The Indipendent sjell artikullin interesant mbi myslimanët në Britani. Pse është rritur numri i tyre dhe dëshmi të personave të ndryshëm të konvertuar në fenë Islame.Numri i britanikëve që zgjedhin të bëhen myslimanë gati është dyfishuar në dekadën e fundit, në bazë të një nga përpjekjeve më të plota për të vlerësuar se sa shumë njerëz e kanë përqafuar Islamin.Pas përhapjes globale të islamizmit të dhunshëm, myslimanët britanikë janë përballur më shumë kritika shqyrtime dhe analiza se çdo komunitet tjetër fetar. Megjithatë, pavarësisht nga portretizimi shpesh negativ i Islamit, mijëra britanikë e kanë pranuar këtë fe çdo vit.Vlerësimi i numrit të të konvertuarve që jetojnë në Britani ka qenë gjithmonë i vështirë, sepse të dhënat e regjistruara nuk bëjnë dallim ndërmjet personave që kanë lindur me këtë fe dhe personave që janë konvertuar më vonë në të. Të dhënat e mëparshme kanë treguar se numri i myslimanëve të konvertuar në Britani të Madhe është midis 14.000 dhe 25.000.Por një studim i ri nga qendra Besimi që merret me çështjet ndër-fetare sugjeron se shifra reale mund të jetë 100.000 me gjithë 5.000 shndërrimet e reja çdo vit në mbarë vendin.Nga një studim tjetër skocez, të anketuarit që u pyetën se cila kishte qenë feja e tyre që ne lindje u hasën me një numër akoma dhe më të madh të njerëzve që nuk e kishin pasur islamin fenë e tyre etnike po ishin konvertuar më pas. Dhe kjo ishte një dukuri e përhapur në të gjithë Britaninë.Nga të dhënat thuhet se ka pasur 60.699 të konvertuar që jetojnë në Britani në vitin 2001. Duke qenë se nuk ka asnjë regjistrim të ri të apo të planifikuar për vitin e ardhshëm, studiuesit kanë anketuar xhamitë në Londër, në përpjekje për të llogaritur shumën e shndërrimeve që zhvillohen në një vit. Rezultatet dhanë një shifër prej 1.400 konvertimesh në kryeqytet në 12 muajt e fundit që, në mbarë vendin, do të thotë se rreth 5.200 njerëz miratojnë Islamin çdo vit. Shifrat janë të krahasueshme edhe me studimet në Gjermani dhe Francë të cilat tregojnë se ka pasur rreth 4.000 shndërrime në një vit.Fiyaz Mughal, drejtor i qendrës “Besimi” thotë se gjetja e të dhënave dhe besueshmëria e tyre ka qenë e vështirë pasi është dashur të pyesësh më tepër nëpër xhami në mungesë të sondazheve apo anketimeve konkrete.I pyetur se pse numri i njerëzve të konvertuar ishte aq i madh ai tha: "Unë mendoj se ka patjetër një lidhje midis numrit në rritje të konvertimeve dhe rëndësisë së Islamit në përditshmërinë publike. Njerëzit janë të interesuar në gjetjen e asaj çka Islami ofron dhe është mbi të gjitha dhe kur ata e gjejnë këtë shkojnë në drejtime të ndryshme. Shumica ngrenë shpatullat dhe të kthehen në jetën e tyre, por pjesa tjetër në mënyre të të pashmangshme do të përfundojë duke e simpatizuar atë çfarë zbulon dhe do të konvertohet."Batool al-Toma, një irlandez i konvertuar në Islam ka 25 vjet që punon në Fondacionin Islamik të muslimanëve dhe po punon për një projekt të ri , në një nga grupet më të hershme të ngritur posaçërisht për të ndihmuar të konvertuarit. "Për mendimin tim shifra reale e të konvertuarve është diku në mes të vlerësimeve të mëparshme, të cilat ishin shumë të ulëta, dhe këtyre të fundit"tha ajo. "Unë mendoj se patjetër ka pasur një rritje të dukshme në numrin e të konvertuarve në vitet e fundit. Media shpesh përpiqet për të identifikuar hollësi, por arsyet e konvertimit janë të ndryshme."Inayat Bunglawala, themelues i “Muslims4UK”, që nxit angazhimin aktiv të muslimanëve në shoqërinë britanike, tha se shifrat ishin të "papranueshme"."Kjo do të thotë se rreth një në 600 britanikë është kthyer në besim,"tha ai. "Islami është një fe misionare. Ne kemi në fokus shumë organizata muslimane dhe veçanërisht shoqëritë apo studentët e universitetit. Islamikët kanë programe të hartuara për të hequr keqkuptimet publike në lidhje me besimin."
Si të bëhesh një mysliman? Islami është një nga fetë më të lehta për tu kthyer në të. Teknikisht, gjithçka që një person duhet të bëj është të lexojë Shahada-n, deklarimin formal të besimit, i cili thotë: "Nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe Profeti Mohamed është i dërguari i tij". Një recitim i vetëm i sinqertë është gjithçka që të bëhesh një mysliman, por ata që konvertohen vendosin ta bëjnë këtë duke pasur së paku dy dëshmitar, njëri të jetë një imam.
Të konvertuarit në Islam
Hana Tajima, 23, stiliste Hana Tajima është konvertuar në Islam, kur ajo ishte 17 vjeç. E nxitur nga refuzimi që bëjnë shumica e njerëzve për veshjen islame ajo ka themeluar Maysaa-n, një shtëpi e modës që harton veshje perëndimore të cilat përputhen me hixhab-in."Është e vërtetë se kur kam vendosur për tu kthyer në Islam ,nuk e kam pasur një ide të qartë, të përcaktuar, por më vonë e kuptova dhe kërkova të jem myslimane. Familja ime në përgjithësi nuk është fetare. Unë kam qenë e interesuar për fenë, por më shumë në atë se si ajo është e lidhur me jetën time. Jam rritur në Devon ku babai im japonez ishte midis shumëllojshmërinë etnike të fshatit. Kam studiuar në kolegj ku kam takuar njerëz të cilët ishin me përkatësi etnike të ndryshme. U bëra mike me myslimanët e pakët në kolegj, dhe më bëri kurioze mungesa dëshirës së tyre për të dalë në klube në darkë apo për tu dëfryer. Mendova sesi ata në këtë moshë nuk duan t’i bëjnë këto gjëra.Ishte atëherë kur unë fillova të studioja filozofi, isha shumë konfuze për jetën time, kisha lyer flokët e zeza dhe isha mjaft e njohur në shkollë. Kisha dhe shumë shoqëri dhe të dashur. Kisha gjithçka që supozoja se duhet të kisha, por përsëri mendoja “A është kjo e gjitha?” "Pra, këto gjëra ndodhnin në të njëjtën kohë. Lexoja shumë për fenë , mësoja më shumë për miqtë me prejardhje tjetër, por përsëri po kaloja një periudhë krize në jetën time. Ka pasur gjëra që më tërhoqën te Islami në veçanti. Fakti që Kur'ani është e njëjtë njësoj si tani si kur ka qenë gjithmonë do të thotë se ka gjithmonë një pikë referimi. Çështjet e të drejtave të grave ishin jashtëzakonisht bashkëkohore. Sa më shumë kam lexuar, aq më shumë kam gjetur veten duke rënë dakord me idetë e tij. Dhe më pas e kuptoja sepse Islami i jepte ngjyra jetës se miqve të mi. Familja më përkraju shumë lehtë. E dija se ata do të ishin të lumtur për sa kohë që unë isha i lumtur, dhe ata mund të shihnin se kjo ishte një gjë tepër pozitive. Miqtë e mi u ndanë në dy pjesë. Kishte nga ata që më pranuan madje më përkrahën dhe më uruan, kishte nga ata që u larguan nga rrethi shoqëror.”
Beale Daudi, 23 Davud Beale ishte një i vetë-konfirmuar "racist" dy vjet më parë që nuk dinte asgjë për Islamin. Tani një mysliman, e përshkruan veten si një Salafi. Një konservator i thellë i shoqërisë dhe pjesëtar i sektit ultra-ortodoks të Islamit, ndjellësit e të cilit përpiqen të jetojnë pikërisht si pejgamberë.”Kam qenë shumë injorant për sa i përket Islamit në shumicën e jetës sime dhe më pas shkova me pushime në Marok, ku ishte hera e parë që unë kam qenë i ekspozuar ndaj muslimanëve.Unë kam qenë fjalë për fjalë një racist para se të shkoja në Marok dhe në kohën që po kthehesha me avion për në shtëpi një javë më vonë, unë kisha vendosur tashmë për tu bërë një musliman. E kuptova që Islami nuk është një fe e huaj, por kishte shumë ngjashmëri me atë që unë tashmë besoja. Kur u ktheva në shtëpi kam kaluar tre muaj duke u përpjekur për të gjetur muslimanët vendas, por nuk kishte as edhe një xhami në qytetin tim. Përfundimisht takova muslimanët Sufi të cilët më morën në Qipro për tu konvertuar. Unë kam një antipati të madhe për kulturën në bashkësitë islame, kur këto tentojnë të sjellin gjëra të reja në fe, të tilla si politeizmi ose muzikë inkurajuese apo valle. Nuk është diçka e pastër për myslimanët Salafi. Ne kemi marrë çdo fjalë të Kuranit për të vërtetë. Kam gjetur patjetër në rrugën e drejtë.Unë gjithashtu jam takuar me gruan time përmes komunitetit dhe ne jemi duke pritur fëmijën tonë të parë vitin e ardhshëm."
Hatixhja, 48 vjeç Hatixhja ka lindur në një familje të krishterë. Ajo ishte e martuar prej 25 vitesh dhe shkonte në kishë me fëmijët e saj çdo javë.Tani është e divorcuar dhe praktikon Islamin gjashtë muajt e fundit. Ajo thotë se ende nuk është e sigurt se çfarë e ka motivuar atë për të bërë këtë ndryshim të madh në jëtën e saj. "Unë e di se kjo tingëllon e çuditshme, por një ditë unë isha Tracey e krishterë dhe të nesërmen u bëra Hatixhja muslimane.E vetmja gjë që dija për muslimanët më parë ishte se ata nuk e pinë alkoolin dhe nuk e hanin mishin e derrit.Më kujtohet hera e parë që më çuan deri në xhami, ishte shumë gazmore. Unë kam qenë me makinën time sportive dhe kisha ndezur muzikën deri në fund. Nuk isha e sigurt as nëse lejohej që të hyja brënda por kërkova që të flasë me njeriun që ishte në krye të xhamisë. unë nuk e di Nuk e dija që ai quheshe një Imam. Tani unë vesh një hixhab dhe të lutem pesë herë në ditë. Djali im në fillim ishte i tronditur, ai thjesht nuk mund ta besonte këtë. Kjo është veçanërisht e vështirë për mamanë ime, që është katolike dhe nuk pranon aspak ndryshimin tim. Por gjëja kryesore që unë mendoj është se kam një ndjenjë të paqes, që nuk e kam gjetur me Kishën. Përmes Ramazanit, unë absolutisht kam dashur çdo sekondë. Në ditën e fundit, unë madje kam qarë. Kjo është interesante, sepse njerëzit nganjëherë i ngatërrojnë kulturat me Islamin. Çdo musliman sjell kulturën e tij të ndryshme në xhami dhe merr kulturë të ndryshme mbi fenë. Ka nga Arabia Saudite, Egjipti dhe pakistanezë.”
|