
Keni dëgjuar ndonjëherë për Iluminatin dhe teoritë konspirative? Mirë, për ata që nuk e dinë se çfarë është Iluminati, një shpjegim fare i shkurtër – është gjithë ajo që shihni nga artistët amerikanë dhe gjithçka tjetër në çdo formë tjetër nëpër televizion, por e kontrolluar nga dikush tjetër.
Në internet që prej kohësh po qarkullojnë me mijëra video që flasin për Iluminatin. Secila më e besueshme se tjetra, na bën ta vëmë gishtin në kokë dhe të themi: A thua vallë është e vërtetë? Tentojmë ta bindim veten se nuk janë të vërteta, por ajo që do t’ju sjellim më poshtë, mund t’ju bëjë ta ndryshoni mendimin tuaj. Eminem është një reper amerikan, të cilin shumica prej jush e njihni. Albumet e tij të para ishin vërtet të jashtëzakonshme, tërhoqën popullaritet, por në jetën private nuk kishte qetësi. Dikush e bëri që ai të ‘hahej’ në vete. Ndahet nga bashkëshortja, fillon të konsumojë barëra kundër pagjumësisë. Shumë artistë e bëjnë këtë, kinse nga stresi i madh i punës. Por jo, katrahura në të cilën janë futur nga dreqi, i bëjnë ata të qëndrojnë pa gjumë, në kërkim të rrugëdaljes.
Në vitin 2004, Eminem lançon këngën me klipin “Like Toy Soldiers”. Në videoklip, një skenë shfaq mikun e tij Proof duke u vrarë. Një vit më vonë, kjo ndodh vërtet. Proof, miku i ngushtë i Eminemit, vritet para një restoranti, ashtu sikurse në videoklip. Thuhej se Eminem nuk buzëqesh më për shkak të vrasjes së Proof. Ai ndihet fajtor, sepse ai ishte pjesëmarrës. Vrasja e Proofit ishte e planifikuar, në mënyrë që Iluminati ta kontrollonte me lehtësi jetën e Eminemit, i cili më vonë konsumon drogë, shumë drogë, saqë në një intervistë në vitin 2009 deklaroi se ishin vitet më të vështira të jetës së tij.
Në mesin e vitit 2010, Eminem lançoi albumin “Recovery” që në shqip i bie “Rikthimi”. Nga sa kanë mundur të dëgjojnë fansat e tij, duket një album që shpreh rikthimin e tij nga narkomania etj., etj. Por në fakt në këtë album Eminem tenton ta zbulojë Iluminatin, ashtu sikurse tregohet në videon më poshtë. Dikush e kontrollonte, këtë nuk e mohon as nëpër tekstet e disa prej këngëve.
Krahasimet me tekstet mund t’ju duken të pavërteta, por nuk ka si të mos jenë imazhet. Eminem pas vitit 2000 është një reper i shfrenuar, me varëse luksoze, drogë, femra dhe gjithë këto që përbëjnë famën, gjë me të cilën kontrollohet publiku, që është dhe qëllimi i vërtetë i Iluminatit. Tani Eminem është shumë i thjeshtë (edhe këtë krahasim e shihni në fund të videos më poshtë). Lufta e Eminemit me Iluminatin vazhdon, me shpresë që t’i nxjerrë nga ai edhe artistët e tjerë, ashtu sikurse veten.
Teksti hyrës i këngës “Not Afraid”:
“Yeah, it’s been a ride
I guess I had to, go to that place, to get to this one
Now some of you, might still be in that place
If you’re trying to get out, just follow me
I’ll get you there”
Përkthimi:
“Po, ishte një rrugë
M’u duk që është dashur të shkoj në atë vend, për të ardhur këtu
Tani disa prej jush mund të jeni në atë vend
Nëse tentoni të dilni nga ai, më ndiqni
Do t’ju dërgoj atje”.
Kur flasim për artistët e tjerë, këtu përfshijmë edhe Rihannan, edhe Jay-Z, Beyonce, Snoop Dogg, DMX etj., etj., etj. Pse vallë Eminem bëri bashkëpunim me Rihannan? Iluminati tentoi të pengonte shpërndarjen e albumit “Recovery”, sepse në tërësi i kushtohet vetë atij. Por, Eminem bashkëpunoi me Rihannan, në mënyrë që albumi të depërtonte dhe të vinte në duart e fansave.
Dita-ditës shihni artikuj ku përfshihen në probleme narkotike aktorë dhe këngëtarë të ndryshëm. Jetë e pakontrolluar? Po, por kjo është sakrifica e bërë për Iluminatin.
Duket shumë e pabesueshme ajo që ju kemi sjellë më lart. Por, për më shumë njohësit e repit mund ta shohin videon më poshtë dhe ta analizojnë atë. Ndërsa për të tjerët, do të lëmë që koha ta dëshmojë, pasi që gjithçka rreth nesh është e kontrolluar, gjithmonë dikush ju vështron nga të katër anët (ashtu sikurse e dëshmon Eminem me kopertinën e albumit “Recovery”.
Këtu nuk përjashtohet as politika… edhe udhëheqësit më të mëdhenj amerikanë dhe të politikës së çdo vendi janë të kontrolluar nga Iluminati, ata janë vetë Iluminati. Ky i fundit tenton që njerëzit t’i konfliktuojë, fetë t’i vërë kundër njëra-tjetrës, në mënyrë që të vijë një rend i ri i kontrollimit të jetës në planetin Tokë!
Ky është vetëm një shembull perfid i asaj që është duke ndodhur, por nuk jeni të obliguar të besoni… Ky është Eminemi i vërtetë!
Pergaditi" Eroll Velija