Fundi i Mubarakut

Hysni Mubaraku më tepër u gjunjëzua sesa që u rrëzua. Dorëheqja e tij e detyruar mund të ketë edhe pasojat e saj: Në Egjipt – por edhe në tërë Lindjen e Afërt. Egjipti është shteti më i madh dhe më i rëndësishëm i botës arabe: Mubaraku deri para dy jave konsiderohej si sunduesi më i sigurtë i rajonit sepse ai gjatë decenieve mbështetej fuqishëm nga perëndimi. Cili sundues mund të flejë i qetë pas gjithë këtyre që ndodhën?

Sipas Omar Suleimanit dhënia e pushtetit organeve udhëheqëse ushtarake e jo atij që natyrisht është edhe me kushtetutë,  do të ketë pasoja të konsiderueshme për egjiptin. Tani nuk është e qartë nëse ky transfer pushteti është legjitim. Por kështu është gjatë revolucioneve: Fuqia qëndron mbi rregullat. Ushtria e ka pushtetin tani, që edhe më e ka besimin e shumicës së popullit dhe të opozitës. Që pushtetin nuk e mbështeti te Suleimani por te ushtria dtth. se një ndarje përfundimtare me sistemin është shumë i mundur. Në fakt kjo ishte edhe kërkesa e demonstruesve.

Armata mund të kujdeset për qetësi dhe rregull deri në zgjedhjet e reja. Por a do ta ketë udhëheqja ushtarake  atë shijen e mjaftueshme politike nuk dihet. Por, opozita që veq diktatorin Mubarak e gjunjëzoi nuk do të rrijë duarkryq. Gjithashtu, edhe ushtarakët shumë herë kanë deklaruar se do t`i plotësojnë kërkesar e demonstrusve. Shumë e mundur pra që të vijë deri te një dialog i frytshëm. Apo edhe të formohet një qeveri e unitetit kombëtar qoftë zyrtare apo edhe jo zyrtare.

Për Vëllezërit Musliman do të gjendet një vend. Ata gjatë protestave nuk qëndruan në rendin e parë dhe përfaqësojnë një pakicë në Egjipt. Se ata do ta marrin pushtetin në Egjipt si pretendojnë disa në perëndim , nuk qëndron. Të gjitha të tjerat mund të shihen pas zgjedhjeve të lira dhe fer.

Pesha politike e Egjiptit në botë është e një rëndësie parësore kur kihet parasysh se është  partneri më i rëndësishëm i Izraelit.  Në Tel Aviv dhe Vashington  brengat janë të mëdha se një qeveri e re mund ta ndryshojë këtë. Deri tani nuk vërehet gjë. Vëllezërit Muslimanë kanë deklaruar, se obligimet ndërkombëtare do të respektohen; asnjëra nga grupet opozitare nuk e ka vu në pyetje paqën me Izraelin.

 

 

Një vit epokal sikurse 1979?

Pasoja për regjionin do të jenë enorme. Egjiptasit do të jenë shembull për të gjitha grupet e Lindjes së Afërt që dëshirojnë reforma apo revolta. Jo vetëm kaq, këtë datë ata do ta kenë si bazament se sado që të jetë një diktaturë stabile dhe e forte me protesta masovike mund të gjunjëzohet.

Por, cili është sinjali që Kajro 2011 e reflekton? Kajro është flakadan i vetpërcaktimit. Natyrisht, rasti I Mubarakut mund t`i ndezë opozitarët që nga Jemeni e deri në Maroko. Do të ketë demostrata masovike – sidomos atje ku në pushtet janë Tiranët dhe që nuk kanë një legjitimitet të duhur.

Një sinjal i rëndësishëm: Funksionon jo-dhuna

Por ka një shpresë, që doli nga Kajroja: Revolucioni, vandalizmi dhe dhuna mund të kalojnë edhe në qetësi. Është diçka e papritur dhe e gëzueshme, që egjiptasit si edhe para tyre tunezianët u  përmbajtën nga dhuna. Kjo ka rëndësi shumë të madhe. Me një të goditur u demoluan  shumë gjëra. Ndryshimet mund të bëhen edhe kështu. Lindja e Afër mund të ndryshojë dhe atë nga forcat vetanake; nuk ka nevojë të ndërrohen regjimet nga jashtë, përkundrazi. Nuk ishte Iraku që i inspirojë arabët tjerë, ishte Tunizia. Egjipti ishte shembulli tjetër.

Revolucionet në Tunis dhe Egjipt qysh tani janë historick. Por, puna e vërtet veq sa ka filluar.

 

Nga gjer. Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme