Lutja e Mëngjesit dhe tërmetet në politikën shqiptare

 

 

 

Politika amerikane dhe Lutjet e Mëngjesit

Në vitin 1932, guvernatori i New Yorkut, Franklin D. Roosevelt, i cili kryesisht po punonte në zbutjen e papunësisë së madhe, kishte ftuar Vereiden të mbante një ligjeratë nga e cila, eventualisht, mund të mësohej për tejkalimin e gjendjes. Për çudinë e Rooseveltit, Vereide refuzon kërkesën. I njohur si humanist spirituel dhe i cili moralit i jepte rëndësi më tepër se çkado tjetër, refuzimin e ftesës e arësyeton me faktin se amerikanët e asaj kohe kishin nevojë për rregulla të moralit me tepër se për zbutjen e papunësisë. Papunësia dhe korrupcioni, sipas Vereides, nuk ishin dy problemet kryesore të Amerikës. Kriza konsistonte në moralin e degraduar të politkës. Papunësia, korrupcioni dhe të ligat tjera evidente në shoqërisë e atëheshme amerikane, sipas Vereides zanafillën e kishin tek sjelljet aspak të mira të politikanëve të kohës.

“Lutja e Mëngjesit” e cila mbahet në Washington të martën e parë të muajit Shkurt të çdo viti, është çpikje gjithashtu e Abraham Vereides. Në fillim, të ftuarit ishin studentë. Nga viti 1942, kur themelohet “Shoqata Krishtere Internacionale”, kjo lutje do të shëndërrohet në një fondacion ndërkombëtar ku do të tubon njerëz nga e gjithë bota. Nga viti 1953, evinementi në fjalë, do që quhet “Lutje Presidenciale e Mëngjesit”, pastaj “Lutje Nacionale e Mëngjesit”, e më vonë, mbajtja e saj do të bëhet në Washington, e jo nëpër qytetet e ndryshme të Amerikës siç ishte deri në atë kohë. Nga viti 1980, do të organizohet në hotelit Hilton, ku marrin pjesë 3500 musafirë nga 100 vende të botës. E mbështetur nga Kongresi Amerikan, nga vitin 1970, “Lutja”, merrë karakter kombëtar. Pa marrë parasyshë kundërshtimet e disa shoqatave ekstreme fetare amerikane, konceptet e të cilave mbështeten mbi platëformën e ndarjes së fesë nga shteti, qeveria amerikane me menquri arriti që Lutjen e Mëngjesit ta destinojë të jetë forum liderësh politik e social të botës. Atmosfera e këtij forumi, përveç tjerash, përshkohet edhe nga dëshira e gjetjes së formave efikase të një kooperimi ndërkombëtar.

 

Çka duhet të mësojnë shqiptarët nga Lutja e Mëngjesit?

Lutja e mëngjesit është më shumë se vetëm një lutje. Përgjatë javës sa zgjatë ajo, kongesmenët amerikan zhvillojnë takime me musafirë nga 100 vendeve të botës. Delegacioni kosovar i cili do të jetë present në këtë Lutje, ka rastin të takojë kongresmenë e liderë të ndryshëm të botës. Takimet e përgaditura dhe ato të cilat do të përgaditen, janë në dobi të Kosovës.

Në kohëh kur faktori shqiptar në Ballkan filloi t’i gëzohet rezultateve të punës që kishte bërë me dekada, termetet politike që na ranë mbi kokë, zbehën faktorizimin e shqiptarëve në rajon. Zënkat tejet të ashpërta që po ndodhin përditë mes shqiptarëve në Maqedoni, dhuna e pajustifikueshme në shtetin amë dhe së fundi raporti e Dick Marty-t me gjithë parregullësitë e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, shqiptarët i vuri para një akti të kryer. Hapat e pakujdesshëm dhe të pabalansuar të faktorit politik shqiptar, shqiptarët pashmangshëm do t’i sjellë në një pozitë të rëndë. Unifikimi i këtij faktori, si pasqyrim i identitetit nacional, duhet të shqyrtohet edhe më shumë. Askush më nuk beson se ngjarjet në Shqipëri, nuk ndikojnë tek shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë, sikur që nuk mund të kaloi pa ndikime serioze as momenti politik i Kosovës e Maqedonisë në politikën e shtetit shqiptar. 

Së këndejmi, “Lutja e Mëngjesit” mund të merret model simbolik i shqiptarëve për të ndërmarrë veprime të ngjashme të viteve 30-ta në Amerikë: Kriza e përgjithshme morale e qytetare, mungesa e besimit tek institucionet e shtetit, dëshpërimi kolektiv, kushtet e rënda ekonomike, rritja enorme e papunësisë, tundjet e patriotizmit kombëtar dhe sfida të tjera të karakterit shpirtëror të cilat po i përjetojnë shqiptarët, edhe më tutje do të vazhdojnë të janë thirrje serioze për dalur nga kriza.

Nga ana tjetër, imazhi gjithnjë e më negativ i shqiptarëve në skenën ndërkombëtare, deficiti i shpresës për zhvillim të një jete të qëndrueshme financiare dhe ekonomike, mungesa e kohezionit, solidaritetit dhe frymës kompakte të unitetit nacional, humbja dhe zvogëlimi i ndjenjës së krenarisë nacionale, rritja e korrupcionit në mesin e elitave politike e sidomos humbja e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit, pastaj, kriza shpirtërore dhe morale e politikave institucionaliste shqiptare (hajnia shndërrohet në virtyt të zhdërvjelltësisë!) etj., shfaqin nevojën e krijimit të një modeli amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, në të cilën elita shqiptare, do të mblidhej për të biseduar rreth një platforme të përgjithshme për shqiptarët, duke u lutur dhe vepruar për një jetë më të mirë të të gjithë neve. 

Nga amerikanët, shqiptarët dhe bota mund të mësojnë edhe gjëra tjera, por në këtë kohë leksionet duhet të përtypen seriozisht dhe sa më shpejtë. Shqiptarët më nuk mund të ngopen vetëm me fjalë, madje qofshin edhe sofizma. Fjalët domosdoshmërisht duhet të përkthehen në vepra, madje, në veprime konkrete dhe të organizuara. Përndryshe, kriza morale dhe shpirtërore e shqiptarëve në Ballkan sa vjen e pëson tronditje, sidomos nga zhvillimet (ngecjet) e brendshme e të ngathta. Të ftuarit e sivjetëm shqiptarë që po marrin pjesë në Lutjen e Mëngjesit, duhet të inspirohen nga fryma pozitive që buron atje, dhe atë frymë ta përcjellin deri tek ne këtu në Ballkan.  

Shqiptarët, si asnjëherë më parë, ndoshta më shumë se Vereide në Amerikë, duhet të punojnë në strukturimin e tyre shpirtëror dhe moral, e fill pas kësaj, punës t’i qasen, seriozisht dhe me ndershmëri!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme