
Gjithashtu, i njëjti kuptim i jepet po asaj fjale në përkthimin e Kur'anit në gjuhën Urdu. Ky kuptimi, sipas mendimit tim, me pak ndryshime, është bërë i njohur edhe tek ne. Në të vërtetë, edhe unë deri në vitin 1954, kur e kam publikuar punimin tim "The mind Al-Qur’an Builds", i kam dhënë të njëjtin kuptim kësaj fjale, duke përmendur ajetet e Kur'anit të cilat gjenden në atë punim. Më pas, kur hulumtova material nga Kur'ani dhe Hadithi, për punimin tim të ri "Bases of Islamic Culture" (Bazat e Kulturës Islame), të publikuar në vitin 1959, e kamë parë senë atë drejtim Pejgamberit të All-llahut xh.sh. i është bërë padrejtësi e madhe nga pjestarët e umetit të tij.
Kësaj çështje i kam kushtuar kujdes të veçantë. Kam fituar përshtypjen se përkthimi i tillë ka rrjedhë nga një mendim tjetër i cili ka dominuar tek pasuesit e Islamit. Ky mendim bazohet në atë se Pejgamberi i All-llahut xh.sh. ishte vetëm mjet, instrument i "vahjit" (Shpalljes), e cila i është shpallur përmes melekut Xhebrail, gjegjësisht ishte vetëm si një automat, i cili nuk kishte personalitetin tij, dhe se roli i tij ishte vetëm që Shpalljen t’ua komunikojë të tjerëve në atë formë siç i është shpallur atij. Para komentatorëve të Kur'anit ishte një problem, për ta bindur plotësisht botën se teksti Kur'anor i qëndron besnik pastërtisë së tij, se Pejgamberi a.s. asgjë nuk ka shtuar në të nga librat e shenjta të mëparshme dhe as që ka ndryshuar në asnjë mënyrë asgjë në tekst dhe ata e kanë ndjerë se atë mundë ta bëjnë vetëm në atë mënyrë duke ia mveshur padrejtësisht nga ana e All-llahut xh.sh. gjendjen e analfabetizmit. Kjo, gjithashtu ishte mënyra më e lehtë që të vërtetojmë konstatimin për Kur'anin se është i garantuar nga vetë All-llahu xh.sh., se teksti i tij do të jetë i pastër dhe i pa ndryshuar për të gjitha kohërat.
Mund të parashtrohet pyetja: a është analfabetizmi kriter i pejgamberllëkut? A ishte, p.sh. Musa a.s. analfabet? A ka ndonjë nga pejgamberët, i cili ka qenë person i autorizuar nga ana All-llahu xh.sh. t’ua komunikoj njerëzve për rreth vetës Shpalljet e Tij, ndonjëherë që ka tentuar ta ndryshoi atë Shpallje? Nëse përgjigja është negative, pra, nëse nuk mundet, pse atëherë Muhammedi a.s. të jetë i vetmi i caktuar si analfabet?
Është e qartë se komentatorët e Kur'anit nuk e kanë kuptuar sa duhet kuptimin dhe peshën e detyrës së atij i cili ka nderin që të pranoj Shpalljen nga vetë All-llahu xh.sh. Kjo detyrë e rëndë nuk qëndron në faktin se Pejgamberi i All-llahut xh.sh. nuk është vetëm komunikues i Shpalljes ose Librit të cilin e ka pranuar, por ai ka qenë i obliguar t’ua mësoj njerëzve këtë Libër, t’ua komentoj dhe t'ua sqaroj urtësinë dhe qëllimin i cili qëndron në të, po ashtu të merr masa për pastrimin e jetës së tyre.
All-llahu xh.sh. thotë: “Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin krejtësisht të humbur”. (Kur'an 3:164)
Nëse ajo detyrë e tillë i është parashtruar pranuesit të Shpalljes, gjegjësisht Pejgamberit të All-llahut xh.sh., atëherë detyrimisht lind pyetja: çfarë përgatitje intelektuale dhe arsimore, përkrah asaj morale dhe shpirtërore, është dashur të ketë Pejgamberi a.s., që të mundet me besnikëri të pranoj këtë mesazh të shenjt? Se ai i është përgjigjur kësaj detyre me tërë potencialin e qenies se tij, kjo është fakt historik. Atëherë, ku është ai material i cili do na ndihmojë për të mësuar rreth përgatitjes së tij (arsimimit)?
Është për të ardhur keq, se historianët të cilët kanë jetuar në ato kohëra, i kanë kushtuar shumë pak vëmendje jetës së Pejgamberit a.s. deri në moshën dyzet vjeçare të jetës tij, ose deri në momentin e Shpalljes hyjnore, e cila kishte filluar t'i zbriste. Ata e kanë koncentruar vëmendjen e tyre në kohën e pejgamberllëkut të tij, duke i paraqitur kështu edhe detajet më të vogla të atyre ditëve. Asnjëri nga ata nuk i ka shkruar më tepër se tridhjetë faqe, për periudhën e më hershme të jetës së Alejhis-selamit, kur inteligjenca e tij u rrit dhe u zhvillua për të arritur në shkallën kur All-llahu xh.sh. e konsideroi të aftë për të pranuar Shpalljen e fundit të All-llahut xh.sh. Sikur, detajet e jetës së më hershme të Pejgamberit a.s. të ishin shënuar në të njëjtën masë, sikur se janë shënuar të dhënat nga pjesa e jetës së më vonshme, atëherë ne nuk do të binim në një gabim jo të zakonshëm, që atë ta quajmë person analfabet. Është momenti i fundit, që studiuesit, të cilëve iu intereson historia Islame, ta përqendrojnë vëmendjen e tyre, në këtë lëshim serioz të qasjes në jetën e Muhamedit a.s.
Detyra primare Pejgamberit tone a.s., ndaj Kur’anit famëlartë, ishte që atë t’ua mësoj njerëzve. Si përgatitje minimale e atij i cili ua mëson njerëzve librin e All-llahut xh.ah. dhe ua komunikon ato njohuri që përfshihen në të sipas vet Kur'anit, është që të zotëroi shkrimin ose të paktën, të jetë i aftë të lexoi atë që është e shkruar me laps. “Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Kur’an 96:3-5).
Duhet potencuar se shumica e ajeteve të cilat flasin për nevojën a arritjes ose nxënies së diturisë, për përdorimin e lapsit dhe mjeteve tjera të shkrimit, i takojnë periudhës së hershme mek-kase të pejgamberisë së Alejhis-selamit. Në fakt, një sure – kaptinë mekkase emërtohet me emrin “Lapsi” (“Suretul-kalem” = Nun). Kur Kur’ani i jep tërë këtë rëndësi shkrimit për përhapjen e diturisë ose për mësimin e Kur’anit, atëherë, a është logjike që vet Pejgamberi a.s. gjatë gjithë jetës së tij ta ketë refuzuar lapsin dhe të mbetet analfabet, natyrisht pasi e kishte për obligim, si Pejgamber i All-llahut xh.sh. t’ua komtoi njerëzve Kur’anin? Këtu përsëri e tërheq vërejtjen në ajetin e cituar më parë: “Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur”.( Kur’an 3:164).
Është shumë e çuditshme që komentuesit dhe përkthyesit tanë të Kur’anit e kanë lënë në harresë faktin se Kur’ani famëlartë në mënyrë të qartë e vërteton se Muhammedi a.s.: “I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.” (K 98: 2-3). Ja, Kur’ani nuk e vërteton se Alejhisselami ka mësuar vetëm përmendsh, por lexon nga fletët e shkruara.
Pejgamberi a.s. si mësues i njerëzimit, e ka theksuar se të gjithë njerëzit janë të obliguar të fitojnë dituri, si meshkujt po ashtu edhe femrat, e këtë kanë mundur ta arrijnë vetëm përmes përdorimit të lapsit (letrës).
Se Alejhisselami i ka dhënë përparësi më shumë nxënies së diturisë se sa vet namazit jo obligativ (nafile), shihet qartë nga këto hadithe:
1. Transmeton ibni Omeri: “Një rast Alejhisselami i kishte vërejtur në xhami dy grupe njerëzish të cilët rrinin në xhami dhe tha: Të dy grupet janë të mira, por njëra është e angazhuar në punë më të mira se tjetra. Njëra po e lut All-llahun për mëshirë; Është çështje e All-llahut a do t’i mëshirojë apo jo. Përderisa, grupi tjetër është i preokupuar me nxënien e diturisë, për t’ua përcjell më pas atyre që nuk dinë. Në fakt, edhe unë jam i obliguar për të mësuar. Duke thënë këtë, ai u ul në mes të këtij grupi.
2. Në “Kunuzul-hakaik” është ky hadith: “ Forma më e mirë e përkushtimit të ndaj All-llahut Fuqiplotë, është kërkimi i diturisë”.
3. Në Evsatin e Tabraniut dhe në Bezzaz ka një hadith tjetër: “kërkimi i diturisë (mësimi dhe studimi) është i mirë se namazi (nafile)”.
Historia na tregon se Alejhisselami, me qëllim të kryerjes së kësaj detyre primare – arsimimit të njerëzve të tij – kishte shkollë të veçantë, e quajtur “Suffa” menjëherë pas xhamisë së tij, vet i mbikëqyrte nxënësit dhe mësimdhënësit, por edhe vet, kur iu jepte rasti kryente detyrën e predikuesit. Ata të cilët e përfundonin këtu trajnimin, dërgoheshin në anë të ndryshme të vendit që të organizojnë kurse ose trajnime të ngjashme. Në “Suffa” kishte pjesëmarrës në trajnime nga të gjitha grupmoshat, kurse një ditë ishte e ndarë veçantë për gra.
4.Alejhisselami, në realitet ishte aq i barabartë në përhapjen e shkrimit në mesin e pasuesve të tij – nxënësve të kësaj shkolle – sa që ka kërkuar nga çdo i zënë rob të cilët ishin kapur në luftën e Bedrid, dhe dinin shkrim lexim, që të mësonte dhjetë sahabeve shkrim leximin, si kompensim për lirimin e tyre, në vend që ta paguanin këtë kompensim me para.
5. Gjithë ashtu historia na tregon se të gjithë anëtarët e familjes së tij, meshkuj dhe femra, duke i përfshirë këtu edhe shërbëtorët si dhe rrethin e shokëve të ngushtë të tij, së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, të cilët kishin ditur shkrim lexim ende pa pranuar Islamin, apo pas saj, ai prej tyre ka kërkuar të mësojnë të shkruajnë. Jo vetëm atë, por ka kërkuar edhe nga valitë të cilët i dërgonte në anët e ndryshme të vendit ti arsimojnë njerëzit nën mbikëqyrjen e tyre personale.
A do të mundet një udhëheqës i tillë i popullit, i cili ishte aq i vendosur në krijimin e mundësive për mësimin e umetit të tij, si parakusht për arsimim të mëtutjeshëm, e që vet të hiqte dorë nga kjo mirësi?
Nuk ka dyshim se Kur’ani i jep Muhammedit a.s. epitetin “UMMI” apo sikur një ndër “UMMIJJUN” .
Athua, fjala “ummijjun” dhe “ummijun” ka kuptimin vetëm analfabet? Fjala “ummijjun” shumësi “ummijun” përmenden në një numër të ajeteve në Kur’an. A kanë ato të njëjtin kuptim në të gjitha vendet? Fjala “ummi” ka shumë kuptime. Në kuptimin etimologjik do të thotë: “ njeri të cilin po sa e ka lindur nëna”. Duke pasur parasysh këtë fazë të jetës, është nxjerr kuptimi “ai i cili nuk di të shkruaj as të lexoi”. Shprehja “ummi” gjithashtu do të thotë “ai i cili ka jetuar në Mekke” për të cilën atëherë ishte bërë i njohur ky term për ata të cilët nuk ishin pasues të librave hyjnor apo nuk kanë pasur libër të vetin, e as fletushka të shpallura“Ummul-Kura” (Metropol). E njëjta shprehje dmth-ën dhe “ ai i cili nuk kupton përmbajtjen librave të mëparshëm (të shenjt) semit” si dhe ai i cili “ që nuk është pasues i judaizmit apo krishterimit (ehlikitabeve)” ndërsa “ummijjun” (shumës) do të thotë ata të cilët nuk janë pasues të librit hyjnor apo nuk e kanë pasur as librin e tyre e as fletushka, si arabët para Kur’anit. Kur fjala “ummi” ka domethënie kaq të madhe, pse studiuesit tanë, myslimanët dhe jo myslimanët, fjalës “ummi”, kur ka të bëjë me Alejhisselamin, i japin vetëm kuptimin në aspektin etimologjik “Ai i cili nuk di të shkruaj e as të lexoi” , kështu dhe mekkasit, fjalën “ummijjun” e shënojnë si njerëz analfabet”?
Kjo famë e analfabetizmit i ka rrënjët në shprehjen “Ahdulxhahilijje” (Koha e injorancës) të cilën më vonë historianët mysliman e quajnë koha paraislamike tek arabët, gjë që çoi në mendimin fantastik, që kjo të përkufizohet veçanërisht me jetën paraislamike të mekasve. Fjala xhahiljet, sikurse edhe fjala “ummi” nuk duhet gjithnjë të merret vetëm në kuptimin etimologjik. Ajo këtu ka kuptimin mosnjohjen e librave të mëparshëm hyjnor semit, ose mosnjohja e mënyrës së jetesës sipas parimeve të shpalljes së (mëparshme) hyjnore. Arabët e Mekkes, në kohën e Pejgamberit a.s. nuk kanë qenë shoqëri barbare, ku shumica e njerëzve ishin analfabet, por në të kundërtën kanë qenë një shoqëri e organizuar me rregulla dhe obligime të caktuara qytetare dhje me numër të mjaftueshëm njerëzish të arsimuar. Ky fakt pjesërisht është sqaruar në punimin e sapo publikuar në Hajdarabad.
Megjithatë, Mekka ka qenë qendër ndërkombëtare tregtare me shërbim të vetin ekonomik dhe përfaqësi tregtare në tokat e ndryshme arabe dhe vendet për rreth. Me tregti janë marr banorët e pasur të Mekkes, si meshkuj ashtu edhe femra, sa që kanë themeluar edhe shoqëri aksionare. Stërgjyshi i Muhammedit a.s, Hashimi, njeriu më me ndikim në mesin e Mekkasve për kohën e tij, ka lidhur marrëveshje tregtare me perandorin Bizantin Herakliun, me mbretër dhe perandorë Persian. Pozita e tij në mesin e njerëzve elitë në Mekke, ka qenë aq e lartë sa që njëherë perandori Bizantin personalisht i kishte dhënë një letër si rekomandim për perandor të Abisinisë.
Hatixheja r.a. më vonë bashkëshortja e Pejgamberit a.s. ka dërguar kohë pas kohe karavane me përafërsisht 2.000 deve, të ngarkuara me mallra llojesh të ndryshme. Me një pozitë të tillë, Mekka është bërë qendër tërheqëse edhe për poet, meshkuj dhe femra, prej anëve të ndryshme të Arabisë si dhe prej Jemenit dhe Nexhdit, të cilët i kanë bërë shprehi të organizojnë gara letrare me poezitë e tyre në Ukaz, vend afër Mekkes. Mekkasit, me shumë entuziazëm i përcillnin këto konkurrime saqë ato poezi që në ato takime vlerësoheshin si më të mirat i shkruanin me dorëshkrimin më të bukur dhe i ekspozonin mu në hyrje të Qabesë. Ato quheshin “Mual-lakat” (të varura). Në të njëjtin vend, në hyrje të Qabesë, gjithashtu kanë qenë të vendosura edhe shpalljet publike dhe njoftimet, kur Mekkasit vendosen ta bojkotojnë familjen e Pejgamberit a.s., Benu Hashim për shkak të aktivitetit të tij në thirrjen e njerëzve në Islam, dhe ai vendim ka qenë i varur aty që Mekkasit të mund ta lexojnë dhe ti përmbahen rregullave të tij. (Iben Hisham: Siretu Resulilah, kap.I, f.317).
Pa dyshim ajetet e Kur’anit në vazhdim kanë kontribuar shumë që të
krijohet bindja se Pejgamberi a.s. ka qenë analfabet:
“ Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit” (Ankebut:48)
Domethënia e këtij ajeti nuk është ajo që kuptohet në shikim të parë. “Kitab” këtu nuk është për qëllim libri në përgjithësi, mirëpo “libri i Dhiatës së Vjetër dhe asaj të Re” e të cilat kanë qenë të shkruara në gjuhën të cilën Pejgamberi a.s. nuk e njihte (kuptonte). Është e vërtetë që kishte disa Hebrejë që thanë se Muhammedi a.s.ka marr disa pjesë nga Tevrati i tyre.
Kështu që ky ajet ka zbritur për ti demantuar pohimet e tyre, duke vërtetuar se ai a.s.nuk e njihte gjuhën e shpalljeve të mëparshme e që të ketë mundësi që fshehurazi të huazoi prej tyre. Kjo kurrsesi nuk do të thotë që Pejgamberi a.s. ka qenë analfabet dhe nuk ka ditur të lexoi në gjuhën arabe, që është gjuha e Kur’anit dhe gjuha e tij amtare.
Krahas kësaj duhet cekur se Muhammedi a.s., si jetim, ishte rritur pranë gjyshit të tij, i cili ishte në pozitë udhëheqëse në shoqërinë mekkase. Sigurisht, ai i ka kushtuar kujdes të atillë nipit të tij Çfarë i përgjigjet pozitës së tij, posaçërisht kur historianët e parë Islam vërtetojnë se ai është kujdesur shumë që nipi i tij, si njeriu “i cili do të arrij famë, Çfarë nuk e arriti asnjë arab, në të kaluarën e as që do ta arrij në të ardhmen. Pastaj, a mundet që xhaxhai i tij Ebu Talibi, si njeri i arsimuar që ishte, e që e arsimoi djalin e tij Aliun r.a., dhëndrin e ardhshëm të Muhammedit a.s. të mos e arsimonte nipin e tij, i cili i ishte besuar në përkujdesje dhe të lejonte që ai të rritet si analfabet?
Në bazë të hulumtimeve është vërtetuar që jo vetëm në Mekke, por edhe në Medine dhe Taif, kanë ekzistuar shkolla për fëmijë djem dhe vajza së bashku, në të cilat në planprogram të rregullt kishin mësimin e fëmijëve shkrim leximin. Gjithashtu ceket se si disa fëmijë që nuk mjaftoheshin vetëm me shkrimin në tabelat e tyre të drurit, kanë shkruar edhe në muret e shkollës.
Duke jetuar në këto rrethana, a ka mundësi që një fëmijë, Çfarë ishte Muhammdei a.s., prej të cilit gjyshi i tij priste që të luante një rrol të madh në historinë e arabëve të mbetet jashtë rrethit të shokëve të tij, fëmijëve Kurejsh, të cilët zakonisht kanë vijuar shkollimin?
Dihet se para marteses me Hatixhen r.a. Muhammedi a.s. ka qenë i punësuar te ajo si agjent tregtar, të cilin ajo e dërgonte në krye të karvanëve të mëdhenj dhe të bënte marrëveshje tregtie. Sigurisht që ajo nuk do t’i besonte këto punë kaq të mëdha tregtie – biznesi një njeriu i cili nuk dinte të shkruaj e as të lexojë, e as të bëjë llogaritjet më të thjeshta. Historikisht dihet se ajo sa herë që kthehej ai nga udhëtimi i tij tregtar, shikonte llogaritë dhe me kënaqësi konstatonte se ai me kujdes kishte kryer punët të cilat sillnin fitime të mëdha.
Gjithashtu historianët shënojnë se Muhamedi a.s. kishte organet udhëheqëse personale për kryerjen e punëve administrative – shtetërore. Personeli i tij, nga këto organe që udhëhiqte korrespondencën e tij me udhëheqës të vendeve të ndryshme njihte gjuhën e vendeve përkatëse. Në të vërtetë edhe në Medine janë marr masa që ata sahabij të cilët i kishte zgjedhur që të jenë sekretarë ose emisarët e tij, të mësojnë greqisht, persisht, koptisht dhe gjuhën e Etiopisë. A mund të paramendohet që Pejgamberi a.s. nuk ka mundur as ti përcjell se Çka shkruajnë nëpunësit e tij?
Nga e gjithë kjo më bëhet e qartë që epiteti “UMMIJJ”, të cilin Kur’ani i jep Muhammedit a.s. nuk mund të kuptohet në kuptimin e tij etimologjik si “i po sa lindur” ose “analfabet”. Në literaturën e Hadithit kamë hasur në shumë tekste të cilat mund ta hedhin poshtë një mendim të tillë. Do ti ceki vetëm disa nga ato tekste përmes së cilave do ta zgjoi vetëdijen mu te atyre njerëzve që pohojnë se Muhammedi a.s. ishte analfabet.
1. Fillimisht po përmendi marrëveshjen e njohur të Hudejbisë. Marrëveshjen e kanë lidhë Suhejli, si përfaqësues i palës kundërshtare Kurejshite dhe Muhammedi a.s. Aliu r.a. kushëriri i Muhammedit a.s. më vonë halife ka qenë i urdhëruar nga Pejgamberi a.s.të shkruaj dokumentin (kontratën) sipas diktatit të tij. Fjalia e parë ishte: “Këtë e lejuan Pejgamberi i All-llahut xh.sh. dhe Suhejli.....Menjëherë Suhejli reagon: “Sikur të pranonim ne ty për Pejgamber të All-llahut, nuk do të luftonim kundër teje! Ti je Muhammedi, i biri i Abdullahut”. Muhammedi a.s. tha: “Unë jam Pejgamber i All-llahut dhe Muhammed, i biri i Abdull-llahut”., dhe Aliut që ta tërheq fjalët: “Pejgamber i All-llahut”. Aliu u përgjigj: “Pasha All-llahun, kurrë nuk do ta tërheq”! Më pas Muhammedi a.s. e morri kontratën nga Aliu dhe me dorën e tij shkroi: “Muhammedi, djali i Abdullahut”.
2. Katani, studiues i njohur nga Maroku, në veprën e tij “ Kitabut-terati-bilidarije”, të botuar më 1346 h., në kapitullin “ Udhëzimet e Alejhisselamit për shkrim lexim” i cek shembujt, duke u mbështetur në “Shifa” Kadi Ayaza, se si Pejgamberi a.s. personalisht i ka mësuar shumë të rinj shkrim lexim, në mesin e të cilëve edhe Zejd iben Thabitin, Xhabir ibni Abdullahun dhe Muaviu r.a.
3. Buhariu transmeton se si Muhammedi a.s. njëherë i dha Aliut r.a. një letër sekrete me udhëzime të veçanta që të mos e hapte dhe të shikonte emrat e njerëzve të cilëve u dërgohej, gjersa të kalonte distancë të kaluar miljesh dhe vetëm atëherë të shikonte ku të shkonte dhe kujt t’ia dorëzonte letrën. Përderisa Muhammedi a.s. ka shfaqur kaq kujdes ndaj Aliut r.a., sigurisht që këtë letër nuk e ka shkruar askush tjetër, por vet Muhammedi a.s.
4. Historiani i madh arab Iben Haxher Eskalani i shekullit VIII, i cili ishte komentatori i Buhariut, tërheq vërejtjen nga kundërthëniet e shumta që mbretëronin në mesin e dijetarëve të asaj kohe rreth kësaj Çështje, duke u bazuar në hadithe dhe në mendime të dijetarëve, jo vetëm të Azisë perëndimore, por edhe të Afrikës Veriore, mendimi i tij është se: ”Muhammedi a.s. ka ditur të shkruaj dhe të lexoi.
5. Askalani gjithashtu transmeton që Muhammedi a.s. i kërkoi në një rast që të shkruaj një deklaratë për Akra Iben Habis dhe O’inin, sipas diktatit të tij. Në lidhje me këtë O’ini personalisht deklaron: “I dërguari i All-llahut xh.sh. mori dokumentin në dorë, e shikojë dhe tha: “Krejt çka kam diktuar të gjitha saktësisht i ke shkruar”.
6. Iben Ebi Shejbe transmeton se Muhammedi a.s. para vdekjes së tij ka ditë të shkruaj dhe të lexoi. (Iben ebi Shejbe: El – Musannaf).
7. Duke folur për hadithet që i ka transmetuar Enes Iben Maliku, shërbëtori i Muhammedit a.s., Ramhurmuzi, Katibul-Bagdadi dhe Hakimi njëzërit transmetojnë: “Enesi r.a. nxori fletoren e tij dhe tha: Këto janë Hadithet që i kam dëgjuar nga Muhammedi a.s. dhe ia kam prezantuar atij që t’i shikoi”.
8. Iben ebio Shejbe transmeton nga Abdullah iben Ukbe Iben Mes-udi si në vijim: “I dërguari i All-llahut a.s. ka ditur të shkruaj dhe të lexoj para se të ndërroi jetë. Uxhali thotë se këtë ia ka transmetuar imam Shafiu, e imami ka thënë: ”Ai flet të vërtetën. Unë kam dëgjuar shumë hadithe që e vërtetojnë këtë fakt.” (Iben ebi Shejbe el Musannaf dhe Askalani: Fet-hul bari).
9. Buhariu, duke folur rrethj një ngjarjeje nga jeta e Muhamnmedit a.s. thot: “Ai (Muhammedi a.s. e mori letrën dhe shkroi”. (Buhari:Babu Umret Ilkaza).
10. Ka edhe të dhëna të tilla që flasin në lidhje me atë se Muhammedi a.s. me rastin e dhurimit tokës sahbeve të tij, në dokumente të ndryshme me dorën e tij, aty këtu ka shtuar fjalë që dokumenti të jetë më i kartë.
Mund të cekim edhe më shumë fakte, mirëpo këto që u përmenden janë të mjaftueshme për ta vërtetuar se Pejgamberi a.s. nuk ka qenë “ummi”, në kuptimin e “njeriut analfabet”, por ai dinte të shkruante dhe të lexonte në gjuhën arabe.
Mexhel-letu Rabitatu El Alem el Islamijji
Singapur, nr.9 Rebiul ahir 1385
Përktheu nga gjuha arabe: Ibni Mustafa
Marr nga revista GLASNIK nr.1-2/66
Përktheu nga gjuha boshnjake:
Esat Rexha