Protestat në Libi – shumë të vrarë

Situata në Libi po keqësohet gjithnjë e më shumë. Shumë njerëz u vranë gjatë protestave kundër Muamer el-Gadafit. Despoti urdhëroi të qëllohet me armë në demonstruesit dhe i aktivizoi njësitë speciale kundër popullit të tij.

Hamburg – “E kam parë me sytë e mi se si një tankë kaloi mbi një veturë kur mbrenda kishte dy njerëz. Që të dy në fakt i ndrydhi. Ata nuk i kishin bërë kujt keq”, kështu thotë një imam nga Bengazi Abellah al-Warfali  nga qyteti i dytë pas Tripolit për nga madhësia.

Sipas dëshmitarëve forcat e sigurisë të diktatorit Muamer el-Gadafi gjatë ditëve të kaluara ishin shumë brutale. Vetëm të shtunën në Bengazi u vranë së paku 35 persona. Vëzhguesit thonë se deri tani ka rreth 200 të vrarë dhe shumë e shumë të plagosur edhepse të dhëna të sakta nuk mund të kemi.

Të dielën gjithashtu në qytetin e Bengazit u tubuan me qinrda demonstrues rreth gjykatës së qytetit dhe kërkonin largimin e Gadafit.

Më tepër se 40 vite diktatori  Gadafi e sundon këtë shtet të afrikës veriore por asnjëherë më parë nuk është konfrontuar në këtë formë me opozitën dhe kundërshtarët e tij.

Gadafi lufton me ushtarë afrikan

Edhe përkundër përpjekjeve të Gadafit për ta ndërprerë apo përkohësisht për ta bllokuar internetin nuk ka pasur sukses sepse përmes shteteve fqinje dhe mënyrave të ndryshme njerëzit kanë pasur qasje në internet. Derisa propaganda e shtetit në të kaluarën ka pasur metoda të përshtatshme për të shtypur popullin, në kohën e internetit ato nuk funksionojnë më. Tani edhe gazetarët e huaj nuk mund të informojnë më nga Libia. Megjithatë, në tërësi ato nuk mund të bllokohen.

Sipas të dhënave të CNN-it  Gadafi e dërgoi djalin e tij Khamisin dhe elitën e tij ushtarake në Bengazi për ta shtypur protestën. Dëshmitarët raportojnë të kenë parë helikopterë që fluturonin mbi qytet kur edhe kanë gjuajtur mbi demonstruesit.

Forcat e sigurisë hudhën gaz lotësjellës mbi demonstruesit që kamponin në qendër të qytetit. Gjithashtu, nga veturat qeveritare që silleshin vërdallë u gjajt mbi popullatën. Shumë prej tyre prej plagëve të marra u dërguan në spital.

Sipas televizionit arab el-Xhezira, gjatë ditëve të kaluara forcat e sigurisë gjithnjë kanë rrefuzuar të gjuajnë mbi popullatë e tyre. Supozohet se Gadafi ka angazhuar ushtarë nga vende të ndryshme afrikane dhe që do të kujdesen të jenë mjaft brutal ndaj protestuesve.

 

 

 “Ne duam liri, ne duam demokraci”

 “Shumë njerëz vriten për liri”, thotë një demonstrues për CNN. Për shkaqe të sigurisë emri i tij nuk u përmend. “Qëllimi ynë është i thjeshtë: Ne dëshirojmë që Gadafi të ikë. Ne kërkojmë liri, ne duam demokraci”.

Sipas CNN-it është fjala për një njeri ekspert teknologjik, i cili i ka instaluar kamera në Bengazi dhe përmes së cilave drejtpërdrejt të mund të përcillen protestat dhe të bëhen publike përmes internetit. Ai na siguroi se demonstarat edhe në ditët në vijim nuk do të ndaken, kurse represaliet vetëm se do ta nxisin masën edhe të tepër.

 “Ndalini masakrat”

Propaganda shtetërore po përpiqet të paraqet një realitet krejtësiht tjetër. Agjensia e lajmeve Jana raporton se të huajt janë duke krijuar destabilitet, pasiguri dhe se në tërë këtë është duke operuar një rrjet nga Izraeli.

Të shtunën njësitet libiase  burgosën një numër të caktuar të të huajve që jetojnë në Libi si Tunizian, Egjiptian, Sudanez, Palestinez dhe Sirias, me pretekst se kanë organizuar sabotazhe, zjarre në spitale,  banka, gjykata, kanë sulmuar policisë në detyrë, policisë ushtarake si dhe objektet shtetërore dhe private. Agjencitë e lajmeve shkruajnë se të akuzuarit janë përpjekur që nga stacionet policore të vjedhin armatim që do t`i shfrytëzonin për nevojat e tyre.

Në një letër të nënshkruar nga 50 intelektualë nga perëndimi i vendit kërkohet nga forcat e rendit që mos të qëllohet në popullatën. “Ne apelojmë tek çdo musliman, që e përkrah regjimin, dhe ju kujtojmë, që mbytja e e njerëzve të pafajshëm është e ndakuar nga Krijuesi ynë. (...) Mos i mbytni vëllezërit dhe motrat tuaja. Ndalini masakrat”.

 “Gadafi na ka bërë të dijmë se shërbimi sekret është kudo”, thotë një njeri me emrin Moftah për CNN-in. “Ne duhet ta thyejmë këtë mur të frikës. Ne kemi arritur në një shkallë  ku çdo gjë për ne është njëjtë.

han/AFP

20. shkurt 2011, 22:56 Uhr

Nga gjer. Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme