Është e njohur se me rastin e hyrjes në shtëpi të dikujt është detyrim të përshëndetet i zoti i shtëpisë me selam. Në Kur’an qëndron:
“... Por kur të hyni në shtëpi, ju të përshëndetni me përshëndetje të caktuar nga All-llahu, të uruar e të bekuar. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet (ajetet), ndoshta bëheni të mençur!“ (En-Nur, 61).
Është detyrë që para hyrjes në shtëpi, familjarët t’i përshëndesim me përshëndetjen e bekuar e të njerëzishme nga Allahu të përcaktuar, kurse ky është selami. Është sunet gjithashtu që me rastin e hyrjes në xhami, e cila është shtëpi e Allahut xh. sh. të falen dy reqatë tehijjet’ul.mesxhid.
Ebu Katade r.a. transmeton se Muhammed ia.s. ka thënë:
“Nëse dikush nga ju hynë në xhami, le t’i fal dy reqatë para se të ulet.”[2]
Nijeti për tehijjet’ul-mesxhid është:“Nevejtu en usal-lije li’l-lahi teala salate’t-tehijjet’il-mesdžidi edaen mustakbil’el-kibleti. All-llahu ekber.“
Nuk është saktësuar se ç’lexohet në kijam të kësaj nafileje, ndaj i është lënë falësit të zgjedh atë që i përshtatet më së shumti. Dy reqatë të tehijjet’ul-mesxhidit falen po ashtu si falen edhe dy reqatë të sunetit të sabahut.
Nuk lejohet të falet kjo nafile në kohën kur falja është e qortuar, kurse kjo është koha kur lind dielli, kur gjendet në mes të qiellit dhe kur perëndon.[3]
Nëse kur hyjmë në xhami menjëherë futemi në faljen e namazit farz apo suneteve të lidhura për namazet farz nuk ka nevojë të falet tehijjet’ul-mesxhid.[4]
Nëse hyrja në një xhami përsëritet shumë herë gjatë një dite mjafton të falet një tehijjet’ul-mesxhid.
Personi nuk lirohet nga falja e tij nëse ulet, edhe pse është më mirë nëse e kryen para kësaj.[5]
Kush nuk ka mundësi ta kryejë për shkak të humbjes së abdesit ose për ndonjë punë të paparaparë është e mirë të shqiptohet “Subhan’all-llahi ve’l-hamdu li’l-lahi ve la ilahe il-lall-llahu va’ll-llahu ekber.“[6], [7].
Përktheu: N. Ibrahimi
[1] Muhamed Seid Serdarević, Fikhul Ibadat,Sarajevo, 1994, fq 60.
[2] El-Buhariu dhe Muslimi.
[3] Muhamed Seid Serdarević,Fikhul Ibadat, Sarajevo,1994, fq.60.
[4] Abdulhamid Mahmud Tuhmaz, Hanefijski fikh, Sarajevo,2002, fq. 370.
[5] Abdulhamid Mahmud Tuhmaz, Hanefijski fikh, Sarajevo,2002, fq. 370.
[6] Ibidem
[7] Sipas: Hfz. Elvir Duranović,“Nafile“, fq. 64 dhe 65, e përgatiti: Benjamin Đulić, sipas: http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=201:tehijjetul-mesdid&catid=47:ahlak&Itemid=57