
Kardavi, në një prononcim privat, mbrëmjen e së mërkurës, deklaroi: “Unë thërras rininë arabe dhe islame në Egjipt, Algjeri, Mauritani dhe në vende tjera, të cilët deshën ta kallin veten si shkak i pakënaqësisë me aktualitetin dhe pesimizmin për të ardhmen e tyre, i thërras: O ju të rinj të lirë! “...mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun” , “...pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi”, vërtet pas natës vjen mëngjesi dhe se orët më të errëta të natës janë ato që ia paraprijnë agimit.”
O ju të rinj- shtoi Kardavi- ruajeni jetën tuaj ngase ajo është dhunti prej Allahut dhe assesi mos e shuani atë dhunti me zjarr; ata që nuk kanë të drejtë të jetojnë janë pikërisht zullumqarët, andaj, ju bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur ngase e sotmja ka te nesërmen ndërsa e nesërmja është afër.
Ne, nënvizoi Kardavi, disponojmë me mjete me të cilat mund t’i rezistojmë padrejtësisë pa patur nevojë fare ta mbysim veten. Gjithmonë hallalli të mjafton ndaj haramit.
Kardavi nuk harroi të përmend edhe një keqkuptim përkitazi me fjalimin e tij rreth të riut tunizian, Muhammed Ebulazizit, djegia e të cilit shkaktoi revolucionin në popullin tunizian. “Unë nuk kam shkruar ndonjë Fetua përkitazi me këtë temë; e tëra që kam bërë është një koment që ia kam dhënë rastit në emisionin Esh-Sheriatu ve’l Hajah, ku kam potencuar se përulem para Allahut dhe e lus që ta fal atë të ri duke anashkaluar atë veprim të tij që bie ndesh me parimet islame, të cilat ndalojnë mbytjen e vetvetes. Allahu ka thënë: “...dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.” en-Nisa, 29.” - deklaroi Kardavi.
I kam ftuar vëllezërit në Tunizi dhe në mbarë botën që të lutemi bashkërisht për këtë të ri, i cili gjithsesi se nuk mund të kontrollonte veten; ishte disi në një shpërthim ndjenjash, nuk kishte në dorë veten dhe as vullnetin e tij. Ai ishte i ngjashëm me gjendjen e hidhërimit (tek burri), e cila nuk shkakton pasoja juridike të shkurorëzimit.
Kardavi përfitoi nga rasti dhe sqaroi një rregull fetar, sipas te cilit, dispozita pas sprovimit nuk është sikur ajo para tij; pas sprovës mundohemi te gjejmë lehtësim aq sa te kemi mundësi.
Do te detyroja organizata qeveritare – tha Kardavi- që të pyesin veten: “Çfarë e shtyu këtë të ri që ta djeg veten e tij?” e më pas të gjejnë zgjidhjen adekuate për këtë problem!
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI