
Në Egjiptin e djeshëm një njeri i vetëm (Faraoni) kishte këtë program:
“مَا أُرِيكُمْ إِلَّا مَا أَرَىٰ وَمَا أَهْدِيكُمْ إِلَّا سَبِيلَ الرَّشَادِ
Unë nuk kam mendim tjetër t'ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar në tjetër pos në rrugën e drejtë!"” Gafir, 29.
Ndërsa në Egjiptin e sotëm 80 milionë thërrasin: “Populli do përmbysjen e regjimit!”
Populli i Egjiptit dje ishte durimtar ndërsa sot është revolucionar.
Për rininë e Egjiptit të djeshëm (rrejshëm) thuhej se janë të humbur dhe se kalojnë tërë natën me filma, muzikë, facebook, twitter, filma erotikë, ndërsa rinia e Egjiptit të sodit vërtetuan të kundërtën, dëshmuan se kjo qe një shpifje e pabazë dhe se ata janë burra madje edhe më të mëdhenj se mosha e tyre, më të thelle se që shiheshin, më të përpiktë në administrim dhe bashkëpunim se që mendoheshin, më burrërorë se liderët e tyre; ata qëndrojnë gjoksëhapur dhe me vete bartin lule për ushtrinë dhe policinë si dhe zgjasin duart e tyre si paqësorë, ndërsa disa bishtminj të regjimit, policë e jo ushtarë, nuk kursejnë plumbat mbi ta.
Egjiptin e djeshëm shumë e paramenduan si ujqër e lugetër, mu ashtu siç thoshte poeti:
Çobani ruan kopenë nga ujqërit
Por si do të jetë puna kur çobanët do të jenë vet ujqër
Ndërsa në Egjiptin e sotëm u vërtetua se ata nuk janë lugetër por luanë që ishin të mbyllur nëpër kafaze ndërsa tani u liruan për të shëtitur lirshëm në kopshtet dhe mejdanet e tyre. Kurse ujqërit që shqyen mishin e egjiptianëve, që çnjerëzuan nderin e të varfërve, që persekutuan thirrësit e së vërtetës, që internuan dijetarët dhe shkencëtarët, që zvarritën gazetarët e mendimtarët, që bllokuan gjyqësinë dhe administratën, ata janë ujqër me bishta që sot po shndërrohen në hije dhe që fshihen pas kafazeve; rinia sfidoi ujqërit, sfiduan edhe orën policore, u bashkuan me gjithë forcat e shumta të sigurisë që iu dolën përballë me lloje të ndryshme armatimi, që thënë të vërtetën, me të tilla armë dhe përgatitje do të duhej t’i drejtoheshin jo popullit por sionistëve, atyre që kanë uzurpuar tokat dhe Kudsin tonë, por ata, siç thotë poeti:
Edhe rregullat e rimave ia mësova
E kur tha “rimë” mua më injoroi
Ia mësoj hedhjen (e shtizave) çdo ditë
Ndërsa kur iu forcua krahu, mua më sulmoi
Rinia nuk u zmbraps me gjithë gjakun e qindrave që u derdh, me gjithë plagët e mijërave që u shkaktuan, ata marshuan paqësisht edhe pse qeveria lulet i priti me pranga, buzëqeshjet me plumba, shtrirjen e dorës me grushte, tubimet me burgime, por ata qëndruan durimtar, të vendosur, besnikë dhe atëherë kur organet e rendit braktisën detyrën, ata kryen punën e tyre, morën përgjegjësitë dhe ngadhënjyen me nderin.
Në Egjiptin e djeshëm, thuhej një shaka neveritëse se regjimi pati urdhëruar stacionet policore të ndalin çdo veturë dhe të zbresin në tokë çdo udhëtarë, që për të kaluar duhej të merrte prej policit një shuplakë të rëndë në fytyrë. Njerëzit – vazhdon shakaja- kishin kërkuar më shumë policë që të mos shkaktohej kaos në trafik. Ndërsa sot, në Egjipt mund të shohësh njerëz të ndershëm e krenarë, të rinj e të reja, burra e gra, fëmijë e pleq, gazetarë e artistë, që të gjithë njëzëri i thonë: JO! Dhunës, mu ashtu siç pati thënë Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të: “I dëshiroj burrit që kur të nënçmohet të thotë me gojën plot: Jo!”. Kjo meseleja e paradokseve ndërmjet së djeshmes dhe së sotmes është siç thonë arabët: “Ke kujdes sherrin e të urtit kur të hidhërohet!” Populli i Egjiptit kohë të gjatë jetuan të butë ndërsa sot janë shumë të hidhëruar.
Ky është mësim për të gjithë se toka sado që te jetë e butë nën të mund të ketë vullkan, siç thotë poeti Hashim Rifai:
Ndezja e zjarrit nën dhe
Është gjë që shkakton inatin e vullkanit
Në fillim bijnë pika e pastaj rrëke si vërshim tufani
Ngritët lart dhe përpin mizorët zhurmshëm
Më i fortë se tirania dhe pushteti