
Halifi i atëhershëm iu ofroi dijetarëve të famshëm islamë që të hyjnë në diskutim me të deleguarin bizantin, por ata ngurruan ta marrin këtë hap. I vetmi që e pranoi këtë sfidë ishte Ebu Hanife.
Përndryshe, diskutimet ishin publike dhe në to kanë marrë pjesë shumë kureshtarë. Kur Imam Ebu Hanife hyri në sallë për paraparë për dialog, e pa që dijetari bizantin ishte i ulur në një lloj minberi, të paraparë vetëm për njerëz të mëdhenj.
Ebu Hanife iu afrua dhe e pyeti: - A ju keni ardhur të pyesni?
- Ai iu përgjigj: Po!
Atëherë Ebu Hanife i tha të zbresë nga ai vend, sepse vendi është i paraparë për ata nga të cilët kërkohet zgjidhje dhe përgjigje, e jo për ata të cilët pyesin! Bizantinasi, pa koment, e pranoi vërejtjen dhe kur Ebu Hanife u ulë në këtë vend, e ftoi që të fillojë me pyetjen e parë:
- Ç’ka ekzistuar para Zotit?!- ishte pyetja e dijetarit bizantin.
Ebu Hanife në vend të përgjigjes, e pyet: - A merrni vesh ju sadopak në matematikë?!
Ai, i habitur, u përgjigj: - Gjithsesi që marr vesh!
Ebu Hanife sërish e pyeti: A ka ndonjë numër para numrit një?
Bizantini u përgjigj: Jo. Ai është i pari dhe para tij nuk ka asgjë.
Vetëm atëherë Ebu Hanife iu përgjigj: Kur para numrit një nuk ka asgjë, e si të ketë diç para Një, të Vetmit Allah!
Atëherë ai e shtroi pyetjen e dytë: Ku gjendet Zoti, në cilin vend dhe në cilën anë?
Ebu Hanife sërish e pyeti: - Më thoni ju, kur e ndizni qiriun, në cilën anë ai e hedhë dritën?
Bizantini u përgjigj: - Në të gjitha anët barabartë!
Ebu Hanife atëherë iu përgjigj: - Kur në rastin e qiriut, të cilën e ka sajuar robi i ngratë e Allahut, nuk mund ta përcaktoni anën në të cilën qiriu e hedhë dritën, si atëherë, këtë mund ta bëni me Krijuesin e qiellit, Tokës dhe çdo gjëje që e ka krijuar Ai!
Pas kësaj përfaqësuesi bizantin kaloi edhe në pyetjen e tretë, e cila ishte:
- Ç’punon Zoti aktualisht, në këtë çast?
Ebu Hanife iu përgjigj qetësisht:
- I zbret nga minberi dhe i nënçmon jobesimtarët siç jeni Ju, kurse e ngre lart autoritetin e besimtarëve, siç jam unë.
Pas kësaj dijetari bizantin i mblodhi gjësendet e tij dhe i humbur u kthye në atdheun e tij.
Përktheu: N. Ibrahimi