Feim DRAGUSHA
EDUKIMI I TE RINJVE
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka Zot tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Hyrje
Edukimi i të rinjeve, dallon varësisht prej vendit dhe ambientit ku jetojnë. Në shumicen e vendeve perendimore, edukimi ka për qellim ngritjen dhe zhvillimin ekonomik te atij vendi, njëherazi ata luftojnë që te jenë sa me te edukuar në aspektin mësimor me synim te arritjes se fames, pasurisë dhe salltanateve te tjera jetësore. Perderisa në Islam, domethënia e nocionit “edukim”, ka për synim ngritjen e të rinjëve moralisht, e me këtë kuptojmë ngritjen dhe zhvillimin e tij në te gjitha sferat e jetes, si rrjedhoj, domethënia e nocionit “Edukim”, në fenë islame eshte shumë dimensionale. Tema në fjalë nuk ka për qellim që t’u mësoj edukimin dhe përgatitjen e të rinjëve, pasi që secili nga ne posedon prirje dhe njohuri se si te edukoj femiun e tij, mirëpo përmes këtij shkrimi, kam per synim që prinderit me mangësi morale dhe shkencore, t’i dalin ne ndihmë fëmijeve te tyre, te cilët u janë emanet nga Krijuesi Fuqiplotë. Duke parë se në Kosovën tonë edukimi dhe shkollimi i të rinjve po merr kahje te kundërta,ku veshja në këtë vend ka kaluar të gjithë kufijtë e njerëzimit, de fakto aty nuk gjejmë nxënie te diturive, por nxënie te emancipimit, modes, shfrenimit dhe pasimit te rruges se djallit. Këtu parashtrohet pyetja se si t’i edukojmë fëmijet tanë kur prinderit janë te paedukuar, apo si t’i menjanojmë nga veset e këqija; duhani, alkooli, kafiteritë dhe lakuriqesia, përderisa vet prinderit janë konsumues dhe te involvuar në mëkate te ngjashme? Kjo është pyetja e parë që e parashtroj për lexuesin, kurse për sa i përket pyetjes tjetër, e cila vie si rezultat i realitetit të hidhur në mbarë institucionet mësimore, qofshin ato të ulta nga shkollat fillore, të mesme, apo edhe atë universitar, vijon; Kush do të jetë në gjendje t’i edukoj te rinjtë tanë kur institucionet përkatëse nuk tregojnë interesim ashtu siç tregojnë ndaj pagave te tyre? Fatkeqësisht, duke u nisur nga ky fenomen, para te cilit nuk duhet mbyllur syt, vërejmë se nuk ka aplikim të edukimit të mirëfillt. E them këtë duke u bazuar në moralin e nxënësve dhe studentëve kudo në Kosovë, por që në këtë rast nuk do t’i fajësoja mësimarrësit, por do t’i fajësoja mësimdhënësit e të dy gjinive, të cilët urdherojnë për te keq dhe ndalojnë nga e mira. Urdhërojnë në lakuriqësi dhe ndalojnë nga mbulesa e vajzës. E kemi prej profesoreshave që vishen dhe garojnë të duken më tërheqëse se sa studentet, ndërsa gjinia e kundërt shtiret aq e moralshme, kurse në mënyrë te tërthortë pëlqejnë prishjen e moralit te të rinjëve, emancipimin e vajzave dhe qendrojnë larg çdo edukimi. Prandaj, në qofte se pyetja e parë gjenë shpetim duke u arsyetuar se prinderit nuk kanë se çfarë të bëjnë, pasi që te gjitha perpjekjet janë te pasuksesshme dhe si te tilla nuk ndikojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e rinisë, atëherë si do të përgjigjej grupi i dytë, respektivisht mesimdhenësit dhe ligjeruesit e të gjitha niveleve? Si te heshtet pran këtij fenomeni të prishur ku profesorët apo mësimdhënësit nuk aplikojnë asnjë metodë drejt edukimit te të rinjve. Përse askush nuk pyet se çfarë do t’i pret fëmijet, kur te rinjët që sot po diplomojnë, nesër do te jenë edukues dhe ligjerues të fëmijeve tanë? Unë do të shtroja këtë pyetje për mbarë lexuesit: A kemi më shumë nevojë për edukatorë dhe ligjërues te moralshëm, apo ligjërues sikur këta që kemi tani, që si pikësynim kanë arritjen e famës, pasurisë, titujve te ndryshëm shkencor, mirëpo që fatkeqesisht qëndrojnë larg çdo norme morale?
KËSHILLË DREJTUAR PRINDËRVE
Të ndëruar lexues, është koha që të gjithë prindërit të ulen dhe të mendojnë rreth mënyrës se si t’i edukojnë fëmijët. Sot jetojmë në kohen e pornografisë, në kohën e kurverisë. Të rinjët i ka vërshuar uji i imoralitetit, droges, kurverisë, santes, qafës, kurrizit, si dhe plazhet nudiste. Vërtetë se kjo kohë nuk ka mbretëruar me parë. Vetem ne dekaden e fundit filluan që me te madhe te zhvishen dhe te dalin nga skutat me lloj lloj stili e demode, qe as vet nuk posedojnë njohuri se prej kur datojne. Këto vërshime që sa vinë e shtohen, pasojat do t’i pësojnë fëmijët tanë. Duke parë se gjendja në vendin tonë po ndryshon brenda dites, eshte bërë tejet vështirë te jemi moralisht te paster, por nuk duhet mohuar edhe faktin se në te njëjtën kohë është nderë për një mysliman i cili arrin t’i shpetoj këtyre sprovave. Andaj i këshilloj te gjithë prindërit që fëmijët e tyre, e cila është ardhmëria e këtij vendi, t’i edukojnë duke u bazua në mësimet kur’anore, pra, duke edukuar fëmijët tanë sipas mësimeve Kur’anore, edhe rezultatet do jenë te shkëlqyeshme. Rruga e shpetimit për fëmijët tanë vjen nga Besimi në Allahun dhe zbatimi i urdhërave të Tij. Herët apo vonë, si qenie humane që jemi, ndjejm nevojën për formim te familjes. Pa mëdyshje se edhe shpresat tona do te shoqërohen me ndihmën e Allahut, i Cili do të shtoj lumturi dhe fëmijë te mirë, te edukuar. Fëmijë te cilët do jenë në gjendje të ruajnë trashëgiminë dhe lidhjet familjare. Fëmijë të cilët do jenë gjenerata e ardhshme për ndërtimin e ardhmërisë se vendit tonë, Kosovës.
Është e ditur se fëmijët gjithmonë sjellin gëzim dhe hare tek çifti bashkëshortor. Me lindjen e fëmiut, lidhjet martesore forcohet edhe me shumë; shtohet dashuria ndaj njeri tjetrit dhe përgjegjësitë kryhen me më kujdes. Çdo prind në mendjen dhe zemrën e tij lutet që fëmijët e tij te jenë të devotshëm, të sjellshëm dhe të ndërgjegjshëm, ku një ditë, pasi që te shtyhen në moshë, dhe kur çdo gjë fillon të zbardhet; mjekra, flokët, mustaqet dhe kur dhembet fillojnë te rrallohen, mu në këtë kohë, vërehen edhe rezultatet e fëmijëve të mirë, te cilët, në qoftëse u kemi dhuruar edukatë të mirëfilltë, do të jenë te gatshëm për ta prezantuar pran prindërve të tyre. Mirëpo, vaj halli për ata te cilët nuk punuan fare me fëmijet e tyre, duke u dhënë pas bizneseve te kësaj bote, e kur ta plaken do te hasin në shumë vështiresi, te cilat vështirë është te kaperdihen.
