
Si për ironi, që të dy kishin të njëjtin stazh.. I pari 30 vjet burg, prapa grilave të burgjeve më famëkeqe të Egjiptit, kurse i dyti 30 vjet qeverisje në pallatin presidencial në qendër të Kajros. Edhe pse Abudi dënimin e kishte kryer 10 vjet më parë, megjithatë ai në bazë të ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme që është në fuqi prej ardhjes së Mubarakut në pushtet ishte detyruar të qëndronte në burgun famëkeq, Ebu Zabel të Kajros. Abudi u lirua në bazë të një vendimi të Këshillit të Lartë Ushtarak së bashku me 2.600 të burgosur politikë, shumica prej tyre i përkasin lëvizjeve islame..
Abud Zumer, i cili ishte prej themeluesve të Organizatës Xhihadi Islamik, në një prononcim për Agjencinë Rojters, kishte vlerësuar ndryshimet më të reja në Egjipt shumë pozitive, duke potencuar se “koha e qërimit të hesapeve me armë përfundoi në Egjiptin e lirë”. Ai kishte shtuar se “në botën arabe ka aq shumë sheshe, ku mund të tubohen miliona njerëz për t’ia ndalur hovin çdo diktatori duke e detyruar që ai të jep llogari para qytetarëve të vet”.
Lirimi i Abud Zumer, në këtë kohë, krijoi shqetësime, tek një numër i caktuar i njerëzve për shkak të frikës se islamikët mund të marrin primatin e jetës polititike të Egjiptit, duke shfrytëzuar lirinë e krijuar për organizmin e radhëve të tyre.
Në përpjekjen e tij për t’i qetësuar shpirtrat, Abud Zumer përshkroi lëvizjen islame “vijë e parë e mbrojtjes” për shoqërinë egjiptiane. Ai pohoi, se islamiket, dëshirojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse të gjithë qytetarët tjerë të Egjiptit.
Abud Zumer ishte i burgosur së bashku me Ejmen Edhavahiri,i cili tash është njeri i dytë i Al-kaides, që u lirua në vitin 1984. Më vonë udhëhoqi Organizatën Xhihadi Islamik . Ditë më parë u lira edhe Muhamed Edhavhiri, vëllai i Ejmen Edhavahirit, pasi që kishte kaluar në burg 10 vjet.. Muhamedi pajtohet me idenë e vëllait të tij, Ejmenit për luftimin e okupatorëve të huaj në Irak dhe në Afganistan, por ai nuk pajtohet me sulmet e Al-Kaides , kundër civilëve kudo që ndodhin ato.
Zumeri, që ishte oficer i shërbimit informativ në ushtrinë egjiptiane, mohon të ketë pasur rol kyç në atentatin e ish-presidentit Enver Sadat, duke e minimizuar rolin e tij në furnizimin e kryesve të atentatit me municion.
Në mesin e të liruarave nga burgu ishte dhe Tarik Zumer, djali i mixhës së tij, i cili ishte udhëheqës i grupit islamik, (Xhemaati Islami), që kishte përdorur armët kundër shtetit. Ishte i burgosur prej vitit 1981.
Lirimi tyre nga burgu ishte sensacion i vërtetë për çka pati interesim të madh nga mediat.
Ata në paraqitjet e tyre në media u përpoqën t’i bindin qytetarët, duke përfshirë edhe të krishterët se ata përkrahin të drejtat e të gjithëve pa dallim. Shfaqja e ekstremizmit në të kaluarën ishte rezultat i represionit të shtetit . Abudi lidhur me këtë tha: “Dhuna lind dhunën”.
Megjithatë, ata nuk shprehën pendimin e tyre për vrasjen e Sadatit, e cila vrasje islamikëve u shkaktoi represione të papara si shkak i nënshkrimin të marrëveshjes paqësore me Izraelin në vitin 1979......................................................................................................
Mubaraku gjatë tërë periudhës së sundimit të tij tek islamikët shihte rrezikun më të madh. Ai personalisht disa herë ishte në shënjestër të sulmeve të tyre. Konflikti mori fund në vitin 1997, kur grupi i Xhemaati Islami nga burg shpalli tërheqjen nga përdorimi i dhunës.
Abudi shton se hija e ekstremizmit i vinte për shtati Mubarakut, gjë që i mundësonte atij përdorimin e dhunës dhe represionit.
Tarik Zumer, pohon se koha e veprimit të armatosur mori fund dhe po fillon një epokë e re në Egjipt. Tariki ende është personalitet me ndikim në organizatën Xhemaati Islami.
Xhemaati Islami po riorganizon radhët e tij dhe është e mundur që t’i bashkëngjitet lëvizjes islame të Egjiptit , ku primatin e kanë “Vëllezërit Mysliman”.
Tarik Zumer, i cili tezën e doktoranturës në drejtësi e përfundoi derisa ishte bë burg, pohon se “në periudhën vijuese, çështja më e rëndësishme është vendosja e një sistemi politik të drejtë, që siguron liritë për të gjithësi dhe sundimin ligjit”. Për të përfunduar se “projekti i shteti islamik si model politik do të vendoset në kutitë e votimit."