Ku të gjinden dhjetë muslimanë ?

Ku të gjinden dhjetë muslimanë ?

1.

 

Në sfondin ballkanik, shekulli XIX-të, ishte shekull i ballafaqimit panislamist, (kryesisht osmano-shqiptar) me pansllavizmin dhe pangjermanizmin (austro-hungarez). Kjo ishte etapa e parë, që shënon shpalljen e luftës Islamit, me impakt direkt në Ballkanin Ottoman, anipse luftë të (pa)shpallur muslimanët kanë që nga eksistenca e Islamit. Pansllavizimi dhe pangjermanizimi, shënojnë fillimin e luftimit të Panislamizmit nga jashtë. Ishte periudhë e Rilindjes Neobizantine të dhimmieve (minorancave) të krishtera në Ballkan, me ndihmën e Rusisë, Europës dhe shqipfolësve të krishterë. Kështu më 1804, nisi Kryengritja e Parë Serbe me prijës Gjergjin e Zi (Karagjorgje) nga Kelmendi, të parët e të cilit ishin vendosur në Serbi – dhe njëkohësisht ortodoksizuar e serbizuar – pas luftës austro-turke të vitit 1737. Gjergji i Zi, së bashku me Kondo Bimbashin e Gjergj Olipmiasin – dhe së paku 300 epiriotë ortodoksë – çliruan Kalanë e Beogradit më 1806, duke vrarë osman, shqiptarë e boshnjakë, në Ditën e Bajramit, Më vonë, Serbia fitoi autonominë (1815-1830), dhe pavarasinë më 1878, duke vrarë e përndjekur shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit. Në periudhë të përafërt me Serbinë u krijua edhe Greqia (1821-1829), me ndihmën e madhe dhe të pakursyeshme të arvanitasve si Kiço Xhavella, Marko Boçari, Laskarina Bubulina, Jani Kapodistria shtet-krjimi i të cilës u bekua nga Rusia dhe Europa që i falen Thesalinë më 1878. Pasoi kryengritja rumune kundër bojarëve, me Naum Panajot Bredhi Veqiliharxhin pjestarë të saj, që mori karakter kombëtar dhe që kulmoi me bashkimin e Principatave Danubiane (përjashto Transilvanininë), më 1859 dhe me njohjen e pavarësisë së Rumanisë më 1878, procese në të cilat kontribuan dinastitë arbëresho-rumune Gjika dhe Llupi.  As në krijimin e Malit të Zi, nuk mungoi ndihma ruse, europiane e shqipfolëse. Nxitja e malësoreve ortodoksë të Malit të Zi (“komb” arbëro-serb), u iniciua nga Rusia çysh në shekullin XVIII. Kriza e Tretë Lindore, vërsuli malazezët në drejtim të tokave osmano-shqiptare, me prijetar shqiptarin katolik të malazezuar Mark Millanin. Kongresi i Berlinit, i fali Malit të Zi, qytetin e Ulqinit, pas dështimit të malazezëve në marrjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës.

 

2.

 

Etapa e dytë që dërmoi ndikimin Islam në Ballkan,  kulmoi me fillimin e shekullit XX – Luftërave Ballkanike dhe dy Luftërave Botërore. Këtë shekull, studiuesi i nacionalizimit Eric Hobsbawm e quan “shekulli  i shkurtë njëzetë” duke aluduar në makabritetin që ky shekull i solli njerëzimit, Shthurja e panislamizmit (osmano-shqiptar), shënoi triumfin pansllav dhe pangjerman edhe nga brenda, permes nacionalizmave ballkanik lilput kryesisht të Rusisë, Austro-Hungarisë (më vonë Austrisë e Gjermanisë) e Italisë, që rezultoi me masakra masive të shqiptarëve, boshnjakëve e turqëve. Territoret Ex-Ottomane u shthurën e u copëtuan duke u getoizuar e dekonjutuar në mes vete. Çamëria muslimane ngeli me Greqi, Epiri vlleho-ortodoks me Shqipëri. Gegëria muslimane me Serbi, Malësia katoliko-malazeze me Shqipëri. Kështu lindi një Shqipëri e përgjysmuar, si shtet me tri fe, për t’ia hapur kështu rrugën dominimit të krishterë në këtë shtet siç preferonin Harry Lamb e Faik Konica, që u pasua nga nacionalizimi anti-islam që fashistët mbollën në Shqipëri me Mustafa Krujën e Mehdi Frashërin, e më pas me tmerrin komunist enverist. Bosnja përjetoi gjenocidin austro-hungarez prej kur në të u futën trupat austro-hungareze më 1878 deri në aneksimin përfundimtar më 1908 e më vonë edhe , të Mbretërisë SKS (1919-1939) si dhe të çetniko-ustashëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Perandoria Osmane u shkatërrua dhe Kalifati u analua, duke u vënë bazat e nacional-etatizmit “turk” denominacion që në Commonwealthin Ottoman, kishte kuptim vetëm rajonal e lingual, e madje edhe përbuzës, me ç’rast filloi një luftë e egër ndaj Islamit dhe muslimanëve në Turqi, nga regjimi i Ataturkut. Filloi kështu pra luftimi i Islamit edhe nga jashtë edhe nga brenda, gjatë krejt shekullit XX nëpërmjet ideologjive moderniste : ataturkizmit në Turqi, zogizmit, pro-fashistëve gjatë LDB-së (çetnikëve, ustashëve) në Shqipëri, Kosovë e Bosnje, enverizimit, titoizmit, nacionalizmit majtisto-shqiptarist të shqiptarëve të Kosovës, rugovizimit, katolikocentrizmit, nacional-europianizmit të sotshem. Secila nga këto ideologji kishte specifikat e veta në luftimin e Islamit dhe të muslimanëve, sa që në këtë drejtim edhe po të flasim për secilën nga këto ideologji veq e veq, sërish do të mbeteshim diçka pa përmendur, ndaj që po mjaftohemi vetëm me konkludimin se ishin ideologji thelbësisht anti-Islame, dhe i sollën shumë dëm Islamit.

 

3.  

 

Etapa e tretë e luftës ndaj muslimanëve në Ballkan, përfshinë periudhën pas rënies së Murit të Berlinit, respektivisht sistemit monist. Infanticidi që u pa në Bosnje e Srebrenicë, besoj se spjegon gjithçka. Edhe shqiptarët e Kosovës, sado jo-praktikues të fesë, në rradhë të parë u luftuan nga serbët si muslimanë. Për këtë fakt, janë dëshmi mbi 500 xhami të shkatërruara në Kosovë, si dhe prirjet filo-ortodokse të paramilitarëve serb, gjatë persekutimit të shqiptarëve. Muslimanët në Ballkan, edhe sot vazhdojnë të jenë të getoizuar e të dekonjuktuar gjeopolikisht, pa përmendur këtu njëqind e njëmije perfiditete që po u bëhen. Me Dejtonin, Bosnja u paralizua si shtet. Sarajevasin e muslimanin e Srebrenicës i ndajnë dy kufinjtë e Republikës Serbe. Me Sanxhakun, edhe kufiri me Serbinë. Me Marrëveshjen e Ohrit, shqiptarët e Maqedonisë, që dallohen me formësimin e tyre parimor Islam, nuk fituan gjë, dhe kanë elita anti-Islame në pushtet, që po katolicizojnë Shkupin, Tetovën e Kumanovën, ditë e për ditë krahas ortodoksizimit me projektin “Shkupi 2004”. Pakoja e Ahtisaarit, hapi rrugën drejt ndarjes së Kosovës, respektivisht veriut të saj, që do të ndajë si muslimanë me Sanxhakun, si dhe poashtu hapi rrugën e getoizimit të ri në Anamoravë, për ta pamundësuar bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovë. Motrat tona me hixhab, përndiqen nga shkollat ditë e për ditë, nga sistemi francezo-laik (siç i konsideron Wallach Scott në librin e tij “Politics of the Veil” modelet laicite në Ballkan) i Thaçit, krahas diskursit e ligjërimit gjysëmpublik e publik anti-Islam të politikës, mediave, e minorancës katolike. Në Shqipëri, Islami është kthyer në objekt ataku, nga politika ditore dhe nga kushdo që mundet që të shkarravisë ndonjë shkrim. Shtrohet pyetja : si të gjinden 10 muslimanë në krejt Ballkanin, që u thonë STOP këtyre avazeve ? A të presim vetëm nga mëshira kaure, nga ndonjë dhunti e Allahut pa i'a bërë fare ne vi, apo vetëm nga Turqia e vetë-rimëkembur deri diku nga vullneti Islam, që të na shpëtojë nga katrahura? Deri më tani, ajo që i ka mbajtur, po i mbanë e do t’i mbanë subjekt historik muslimanët në Ballkan, duket të jetë vetëm nataliteti si kader mbijetese kundrruall kaurëve.  Diçka më konkrete, në rigjallërimin Islam, nuk duket në horizont. Madje, përkundër etapës së parë që u përshkua me luftën ndaj Islamit nga jashtë, dhe etapës së dytë që pos luftës nga jashtë u karakterizua edhe me luftën nga brenda, etapa e tretë (kjo e sotshmja), po karakterizohet për më tepër edhe nga letargjia, pasiviteti dhe përqarjet jo të pakta në vetë meset dhe ambientet muslimane në Ballkan.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme