400 vetë. Sipas hulumtimeve, këta shkencëtar konstatuan se shumë shpesh ngjan që figura e një gjeniu të kaloi në masat e çmendurisë dhe anasjelltas, që çmenduria të pranohet si gjeni. Tek gjenit ndjeshmëria është shumë më e theksuar. Një çështje që për njeriun e rëndomtë nuk mund të linte përshtypje, ajo për gjeniun mund të ishte diç me rëndësi. Nëpër shkrimet dhe dokumentet e ndryshme që kanë lënë gjenit ekzistojnë me qindra faqe dëshmish në të cilat ata përshkruajnë momentet e mundimshme shpirtërore të tyre që u ngjanin gjatë momenteve të frymëzimit. Me që shkencëtarët në mesin e gjenive gjatë tërë historisë njerëzore siç e cekëm më lartë radhisin diku deri në 400 persona, ne me këtë rast do të përqendrohemi tek një numër i kufizuar i tyre, duke i përfshirë ca filozof, muzikantë, shkrimtar, burrë shtetas, ushtarak etj.

   Fillojmë me Martin Luterin, reformatorin e pikëpamjeve fetare dhe teologjike (lexo protestantizmi Sh. V.) i cili shkruante se shumë shpesh zgjohej në orët e vona të natës me ç’rast zhvillonte polemika të gjata me djaj. Filozofi dhe dijetari suedez Emanuel Svedenborgu në pohimet e veta tregon se si ditë dhe natë të tëra i kalonte duke biseduar me shpirtrat e të vdekurve me të cilët ishte i rrethuar. I pa vdekshmi Gete si e quajnë ndryshe, ka pohuar se si vepra epistolarë e tij “Vuajtjet e djaloshit Verter” ishte shkruar nën diktatin e personazhit (trimit) të tij të natës, i cili kishte qenë frytë i imagjinatës së tij. Xhek Londoni, Aleksandër Bloku, Lermontovi dhe Bahu, shkruajnë për hijet e tyre binjake (dytëshorët), me të cilët polemizonin me orë të tëra. Vaki pas vakie, çudi pas çudie. Ndërsa shkrimtari tjetër Analtoll Frans për të hyrë sa më shpejtë në botën e personazheve të veta, nuk mund ta parashihte veten të ulur, për pa e siguruar pranë veti kupën e plotë me venë. Kurse për Romen Rolanin biografët tregojnë se edhe ai nën ndikimin e venës së njëjtë franceze për një kohë të shkurtë rekorde e shkroi romanin e tij gjenial në vargje, “Qerrja e Branjonit”. Regjistri i  figurave të famshëm nën ndikimin e alkoolit nuk është i shkurtë. Për shembull: Aleksandri i Madh, Sokrati, Seneka, Jul Cezari, Renbranti, Hofmani, Edgar Alen Po, Alfred de Misheli, Pol Verleni, Betoveni, Musorski, Jasenjini etj. ishin secili më bekri se tjetri. Gjithashtu edhe njëri nga ideologët kryesor të ideologjisë komuniste Engellsi, kishte qenë alkoolist i madh si dhe kumarxhi i njohur me ç’rast kishte humbur tërë pasurin e madhe që për një kohë posedonte si bir i një industrialisti shumë të pasur. Volfgang Amadeus Mocarti vdes duke mos e ditur se është infektuar nga trihiniloza e brinjëve të derrit. Çarlls Bajroni hynte në borxhe të thella dhe sipas disa të dhënave ai qonte jetë biseksuale. Kurse analizat e bëra me llullën e duhanit të cilën e përdorte Shekspiri, shkencëtarët kanë arit të zbulojnë se ai kishte përdorë sasi mjaft të madhe të hashashit (lloj i drogës). Është interesantë të theksohet edhe për piktorin e madh  Leonardo Davinqi (1452-1519), ku kohëve të fundit sipas dokumenteve të konfirmuara nga ana e disa antropologëve thuhet se nëna i tij kishte qenë një robëreshë nga Lindja e afërme-Carigradi, (e ceka me këtë emër ketë qytet të madh historik pasi që në literaturë prej së cilës e kam nxjerr këtë informatë ashtu qëndron Sh. V.).

  Krahas kësaj që cekëm shkencëtarët kanë bërë edhe një statistikë të errtë të njerëzve të famshëm të cilët kanë kryer akte vetëvrasëse. Ata ishin Van Gogu, Majakovski, Jasenjini, Cvetajeva, Londoni, Neroni, Dunajevski, Fadajevi etj.

   Disa hulumtues pohojnë se gjenialiteti, para se gjithash, është një vijë trashëguese. Sipas tyre, kjo vi e madhe e trashëgimisë intelektuale përcillet nga gjenerata në gjeneratë dhe gjatë kësaj kohe ajo shkon duke u rritur deri në një masë të energjisë mistike. Në lidhje me këtë ata i sjellin disa dëshmi të disa familjeve të njohur për nga shkenca. Për shembull nga trungu familjar i muzikantit të njohur Johan Sebastian Bahut kanë dalë 56 muzikant profesional, prej të cilëve 20 konsiderohen të mëdhenj. Në familjen e matematikanit zviceran Bernuli gjatë dy shekujve kanë lindur 14 dijetar. Ndërsa një numër i madh i të talentuarve janë shënuar edhe nëpër familjet e Van Daku-t, Darvinit, Kirit, Shtrausit etj...

  Përveç këtyre që i cekëm, tek disa njerëz të famshëm-gjeni, hulumtuesit zbulojnë edhe një ligjshmëri interesante ku disa prej tyre nuk ishin martuar fare. Ata, sipas shkencëtarëve iknin nga jeta bashkëshortore sikurse prej mortajës. Nuk ishin martuar fare Herakliti, Pitagora, Galileu, Spinoza, Kanti, Betoveni, Shubereti, Bramsi, Niçea etj...Kurse nga familjet e disa personaliteteve të famshëm të cilët nuk ishin aq me fat në familje ju lindën fëmijë të hendikepuar, si të Luteri, Renbranti, Getea, Dostojevski, Tolstoi, Ivan Grozni, Napoleoni, Trocki, Ajnshtajni etj...Kompozitori i madh me famë botërore i cili vdiq në varfëri të madhe Antonio Vivaldi kryente marrëdhënie seksuale me dy adoleshent. Tomas Xheferson kryetar i tret i radhës i SHBA dhe autori kryesor i Deklaratës së pavarësisë, si dhe luftëtar i madh për mos barazinë racore, ishte prindi i fëmiut të lindur me robëreshën e vet zezake e cila për nga mosha ishte dy here më e re. Po ashtu edhe Karl Marksi themeluesi i lëvizjes së ideologjisë komuniste i cili ishte martuar me Xheni fon Vastfalen, e cila si pajë (miraz) me vete e kishte sjellë edhe shërbëtoren e saj, me të cilën Marksi pranë gjashtë fëmijëve sa i patën lindur, atij i lindi edhe një fëmijë me shërbëtoren e bashkëshortes së vete. Marksi nuk kujdesej për familje aspak. Dy fëmijë i kishin vdekur nga uria, ndërsa dy të tjerë kishin bërë vetëvrasje. Ndërkaq më vonë i vdesë edhe një  fëmijë, dhe i mbytet njëri dhëndër. Si fëmijë ishte religjioz, më vonë hyri në një sekt të kishës sataniste të udhëhequr nga Xhoana Sutkot, e që pastaj u bë një antireligjioz aq i madh saqë mundohej me gjitha forcat e veta intelektuale dhe morale ti luftoj predikimet që vijnë nga qielli (aludohet tek Zoti, Sh. V.) Adhuruesi dhe vazhduesi i madh i rrugës së Marksit dhe mikut të tij Engelsit( për dobësitë dhe të metat e të cilit folëm më lartë), Lenini, lëngonte nga sëmundja e sifilizit, dhe ishte kundërshtar i madh i besimit në Zot. Në letërkëmbimin e tij me Maksim Gorkin, ai mes tjerash shkruante: “Miliona vepra të këqija, terore dhe epidemi janë shumë më pak të rrezikshëm se sa ideja dhe shenja më e vogël e besimit në Zot, qoftë ai që shihet edhe si një ideal më i mirë.” Shumë burrështetas vuanin edhe nga paranoja. Atyre shpejtë u lindte dyshimi tek gjellëbërësit personal. Tek ndonjëri prej tyre ndodhte që çdo dy apo tre muaj ta ndërrojnë kuzhinierin, ndërsa ushqimet që u sjellshin për të ngrënë, të parët kur nuk ia fillonin ngrënies pa e provuar një herë personi i cili e sillte ushqimin. Të tillë ishin Kemal Ataurku themelues i “Turqisë Moderne”, pastaj ish kryetari dhe udhëheqësi komunist i Jugosllavisë Josip Broz Tito, Enver Hoxha, Sadam Huseini. Për këtë të fundit thuhej se aq shumë dyshonte nëpër ushqime sa që edhe kur dilte jashtë shtetit nëpër vizita të ndryshme e merrte kuzhinierin e vet personal, të cilin e kishte të afërm të familjes. Të tillë si këta ishin edhe një mori mbretër e princa të shteteve monarkiste Evropiane. Tito, Enveri, Sadam Huseini, Brezhnevi i Rusis dhe një numër i kryetarëve amerikan i kishin edhe nga disa dytëshor të tyre. Për shembull për Titon thuhet se i kishte tetë dytëshorë, Enveri katër, për të tjerët sipas informatave që posedojmë kishin nga një. Këta dytëshor  shfrytëzoheshin nga kryetarët për ndonjë vizitë ku dyshonin se mund të ju ndodh ndonjë atentat. 

  Hulumtuesit regjistruan edhe një grup nga njerëz të njohur të cilëve jeta ju kishte përfunduar në vende ku kryhen pastrimet fiziologjike (banjë dhe nevojtore). Të tillë ishin perandori Romak Heliogebalusi (204-222), të cilin garda Pretorijane e kishte masakruar derisa qëndronte ulur mbi vendin dedikuar për nevoja të pastrimeve fiziologjike, dhe trupi i tij kishte përfunduar nëpër kanalizimet romake. Mbreti i Saksonisë, Edmond Ajronsajd, mbretërinë e vet e përfundoj me çrrastë ishte ulur në vendin e ndërtuar me dërrasa po ashtu dedikuar për pastrime fiziologjike, duke mos ditur se prapa saj ishte fshehur vrasësi i cili me anë të shpatës ia copëtoi stomakun dhe ai vdiq në vend. Mbretëresha e Rusisë Katarina e Madhe, vdes pas një sulmi në zemër, pasi që kishte vuajtur nga dhimbjet e ngërçeve të mëdha në stomak. Pastaj vdekja e mbretit Gjorgji II, për të cilën i kemi rrëfimet e shërbëtorit të tij personal, i cili tregon se mbreti kishte pas çrregullime me barkun e vet dhe kënaqej në lëshimin e gazrave nga se çlirohej dhe për këtë aspak nuk ngurohej. Një natë thotë shërbëtori nga oda e mbretit u dëgjua një kumbim i çuditshëm, ndërsa un mendoja se ai kumbim  ishte si zakonisht zëri i gazrave të përditshme që shkaktoje stomaku i sëmur i mbretit. Por me të hyrë në odën e tij kundërmonte një erë shumë e rëndë që vinte nga banjorja. U nisa në at drejtim dhe e pash mbretin të shtrirë për patosi ku kishte dhënë shpirt. Mbreti Gjorgji II, ishte rrëzuar nga ulësja e nevojtores, duke u përplasur me kokë për qoshe të komodes në ç’mënyrë kishte mbet në vend i vdekur. Një mbretë tjetër, ai i Norvegjisë-Hakoni i VII, në vitin 1957, duke rrëshqitur në banjore mbi sapunin të cilën e kishte shkel pa hiri me këmbë, rrëzohet duke e goditur çezmën me kokë aq fuqishëm sa që nga ajo goditje atij iu kishte plasaritur koka nga e cila edhe kishte vdekur. Në një mënyrë të çuditshme në banjore përfundoi jetën edhe ylli i muzikës rok të viteve 60-ta dhe 70-ta, Elvis Prisli, të cilin e kishin gjetur të vdekur me fytyrë të përplasur për patosi, ndërsa ka edhe burime tjera që thonë se fytyra e tij kishte ra mbi ulësen e nevojtores, dhe se nuk kishte vdekur nga sulmi në zemër siç pretendohet të thuhet aty këtu, por nga doza e tepruar e marrjes së drogës.

    Në këtë kontekst të këtij shkrimi vlen të theksohen edhe ca ngjarje të figurave historike të cilët vdekja i kishte zënë duke quar dashuri. Po i cekim disa prej tyre: Atilla (400-453) mbreti i Hunëve, edhe pse kishte qenë shtatë shkurtë, i trash dhe shumë i shëmtuar, ai kishte pas shumë gra. Atillës i kishte pëlcit arteria dhe ai kishte vdekur në vend. Kjo i kishte ndodh gjatë natës së parë të martesës me gruan e tij të 12-të. Duka apo gjeneralisimusi (vojvoda) nga Orleani, regjenti i djaloshit francez-mbretit Luj XV, në moshë të shtyrë u gjend i vdekur pranë oxhakut në dhomën e tij me dashnoren e cila kishte qenë 30 vjet më e re se ai. Duka kishte pas sulm në zemër. Ish kryetari Francez Felik For (1841-1899), vdes gjatë aktit seksual në një bordel të Parisit. Vdekja e tij ishte një vdekje më e çuditshme që ka mund me i ndodh një personi. Femra me të cilën ka qenë duke quar dashuri ka ra në shok kur ka vërejt se i dashuri i saj ka vdekur, për derisa  organi gjenital i tij ka mbet ne pjesën gjenitale të saj, dhe është deshtë që me anë të intervenimit kirurgjik të pastrohet puna mes atyre dyve. Nelson Rokfelleri ish nënkryetari amerikan dhe magnat me pasuri të madhe trashëguese vdes në moshën 71 vjeçare duke quar dashuri. Kemi edhe disa shenjtor të mëdhenj që vdekja i ka zënë duke quar dashuri. Për shembull Papën Gjonin VII (955-964), e mbyt me shpat bashkëshorti i një gruaje me të cilën Papa ishte duke quar dashuri. Papa Gjoni XIII (965-972), po ashtu mbytet nga një burë i tërbuar me çrrastë ky kupton se bashkëshortja i gjendet në shtrat duke quar dashuri me shenjtorin e tij. Një Papë tjetër, Pali i II (1467-1471), kishte vdekur nga sulmi në zemër derisa qonte dashuri me djaloshin i cili kishte qenë shërbëtor i tij.

   Sëmundjeve fizike dhe shpirtërore apo vdekjeve të ndryshme nuk mundën ti ikin as disa nga personalitet tona të njohura kombëtare. Kështu bie fjala njëra nga katër versionet për vdekjen e Skënderbeut thotë se është helmuar nga pirja e një kafeje, pas vizitës së dytë që ia kishte bërë Vatikanit. Sipas këtij versioni helmi nuk kishte doza të forta, me qëllim që mos ta zënë vdekja atje, por që reagimi i saj t’i vi ngadalë duke e sulmuar në fillim me ethe të forta, pastaj me temperatura të larta, shpesh me humbje të vetë dijes të cilat edhe e shtrin në shtrat nga e cila nuk u çua më. Një detaj interesante është edhe nga jeta e të famshmit Ali Pashë Tepelena. Dihet se Aliu ishte në armiqësi me suljotët, të cilët vazhdimisht i shkaktonin telashe. Me një rast Aliu i tërbuar nga sjelljet e suljotëve, i afrohet e shoqja Emineja (nëna e Muhtarit dhe Veliut djemtë e Aliut), e cila duke i paraparë fatkeqësitë që do të ngjanin me rrëzimin e Sulit i lutet të shoqit që të jetë shpirtmadh dhe i mëshirshëm. Mirëpo, Aliu duke dëgjuar fjalën Sul dhe suljotë, egërsohet dhe tërbohet edhe më shumë, dhe me at rast pa u hamendur nxjerr koburen dhe e qëllon të shoqen. Eminja nuk plagoset por rrëzohet e mekur, shërbëtoret me një shpejtësi të madhe e tërheqin në haremllëk. Aliun e brenë ndërgjegjja dhe frikohet se mos e vrau dhe kërkon që ta shohë, ndërsa gratë tremben dhe e mbyllin derën. Aliu e thyen derën dhe hyn brenda ku ishte Eminja e rrethuar me grat që i dolën në ndihmë. Mirëpo, Eminja tmerrohet duke menduar se ka ardhur për ta therë. Në këtë moment e zënë ngërçet dhe në atë natë ajo vdesë. Aliut kjo pamje dhe kjo kujtesë asnjëherë nga mendja nuk iu larguan. Natën shpeshherë iu kishte shfaqur hija e së shoqes dhe me dridhje e frik po thoshte: “Ime shoqe, ime shoqe, po më shikon!” Ali pasha edhe dhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje nuk ka guxuar të flinte vetëm në një odë. Shkrimtari i pa fat Zef Serembe dihet se si përfundoi. Ishte shëndet lig dhe kaloi një jetë të vështirë. Ai nuk kishte pas fat në dashuri. Një vajzë të cilën e kishte dashuruar shumë, kishte emigruar me prindër  në Brazil ku edhe kishte vdekur. Serembe shkoi në Brazil e vizitoi varrin e të dashurës dhe u kthye i dëshpëruar. Kah kthehet në Spanjë, hupi shumë dorëshkrime që i kishte me vete. Udhëtimin e bëri këmbë nëpër Spanjë, Francë dhe Itali. Edhe pse arriti në vendlindje, përsëri nuk gjeti prehje, kështu që sërish niset për Amerikë të Jugut. Më 1897 gjurmët i gjenden në Buenos Aires të Argjentinës. Me sa dihet jeta e tij përfundoj në një gjendje afër çmendurisë. Faik bej Konica siç e dimë ishte i ashpër dhe shumë i vrazhde në polemika dhe biseda. Disponimi i tij shumë shpejtë ndryshonte. Ai nuk u përpjek ne jetën e tij qe armikun ta kthej ne mik, edhe pse kishte aftësi te ndryshme profesionale, aq shumë sa që miku i tij, francezi Gijom Apolineri me të drejtë e quante enciklopedi lëvizëse. Por, ne te kundërtën, edhe  ata të paktën miq që i kishte rreth veti i kthente në armiq. Ishte shumë kontrovers. Me shumë personalitete të rilindjes kombëtare u zu në polemika mjaftë të ashpra dhe të vrazhda që vinin nga fjalori i tij. Luftoi me të gjithë siç thotë profesor Ramiz Kelmendi, u zu me njëfarë Gjenaro Luizin, Kristaq Zografin, dhe Balldaçin, me Mati Logorecin, me Ismail Qemalin, Shain Kolonjën (njëri nga figurat tona kombëtare që ishte shumë i matur dhe i edukuar, Sh. V.), Asdrenin, Naimin, Gaspër Jakovën, me do djem të Korçës, me Nolin, me Nikolla Ivanajn, me të cilin madje kërkoi edhe dy luftim... Nga jeta e tij me këtë rast vlen të veçojmë ofendimet, fyerjet, nënçmimet, që ua bëri delegatëve të Kongresit të Manastirit, të cilën Kongres e quajti “Kongresi i Shqiptarëve  Xhon-Turq”, ndërsa anëtarët e saj nuk nguroj ti fyej dhe ofendoj pa u matur fare. Atyre ju drejtua me fjalët: “Çobanë, njerëz të pa ditur që s’mund të vendosnin për çështje të tilla si ai i alfabetit.”  Pastaj vazhdon dhe thotë: “qenkan mbledhur me nxitim ca pilafçinj (duke aluduar për ta si turkomanë, Sh. V.), dhe ca këmbë-lëpirës të krishterë, që shumica prej tyre janë çobanë. Hasani dhe Beluli, Ristoja dhe Jorgaqi, dhe çobanët e tjerë të Kongresit a dinë të shkruajnë...?” Faiku kishte marrë thu ndaj anëtarëve të Kongresit të Manastirit, sepse sipas tij me vonesë të madhe ia kishin dërguar një telegram për të marr pjesë në këtë kongres vendimtar për alfabetin e gjuhës shqipe. Ndërsa delegatët e Kongresit thonë se ia kanë dërguar dy telegrame për pjesëmarrje, pasi që Faiku në të parën nuk ju kishte përgjigjur. Në anën tjetër Faiku këmbëngulë se të parin telegram nuk e kishte pranuar, dhe mu për këtë shkak pason hidhërimi dhe revolta e tij ndaj tyre. Faiku në jetën e tij familjare ishte i pa fat apo ndoshta edhe vetë ashtu e kishte zgjedhur. Ca thonë se kishte qenë i martuar me një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik. Edhe Apolineri të cilin e cekëm më lartë thotë se Faiku kishte qen i martuar, por të dhëna tjera për familjen e tij nuk ofron. Apolineri na jep një detaj tepër të çuditshëm nga jeta private e Faikut. Ai duke përshkruar njërën nga vizitat e shpeshta që ia kishte bërë Faikut gjatë qëndrimit të tij në Londër mes tjerash thotë: “...Pak kohë para se të mbërrija unë, Faik bej Konica kishte kërkuat t’i blejnë pula të gjalla që të kishte vezë të freskëta, por kur i kishim, ishte e pa mundur t’i hanim. Dhe me të vërtet, vazhdon Apolineri rrëfimet e veta, si mund të hahen vezët e pulave që i njeh, që i ushqen vetë? Pulat nuk venuan t’i hanin vetë e tyre. Dhe kjo e llahtarisi deri në atë pikë Faik bej Konicën, sa t’i shihte nga tmerri të gjorat shpesë, pa guxuar kurrë më t’i lërë të dalin nga qymezi i tyre i vogël, ku shqyen njëra tjetrën, për veç njërës që, duke qenë se doli fitimtare, jetoi edhe ca në vetmi. E pash pikërisht aty. Ishte bërë e egër dhe e çmendur. Me që ishte e zezë dhe ishte tretur, duke qenë se kishte humbur puplat, ishte shndërruar në një lloj miu gjirizesh,” përfundon Apolineri këtë rrëfim tejet të çuditshëm të një njeriu  të madh por, shpesh herë edhe të vogël. Faiku vdiq në Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicës. Ja si i përshkruan z. Graham ato momente: “...Faik bej Konica u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres. Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica...” Vallë a arsyetohet ky gjest i z. Graham? Njeriu në çastet e fundit të jetës kur janë momentet më të trishtuara, kur njeriut i thahet goja dhe i tërë organizmi për pak ujë, e duke ia ditur gjendjen, ajo nuk nguron dhe thotë që të pres pak. Çfarë mikeshe mund të jetë ajo? Jo, jo, assesi, nuk do të ketë arsye. Paramendoni sikur Faik bej Konica në ato momente të kishte pranë veti bashkëshorten dhe fëmijët  e vet, a thua do të vepronin sikur z. Graham? Jo, në asnjë mënyrë. Kështu u nda prej kësaj bote Faik bej Konica. Edhe Fan Noli, që shikuar nga aspekti ideore-politiko-kombëtare herë ishte mik e herë armik i Faik Konicës, në shënimet e veta autobiografike na shpjegon përjetimet e tija për sëmundjet e etheve dhe të halucinacioneve. Ai thotë se e kishin sulmuar dy djaj, ndërsa donin ta shpëtonin dy engjëj. Djajtë thotë Noli ishin me ndëshkuesit e mi në shkollë, ndërsa engjëjt i përshkruan me ngjasimin e fytyrës së gjyshes dhe të vëllait të madh. Ai me këtë gjendje shpirtërore të thyer, dërgohet në spital, për ta përjetuar edhe një herë një këso gjendje, madje edhe më të rëndë. Është interesantë se si Noli e përshkruan këtë rast. Ai thotë: “Tani gjendesha në një pyll me Vatonin, të parin e perëndive gjermane, dhe Lohen, perëndinë e zjarrit në një anë, ndërsa Brynhildën në tjetrën. Loha kishte bërë një rreth  zjarri rrotull pyllit për ta mbrojtur nga ndonjë zuzar. Rastësisht Loha më lidhë  për një druri, dhe më spërkat me vajguri pastaj ia jep flakën...” Vaki shumë e çuditshme për një klerik fetar, dhe personalitet e figurë mjaftë madhore e kombit ton. Pas këtij rasti nuk kemi njohuri tjera se a mos iu ka përsëritur gjatë jetës edhe ndonjëherë diç tjetër e ngjashme. Teke të çuditshme gjatë jetës kishte edhe Naim Frashëri. Ai duke bërë punë të pandalshme me pendën e tij të dalluar nga të gjithë bashkëveprimtarë të tjerët të tij, sikur u ngarkua tepër fizikisht dhe u lëndua shpirtërisht. Naimi kishte bërë zakon që ditën me diell dhe me vapë të madhe të mbyllej në dhomën e punës ku punonte me perde të trasha mbi dritare dhe me dritë qiriri. Vdekja e tij ishte mjaft e hershme, posa i kishte mbush 54 vjet, ai përfundoi jetën në këtë botë me diagnozën famëkeqe të intelektualëve-tuberkulozen. Samiu, vëllai i Naimit, i cili po ashtu vdiq në moshën 54 vjeçare, vitet e fundit të jetës mbyllej në shtëpi, dhe ngjante që nga 6 muaj e më tepër të mos dal jashta pragut të shtëpisë. Samiu një vit kishte lënguar nga një sëmundje e rëndë, dhe interesant është se askush nga emrat e njohura shqiptare që vepronin aso kohe në Stamboll dhe gjetiu nuk e kishte vizituar asnjëherë, përveç i edukuari dhe i maturi Shahin Kolonja i cili shpesh e ka vizituar. Samiun e kishte brengos më së shumti përse Ismail Qemali të paktën njëherë nuk gjen kohë të më vizitoj. Pasi jemi tek Frashrit, po i themi ca fjalë edhe për Mithat Frashërin, nipin e këtyre dyve që i zumë në gojë. Mithadi nuk ishte martuar fare. Ai aso kohe kishte pas një jetë po thua të shfrenuar në aspektin moral. Për te thuhet se kishte konsumua mjaft alkool, por vështirë ka qenë të hassh që të jetë i dehur, përveç erës së rëndë të alkoolit që kundërmonte nga ai me ç’rast fliste, si dhe kishte pas katër apo më shumë dashnore në të cilat gjente prehje duke quar dashuri. Ai vdiq në Amerikë në vitin 1949, dyshohet se ka qenë i helmuar nga një kafe. Tani vjen në radhë Gjerasim Qiriazi, i cili botërisht kishte deklaruar: “se zemra nuk më qanë as për pasuri, as për kënaqësi trupore. Ai thotë në mendje kam pas vetëm një gjë-përhapjen e dritës ndër popullin tim...” Ai më 1902, në Sofje kishte botuar librin për shkolla dhe arsimimin shqip. Gjerasimi kishte përjetuar tortura fizike nga njerëz të pa përgjegjshëm. Jeta e tij përfundoj në moshën 37 vjeçare me një diagnozë të njëjtë si të Naimit. Asdreni gjithashtu në mes moshës kishte kaluar disa faza të sëmundjes. Në shtëpinë e tij janë gjetur shumë receta mjekësore. Por shqetësimet e mëdha të Asdrenit ishin për bashkatdhetarët, që me një rast nuk kishte mundur ta përmbaj veten, me ç’rast shkruan: “Se gjithçka mund të besojë, por jo që shqiptarit t’i mbushet koka.” Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni, i sëmur që nga fëmijëria me diagnostifikim-tuberkuloza, i cili vdes shumë i ri në moshën 27 vjeçare. Ai edhe pse ishte në at gjendje shëndetësore shkruante pa ndërpre. Sipas dëshmive të së motrës së tij Cvetka e cila thotë se shpesh ndodhte që Migjeni të zgjohej nga gjumi, dhe ashtu i përgjumur ai shkruante nga tri katër reshta...”Me ethe të tilla në trup ai krijoi vargjet më risimtare për kohën, si dhe prozat e shkurtra moderne...” Poeti modern i letërsisë shqipe Lasgush Poradeci, më se dy here kishte qenë i shtrirë në spital. Herën e parë derisa ishte student në Gracë të Austrisë, sëmuret nga zemra. Mjeku i cili konstaton shkakun e sëmundjes së zemrës, thotë se është si pasojë e lodhjes së gjatë mendore. Ndërsa herën e dytë Lasgushi sëmuret dhe shtrihet në spitalin e Vlorës. Këtë here ai vuante nga sëmundja pulmonare. Edhe pse ishte në këtë gjendje, ai nuk prante së shkruari, medituari dhe lexuari diçka nga veprat e shijes së tij...Dhe në fund pasi jemi tek Lasgush Poradeci, të themi dy fjalë për Eqrem Çabejn, gjuhëtarin, pedagogun, akademikun dhe mësuesin e popullit. Lasgushi edhe pse më i vjetër kishte studiuar një kohë bashkë me Eqrem Çabejn dhe disa shqiptar tjerë në Gracë të Austrisë. Lasgushi e paraqet Çabejn si njeri tejet nervoz dhe me çdo kusht hak marrës. Nga kujtimet e Lasgush Poradecit dhënë Petraq Kolevicës mësojmë diç interesante në lidhje me atë që cekëm për Çabejn. Në mes tjerash Lasgushi thotë: “Për të bërë studimet në fillim shkova në Vjenë, pastaj në Gracë. Në të dy këto qytetet atëherë kishte plot studentë shqiptarë. Ata që ishin në Vjenë kishin organizuar shoqërinë "Djaleria". Në Gracë nuk kishte shoqëri. Kur vajta unë u mblodhëm dhe vendosëm të  nxjerrim edhe një revistë. Ishte viti 1925. Do të festonim njëzet e pesë vjetorin e vdekjes së Naimit. Kryeredaktor të revistës më zgjodhën mua. Unë, Eqrem Çabej dhe disa të tjerë propozuam që numri i parë i revistës të  ishte vetëm me material për Naimin. Shumë të tjerë deshën të bëhet vetëm një artikull për Naimin dhe pastaj të kishte materiale tjera. U bënë diskutime, po si shqiptarë që jemi, nga diskutimi u kalua në të thirrura, pastaj në fyerje dhe në fund në sherr. U shanë njëri me tjetrin edhe si toskë e gegë, dhe, një i quajtur Ferid Frashëri rrëmbeu një shishe dhe qëlloi Vangjel Karajanin. Ky uli kokën dhe shishja theu xhamin dhe doli jashtë. Dhe, të gjitha këto, ku, në Gracë! Në Austri...! Këtu edhe Çabej u zu me Kolë Mirëditën. Më në fund gjakrat u qetësuan po inatet mbetën. Do ta vrasë Kolë Mirditën-thoshte Çabej, se më ka sharë rëndë...!”

  Këtu  paraqitëm pjesë të anës tjetër biografike të disa njerëzve të famshëm botëror dhe të disa figurave tona kombëtare. Duhet cekur se në pjesën e parë ku flitet për personalitet botërore po thua se për secilin ekzistojnë libra veç e veç në të cilat plasohen fragmente tejet interesante nga jeta e tyre private. Por në pa mundësi që ti paraqesim që të gjithë, ne u përcaktuam vetëm për disa prej tyre, qofshin figura ndërkombëtare, qofshin ato kombëtare, të cilat me siguri se i takojnë pjesës së historisë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme