LEXIMI I KUR’ANIT PER TE VDEKURIT

 

SHPJEGÝM

Është e dobishme të jepet një shpjegim në lidhje me isnadin/zinxhirin e hadithit: Ýsnadi i këtij rivajetit është një prej çështjeve e diskutuara; Dijetarët si Ali b. el Medini (v. 234/848) dhe Dhehebiu (748/1347) thonë se ky është mexhhul / i pa njohur, kurse Mundhiriu thotë se nuk është meshhur-i njohur, e në anën tjetër Ýbni Hibbani (354/965) këtë e ka përmendur në librin e tij Eth-Thikat, kurse ibni Haxher Askalaniu në librin Et- Takrib për këtë thotë se ky është makbul – i pranuar.
Dijetari Jemenas i fikhut dhe hadithit Shevkaniu (1250/1834) lidhur me këtë hadith është i mendimit se isnadi/zinxhiri i tij është hasen- i mirë.
Ýbni Hibbani pasi që e shënon hadithin në sahihun e tij, “Lexojeni Jasinin për të vdekurit” dhe “Këndojeni shehadetin si telkin të vdekurve” që transmeton nga Ebu Hatimi ai thotë se domethënia e hadithit është qëllimi për ata që janë në agonin e vdekjes. Mirëpo edhe ebu Dherr el Giffari (r. a.) dhe ebu Derda (r. a.) kanë transmetuar nga Pejgamberi të ketë thënë: “Allahu do ia lehtësoje gjendjen atij që gjatë/pas vdekjes i lexohet surja Jasin”
Kjo tregon se leximi i sures Jasin është një vepër e dobishme që të lexohet pranë një personi i cili është i shtrirë ne shtratin e vdekjes, e cila do të jete lehtësuese për ndarjen e shpirtit nga trupi i tij. Në lidhje me këtë nuk ka ndonjë kontradiktë. Por çështje kontradiktore apo diskutuese në mesin e dijetarëve është bërë leximi i Jasinit pas vdekjes se personit apo tek varri i tij.
Shevkaniu pasi që citon këto diskutime, bën këtë vlerësim:
“Thënia e hadithit në lidhje me të vdekurit është e qartë, kurse përmbajtja e tij për të gjallin, i cili është në momentet e vdekjes është mexhaz / metaforë, e për ta e kuptuar mexhazin duhet te ekzistoj një karine (ndihmës – sinjal tërtër)
Nuk ka dallim mes asaj se a të lexohet Jasini nga një grup njerëzish pranë të vdekurit, varrit të tij dhe leximi i terë Kur’anit apo një pjese të tij në xhami ose në shtëpi.
A është e mundshme dhe e lejueshme që njeriu të lexoje Kur’an në mënyrë të veçantë prej së afërmi apo largu për babën dhe nënën vet, të afërmit apo miqtë dhe dërgohet për shpirt myslimaneve që kanë vdekur më herët? Kësaj pyetje Ýbni Salahu (643/1245) i përgjigjet në këtë mënyrë:
“Në lidhje me këtë çështje ka mendime të ndryshme në mes fakihve/juristëve. Mirëpo praktikimi dhe ndjekja e kësaj nga shumica e njerëzve e bën të mundshëm lejimin e kësaj. Kur dikush donë ta bëj këtë duhet të thotë dhe të lutet: “Zoti im, leximet nga Kur’ani dhuroja filanit” dhe s’ka dallim nëse këtë e bën nga afër apo larg.
Në pyetjen që është pyetur Ýbni Haxher el- Askalaniu se “A i arrin sevapi i leximit të vdekurit”, ai është përgjigjur: “Kjo është një gjë e njohur,në lidhje me këtë unë e kam shkruar një shkresë – risale, mirëpo shumica e dijetarëve të parë/hershëm (mukaddimun) janë të mendimit se sevapi i leximit të Kur’anit për te vdekurit ju arrin atyre. Por mendimi me i pëlqyer lidhur me këtë çështje është se nuk mund të thuhet asgjë në mënyrë të prerë, edhe pse kjo vepër është mustehab dhe shumë e praktikuar.
Kjo donë të thotë që leximi i Kur’anit apo dërgimi i sevapeve është një çështje e lutjes për të cilën nuk dihet a i pranohet apo jo. Kur’ani Fisnik në këtë mënyrë i lavdëron ata që i përkujton besimtarët dhe besimtaret e kaluar: “Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"
Edhe pse Ahmed ibni Hanbelit nuk i ka ardhur ndonjë lajm nga selefet – të parët, dhe nuk është pranuar leximi i Kur’anit pran varrit në çastet e varrimit, ai me vonë ka urdhëruar të lexohen ajetet e para dhe të mbrëma të sures el-Bekare pranë varrit të Abdullah ibni Omerit, edhe pse kishte pasur njohuri për këtë, ai ishte kthyer nga mendimi i parë dhe kishte dhënë leje që të lexohet.
Ç’është e vërteta se Kur’ani duhet te lexohet me sinqeritet duke mos pritur asnjë përfitim material, por vetëm e vetëm të fitohet pëlqimi i Allahut. Kurse “Jasini është zemra e Kur’anit” dhe sigurisht se do të falet – mëshirohet ai i cili e lexon duke e përkujtuar Allahun dhe ditën e kiametit. Ketë çështje e sqaron hadithi: “Lexojeni atë për të vdekurit” dhe tjetri “Lexoni Kur’an mirëpo mos i tejkaloni kufijtë (në fjalë dhe në kuptim), mos u largoni me të nga puna, mos e përdorni atë për interes, mos e bëni mjet për përfitim dhe mos shumoni me të pasurin tuaj” Në të kundërtën leximi i Kur’anit nuk do i bëje dobi as lexuesit e as atij i cili është në agoni të vdekjes apo ka vdekur.
Sa me vend është ankesa e Abdullah b. Mes’udit (32/652) nga gjenerata e parë ku thotë: “Kur’ani është zbritur që me të t’punohet. Turp për ata njerëz që vetëm me leximin-tilavetin e tij bën adhurim- ibadet” dhe nga gjenerata e vonshme poeti Mehmet Akif Ersoj shprehet në këtë mënyrë:

“Çdo ditë e këndojmë përmendësh, e ai nuk behet mësim për ne!
Apo, a nuk na kërkohet ndonjë qellim nga këto vërsete- ajete?
Thënie e qartë që kuptohet është vetëm thënia e Kur’anit
Sepse nuk jemi asnjëri në regjistrin e domethënies së tij
Apo, ti hapim fletët e Allahut e të shikojmë ajetet e tij
Apo, i fryjmë dhe kalojmë në dheun e një te vdekuri
Dini sigurt këtë se Kur’ani nuk ka zbritur për këtë qëllim
E as që të lexohet nëpër varreza dhe as të shikohet falli”.

Me të vërtetë Kur’ani është libri i jetës me norma dhe principe bindëse e praktike, të punës, moralit dhe bashkësisë. Ai është burim gjallërues, shërues dhe këshillues për ata të cilët janë gjallë. Këtë, vet surja Jasin e thotë kështu: “... ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë. Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
Padyshim, dihet se mënyra e leximit të Kur’anit në ditët tona është një traditë apo praktikë e panjohur në periudhën e selefeve – të parëve. Leximi i sureve të Kur’anit nëpër varreza si Fatihaja, Ýhlas apo Jasini për përfitime dhe shitje, padyshim se është një keqpërdorim i poshtër dhe i mjerë ndaj Kur’anit të ndershëm. Kur’ani i Madhërishëm duhet të shpëtohet nga ky shfrytëzim të cilin nuk e meriton, duke marrë masa paraprake nga personat kompetent dhe të autorizuar Në lidhje me respektin dhe dashurinë ndaj Pejgamberit edhe çështja e Mevludit të Sylejman Çelebiut nuk është më ndryshe nga kjo. Sigurisht se lexuesit dhe dëgjuesit e tij të ndershëm mund të përfitojnë nga ai, mirëpo duhet ditur se këto ndenja të sinqerta dhe mendime të Sylejman Çelebiut po shfrytëzohen dhe nxirren prej shtegu nga gojët e të pandershmëve për interesa dhe përfitime personale.
Duhet të jetë në radhën e parë të tabelës porosia e letrarit dhe aksionistit Nexhip Fazël në fundin e poezisë Çile, ku ndër të tjera thotë:
“ ... Nuk dua as Mevlud!... Atë lenia atyre të cilët e përdorin mjet ryshfeti për botën tjetër! Vetëm Kur’an ... Edhe mua ndonjëherë më përkujtoni si shembull i dashurisë së flakëruar për Allahun dhe Pejgamberin dhe si një lënësh i ca zërave divanesh!”

Përktheu: Zymer RAMADANI

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme