Allahu xh. sh. nuk posedon anë

Mendimin e tyre ata përpiqen ta argumentojnë me dëshmitë:

Allahu xh. sh. thotë:

 وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ .

“... e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij...” (Ez-Zumer, 67).

Po ashtu: :

لأَخَذْنَا مِنْهُ بِٱلْيَمِينِ.

“Ne do ta kapim atë për jemin”. (El-Hakkah, 45).

Qëndrimin e tyre e dëshmojnë edhe me shpjegimin e mbrapshtë të hadithit:

“Të dy jedët (duart) e Tij janë jemin (të djathta).” [1]

Gjithashtu hadithi tjetër:

“Allahu në Ditën e gjykimit do ta pushtojë Tokën me fuqinë e Tij dhe do t’i shkatërrojë qiejt me të djathtën (jeminin) e Tij, e pastaj do të thotë: Unë jam Sunduesi, e ku janë mbretërit e Tokës!?”[2]

Ulemaja islame nuk e ka shpjeguar fjalën jemin si dorën e djathtë, sepse Allahu xh. sh. nuk ka duar që ne T’i përshkruajmë dorën e djathtë apo të majtë, as që është i përbërë prej pjesëve e të themi kjo është ana e Tij e djathtë e kjo ana e Tij e majtë.

Ndarja e Allahut xh. sh. në anë, qoftë edhe të themi se e ka vetëm anën e djathtë kundërshtohet me tevhidin.

Fahruddin Er-Rraziu thotë: “Dije se jemin shënon fuqinë dhe kudretin, e dëshmi për këtë është ajo që ana e djathtë quhet jemin, sepse ajo është ana e fuqishme dhe që betimi quhet jemin, sepse kjo është konfirmimi më i fuqishëm i njeriut se do të bëjë apo nuk do të bëjë diçka.

Poeti El-Ferra ka thënë:

اذا ما راية رفعت لمجد تلقاها عرابة باليمين

“Nëse flamuri nuk është ngritur me lavdi, do ta pranojë Araba me fuqi (bi’l-jemin).” [3]

Nëse e dimë se jemin është përcaktimi për fuqinë, atëherë e kemi të qartë se ajeti:

وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ

do të thotë: “... e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij...”.

Sa i përket ajetit: لأَخَذْنَا مِنْهُ بِٱلْيَمِينِ - ai nuk ka të bëjë me jeminin e Allahut xh. sh., por në jeminin e atij që merret sikur në fjalinë:

أخذت بيمين الصبي  

“E kam kapur për anën e djathtë të fëmijës.” Dhe mund ta shpjegojmë si: “Ne do ta kapnim Atë për anën e djathtë.” [4]

E nëse ka të bëjë me Allahun, atëherë domethënia e ajetit është: “Ne do ta kapnim fuqishëm”, siç është e njohur në gjuhën e arabëve.” [5]

Bedruddin Ibn Xhema’ah thotë: “Fjalët e Allahut:

 لأَخَذْنَا مِنْهُ بِٱلْيَمِينِ .

Fjala jemin është Hal ose nga ai i cili merr dhe atëherë shënon fuqinë, ose nga ai i cili merret dhe atëherë shënon anën e tij më të fuqishme, d.m.th. të djathtën. Kur dikush e çon të burgosurin ai e kap për anën e djathtë sepse ajo është ana e tij e fortë duke përcaktuar me këtë se ai është më i fortë dhe më i fuqishëm.” [6]

Bejhekiu thotë: “Ka mundësi që me ajetin:

وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ

Allahu xh. sh. dëshiron ta na njoftojë për Fuqinë e tij dhe për Pushtetin e tij. Deri sa ajeti:

لأَخَذْنَا مِنْهُ بِٱلْيَمِين  

do të thotë: Do ta marrim me Fuqinë dhe Kudretin, respektivisht: Do ta marrim fuqinë dhe kudretin e tij. Jemini i cili është përmendur në transmetime diku është me kuptimin e forcës dhe kudretit, sikur në këto ajete, e diku në kuptimin e pranimit të bukur sepse arabët flasin:

 فلان عندنا باليمين .

“Filani[7] te ne është në jemin” respektivisht në vend të bukur. Sa i përket hadithit:

كلتا يديه يمين

‘Të dy duart e Tij janë jemin’, ai me këtë ka dëshiruar të tregojë në plotninë e Allahut dhe në përsosurinë e Tij sepse arabët me jemin janë përcaktuar plotninë dhe përsosurinë.” [8]

Dhe thotë: “Transmetohet nga Ibn Abbasi se ka thënë: “Hebraikët dhe kristianët e kanë përshkruar Allahun xh. sh. dhe Allahu xh. sh. ka shpallur:

وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ.

“Ata nuk e madhërojnë Allahun ashtu si duhet Ta madhërojnë ...”.

E pastaj iu ka treguar njerëzve në fuqinë e vet duke folur:

وَٱلأَرْضُ جَمِيعـاً قَبْضَـتُهُ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ .

“... e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!“ (Ez-Zumer, 67), duke shpjeguar se përshkrimi [9] me të cilin E kanë përshkruar ata është shirk.” [10]

Përktheu: N. Ibrahimi

Burimi: http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=124%3Aallah-d-nema-strane&catid=34%3Aakida&Itemid=54



[1] Buhariu, hadithi nr. 6227, Muslimi, hadithi nr. 1727.

[2] Buhariu, hadithi nr. 6154. Dar Ibn Kethir, 1993.

[3] Araba El-Evsi.

[4] Kapja për anën e djathtë shënon kontrollin e plotë sepse zakonisht ana e djathtë është më e fortë dhe se me kapjen pikërisht në atë anë shënon se njeriu është ngadhënjyer.

[5] Esas’ut-Takdis, Fahruddin Er-Rraziu, fq. 104.

[6] Idah’ud-delil, Bedruddin Ibn Xhema’ah, fq. 162-163.

[7] Njëfarë njeriu, dikushi.

[8] El-Esmau ve’s-sifat, Bejhekiu, fq. 348-349.

[9] Hebraikët janë muxhessim dhe ata thonë se Zoti ka duar, këmbë, gishta e të ngjashme. Me këtë ajet Allahu xh. sh. na lajmëron se përshkrimi i tillë i Allahu xh. sh. është shirk.

[10] El-Esmau ve’s-sifat, Bejhekiu, fq. 354. Dar’ul-Hadith, Kajro, 2005.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme