
Në këtë intervistë Rugova i theu lëvozhgën ku ishte fshehur dhe u gjet kështu i zbuluar për tu bërë thirrje kosovarëve që të vrapojnë pas tij që të kapin sa më shpejt trenin e Europës sa nuk është vonë.
Por, treni i Europës u ka vënë një kusht kosovarëve të shkretë të cilët duhet të bëjnë një rrokadë të vogël nën shëmbullin e Rugovës që u konvertua në katolik duke shpëtuar nga “lugati islam” të cilin sipas tij e solli turku me tehun e shpatës. Fjalët që tha ai në këtë intervistë nuk na befasuan aq shumë sepse që në vitin 1998 në faqet e revistës “Klan” Rugova deklaronte se feja islame është një fe që nuk praktikohet tek shqiptarët por ka mbetur si një relike që i takon të së kaluarës duke i dhënë të drejtë vehtes që me një të rënë lapsi të bëjë të paqënë gjithë ato vepra kulti në mbarë Kosovën ku muslimanët zbatojnë ritet e fesë islame.
Duhet pranuar se kjo intervistë na u duk e çuditshme kur kemi parasysh se kjo figurë u zgjodh president i Kosovës nga popullsia muslimane që në ato treva shqiptare është shumica absolute. Tu biesh me shuplakë fytyrës atyre që të besuan aq shumë na bëjnë të mendojmë për një moral të dyshimtë të Rugovës.
Në intervistën e dhënë tek revista “KLAN” të binte në sy një urrejtje patologjike kundër turqve duke i penalizuar ato nga pozita e tyre fetare dhe njëkohësisht duke u veshur atyre dhe të pavërtetën historike. Rugova ngul këmbë se turqit na konvertuan në muslimanë me dhunë dhe ishin aq mizorë sa eshtrat e Pjetër Bogdanit i nxorrën nga varri dhe u hodhën qejve. Punën e Bogdanit zotëri Rugova duhet ta studiojë jo vetëm me pasionin e tij fetar, por dhe me paanshmëri shkencore e objektivitet. Nëse e studion kështu ndoshta do ta gjejë një shpjegim tjetër më të saktë se kush e pse u sull në atë mënyrë ngaj eshtave të Bogdanit, pikërisht në fillim të muslimanizmit masiv të shqiptarëve në Kosovë.I kujtojmë Rugovës se perandoria turke ishte tepër liberale në konvertimet e qytetarëve të saj në fenë islame. Po të përdorej dhuna të gjithë do të ishin bërë muslimanë.
Në natyrën e njeriut është vënë re se ai kërkon të marrë vetëm vlera. Prandaj për shqiptarët islami është vlerë. Prandaj dhe e morën atë, kurse për eshtrat e Pjetrit, Rugova duhet të dijë se qejtë nuk i kanë eshtrat e të vdekurve kur ato nxirren nga varri. Qëllimi i tij është që tu thotë shqiptarëve se lufta e tyre u bë kundër turqve se ato ishin muslimanë, luftë që u bë papushim për 500 vjet në një kohë që drejtori i Arkivit të Shtetit në Tiranë në një deklaratë dhënë në televizionin shqiptar thotë se ka pasë periudha të gjata qetësie dhe harmonie në mes të Turqisë dhe shqiptarëve për të cilat historia e shkruar ka heshtur dhe është detyrë që të thuhet e vërteta për t’i prerë rrugën mashtrimit që u është bërë shqiptarëve për këtë periudhë historike.
Kështu ia bënte portretin vehtes Ibrahim Rugova kur rëfehej para gazetarëve të “Klanit”. Por këmbët i mbante të fshehura për ti nxjerrë në një kohë që do të vinte më pas, kur ai do ta merrte hapur flamurin në dorë në rolin e një misionari për të realizuar sipas porosisë kthesën e fortë drejt besimit të krishterë. Në intervistën e dhënë në gazetën “Koha Jonë”, Rugova hoqi vellon duke menduar se po u konvertua gjeli pulat do të kakarrisin rreth tij. Askush nuk e pengon Rugovën të pagëzohet në kishë me priftin mbi kokë dhe as të simpatizojë Nënë Terezën dhe Skënderbeun të hypur majë kalit sepse ato janë bindjet e tij personale të pranueshme në kuadrin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Po të shfrytëzosh pozitën e udhëheqësit për të veshur mantelin e misionarit dhe të bësh të pamundurën që të zbatosh porositë nga “lart” në kuadrin e një strategjie që synon të sjellë mbi qiellin e Kosovës re të rrezikshme do të thotë se nuk je rastësisht në atë ved ku je sot. Britmat e Rugovës për konvertimin me dhunë të shqiptarëve dhe rrënimin sipas tij të fesë së të parëve janë sajesa të gatuara në ato guzhina ku po ushqehet sot dhe duket nga mot lideri i Kosovës guzhina këto ku përgaditet helmi për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
I kujtojmë se edhe feja e krishterë është fe e pushtuesve romakë të cilët nuk e sollën krishterimin me qese celefoni por e sollën me repartet e tyre ushtarake që rrafshuan dhe shkatërruan çfarë gjetën përpara. Pra, nëse me shpatë erdhi islamizmi po me shpatë erdhi krishterizmi. Le të pranojmë këtë llogjikë si të vërtetë. Por ka edhe një logjikë tjetër që na kujton se ka pasë edhe të parë para 2 ‘TË PARËVE” sepse ne ishim paganë para se të ishim të krishterë për rjedhojë kërkesa për tu kthyer tek të parët duhet marrë si thirrje tek paganizmi.
Për fatin e keq të Rugovës dhe rugovistëve të tjerë në këto dy shtresimesh religjone në Shqipëri i dyti e ka mbuluar të parin dhe ne po e ndjejmë vehten mirë me këtë të dytin pa pasur nevojë të na bëjë rokadën Ibrahimi i Rugovës të cilin kemi të drejtën të pyesim se ku ai e sheh ai inferioritetin e një muslimani në krahasim me një të krishterë dhe nëse një i krishterë i vendosur në njerën pjatë të peshores së vleravet ka me shumë peshë atëhere mund të pranojmë të bëjmë rrokadë që Rugova të merrte shpërblimin dhe të rrijë edhe më shumë në kolltukun e presidentit i veshur me mantelin e misionarit.
Duke u njohur me ato që lexuam në intervistën e fundit pamë se Rugova nuk kishte vendosur të dilte në shesh të betejës për të bërë luftë që popullata kosovare të bëhej e krishterë. Janë sfera më të larta ato që u angazhuan për një mision të tillë duke i vënë pranë një prift në Vatikan që ta kompletonte me dijeni që ta kryejë më sukses detyrën e ngarkuar nga “LART” ka shumë mundësi që tek ky ATË, lideri kosovar të paraqitet me bllok në dorë që pastaj tua lexojë bashkëkombasve të vet për ti lumturuar me fenë e “TË PARVE”.
Në Prishtinë është projektuar të ngrihet një katedrale katolike për të cilën në vizitat e vazhdueshme te Papa, lideri i Kosovës ka dhënë garanci se ajo do të jetë madhështore sepse ne kemi shumë nevojë për simbole të tilla, ani pse do të rrënohet shkolla e mesme që të lartësohet katedralja. Në një intervistë të dhënë në revistën “Vepra” që botohet në Maqedoni, Milazim Krasniqi një nga themeluesit e LDK-së sqaron se ndërtimin e katedrales katolike në Prishtinë nuk e kanë kërkuar banorët e Prishtinës sepse katolikët në këtë qytet janë aq të pakët sa nuk arrijnë të mbushin faltoret që ato kanë sot. Milazim Krasniqi thotë se është Rugova dhe partia e tij që kanë vendosur të ketë në Prishtinë një katedrale katolike. Pra, nuk qenka vetëm gjeli me mision por edhe qymezi i gjelit.
Duket se gjërat paskan avancuar shumë dhe shumë piketa qënkan vënë për tu treguar muslimanëve në Kosovë se cila është korsia që ata duhet të ndjekin sepse Katedralja për ata po ndërtohet për shkak se siç pohohet katolikëve u dalin dhe u teprojnë kishat që kanë. Të ndërtosh një vepër kulti për një religjion i cili nuk ka nevojë për atë do të thotë që ke provokuar religjionin tjetër në rastin tonë atë islam.
Edhe pasioni i Rugovës për Bogdanin nuk është thjesht pasion i një studjuesi letrar, sepse ai i ngre në qiell vlerat e Pjetrit në luftën që ai bëri përkrah serbëve kundër turqve. Po të na thuhet se peshkopi luftoi për atdhe atëhere çdo shqiptar do ta pranonte dhe do ta nderonte sepse është në natyrën e shqiptarit që të respektojë trimat e lirisë. Rugova i bën Bogdanit mbilëvdata duke na thënë se vepra e tij është sot një model për shqiptarët dhe meqë sot në Shqipëri nuk ka turq për ti luftuar atëhere viktima të kësaj lufte do të jenë muslimanët shqiptarë. Me këto ide lideri kosovar ka avancuar edhe më tej në misionin e tij duke vënë piketat për një luftë vëllavrasjeje në trevat shqiptare.
Ëndrra e Bogdanit të Rugovës për t’i kthyer xhamiat në kisha në emër të kthimit tek rrënjët është vetëm një utopi sepse koha duket i ka kalbur ato rrënjë. Këtë e themi kur vëmë re se konvertimi i muslimanëve në të krishterë katolikë sot në Shqipëri është afër shkallës zero. Është e kuptueshme se një fakt të tillë ua vështirëson së tepërmi misionin Rugovës dhe atyre që e bëjnë ti rrijë gatitu me bllok në dorë.
Lideri i Kosovës duhet ta dijë se urrejtja e serbëve ndaj kosovarëve është së pari fetare dhe pastaj kombëtare. Thika u vihej në grykë kosovarëve së pari se ishin muslimanë dhe së dyti se ishin shqiptarë duke qënë dëshmitarë për xhamitë dhe minaretë e rrëzuara për tokë, veprime që kompletoheshin me kryqat e zhgaravitura nëpër muret e xhamive të muslimanëve kosovare.
Bëhet pyetja e drejtë se për çfarë arësye serbët e urrenin fenë muslimanë tek kosovarët? Ata ishin të qartë se kjo përkatësi fetare ishte një mbështetje e pazëvëndësueshme në luftën e tyre për liri dhe për pavarësi. Po Ibrahimi i Rugovës se di një gjë të tillë? Askush nuk guxon të thotë te ne se nuk e di sepse poqe se nuk luftoi vetë të paktën luftën e pa sepse ajo po bëhej nën hundët e tij.
Një mik më ka treguar se ka parë me sytë e vet një kryq të damkosur me hekur të skuqur në shpinën e një kosovari të cilin ia kishin bërë serbët. Kosovari i mjerë tregonte se pasi na grumbulluan në një xhami një serb i vendosur tek dera e xhamisë me një hekur të skuqur na i vinte kryqat në shpinë. Kështu tregon ai kosovari që na bëri të mendojmë se liderin kosovar e bëshkon me serbët një urrejtje patologjike ndaj fesë islame gjë e cila e bëjnë të rrinë së bashku në lozhën ku kërkohet rrënimi i fesë islame në Kosovë.
Në vitet e luftës u fol shumë për dorëzimin e Rugovës tek Milosheviçi, veprim ky që mbeti mister për shumë kohë por që duket se vitet që kaluan dhe po kalojnë po e zbardhin fare qartë. Kemi shumë të drejtë të themi se ai u muar në dorëzim nga serbët që të ruhej nga ushtarët e UÇK-së të cilët edhe mund ta vrisnin këtë pacifist që po ngrohej në zjarrin e luftës për liri që kishte përfshirë Kosovën ato vite.
Por gjerat janë edhe më të ndërlikuara kur e shohim Rugovën në duart e serbëve. Dikush urdhëroi që të ruhej Gandi i Kosovës dhe ky dikush ishte më i madh se Slloboja që po digjte Kosovën në flakë.
Më pas e pamë të fluturonte në Vatikan që duket se ishte rezidenca e tij e vërtetë dhe e sigurt, ngjarjet që u zhvilluan më tej treguan se arsyetimet e mësipërme janë të drejta..Po të shikohet për fat të keq se faktor të rëndësishëm ndërkombëtar janë pjesë e një konspiracioni të fuqishëm të cilët nuk po ua heqin lakun nga fyti shqiptarëve për arsye të cilat janë të njohura dhe mund të trajtohen gjerë dhe pa frikë në një shkrim tjetër po në gazetën “Rimëkëmbja” e cila u lë vend temave që gazetat e tjera i emërtojnë tabu. Strehimi i Rugovës në Vatikan kur në Kosovë kriminelët serbë hidhnin në kazanin e supës fëmijë të gjallë tregon se ai ishte më tepër se një dezertor i larguar me turp nga fusha e betejës. Lideri kosovar është një kartë që e kishte të përcaktuar kohën kur duhej të hidhej mbi tavolinë që pastaj t’i ngarkonte kosovarët në trenin e Europës me Bibla në duar.
Një ide të tillë shtron Milazin Krasniqi tek revista “Vepra” e muajit Dhjetor 2003 kur thotë se jemi dëshmitarë të një tentative të fshehtë, por edhe të hapur për të realizuar krishtërimin e popullatës myslimane në Kosovë. Dhe njeriu më i kompletuar për ta prerë në rrënjë Islamin në Kosovë sot është Ibrahim Rugova, i cili pa doreza ka marrë në dorë të kryej këtë vepër antishqiptare sepse vetëm një antishqiptar mund të marrë përsipër të jetë misionar i huaj në vend të vet për t’i shërbyer atyre që i dhanë një kolltuk të mbushur me turpe që nesër pa tjetër do ta zërë poshtë, fund ky i njohur për ata që hapin varre për bashkëkombasit e vet.
Por misioni i Rugovës për të realizuar atë që thoshte Bogdani para 300 vjetësh që xhamitë të ktheheshin në kisha nuk është lehtësisht i realizueshëm sepse në një trevë ku popullsia është 90 % myslimane dhe vetëm 10 % po të jenë myslimanë safi u dalin dhe u teprojnë Rugovës dhe atyre që ia paguajnë rrogën Rugovës. Këtë duket se e di edhe ai vetë sepse ka frikë të pranojë haptas pagëzimin e tij në kishë duke thënë të shohim një herë.
Një kujtesë e mirë për ata që po përgatisin këtë çorbë zjarri në Kosovë është Bosnja ku myslimanët jetonin në një harmoni që ishte për t’u patur zili me serbët e kroatët. Por kur krisi lufta dhe boshnjakët i panë ata e kuptuan se me kë kishin të bënin dhe sikur të mos ishte paqja në Dejton në territorin e Bosnjes serbët dhe kroatët do të ishin numëruar me gishta. Në ato vite analistët i krahasonin trupat boshnjake me luftëtarët e Vietkongut në Vietnam që nxorrën amerikanët jashtë nga territori i tyre. Ka një devizë që tashmë është vërtetuar: më respekto që të të respektoj. Ndryshe do të jemi ballë për ballë.
I parë në këtë kënd misioni i liderit të Kosovës është i rrezikshëm dhe tepër antishqiptar. I rrezikshëm sepse të çon në një përplasje, e cila po të krahasohet me luftën kundër serbëve ka përmasa të frikshme. Antishqiptar sepse i ndërsen ata kundër njëri-tjetrit duke i çuar drejt një vëllavrasjeje të sigurt. Ibrahim Rugova nuk duhet të harrojë se në shpirtin e muslimanëve të Kosovës fle një vitalitet i tillë që i ka shpërtalluar të gjitha planet dhe veprimat e atyre që kanë tentuar t’i çojnë tek fetë e të dytëve sepse e të parëve ka qënë paganizmi. Këto përpjekje që u bënë nga misionarë dhe shtete misionare patën një kosto të rëndë për shqiptarët sepse në këto përpjekje u shfarrosën familje dhe qytete të tëra të cilat u kaluan pa mëshirë në TEHUN E SHPATËS.
Duke depërtuar më thellë e më gjerë në rrjedhën e ngjarjeve që nga lufta e fundit në Kosovë e këtej mund të shtrohet një hipotezë e frikshme që mund të sjellë një destabilizim në të ardhmen për Kosovën dhe mbarë rajonin. Duket se Kosova i është hequr Serbisë me lejen e Rusisë që popullata e kësaj treve dhe më gjerë t’i kthehet krishtërimit. Ky në fakt është mendimi i forcës që përgatitet për të goditur. Po forca që mbrohet çfarë do të thotë vallë? Të shpresojmë që mos ta dëgjojmë dhe mos ta shohim se çfarë thotë që forca që mbrohet, sepse ato që do të jenë dëshmitarë të asaj dite do ta mallëkojnë Ibrahim Rugovën që e “zgjoi luanin nga gjumi”. Prandaj siç thotë gazetari kosovar Rexhep Elezaj, Rugova urrehet fetarisht në Kosovë, një urrejtje kjo që nuk ka kthim prapa. Këtë urrejtje Rugova me urdhëruesit dhe pasuesit e tyre kanë vendosur të mbajnë mbi supe sepse Islamin e shohin pengesë në trevat shqiptare për të realizuar strategjitë e tyre të errëta.
Por ata harojnë se feja islame nuk është një dru që mund ta presësh me një goditje të sëpatës dhe t’i lashë hesapet me të. Dijetari me origjinë egjyptiane Seid Kutub në librin e tij “ISLAMI, FE E SË ARDHMES” shkruan: “Islami gjatë historisë së tij të gjatë ka përballuar goditje të ashpra dhe të pamëshirshme. Por megjithatë besimtarët muslimanë kurrë nuk e kanë humbur besimin në këtë fe si fe e ardhshmërisë”. Dhe autori vazhdon më tej “Lufta në mbrojtje të islamit do të jetë e gjatë e rreptë e vështirë, por e vërtetë dhe e shënjtë”. Megjithë këto përpjekje që bëhen për ta çuar besimin islam drejt varrit sot konvertimet në fenë islame janë në pikun e tyre në botë. Sepse siç shkruan studiuesi i njohur gjerman Murat Hofman, feja islame është një alternativë për vetë njerëzimin.
Prandaj jemi të sigurtë se presidenti i Kosovës së bashku me ata që i paguajnë rrogën nuk do ti shohin kurrë kosovarët duke rrënuar xhamitë për të ndërtuar në vend të tyre kisha. Xhamiat dhe kishat duhet të jetojnë pranë njëra tjetrës sepse janë zgjedhja që kanë bërë vetë kosovarët. Çdo diversion nga jashtë do të jetë fatale për ata që përpiqen për të ndryshuar këtë realitet në emër të një realiteti të ri. Një Kosovë e bashkuar dhe e fortë është gur themeli për një Shqipëri të bashkuar dhe të fortë. Historikisht është vërtetuar se religjioni islam ka qënë dhe është pjesa më e fortë dhe më e pathyeshme e këtij themeli.
Patjetër Zoti do ti udhëzojë muslimanët në Kosovë që të mos bien në kurthet që po thurrin gjahtarët e vdekjes një prej të cilëve është edhe presidenti aktual i Kosovës Ibrahim Rugova.
Shkodër më 06 shkurt 2004