Frika nga i huaji dhe frika nga Islami.. në Evropë

Autori në librin e tij foli për rreziqet që kërcënojnë “superioritetin gjerman” në kohën e tashme dhe në dekadat që do të vijnë. Sipas mendimit të tij, rreziqet qëndrojnë në atë se të rinjtë gjerman nuk po tregojnë  interesim për  shkencat teknike, financiare dhe administrative. Kjo i len ata në margjina apo jo superior. Rreziku tjetër qëndron në natalitetin e lartë  të myslimanëve në Gjermani, siç janë turqit dhe arabët, numri i të cilëve arrin në 4 milionë. Problemi me myslimanët,  sipas Saratsinit,  qëndron në atë se myslimanët vijnë prej racave primitive, kurse Islami posedon një sistemi të besimit dhe të jetës që nuk stimulon lirinë dhe nuk nxit në superioritet dhe në zbatimin e  ligjit.

Ky konstatim hasi në kritika të rrepta jo vetëm nga ana e  myslimanëve, por edhe nga shumë të tjerë. Për këtë, autori i librit humbi vendin e punës në Bankën  Qendrore të Gjermanisë, për çka ai nuk u pendua, sepse  libri po shitej  më mijëra ekzemplarë në ditë. Në anën tjetër autori u kthye në yll televizioni dhe njëri prej “intelektualëve” të mëdhenj gjermanë, i cili po i tregonte gjermanëve për rreziqet e mëdha që po e pritnin në të ardhmen.

Me rastin e ardhjes së përvjetorit të bashkimit të Gjermanisë, ku foli presidenti gjerman Kristian Wolf, si çdo herë. Ai nuk mund t’i shmangej temës së qytetarëve të shtetit të tij të besimit myslimanë. Edhepse ai ishte shumë i kujdesshëm, por disa prononcime të tij shkaktuan polemika më të mëdha se sa që kishte shkaktuar libri i Saratsinit. Presidenti Wolf tha: “Historia e kulturës dhe fesë gjermane është histori çifuto-krishtere, por edhe Islami është poashtu pjesë e Gjermanisë së sotme dhe kulturës së saj. Shoqëria gjermane është shoqëri pluraliste, andaj pluralizmi nuk e përjashton unitetin dhe integrimin”. Kështu pra disa  kritikuan për shkak të krahasimit të Islamit me Hebraizmin dhe Krishterimin, kurse disa për shkak të realizimit të integrimit, për arsye se myslimanët nuk po integrohen.

Një numër i konsiderueshëm i mori në mbrojtje ekzistencën e  myslimanëve në Gjermani, sepse edhe myslimanët janë qytetarë të barabartë sikur edhe qytetarët tjerë, të cilët i mbron ligji. Mirëpo, ata duhet të integrohen në “sistemin e jetës” si në Gjermani, ashtu edhe në vendet tjera evropiane, duke i pranuar liritë fetare. Me “sistemin  e jetës” ata kanë për qëllim, që gratë të mos mbajnë shami, burrat të mos lëshojnë mjekra dhe myslimanët të mos banojnë në lagje të veçanta. Të mos ndërtojnë shumë xhami e minare, të pranojnë kritikën duke mos konsideruar atë cenim të fesë dhe nderit të tyre dhe të mos i detyrojnë vajzat e tyre të ndjekin një program të caktuar në edukim dhe martesë.

Por, ajo e cila më së shumti u vërsul kundër presidenti Kristian Wolf ishte kancelaria gjermane, Angela Merkel, e cila e shpalli  “të dështuar integrimin” në Gjermani, që kishte  për qëllim dallimin e myslimanëve sipas mënyrës së veshjes dhe mënyrës së  jetës.

Shikuar realisht,  numri i myslimanëve në Evropë, është në rritje të vazhdueshme. Ky numër në Francë arrin në 6 milion, kurse në Gjermani 4-5 milionë. Sidoqoftë u rrit numri i myslimanëve më Evropë apo jo ata paraqesin “problem”, në veçanti në Evropën Perëndimor apo në atë Qendrore, ku është shtuar numri i tyre për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme, duke kërkuar kushte  për një jetë më të mirë. Poashtu lumi i të shpërngulurve vazhdon nga myslimanë afrikan, arab, aziatik etj., në të njëjtin drejtim, nga ato vende, të cilat ankohen për ekzistencën e myslimanëve aty. Atëherë pyetja që shtrohet para nesh ka të bëjë me atë:  Si ti kuptojmë ankesat  e të dyja palëve? Dhe a ka Islami të ardhme në Evropë?

Nëse i bëjmë një vështrim gjendjes së myslimanëve në Evropë shohim se ata ballafaqohen me sfida  të shumta. Ligjet e reja për çdo ditë e më tepër po e vështërsojnë hyrjen, qëndrimin dhe marrjen e nënshtetësisë. Në anën  tjetër numri i myslimanëve që jeton në Evropë arrin në 30 milionë, kurse numri i evropianëve është 400 milionë. Lidhur me këtë, analisti nga Bejruti, Ridvan Es-sejid thotë: “Ky numër është i madh sa që  ata nuk mund të zhduken, por është edhe i vogël sa që ata nuk paraqesin kurrfarë rreziku për identitetin evropian.  Andaj, si mund të kuptohet frika e gjermanëve francezëve, belgëve, holandezëve  etj. , nga Islami.!?”

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme