|
Në datën 28 shkurt 2011 në faqen Balkanëeb.com lexova një peticion që i drejtohej Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, Kryetares së Kuvendit, znj., Jozefina Topalli dhe Kryeministrit, z. Sali Berisha nga një grup firmëtarësh të cilët nisnin me dy ish-presidentë, Alfred Moisiun dhe Rexhep Mejdanin, disa historianë nacional-komunistë e evropjanistë si Kristo Frashëri e Valentina Duka, artistë e shkrimtarë të realizmit socialist e post-socialist si Tinka Kurti e Sali Shijaku, Dritëro Agolli e Sabri Godo, e deri te sorosistë si Piro Misha dhe Remzi Lani. Lista e firmëtarëve ishte një miksje shqiptaristësh me origjina ish-muslimane e ish-ortodokse, ish-vllahe e bash-shqiptare. Pa marrë parasysh të kaluarën e firmëtarëve, fakti që peticioni vinte në pah ishte kërkesa e tyre për të mos organizuar regjistrimin e popullsisë në vend mbi baza etnike dhe fetare. Shqetësimi i firmëtarëve u shpreh qartë nga Sabri Godo në një intervistë që pati me televizionin “Top Channel” disa ditë më parë, ku thoshte që regjistrimi është i rrezikshëm pasi do të rrisi numrin e grekëve në vend. Argumenti i Sabriut ishte se ka patur shumë shqiptarë që kanë ndërruar emrat për ti marrë “paratë grekut”, dhe këtë gjë do e kisha bërë edhe unë, se lekët e grekut janë, por regjistrimi nuk duhet bërë. |
