Islami-Paqja sociale dhe politike

Organizimi i asaj shoqërie filloi nga kërkesat më elementare sikurse vëllezëria me të gjithë Muslimanët. Paqja ishte deklaruar gojarisht në secilin takim ditor të dy individëve apo më shumë. Përshëndetja (!السلام عليكم) – Es-salmu Alejkum! – në formën gojore d.t.th. “Paqja qoftë mbi ju!” All-llahu xh.sh. thotë në Kur’an:

”Përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme.” (Kur’an 24:61).

Dhe Ai gjithashtu thotë:

”Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.” (Kur’an 4:86)

Muhamedi (a.s.w.s) një herë është pyetur:

"Cili është Islami më i mirë?” ai u përgjigj: “ të ushqyerit e të uriturve dhe dhënia e Selamit ndaj atyre të cilët i njeh dhe nuk i njeh.” (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi).

Ai (a.s.w.s) gjithashtu tha:

"Nuk do të hyni në Xhennet përderisa nuk keni besuar, dhe nuk do të besoni përderisa nuk duani njëri tjetrin. A dëshironi të ju tregoj dicka nëse e bëni do ta duani njëri tjetrin? Thuani Selam ndaj njëri tjetrit – dërgoni mesazhin e paqes tek njëri tjetri-“ (Transmetuar nga Muslimi)

Madje edhe Profeti Ibrahim (a.s) i cili deklaroi vetveten Musliman,  monoteist thoshte “Selam”. All-llahu thotë rreth Ibrahimit: 

”Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: "Selam". Ai u përgjigj: "Gjithnjë paçi selam.” (Kur’an 11:69)

Kështu, shprehja e paqes gojarisht është shumë e rëndësishme në Islam ngase unifikon njerëzit dhe i bën të ndjehen tatalisht të sigurt në mesin e tyre. Ky miratim i përshëndetjes në Islam në përditshmëri dhe në secilin takim të dy apo më shumë njerëzve në të vërtetë është një përtëritje e zotimit drejtë paqes dhe kujtim i njëri tjetrit për të drejtat dhe obligimet të nënkuptuar nga formulimi “ Es-salamu Alejkum!” që d.t.th. “Paqja qoftë mbi ju!”

Ja pse paqja është transferuar në veprimet fizike, të cilat nuk do mund të arriheshin vecse me miratim dhe nënshtrim të sinqertë – besimi Islam është kombinim i besimit dhe bindjes me zemër, daklarim gojor me gjuhë, dhe veprim. Musliman i vërtetë apo i nënshtruar, është ai i cili përhap paqe dhe jo armiqësi, dhunë, mosrespekt dhe urrejtje.

Muhammedi (a.s.w.s) tha:

"Musliman i vërtë është ai nga dora dhe gjuha e të cilët të tjerët janë të sigurt” (al-Bukhari and Muslim). Në një transmetim tjetër, i dërguari (a.s.w.s) shtoi, “ dhe besimtarë është ai nga i cili të tjerët janë të sigurt në kujdes të  jetës dhe pronës së tyre” (transmeton Tirmidhiu, Nesaiu, dhe Ahmedi)

Kjo d.t.th secili veprim gojor apo fizik, i cili rezulton me rrëzikshmëri, ofendim, dhe dhunë, është në kundërshtim me nënshtrimin, përvec nëse është qështje e nevojës për vetë-mbrojtje në reagim kundër ndonjë agresioni të jashtëm, ashtu sikur që do sqarohet më vonë.

Paqja është princip gjithëpërfshirës madje edhe në luftë. All-llahu xh.sh. thotë në Kur’an: 

”Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.” (Kur’an 8:61)

Kur’ani na mëson sesi muslimanët cdoherë duhet të jenë të gatshëm të luftojnë me intelegjencë apo madje edhe fizikisht për të vetmën arsye nëse është detyrim mbi ta, madje edhe në mes të luftës  ata cdoherë duhe të jenë të gatshëm për paqe nëse paraqitet ndonjë tendencë në drejtim të paqes nga ana tjetër.  Nuk ka cilësi thjeshtë në luftë nga vetja. Duhet të jetë një qëllim jo për veten, por për të krijuar një regjion të paqes, arsyes dhe drejtësisë.

Profeti (a.s.w.s) cdoherë i mësoi ndjekësit e tij se paqja dhe drejtësia janë parimet mbi të cilat secili Musliman duhet të jetojë. Ai (a.s.w.s) theksonte se parimet cdoherë duhet të kenë përparësi mbi interesat personale qoftë në marrëdhënie me Muslimanët apo jo-Muslimanët. Gjatë jetës së tij – para dhe pasi është përforcuar Islami – ai në vazhdimësi lavdërone “Bashkimin e Fudulit.” Ishte vendim i udhëheqësve te fisit Kurejsh në Mekë gjatë kohës Para-Islamike që të mblidhen në një shtëpi për të bërë marrëveshje detyruese për veten me vendim të njëanshëm që nëse takojnë dikë, qoftë Mekas apo ndonjë të huaj i cili është në gabim, ata do të merrnin anën e tij kundrejt agresorit dhe të sigurohen që pronësia e vjedhur ti kthehej atij apo asaj.

Muhamedi (a.s.w.s) njëherë tha, “Unë dëshmoj në shtëpine e Abdullahut Ibn Xhudaan në marrëveshje, se unë kurr nuk do bëja këmbim për asnjë numër të vogël deveje: nëse do ftohesha të merrja pjesë në dicka të tillë gjatë islamit.

 Shpërndarja e mesazhit të paqes është rol dhe mision i selicit Musliman. Madje edhe kur muslimanët fituan luftërat dhe betejat, ata nuk ekzekutonin apo torturonin të burgosurit, e as që dhunonin gratë e tyre apo të ngacmonin fëmijët e tyre, sikurse që ndodhi pas forcimit të Islamit dhe kjo që tani në ditët e sotshme vazhdon gjatë luftrave. Muslimanët urdhëroheshin të beheshin paqësor mbi të burgosurit e luftës dhe ti trajtonë ata në mënyrë humanitare,  duke iu siguruar të drejtat të përcaktuara me ligjin Islam. Historia na dëshmon se Muslimanët nën udhëheqjen e udhëheqësve Islamik të ciltër gjithmonë trajtuan të burgosurit dhe robër lufte me sjellshmëri duke rezultuar në prezencën e vazhdueshme të grupeve tjera relegjioze në tokat Muslimane. Mijëra vite para se të themelohej akti famëmadh i Konventës së Gjenevës më 1949, All-llahu tha në Kur’an:

 “O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja, se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh.” (Kur’an 8:70)

Kështuqë, qëllimi i Muslimanëve, apo besimtarëve të vërtetë, është që të thërrasin njërëzit në Mirësinë dhe Mëshirën e Zotit e jo ti asgjësojë për hir të hakmarrjes. Cilado krijesë e Zotit nuk është asgjësuese në mësimet e Islamit. Muslimanët duhet të nderojnë të gjtiha krijesa të gjalla, si pasojë jeta njerëzore gjithashtu është e shenjtë. Secila qenie njerëzore meriton dinjitet, respekt, dhe të drejtën për të jetuar në Tokën e Zotit. Asnjëeri nuk meriton të vritet padrejtësisht. Të gjitha qeniet njerëzore janë të drejtë në kuptimin e të drejtave dhe obligimeve të cilat iu dedikohen nevojova të tyre jetësore. Në të vërtetë nëse ne ndjekim rrugën e drejtë të paqes, atherë me të vërtëte ne do të jetonim një jetë paqësore.

 

Përktheu: Visar KORENICA

 

http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/506

 

http://drejtesia.blogspot.com/2008/05/islami-paqja-sociale-dhe-politike.html

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme