
Adoleshentët në sfidën e integrimit në botën e të rriturve
Fjala adoleshent vjen nga latinishtja “adolescere” që do te thotë “rritem” ose “maturohem”. Adoleshenca është nje moshe delikate, kritike për shkak te ndryshimeve te shumta psikike dhe sidomos fiziologjike që ndodhin tek njeriu. Zhvillimi bëhet me ritme të shpejta, por më shumë ndryshime shfaqen edhe në planin e formimit të personalitetit. Karakteristika kryesore e tij është paqëndrueshmeria e personalitetit. Vlerat e kundërta sociale, morale, synimet, dëshirat e tendencat bashkëjetojnë dhe luftojnë kundër njera-tjetres, duke përcaktuar kontradiktat e karakterit.
Adoleshenti nuk është gje tjetër veçse nje individ ne kërkim të identitetit të vet. Ai nuk e di se çfarë do të bëjë në hapin tjetër të jetës, si do të pritet nga të tjerët sjellja që ai bën, cila është sjellja e duhur, e shumë dyshime te tjera. Duke trajtuar veçoritë e moshës së adoleshencës, psikologia Ana Frojd shprehet kështu:
“Adoleshentët, nga njëra ane përfshihen me entuziazëm në jetën e shoqërisë dhe, nga ana tjeter janë të prirur për vetmi. Nganjëherë sjellja e tyre ndaj njerëzve të tjerë është brutale, megjithatë ato vetë janë jashtëzakonisht të prekshëm. Gjendjet e tyre emocionale luhaten midis optimizmit ndriçues dhe pesimizmit më të zymtë. Nganjëherë punojnë me entuziazëm të pasosur dhe nganjëherë janë te ngadalshëm dhe apatikë”.
Midis tipareve të shumta të personalitetit, veçanërisht, bie në sy ndjenja e të rriturit që shprehet në konceptin e “Unit”. Kur themi se fëmija po rritet kemi parasysh formimin e gatishmerisë për jetë në shoqërinë e të rriturve, si pjestar i barabartë i shoqërisë. Natyrisht adoleshenti është larg të rriturit, si në aspektin psikologjik, ashtu edhe në atë social. Ai, objektivisht nuk mund të përfshihet në jetën e më të rriturve, por synon drejt saj, duke pretenduar për të drejta të barabarta me to.
Ndjenja e të rriturit është formë e veçante e formimit të vetëdijes. Në këtë fazë zhvillohet e realizohet nevoja për të vështruar brenda vetes, për të krahasuar veten me të tjerët, për të vlerësuar mundësite e veta. Ky nivel i ndergjegjësimit të vetes është shprehje e rritjes cilësore të vetëdijes. Kjo sjell me vete edhe tendencën për t’u afirmuar dhe vetëafirmuar në shoqërine e moshatarëve.
Grupi ku adoleshenti kërkon të afirmohet luan një rol të rendësishëm në edukimin dhe formimin e personalitetit. Nese grupi shoqëror ku ai bën pjesë është në një shkallë të lartë të besimit, ku vajzat falin namaz, e përmendin Allahun xh.sh., kanë frike nga Ai, atëherë kjo do të ndikoje që edhe adoleshenti të fillojë të kryej obligimet fetare dhe ta shtojë adhurimin ndaj Krijuesit.
Ndjenja e të rriturit lidhet edhe me normat etike të sjelljes. Shfaqet nje kod moral i cili parasheh për ta një stil te qartë sjelljeje në marrdhëniet shoqërore me moshataret. Morali juaj islam eshte ne një shkallë të larte, pasi ju e doni shoqen per hir te Allahut, e ndihmoni ate për hir te Allahut, nuk merrni nepër goje njera-tjetren pasi e dini se ky edshte një gjynah i madh, keshilloni shoqen për nga e mira, dhe si rezultat ju keni nje shoqëri te paster, pa interesa dhe pa hile. Kështu që feja e Allahut ndikon ne formimin e nje personaliteti te fortë dhe te shëndoshe, pasi ju e dini se do te dilni para Allahut te Madheruar, do te jepni llogari per çdo veprim te kryer, dhe normalisht ju mateni mire para se te kryeni nje veprim. Pyeteni veten: “Vallë a e lejon Allahu nje gjë të tillë?”. Te jeni te sigurta se ate që Allahu e ka ndaluar është vertet e dëmshme per shoqeine dhe nuk ka asnjë dobi prej saj. Gjithashtu duke ditur qëllimin për te cilen ju jeni dërguar ne këtë jetë, nuk jepeni pas qejfeve te kësaj dynjaje, por i jepni nje kuptim te vertete jetes tuaj.
Ne sajë të zhvillimit te vrullshëm rritet shpejt interesi për paraqitjen vetjake te jashtme dhe si rezultat kemi formimin e një figure të re të “Un”- it fizik. Adoleshenti i përjeton thellë të gjitha të metat fizike qofshin reale apo imagjinare. Disproporcioni i pjesëve te organizmit, ngathtesia e lëvizjeve, parregullsia e tipare të fytyres, - të gjitha këto shkaktojnë hutim, ndjenjën e te qënit i pavlefshëm dhe mbylljes ne vetvete. Reagimet e rënda emocionale zbuten gjate marrdhënieve te ngrohta dhe të besimit të ndërsjelltë me njerëzit e afërt. Komunikoni me nënën tuaj, me një kushërirë më të madhe se ju, që ka më përvojë në të tilla probleme. Ne qoftese ju flisni me nënën, hapeni me të, do të shihni se do të ndjeheni më mirë, do te jeni më të sigurta në vetvete për t’i zgjidhur problemet. Nëna është psikologu i parë i jetës, ajo gjithmonë do t’ju këshillojë, do t’ju mbështesë dhe do t’ju ndihmojë, jo vetëm të kuptoni më mirë veten tuaj, por edhe për të kapërcyer dyshimet e pafundme që keni. Vetëm n.q.se ju flisni, prindi arrin t’ju njoh me mirë ju, t’ju njoh mendimet tuaja dhe sigurisht do t’ju ofrojë ndihmën e duhur. Po në se ju nuk komunikoni vazhdimisht me prindërit por vetëm në të rrallë kur ndesheni me një problem, nuk do të arrini të kuptoheni, do të lindin kontradita dhe ju do të merziteni shumë. Por kjo gje erdhi vetëm si pasojë e moskomunikimit, pasi prindi nuk ju njeh mjaftueshëm. Kështu prindi ju pengon për te veshur një rrobe që juve ju pëlqen, ju pengon për të dalë me shoqet pasi kanë frikë për ju se mos do gaboni në shoqëri. Ju duhet të përpiqeni t’i kuptoni prindërit tuaj, pasi ato vetëm për të mirën tuaj mundohen dhe me vonë me siguri ju do t’i falenderoni për disa prej pengesave të tyre. Prindërit kane frike për ju, pasi siç e përmendëm me herët kjo eshte një moshë delikate, ku ju jeni te paqëndrueshëm ne mendimet tuaja dhe kjo mund te ndikoje që ju te kryeni edhe nje veprim që me përpara as që e keni shkuar ne mend ta kryeni. Adoleshenca është periudha e cila kalon duke lënë gjurmë të thella në personalitetin e individit. Nje gabim i juaji do t’ju ndjekë gjatë gjithë jetës, do t’ju mundojë dhe kështu do te vazhdoni vargun e gjate të problemeve.
Gjithashtu ju jeni ne moshen që e doni të renë, dhe ju terheq ajo, kerkoni t’i ngjasoni bashkemoshatarëve tuaj. Pra, jeni nën presionin për tu pershtatur me grupin shoqeror e për te mos u diferencuar nga ai. Është pikerisht ky presion, shkaktar i shume problemeve si: duhani, droga, trafiku i qënieve njerëzore, stresi, depresioni apo edhe vetvrasja. Presioni i grupit dominon në vendimet e adoleshentit. Kjo gjë është e papërshtatshme, sepse është një zgjidhje e imponuar, jo e lirë dhe nuk ka se si te ketë një vazhdim e fund të mirë. Adoleshenti akoma nuk është rritur dhe nuk i njeh prapaskenat e disa njerëzve, qëllimi i të cilëve është përfitimi me anë të mashtrimit.
Realiteti që ju rrethon dhe me te cilen duhet te përballeni është tepër i ashpër. Dilemat që ju mbartni janë te tilla sa që keni nevoje për një pikë mbeshtetjeje. Mbeshtetjen më të madhe duhet ta gjeni te Allahun xh.sh., te keni besim te vetja dhe t’i largoheni pesimizmit. Allahu i Madheruar thote në, Kur’an në suren Jusuf , ajeti 87:
”Mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun ”.
Gjithashtu, të keni dëshire për tu përmirësuar, të jeni kërkues ndaj vetes për të bërë më të mirën e mundshme dhe gjithmonë thuajini vetes: “Unë mund t’ia arrij”. Do të shihni se kjo do t’ju ndihmojë shumë për të bërë të gjitha përpjekjet për të arritur atë çka dëshironi.
Një mënyre tjeter për të mos u dëshpëruar nga ndodhite e jetës, është që t’ia atribuoni suksesin tuaj, aftesive tuaja. Ne këtë mënyre ju do të zhvilloni një besim të madh se do t’ia dilni vazhdimisht mirë. Në rastin e dështimit nëse ia atribuoni shkaqet e dështimit përpjekjeve të pakta që keni bërë atëherë ju krijoni besimin se duke rritur përpjekjet do te arrini sukses. Por n.q.se ia atribuoni shkaqet e dështimit mungesës së aftësive, atëherë do të dështoni vazhdimisht.
Nxirrni mësime nga dështimi, shikojeni dështimin si një konkluzion të veprimeve dhe jo si fundin e tërë mundit tënd. Prano të metat, rrite aktivitetin tënd, por mos e quaj veten dështak. Zëvendësoji padurimin me durim e mature, gjakënxehtësinë me kujdes e mature, akuzat për moskuptim nga të tjerët me respect e mirëkuptim. Në momente të vështira mbështetju Allahut xh.sh., dhe mendo për zgjidhjen i qetë, pasi ndihma e Allahut nuk mungon asnjëherë. Nëse këto virtyte do bëhen pjesë e personalitetit tënd në këtë moshë, dije se ato do të të shoqërojnë natyrshëm gjatë gjithë jetës.
Lus Allahun që t’ju ndihmojë në rrugën tuaj të jetës, dhe t’ju ruaj nga çdo rrezik!
Pergatiti: Dhurata Kazazi