Të nderuar lexues, nëse dëshirojmë te hasim në shembuj të tillë, atëherë të dalim dhe te komunikojmë me bashkfshatarë apo qytetar. Disa do te ankohen se fëmijet janë te padegjueshëm, kurse grupi i dytë flet fjalë miradije. Më të vërtetë kjo botë i ngjason një libri te hapur, ku njeriu per çdo ditë arrin te lexoj ngjarje te ndryshme, e disa prej tyre i përjeton duke brenda dites. Prandaj, ta lusim Allahun që te na dhurojë fëmije të dëgjueshem, prej te cilëve do te kenë dobi të gjithë. Pas gjithë kësaj, përse nuk ulemi dhe te punojmë me fëmijët tanë, t’u shpjegojmë atyre normat islame, dispozitat dhe obligimet që ata duhet t’i kryejnë gjate jetës se tyre. Më në fund shpërblimi për prindërit do te jetë i dyfishuar; prindi me këtë do te ndërtoj fëmijën ashtu siç kërkon Islami, do ta përgatis atë për sprovat dhe vështiresitë që do ta presin në të ardhmen.
SI T’I EDUKOJMË FËMIJET QË NESËR TE JENË NJË RINI E SHENDOSHË?
Është e vërtetë se në Kosove fëmijet nuk mësojnë lëndën fetare nëpër shkolla publike apo private, këtë shërbim e kryen vetëm Medreseja Alauddin me dy paralelet e saja, mirëpo edhe për këtë ka zgjidhje, pasi që te fitojmë Pavarsinë, me ndihmen e Allahut do të futet edhe lënda e mësimbesimit, mirëpo ajo do te jete një lende sipërfaqësore, ku ligjëruesi (hoxha) do te qëndroj aty vetëm si statujë dhe nuk do t’i lejohet që ta ushtroj detyrën ashtu si duhet. (hulumto rreth mësimbesimit në Bosnjë), andaj ne nuk duhet te humbim kohë, ngase jeta eshte përplot sprova dhe edukimi i fëmijeve është parësor, prandaj, nga metodat qe sot aplikohen ne vende te ndryshme te botes, është mësimi i lëndëve fetare nëpër shtëpi. Ky është edukimi dhe metoda me efikase që t’i edukojmë fëmijët në frymën fetare. Në Kosovë kemi mjaft hoxhallarë që mbajnë kurse te mësimbesimit si në xhami po ashtu edhe në shtëpi, kështu që duke parë një interesim te madh te prindërve që kanë treguar për fëmijet e tyre në lemin e mësimit te gjuhës angleze, atëherë për ta mbetet qe t’i kushtojnë rëndësi edhe kësaj problematike, e cila në shikim te parë duket si prapambeturi per mendimin e tyre, mirëpo nëse nuk kemi edukim moral, edukim të shëndoshë fetar, atëherë neve nuk na duhen profesorët e matematikës apo të lemive tjera, te cilëve nga larg u vie era alkool, e as njohës të gjuhëve, të cilët shtiren edhe më njohes se sa vet folësit e tyre. Neve na duhen student te edukuar moralisht, te cilët i kane friken vetëm Krijuesit dhe pas arritjes se suksesve te larta, nuk do të harrojnë identitetin e tyre, e as nuk do te turpërohen qe vetes t’i thonë mysliman. Student te cilet i kanë dron Allahut dhe nuk do ta marrin popullin në qafë duke vjedhur dhe robëruar shtepinë e tyre, kur them shtëpinë, kam për qëllim shtetin, per arsye se ai që vjedh shtetin veç ka vjedhur shtepinë e tij.
ÇFARË KUPTOJMË ME TERMIN “FËMIJË TË MIRË”?
Të shohim se çfarë ishte lutja e njërit prej Pejgambereve drejtuar Allahut:
Allahu xh.sh. e informon Zekerian alejhisselam, se do t’i dhuroj fëmijë, edhe pse ai ishte i moshuar, dhe Zekeria [alejhisselam], i drejtohet Krijuesit duke e lutur qe t’i falë fëmijë te mirë.
“Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: “Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”.( )
Fjala e përmendur në lutjen e Zekerijas [alejhisselam], ka domethënie shumëdimensionale. Kur ceket në ajetin e sipërshënuar “më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë”, kuptojmë se fjala është për fëmijë te shëndosh fizikisht, i pastër shpirtërisht, fëmijë me plot besim në Allahun njekohesisht i devotshëm; aktiv, inteligjent, shembull për nga morali i tij dhe i virtytshëm. A thua a kemi nevojë t’i ushqejmë fëmijet tanë me dije islame, apo t’i lemi anash siç thërrasin ca zëra për t’u integruar. Sa bukur, integrim donë të thotë t’i lejojmë fëmijet të dalin nëpër kafe bare, te konsumojnë alkool, drogë, te bien në prostitucion, edhe pse kjo e fundit tashmë për kosovarët ka marrë një kuptim tjetër, pasi që dhënia e kondomave falas, ka bërë qe në një formë apo tjetër, t’u lejoj vëllezërve tane bashkjetesen. T’u lejoj atyre te ushtrojnë seksin e lirë duke u licencuar atë për hirë te adoleshencës. A mos na qenka ky integritet, i cili me vete sjell homoseksualitet, prostitucion, ndarje, divorce, krime, varferi?
Të ndëruar dhe te respektuar lexues, prinder, edukatore, mësues dhe ligjerues, kudo që jeni, Allahu xh.sh. na ka porositur që ta ruajm veten dhe familjen nga çdo e keqe:
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”.( )
Të mos habitemi pas votave, pas standardeve e shumë e shumë gënjeshtrave, por te shikojmë se çfare kemi përgatitur në shtëpinë tonë. Çfarë edukate i kemi ofruar femiut, ngase për këtë do te na pyet Allahu xh.sh, se si e kemi ruajtur atë? Si i kemi edukuar? Kjo është jashtzakonisht me rëndësi për te gjithë ata që veç kanë formuar familje, apo janë në proces te formimit te saj. Të martohesh dhe te lindesh fëmijë, padyshim se është ligj prej ligjeve te Allahut dhe traditë e Pejgamberit [alejhisselam], por assesi nuk bënë te nëpërkëmbet domethënia e edukimit te fëmijëve. Mos te harrojme se te posedosh fëmijë te mirë, është dhunti dhe begati qe Allahu nuk i dhuron çdokujt. Andaj si rezultat i mosinteresimit të prindërve ndaj femijeve, ka bërë që te gjitha të këqijat te ndodhin në shoqërinë tonë. Fëmija nuk ka mundësi që te edukohet para se te kaloj në një faze, në te cilën te dy prinderit luajn rolin e një shkolle, kolegji apo çfarëdo t’i themi. Kjo është faza kur fëmija pajiset me edukatën e parë. Po që se prindërit tregohen te sjellshëm dhe te vetëdijshëm, padyshim se do te korrin sukses në edukimin e fëmijës, por nëse ndodh e kundërta, atëherë do të shohim se fëmija veç është infektuar me virusin e arrogances, virus qe do ta përcjell gjatë tërë jetës se tij, me pas vie periudha kur ai nuk do te dëgjon urdhrat e prindërve, e kur urdhrat ndaj prindërve nuk aplikohen, atëherë çfarë te presim nga një fëmijë i tillë? Te nesërmen ai do te shkollohet, po, do te shkollohet sikur te gjithe kosovaret e tjerë që në mësonjëtore mësojnë çdo gjë, me përjashtim te diturisë se dobishme. Aty mësojnë se si jemi krijuar nga majmuni. Pra, si çdoherë njeriu fillimisht mëson te këqijat, e kur te arrijne te porti i te mirave, nuk mbetet vend dhe zbrazëtirë për këtë gjeneratë qe zemrat dhe mendjet e tyre te pranojnë te miren. T’i hedhim nje shikim shkollave, kolegjeve private, fakulteteve në mbarë Kosovën dhe gjetiu, do te shohim se keto institucione kanë marrë formën e vendtakimeve, dhe janë bërë tregje biznesi. Në këto tregje fatkeqësisht nuk shohim asgjë tjetër, përveç se prishjes se moralit, duke filluar nga kulti i lakuriqësisë, konsumimi i cigares, përzierja me mashkuj, përqafimi, e me në fund edhe përfundimi i tyre nëpër podrume dhe konvikte. A mos janë te informuar prinderit e ketyre studentëve te cilët kafshatën e fundit e ndajnë për t’i mundësuar fëmijëve te tyre edukat dhe shkollim te lartë dhe te mirëfilltë. Ata kane harruar që personeli mësimor në shumë shkolla dhe fakultete dikur ishin ngelaqat te cilet mezi kaloni provimet ne Angli, e vende tjera te Evropës përfshirë këtu edhe vendin tonë i cili bukur mirë po fiton nga kjo industri.
PASOJAT E FEMIJËVE TE PAEDUKUAR:
Për ata që dëshirojnë te dinë se çfarë janë pasojat e fëmijëve te paedukuar, do cekim disa nga ato qe tashme kanë kapluar mbarë boten, përfshirë këtu dhe Kosovën tonë, ku brenda nje kohë shumë te shkurtër janë regjistruar raste te shumta, te shohim se cilat na qenkan ato:
• Krimi
• Mbajtja e armeve
• Dhunimet
• Imoraliteti
• Homoseksualiteti
• Droga
• Varferia
• Divorsi
• Traumatizimi i tyre emocional dhe psikologjik
• Abuzimet prind fëmijë
• Jo rehatia në familje
• Sëmundjet Depresive
• Vetvrasjet; furjet, hedhja nga banesa, pirja e helmeve, etj.
Të nderuar lexues, te gjitha këto pika te sipershenuara, janë vetëm disa prej atyre që ne po i shohim sot nëpër gazeta dhe media, e disa te tjera ndoshta edhe po i vuajmë në familje tona.
Dua te them se për te edukuar fëmijën, kërkohet angazhim, durim, seriozitet dhe metodologji. Njëra nga pikat me kryesore që prindi duhet ushtruar me fëmijën është qe te kalojne kohen e tyre me femijet, sepaku nje ore ne dite. Ne Islam, duke falenderuar Allahun xh.sh i Cili na ka bere obligim namazin, eshte kenaqesi t’i sjellësh fëmijët ne xhami per te falur nje namaz apo per t’i mesuar se si duhet te kryhet ky obligim. Pra, ta kemi ne dijeni se ne momentin kur Allahu xh.sh te dhuron femije, dije se vec je obliguar me nje emanet te madh, e ai eshte perkujdesja e juaj gjate rritjes dhe zhvillimit te femijes. Per t’i dal ball ketij emaneti, duhet filluar me veten tone, me fjale te tjera, duhet te jemi shembull per femijet, pasi qe ne te shumten e rasteve kur prindi tregon virtyte te larta tek femiu i tij, padyshim se aty do te ketë edhe rezultate te mira, mirëpo çfarë ndodh me prinderit te cilët urdherojnë, mirepo fare nuk punojnë. Kerkojnë nga femijet e tyre që t’i kryejn obligimet, ndersa harrojn veten dhe raportet e tyre me Krijuesin.
Allahu i Madherishem, në lidhje me këtë citon:
“Allahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në$ tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?” ( )
Nëse dëshirojmë qe te kemi femijë te vyeshem, fëmijë me virtyte te larta dhe te devotshem, atëherë nga ne kerkohet që te pasojmë rrugen e drejt, rrugen te cilen e pasoi Pejgamberi yne Muhammedi [alejhisselam]. Nëse dëshirojmë që fëmijet tanë te jenë te dijshëm dhe ta bëjnë shprehi leximin e librave, atehere edhe ne gjithashtu duhet filluar me një zakon te tillë, në menyrë që te kerkojmë dituri paralel me fëmijën.
Ajetin që cekem me lart, na terheq vëmendjen se nuk duhet te jemi nga mesi i atyre që urdhërojnë për te mirë, mirëpo veprojnë te kunderten, si f.v. urdherojmë fëmijet që te shkojnë në dhomen e tyre për t’i kryer detyrat, apo për t’i përseritur mësimet, kurse ne ulemi pran televizionit dhe shikojme filma te ndryshëm serial. Filma te cilët janë bërë pjesë e pandashme e shoqerisë kosovare. Kjo i ngjason kohës kur në vendin tonë sundonte regjimi serb, qoftë ai ushtarak apo mediatik, dhe te gjitha emisionet përcilleshin me vëmendje, gati sa nuk u asimiluam. E tash, emisionet tona janë mbushur me lloj lloj serialesh, saqë emisone të tilla kanë ndikuar negativisht jo vetem tek te rinjtë, por edhe tek moshataret, te cilët po thonë; ‘keto vjet i bona e nuk dita mu puth’. Subhanallah, edhe kjo ka arrit në shtëpitë shqiptare.
Të nderuar lexues, te gjithë e dimë se ç’është e mirë dhe çështe e keqe. Kjo shumë rrallë mungon nga instikti i njeriut, mirëpo sesi te veprojmë me femijët që te jenë nga te moralshmit, që te jenë te suksesshem në mësimet e tyre. Ky është edhe roli primar që çdo prind duhet ta luaj. Kemi prindër te cilët në vend që te kalojnë kohen me femijët e tyre, zgjedhin programe te padobishme dhe te parëndësishme dhe kalojne me ore te tera. Ndërsa për ata që kanë futur internetin në shtepitë e tyre dhe nuk dinë se si ta përdorin për te mirë, kjo është edhe me e rrezikshme. Ndoshta kanë harruar se çfarë janë obligimet e tij rreth familjes dhe ne veçanti rreth femijëve. Të dashur lexues, qoftë interneti, apo televizioni, duhet t’i shfrytezojmë me maturi. Të dyja janë sikur një shpatë me dy teha, andaj duhet ta shfrytezojmë tehin e mirë te saj, ngase vetem duke menagjuar kohën, jemi në gjendje te arrijmë sukses dhe te ndajmë kohë për secilen gje.
Sa prej prinderve sot punojnë në sektorin publik apo atë privat dhe më të kthyer në shtëpi, ankohen se janë lodhur. Eshte me se e vertete se puna e lodh njeriun, mirepo, a ka me kenaqesi se sa te dish vleren e femijeve. Eshte shume me rendesi qe pasi te jemi kthyer nga puna, te komunikojme me femijet duke i pyetur ata rreth mesimeve, shkolles, mesuesve, kjo tregon interesimin tend rreth tyre.
Te kemi kujdes se kriteri dhe vlera e urdhrit te pare Hyjnor eshte leximi, studimi, Allahu xh.sh thote;
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)”. ( )
Pra, te lexojm, te kerkojme dituri se vetem permes njohjes do te jemi te afte per te njohur edhe Krijuesin tone. Kështu qe nëse fëmijët nuk tregojnë interesim për lexim, atehere duhet te ushtrojme edhe metoda te tjera, f.v; diteve te premte t’i ftosh femijet pas namazit te xhumas dhe t’u lexosh kaptinën El-Kehf, apo ndonje libër fetar ne gjuhen shqipe, por qe kjo te jete me ze, apo ndonje gazete te dobishme, ne menyre qe te krijojme nje ambient për te lexuar dhe kerkuar dituri, e mbi te gjitha, nga ne dhe mbare prinderit lypset qe femijeve t’u pergatisim nje librari modeste ne shtepi, duke shpenzuar sepaku dy euro ne jave ne blerjen e ndonjë libri. Ne këtë mënyrë do te arrijme qe brenda nje kohe shume te shkurter ta pasurojme librarine dhe t’i shtojme njohurite tona ne fusha te ndryshme. Prej metodave qe sot mund t’i edukojme femijet tane esht edhe falja e namazit ne shtepi sebashku (me xhemat), me fjale te tjera, te orvatemi qe shtepise t’i japim nje imazh me te mire, nje kuptim domethenes, e mos ta shnderrojme ate ne varreza, por te lexojm kur’an para femijeve, t’u spjegojme gjera elementare rreth islamit, t’i mesojme se si te marrin abdest, e me ne fund te falim namaz sebashku. Pra, secili te luaj rolin e hoxhes ne shtepine e vet, ku duke falur namaz sebashku me femijet, arrijme qe pak ngapak tu fusim ne mendjet e tyre rendesin e namazit, prandaj te jemi sa me te vetedijshem rreth edukimit te femijeve tane. Allahu xh.sh kur flet rreth namazit, urdheron qe ne namaz ta ftojme edhe familjen, e nuk ka dyshim se familjen e perbejne femijet, gruaja,etj. Ja se cfare na porosit Allahu xh.sh:
“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. ( )
Kjo është kënaqësia me e madhe kur nje familje ngriten dhe falin namazin para Krijuesit te tyre, andaj, nese vertete i kushtojme rendesi edukimit te femijeve, duke i urdheruar per te mire, si ne namaz po ashtu edhe ne obligimet tjera, Allahu do te na shton me shume harmoni ne jete.
Nga ajo qe u cek, mund te konkludojme se femiu ka nevoj per keto dy ushqime baze; ushqimin shpirteror, qe eshte namazi dhe ushqimi mendor, ne kete rast leximi i librave dhe kerkimi i diturise, mirepo gjithehere duhet te perpiqemi qe cdo gje qe mesojme ne jete, ta praktikojme ne menyre qe ta ndiejme aromen dhe kenaqesine e saj. Pra, edukimi vërtetë qenka tejet dimensional dhe si i tille duhet te zbatuar nuk mjafton qe prindërit te urdhërojnë, mirëpo krahas urdhrave, te dëshmojnë edhe me punët dhe veprat e tyre praktike.
METODA PRAKTIKE PER T’I STIMULUAR FEMIJET TE JENE SA ME TE SUKSESHEM NE JETEN E TYRE PERPLOT VUAJTJE DHE SFIDA
Duke u nisur nga fakti se femijet i urrejn provimet, duhet t’u spjegojme atyre se c’eshte me rendesi per ta gjate kesaj moshe, sepaku nese nuk kemi mundesi te krijojme nje ambient te leximit, atehere t’i largojme nga te keqijat, sic jane shikimi i televizionit apo humbja e kohes pas lojrave kompjuterike, mesingjerit, bisedave, etj. Poashtu, eshte me rendesi qe vazhdimisht t’i perkrahim dhe t’i inkurajojme duke u premtuar se po qe se arrijne rezultate te mira ne shkolle, do t’u blejme ndonje liber te mire, apo do t’i dergojme ne ndonje kurs gjuhe. Ne kete pike duhet te kemi kujdes qe mos te vejm presion mbi ate qe nuk mund te arrijne, ngase kjo mund t’i shpie ata ne semundje depresive ne rast se nuk mund te realizojne nje synim apo aspirat.
Sefundi, nga te gjithe ne kerkohet qe lutjet dhe duat per femijet tane te jene te vazhdueshme, te lutemi per ta cdo here duke kryer namazin dhe obligimet tjera. Ne kete menyre zemrat tona do te qetesohen duke permendur Allahun Fuqiplote dhe vetem ne kete menyre ato do te ztabilizohen. Allahu i Madherishem ne Kur’anin famelart, thote:
“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. ( )
Nga ky ajet kuptojmë se sa rëndësi te madhe ka te përmendurit e Allahut.
Gjithashtu edhe i tërë suksesi i arritur, është rezultat i ndihmës se Allahut te Madhërishem, i Cili me ndihmen e Tij ndryshon gjendjet tona. Allahu i Plotfuqishëm në kaptinen El-Kehf, citon:
“Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë”.