Algjeri – Vala e protestave në vendet arabe ende nuk ka përfunduar. Pas rrëzimit të pushtetarëve në Egjipt dhe Tunizi lëvizjet opozitare të shteteve tjera të regjionit kanë marrë shtytje të reja. Në Algjeri dhe Jemen të shtunë protestuan mijëra njerëz.
Para së gjithash në Algjeri forcat e sigurisë ishin shumë brutale. Në mënyrë që ta parandalojnë demostratën e ndaluar kundër presidentit Abdelaziz Bouteflika, ishin rreth 30 000 policë në shërbim si dhe shumë mjete të blinduara dhe gjuajtës uji.
Qindra protestues e shpërthyen pengesën e policisë në qendrën 1 Maji. Korrespondentët lajmëruan për rreth 2000 pjesëmarrës në protestë. Qindra opozitarë u përleshën me policinë. Rreth 200 persona u burgosën.
“Algjeria e lirë” dhe “Poshtë regjimi” thirrën protestuesit. Mbrenda në qytet një grupë e vogël e mbështetësve të presidentit thirrnin: “Boutika nuk është Mubaraku”. Pasdite qyteti ishte përsëri i qetë.
Sikurse në shumë shtete arabe ashtu edhe në Algjeri në fillimvit protestuan shumë njerëz për shkak të papunësisë dhe shpenzimeve të larta jetësore. Si rezultat pesë protestues vdiqën. Gjatë të shtunës Këshilli Koordinues për protesta, një lidhje ndërmjet partive opozitare, dhe shoqatave të pavarura thirrën për ndryshime dhe demokraci.
Edhe në Jemen policia ishte shumë brutale kundër demonstruesve që dëshironin të festonin para ambasadës së Egjiptit për shkak të rrëzimit të diktatorit Husni Mubarak. Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të Jemenit Ali Abdullah Salih. Shumë prej tyre shkynin fotografitë e presidentit.
Në sheshin Tahrir në qendër të Sanas u tubuan rreth 5000 policë mbështetës të qeverisë dhe anëtarë të partisë në pushtet, që ta pamundësonin tubimin e protestuesve. Qendra me të njëjtin emër Tahrir në Kajro u bë shumë e famshme me rastin e rrëzimit të Mubarakut.
ler/AFP/dapd
12. Shkurt 2011, 15:21 Uhr
Nga Gjer. Naxhi Ibrahimi