Gruaja turke

Evropianët kanë mendime shumë të gabuara në lidhje me gruan turke dhe në veçanti, në lidhje me martesën me shumë gra. Në këtë çështje, edhe mendimet e amerikanëve janë të ndryshme, ashtu sikurse janë edhe mendimet e evropianëve. Ndarjet e panumërta dhe numri i madh i padive për tradhti bashkëshortore tregojnë në përgjithësi se edhe atje meshkujt janë për një jetë martesore me shumë gra. Në Amerikë gjendet edhe një sekt, anëtarët e të cilit quhen mormonë dhe që praktikojnë një jetë martesore me shumë gra.

 

Pejgamberi ynë ka urdhëruar kështu: “Tregoni respekt ndaj gruas, sepse është ajo që lind fëmijë. Allahu na ka urdhëruar që të tregojmë dashuri dhe dhembshuri ndaj gruas.” Për këtë arsye, në vendin tonë nuk mund të bëhet fjalë për dhunë ndaj grave ose për përpjekje për t’i nënvlerësuar ato. Është e vërtetë se Kur’ani urdhëron që gruaja duhet të ndjekë burrin e saj, por edhe Ungjilli urdhëron të njëjtën gjë. Ashtu si në Evropë, edhe në Turqi gruaja sipas aftësive të saj, pak ose shumë, duke filluar nga familja e saj, ka ndikim në mjedisin ku jeton. Te ne, me anë të një vendimi shumë të vyer, është ndaluar që gruaja të përzihet në politikë dhe ajo punë iu është lënë tërësisht burrave. Mirëpo, gruaja është ajo

që mbizotëron në shtëpi dhe ajo është e para që zë vend në zemrat e fëmijëve; si mund ta mohojnë evropianët rolin e gruas në jetën tonë, meqenëse edhe fëmijët e saj punojnë jashtë shtëpisë?

 

Në shumë vende njerëzit e spikatur nuk e shohin aspak të përshtatshëm që gratë të mbisundojnë nëpër rrugë dhe salla, duke pasur një liri të tepruar, e as burrat, që janë zotërinjtë e njohjeve të reja, të bëhen thjesht shërbyes të tyre. Sipas thënieve, kjo situatë është e pranishme edhe në Amerikë.

 

Kur në dhomën e mysafirëve shoh fytyrat e grave evropiane që iu pëlqen vetja, unë bëj krahasimin e tyre me gratë turke dhe krahasimi im nuk është në favor të grave evropiane. Përse evropianët flasin keq për gratë tona? Nga pikëpamja e moralit, a mund të krahasohen gratë evropiane me gratë tona? Në krahasim me gratë në Evropë, gruaja në Lindje a nuk është më e lidhur me familjen, më besnike dhe më e bukur? Te ne gruaja i përkushtohet tërësisht familjes së saj dhe i përket një burri. Gruaja evropiane ka shumë liri për t’u quajtur një grua e përkryer.

 

Bile, është për të ardhur keq për meshkujt evropianë, nëse gjysma e atyre që shkruhen nëpër gazeta dhe libra në Evropë është e vërtetë.

 

 

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme