Pyetje dhe përgjigje – IV

Pyetja:

A lejohet huaja me kamatë për të blerë banesë dhe si është kjo çështje nëse është për nevojë?



Përgjigjja:

Nuk lejohet huaja me fajde përveç për atë që ka nevojë të skajshme d.m.th. për atë që përballohet me shkatërrim për shkak të urisë, lakuriqësisë ose mungesës së banimit. Ti shiko se çfarë gjendje ke dhe do ta dish dispozitën në fjalë.





Pyetja:

Ti e di se në këto vite me të madhe është përhapur kompjuteri dhe shtëpitë e botimeve elektronike nxjerrin CeDe me kopje të Kur’anit fisnik. Pra, si është dispozita e Sheriatit me bartjen e tyre nëse bartësi është xunub (i papastër).



Përgjigjja:

Dispozita e bartjes së CeDe-ve është njëlloj si bartja e audio kasetave të cilat janë të inçizuara me Kur’an. Pra, nuk ka dert në bartjen e këtyre e as të atyre. Rregulla e Sheriatit lidhur me këtë çështje është se ndalesa e bartjes së Kur’anit për atë që nuk ka abdest (apo për atë që është xhunub) ka të bëjë me çështjet që janë Ibadete. Kurse në ibadete nuk lejohet të bëhet analogji (kijas).





Pyetja:

Nëse i zoti i shtëpisë punon me magji dhe furnizimi i anëtarëve të familjes bëhet prej pasurive që ai i fiton me magji, andaj, a ndikon kjo gjë në raportin e tyre me All-llahun Fuqiplotë ose një gjë e tillë a i mundëson shejtanit që të depërtojë tek ata.



Përgjigjja:

Nëse e gjithë pasuria e tij është rezultat i magjisë atëherë assesi nuk lejohet që fëmijët dhe gruaja të ushqehen prej tyre. Por, nëse kjo është vetëm një pjesë nga pasuria e tij atëherë tërësia e pasurisë së tij konsiderohet e dyshimtë kështu që në këtë rast gruaja dhe fëmijët lejohet të ushqehen duke mos e kaluar nevojën.





Pyetja:

Pyetja ime është lidhur me hytben (fjalimin e ditës së Xhumasë) para Ramazanit, tema e së cilës ishte udhëzuesi i Zotit. Sipas fjalëve të Doktorit, (fjalëve tuaja) muslimanët në Amerikë sot janë në një anije të madhe e cila është e drejtuar në një drejtim të gabuar dhe se ata nuk kanë mundësi ta ndërrojnë këtë drejtim dhe as që munden të mbrojnë veten e tyre nga rryma e fuqishme rrëmbyese. Pyetja ime është: çfarë duhet të ndërmarrin ata sipas mendimit tuaj? A është më mirë që ata të ngelin në vendet e tyre apo të udhëtojnë për në Perëndim, ndërsa ju e dini se pse njerëzit udhëtojnë për në Perëndim. Unë dua të them se neve nuk mund t’i ndalojmë njerëzit nga udhëtimi për në Perëndim.



Përgjigjja:

Ata që sot jetojnë në Perëndim janë dy grupe:

Grupi i parë janë ata që shkojnë me rrymën e Perëndimit dhe lëvizin me aparatin total të tij. Ky grup do apo s’do është ndihmesë e Perëndimit dhe e rrugës së tij. Këta kanë për ta vuajtur dënimin e kësaj gjëje para All-llahut Fuqiplotë Ditën e Gjykimit.

Grupi tjetër jeton në Perëndim por, larg sistemit dhe rrugës së tyre. Njëlloj si jeta që bënin muslimanët në periudhën xhahilite (injorancës) gjatë viteve të para të Dërgesës së Pejgamberit larg injorancës së tyre. Efekti i këtyre do të jetë njëlloj si efekti i atyre që jetonin në errësirat e xhahilijetit në Gadishullin Arabik. Abdurrahman Ed-Dahili bëri një jetë të tillë në Perëndim. Pra, ai që e ka patjetër të jetojë atje atëherë biografia e tij le të jetë si e Abdurrahman Ed-Dahilit.





Pyetja:

A lejohet që burri gruas së vetë t’ia merr një pjesë apo të gjithë rrogën duke e mbështetur këtë në atë se burri është ai që i ka dhënë leje për t’u punësuar?



Përgjigjja:

Një gjë e tillë nuk lejohet. Ajo se burri i ka dhënë leje nuk e arsyeton marrjen e pasurisë së saj pa pëlqimin real të saj.





Pyetja:

Cila është këshilla e Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Butit ndaj atij që ka mësuar dituritë islame në Fakultetin e Sheriatit dhe ka mësuar para dijetarëve dhe hoxhallarëve të respektuar, ndërkaq ai pastaj gjatë jetës ka parë se dyfytyrësia dominon edhe atë jo në qarqet e njerëzve të rëndomtë por, në qarqet e atyre që pretendojnë se kanë dituri (ilm). Kurse, personi në fjalë kur e pa se kjo gjë po ndodh, atëherë ai filloi ta ndytë dëlirësinë që e kishte nga ajo që është ballafaquar gjatë davetit, mësimeve dhe kundërshtimeve që i pati nga ana e këtyre pseudodijetarëve?!



Përgjigjja:

Të them atë që ka thënë i Dërguari i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të: “Ndale (mbylle) gojën tënde, qëndro në shtëpi dhe qaj për gabimin tënd”. Një gjë e tillë është më e mirë për ty se sa ti shikosh njerëzit me një shikim të tillë duke e harruar veten dhe duke bërë veten të pafajshëm nga e keqja që ua ngjet atyre.





Pyetja:

Prej traditave të vjetra në shoqëritë tona është që ta fusin dhëndrin ndër gratë gjatë manifestimeve të dasmës-fejesës. Shpesh herë thuhet se nuk ka dert që ai të hyjë ngase ne jemi të mbuluara. Por, në të shumtën e rasteve, mbulesa brenda shpisë nuk është siç duhet kur është fjala te zbukurimi, bile-bile edhe nëse dhëndri mundohet që t’i mbyll sytë a nuk duhet që edhe gratë t’i mbyllin sytë e tyre, ose a mos lejohet që ato ta shikojnë dhëndrin me ëndje ashtu siç të kenë dëshirë? Shpresoj nga ekselenca juaj që t’më përgjigjeni në pyetjen time.



Përgjigjja:

Kjo është një traditë e keqe që duhet të fshihet nga shoqëritë Islame. Nuk ka në Fe e as në moral të shëndoshë diçka që mund t’i arsyetojë ato. Por, njerëzit pas tyre janë të dhënë nga rrëmbimet dhe epshet e tyre. S’do mend se një gjë e tillë ka shumë dëme shoqërore.





Pyetja:

Dr. El-Kiisij thotë se risku (nafaka) i njeriut vjen nga fitimi i tij dhe i jepet aq sa punon. Ndërsa, unë e di se njeriu sadoqë të mundohet nuk do të mund të merr vetëm se atë që All-llahu ia ka caktuar. Sipas tij, kjo gjë a nuk është mbështetje vetëm në shkaqet?



Përgjigjja:

Riskun (nafakën) që njeriu e arrin është nga fitimi i tij për arsye se All-llahu atë risk ia mundëson nëpërmjet përpjekjeve dhe mundit të tij. Një gjë të tillë njeriu e ka për obligim dhe nuk lejohet që ai të largohet nga kjo e të mbështetet në papunësi. Njëkohësisht, ky risk në të njëjtën kohë është dhunti nga All-llahu Fuqiplotë dhe caktim që ia ka caktuar njeriut. Madje, çdo gjë është me vendimin dhe caktimin e All-llahut por, a do të thotë një gjë e tillë që të lëmë anësh shkaqet dhe t’i nënshtrohemi papunësisë?!





Pyetja:

Selefistët (vehabitët) thonë se Esharijtë nuk janë nga Ehli Sun-neti sepse këta kanë ndjekur filozofinë dhe apologjetikën si dhe kanë përdorur interpretimin (te’vilin) që selefët e drejtë e kanë ndaluar. Njëkohësisht, ata në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe në shumë çështje tjera. Shpresoj që shkurtimisht t’më përgjigjeni dhe t’më udhëzoni për librat që kanë përgjigje të plotë për këto gjëra?



Përgjigjja:

Esharijtë dhe Maturidijtë (dy Shkolla të Ehli Sunnetit në Akide (për çështjet e besimit)) kanë mbrojtur drejtimin e Ehli Sunnetit me armën e Mu’tezilëve që është filozofia dhe këtë e kanë përdorur në rast të nevojës. Ndërsa, Mu’tezilet janë ata që i janë dorëzuar filozofisë.

Nëse edhe mbrojtja e Hak-kut (e të drejtës) në të cilën kanë qenë Selefët, me armën e filozofisë quhet mendim bid’atçi atëherë edhe Ibni Tejmiu është i thelluar në këtë të keqe pasiqë ai ishte prej atyre që shumë tepër zhytej (edhe pse ai ka kundërshtuar filozofinë dhe filozofët) në filozofi, shumë debatues ndaj atyre merren dhe mbështeten në të.

Literaturë që gjerësisht i qaset kësaj teme është libri im: “ Es-Selefij-jetu ….”.





Pyetja:

A lejohet që Zekatin t’ua shpërndaj atyre që u takon por, pa mos u treguar se është Zekat bie fjala tua jap si hedije ndërsa unë nijetin ta bëj për Zekat?



Përgjigjja:

Po, të lejohet një gjë e tillë për të respektuar ndjenjat e atij që ia jep Zekatin.





Pyetja:

Gjithmonë dëgjojmë kundërthënie midis fjalëve të dijetarëve lidhur me përdorimin e asaj që është kundër djersës që përmban alkohol e që quhet Alcohol Denat. A është i ndytë apo nuk është i ndytë duke potencuar dispozitën e Sheriatit dhe çka nënkuptojmë me fjalën asgjësim (i alkoolit) si dhe cili është kriteri që duhet ta ndërmerr dijetari që është Mufti?



Përgjigjja:

Të gjitha llojet e alkoholit që gjinden në parfume, ilaçe, shpirto, ajo që largon djersitjen dhe të ngjajshme me këto janë të falura dhe nuk ka ndonjë pengesë në përdorimin e tyre.





Pyetja:

U acarua polemika që u zhvillua midis nesh (mbase u takojmë nënshtetësive të ndryshme dhe vendqëndrimin e kemi në Gjermani) lidhur me çështjen e duasë (lutjes) me xhemat (bashkërisht) dhe me zë të lartë që e bëjnë gjatë pushimeve në namazin e Teravisë (në mënyrën që do ta përmendim më poshtë). Pra, një gjë e tillë a është bid’at (risi në fe) apo nuk është? Ne kemi ra në një kundërshtim sa që asnjëra palë nuk mund ta bind tjetrën. Këndimin që e bëjnë bashkë, me zë të lartë dhe me melodi gjatë pushimit d.m.th. pas katër rekateve, tetë rekateve, dymbëdhjtë rekateve dhe pas gjashtëmbëdhjetë rekateve është kjo:

-Ja Han-nan Ja Men-nan Ja dhelxhudi velihsan theb-bit kalbena alel iman nerxhu afveke velgufran vexh’alna min utekai shehri Ramedan. Kurse pas përfundimit të njëzet rekateve së bashku me zë të lartë dhe me ritëm:

-Subhanel Melikil Kud-dus… Subhanel Melikil Kud-dus… Subhanel Melikil Kud-dus… Kul-lema dhekerake dh-dhakirun ve gafile an dhikrikelgafilun Fealem Ennehu Lailahe il-lall-llah Lailahe il-lall-llah Lailahe il-lall-llah.

Kur përfundon namazi, Imami ngritet për t’i tokur ata që janë falur duke filluar një pas një dhe kur përfundon me këtë gjë largohet. Pra, për çështjen në fjalë a ka ndonjë argument se Pejgamberi alejhis-selam e ka bërë një gjë të tillë? Dhe cili është argumenti se një gjë e tillë lejohet ose nëse ndalohet cili është argumenti i ndalimit?



Përgjigjja:

Të gjithë atë që e përmende hyn në realitetin e dhikrit (të përmendurit e All-llahut). Në shumë ajete Kur’anore dhe në mënyra të ndryshme All-llahu Fuqiplotë robërit e Tij i ka urdhëruar që të bëjnë dhikër. A nuk është All-llahu Ai që në një ajet thotë: “… pra, ta dini se me të përmendur All-llahun, zemrat stabilizohen” Er-Ra’d, 28). A nuk i ka lavdëruar ata që e përmendin All-llahun “Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë…” Ale Imran, 191). A nuk është ai që thotë: “Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim), …” El-Bekarah, 152) Këto janë urdhëresa të përgjithshme lidhur me dhikrin. Kurse, teksti i përgjithshëm ngel dhe vazhdon të jetë si i përgjithshëm. Pra, si do që të bëjë njeriu dhikër dhe me çfarëdo teksti ta bëjë atë dhikër konsiderohet se ai i është përgjigjur urdhërit të All-llahut Fuqiplotë. Ai që kundërshton këtë urdhër që buron nga All-llahu i Cili kërkon nga robërit të bëjnë dhikrin (të përmendurit e All-llahut) e pakufizuar në mënyra dhe në shprehje, duhet dhe prej atij kërkohet që të sjell argument nga Kur’ani dhe Sun-neti se një gjë e tillë ndalohet.

Njashtu, sa i përket tokjes së duarve është e pëlqyeshme për të cilën gjë kemi shumë Hadithe si dhe nuk ka ndonjë transmetim që tokjen ta ndalojë pas namazit. Do të dëshiroja që të merresh me këto fatkeqësi që dëmtojnë bashkimin dhe dinjitetin e muslimanëve në vend që të merresh me ibadetet dhe dhikret dhe prej tyre të ndërtosh shkase të përçarjes dhe të zënkave.





Pyetja:

Më parë kisha një lokal për shitjen e audio kasetave me këngë të huaja në kohën kur nuk isha fetarisht i kujdesshëm. Por, All-llahu Fuqiplotë më kaploi me udhëzimin e Tij dhe më përudhi në rrugën e pendimit dhe fillova t’i përmbahem gjithë asaj që kërkon feja ime Islame. Kështu që unë e mbylla lokalin, kuptohet pasiqë e kuptova se një gjë e tillë është Haram edhepse shumica e dijetarëve të cilët i konsultova më sugjeronin që unë t’mos shpejtoj dhe të ngeli në lokal derisa All-llahu t’më mundësojë të gjej ndonjë punë tjetër. Por, unë e mbylla lokalin dhe fillova të kërkoj ndonjë punë tjetër. Kjo gjë ka filluar me mua para dy viteve por, për shkak të situatave të rënda ekonomike në Liban dhe për shkak të moseksperiencës sime në ndonjë fushë tjetër si dhe pasiqë nuk kam të kryer ndonjë shkollë të lartë që të jem i denjë për ndonjë punësim, deri tash kam ngelur pa punë dhe nuk kam me çka ta furnizoj familjen. Njashtu, vlen të përmendi se jam i martuar dhe pres fëmijë. Provova një tregti me pjesë elektronike nga Kina por, humba 4000 dollarë amerikanë kështu që përpjekjet e mia dështuan dhe me plot çiltëri të them se unë e kam humbur guximin për ndonjë provë tjetër nga frika e ndonjë humbjeje tjetër. Gati dy vite kaluan pa punë dhe më nuk mundem t’i përballoj harxhimet që i kam. Pyetja ime është se a bën që unë t’i kthehem punës së parë dhe gjatë kohës të mundohem të kërkoj punë tjetër dhe të presim që gjendja ekonomike e vendit tonë të ketë ndonjë zgjidhje? Shpresoj nga ekselenca juaj se do t’më jepni fetva me këshillat tua ngase unë jam në mëdyshje për t’iu kthyer punës së mëparshme.



Përgjigjja:

Që të jem besnik ndaj Sheriatit të All-llahut Fuqiplotë të them ty se: nuk mundem të supozoj se ty të lejohet t’i kthehesh shitjes së audio kasetave me këngë të huaja. E nëse unë ta them një gjë të tillë atëherë unë bëhem trillues ndaj Sheriatit të All-llahut Fuqiplotë. Por, unë të them se All-llahu robin e vet e sprovon që t’ia shpalojë çiltërinë e stabilitetin e tij. E kur ai bën durim dhe është këmbëngulës në të, atëherë All-llahu ia shëndron vështirësinë në lehtësim dhe ia zëvendëson edhe atë që i ka kaluar.





Pyetja:

Dua të pyes për atë që punon në fushën e reklamave dhe bën projektimin e pamfletave, publikimeve, kozmetikës dhe veshjeve për gra, duke i paraqitur gratë në ato publikime gjysëm të zhveshura. A duhet që ky person të largohet nga kjo punë duke e ditur se ky është profesioni i tij nga ku furnizohet?



Përgjigjja:

Nuk lejohet projektimi i pamfletave e reklamave që përmbajnë fotografi joshëse e mashtruese si dhe nxitëse m’u si ato për të cilat ti je duke folur. Rruga e fitimit të riskut nuk ëshë e kufizuar vetëm në këtë rrugë e cila është e ndaluar. Ai që diçka e le për All-llahun, atij All-llahu do t’ia zëvendësojë me një më të mirë.





Pyetja:

Vëllau im punon në Japoni dhe ditën e Xhuma ka ligjërata kështuqë ai vihet para dy gjërave: ose të prezentojë në Xhuma e t’i ngelin ligjëratat ose të prezentojë në ligjërata e t’i ngel namazi i Xhumasë. A lejohet që dikush të dalë Imam dhe bashkë me shokët tjerë muslimanë ta falin namazin e Xhumasë në Universitet për një kohë të shkurtër kështuqë edhe namazi nuk u kalon edhe prezantojnë në ligjërata?



Përgjigjja:

Së pari duhet të dish se namazi i Xhumasë ka disa kushte. Njëra prej atyre kushteve është që të jetë shteti shtet Islam, d.m.th. ai vend të ishte çliruar ndonjëherë nga ana e muslimanëve.

Nisur nga kjo mësojmë se namazi i Xhumasë në vendet evropiane (ku nuk ka patur çlirim Islam) Japonia dhe të ngjashme me këto nuk është i obligueshëm. Ndërkaq, ata e kanë për obligim ta falin drekën. Por, megjithëkëtë ne i inkurajojmë ata që jetojnë në ato vende të falin namazin e Xhumasë pasiqë praktikimi i saj mundëson takimin, bashkimin, dashamirësinë dhe këshillimin e njëri-tjetrit. Andaj, nuk është keq që një grup prej tyre të tubohen në Universitet dhe ta falin namazin e Xhumasë me kushtet që i ka Xhumaja. Por, unë preferoj që pas namazit të Xhumasë të falin edhe drekën që t’i ikin kundërshtimit të atyre që janë të mendimit se Xhumaja falet vetëm në shtetin Islam (Daru El-Islam).





Pyetja:

Si të bëjmë përputhjen midis Hadithit: “Nuk ka ngjitje (të sëmundjeve), infektim dhe as ugurzi ” dhe Hadithit: “Ik prej atij që është i sëmurë me leprozi siç ik nga luani”?



Përgjigjja:

Që të dy Hadithet janë të vërtetë dhe nuk ka midis tyre ndonjë kontradiktë. Hadithi: “Nuk ka ngjitje (të sëmundjeve), infektim dhe as ugurzi ” do të thotë se nuk ka ngjitje nga vetvetiu. Por, një gjë e tillë bëhet me vendimin e All-llahut Fuqiplotë. Kurse, urdhëri i Pejgamberit për të ikur nga leprozi është për nga aspekti i asaj se duhet ndërmarrur shkaqet që i kemi në disponim e që All-llahu i krijoi: bie fjala si ndërmarrja e shkaqeve të furnizimit e të ngjajshme me to.





Pyetja:

Si është dispozita që fëmiut mashkull që ende është në gji t’i vëndohet ndonjë copë zbukurimi florie (Ajeti Kursinë, Kur’an ose ndonjë shkronjë)?



Përgjigjja:

Nisur nga aspekti i edukimit të fëmiut nuk është mirë që fëmiu mashkull të zbukurohet me copa të floririt mbase një gjë e tillë nuk është e mirë me qëllim që të parandalohen pretekstet që çojnë në Haram.





Pyetja:

Më herët ju kam pyetur lidhur me atë se unë në bazë të medicinës nuk kam mundësi për të lindur. Ju më dhatë përgjigje. Por, tash ju pyes se mosnjoftimi i palës së interesuar për martesë për një gjë të tillë a konsiderohet një lloj tradhtie? (Por, nëse unë e njoftoj palën për një gjë të tillë në të shumtën e rasteve rezultati do të jetë negativ). Apo unë duhet që t’i tregoj?



Përgjigjja:

Unë preferoj që ti t’i tregosh për gjendjen tënde. Atë që All-llahu e ka caktuar të ndodh ajo patjetër ka për të ndodhur.





Pyetja:

A është kafir ai që shanë Sahabët (shokët e Pejgamberit alejhis-selam) edhe atë pa marrë parasysh se cilit drejtim i takon? Si është dispozita e Sheriatit ndaj atij që akuzon nënën e besimtarëve, Aishen, All-llahu qoftë i kënaqur me te dhe a lejohet marrëdhënia, falja e namazit pas tij si dhe martesa me te?

Së dyti, lidhur me Hadithin e asaj shërbetores zezake të cilën Pejgamberi, alehis-selam e ka pyetur se ku është All-llahu ... e deri në fund të temës. Ne besojmë se All-llahu është i lirë nga vendi por, ne ballafaqohemi me ata që na thonë se ne i japim përparësi logjikës e jo tekstit dhe se një gjë e

e tillë nuk është në rregull pasiqë Hadithi është i qartë. Problemi jonë është se ne nuk mund të paramendojmë për atë se All-llahu qëndron në qiell. Si është përgjigjja juaj? Çfarë domethënie ka Hadithi dhe çka nënkupton ai?



Përgjigjja:

Ti shpallish njerëzit kafira nuk është gjë e lehtë dhe nuk jam prej atyre që në përgjithësi u drejtojnë njerëzve akuza për mosbesim. Por, unë them se: është shumë e frikshme që ai që vazhdon të shajë Sahabët jeta e tij të përfundojë me Kufr-mosbesim. Ai që gjuhën e tij e lëviz me ndonjë ofendim a fjalë të keqe për nënën e besimtarëve, Aishen, ai person në të njëjtën kohë atë fjalë ia ka drejtuar të Dërguarit të All-llahut alejhis-selam. Sikur personi në fjalë të kishte një fije respekti ndaj Pejgamberit të All-llahut (të cilën gjë All-llahu na urdhëron neve në Kur’an) ai nuk do të guxonte të lëviz gjuhën e tij me ndonjë fjalë të keqe ndaj gruas së Pejgamberit alejhis-selam.

Kurse, sa i përket shërbetores që i Dërguari i All-llahut e ka pyetur dhe që ishte memece, ajo me gisht bëri isharet kah qielli që t’i tregojë Muham-medit alejhis-selam se është besimtare e nuk është politeiste-mushrike. Pëlqimi i Pejgamberit nuk do të thotë se ai ka miratuar se All-llahu ka vend në qiell ku rrin dhe kufizohet aty. Kjo gjë është njëlloj si fjala e All-llahut ku thotë: “A u garantuat prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos ju lëshoj) toka kur të dridhet.” El-Mulk, 16), nuk është si argument se All-llahu ka vend të vetin në qiell ku rri. Njashtu, All-llahu Fuqiplotë në disa ajete thotë: “…Ai është me ju kudo që të jeni …” El-Hadid, 4). “… Ne jemi më afër tij se damari (që i rrah) i qafës së tij.” Kaf, 16). Të gjitha këto ajete aspak nuk mund të jenë argumente se All-llahu ka shumë vende ku rri e të cilat i ka dhe ku përfshihet. All-llahu Fuqiplotë ka qenë para vendit dhe para kohës. Pra, si është e mundur

që Ai që është pa fillim të kufizohet me atë që ka fillim?!





Pyetja:

Loja e shahut a është Hallall (e lejuar) apo Haram (e ndaluar)?



Përgjigjja:

Te shumica e dijetarëve është e lejuar me kusht nëse nuk të shkujdeson nga obligimet. Në mesin e atyre që e lejojnë janë Shafitët.



Pyetja:

A lejohet që Zekati t’i jepet atij që është pa punë?



Përgjigjja:

Nëse personi është pa punë por, është pasanik atëherë nuk lejohet që t’i jepet prej Zekatit. Por, nëse ai është fukara atëherë atij i takon Zekati ngase mospunësimi nuk e anulon meritimin e Zekatit.





Pyetja:

Unë jam arsimtare e lëndës së Fesë. Një nxënës i klasës së katërt më parashtroi një pyetje që më tronditi trupin ndërkaq, unë nuk e dija përgjigjen. Pyetja ishte: A vdesin Melaqet?



Përgjigjja:

Çdo gjallesë do të vdesë qoftë melaqe apo njeri apo ndonjë krijesë tjetër.

Një gjë e tillë është prej gjërave normale e të qarta të besimit (Akides) Islam.





Pyetja:

A lejohet që fajdeja e bankave të përdoret për pagimin e tatimit të fitimit ose për çdo tatim të cilin shteti e obligon ndaj qytetarit?



Përgjigjja:

Fajdeja e huasë (e Kardit) nuk hyn në pronësinë e huamarrësit kurse tatimi i fitimit nxirret nga pasuria e atij që është i obliguar si dhe meqë fajdeja që jepet nuk hyn në pronësinë e tij atëherë nuk lejohet ta paguajë tatimin e fitimit.

Fati i kamatës është m’u si i pasurisë së humbur të cilit nuk i dihet pronari e cila duhet të shpenzohet për të mirën e përgjithshme të muslimanëve. Pra, njashtu edhe kamata shpenzohet për të mirën e përgjithshme të muslimanëve.





Pyetja:

Kujt i lejohet që të konstatojë se dikush është kafir apo kujt i lejohet që të jep fetva e të shpall se dikush apo se ndonjë grup është kafir (jobesimtarë)? Sipas mendimit tuaj a duhet të caktohet një legjislacion penal për këtë çështje: për atë që jep fetva, për atë që legalizon këtë gjë, për atë që një gjë të tillë e konsideron si legjitime si dhe për atë që ekzekuton këtë gjë?



Përgjigjja:

Shkaqet e kufrit janë të njohura dhe të theksuara në librat kapitale (burimore) e të besueshme të Akides (që kanë të bëjnë me Besimin). Andaj, ai që i di dhe që i kupton këto shkaqe obligohet t’ua sqarojë njerëzve. Por, mbështetja në këto shkaqe për të gjykuar për dikë se është kafir dhe të ndiqet për t’u dënuar me dënimin e murtedit (ai që lëshon fenë Islame) kjo gjë doemos duhet të ngel e kufizuar në suaza të gjykatës. Ndërkaq, kadiu është ai që posedon të drrejtën e kufrit dhe ekzekutimin e dënimit ndaj murtedit (ai që lëshon fenë Islame).





Pyetja:

Gjatë leximit të Kur’ani Kerimit vërejmë se fjala: “en-nefs” e jo: “er-ruh” të përmendet kur bëhet fjalë për epshin si: “…nefsi (epshi) është shumë nxitës për të keqen” Jusuf, 53) dhe “Betohem në (nefsin) shpirtin që është shumëqortues!” El-Kijameh, 2). A ka dallim midis këtyre dyjave për nga aspekti material dhe për nga esenca apo të dyjat janë emërtim i një gjëje?



Përgjigjja:

Ndonjëherë fjala: “en-nefs” në aspektin gjuhësor ka kuptim të shpirtit e ndonjëherë ka kuptimin e epshit seksual me të cilin All-llahu njeriun e ka sprovuar. Ndërkaq, fjala e All-llahut: “& n…nefsi (epshi) është shumë nxitës për të keqen” Jusuf, 53) ka për qëllim kuptimin e dytë të fjalës: ”en-nefs”.





Pyetja:

Unë jam i punësuar në një vend shkencor ku puna ime zhvillohet në fushën e kërkimit shkencor. Njashtu, unë jam në komisionin për blerje të caktuara të projekteve të caktuara. Kur ne blejmë diçka, detyrohemi të zbresim nga çmimi i artikullit me 30% ngase sektori i llogarisë te ne dhe te të gjithë administratat zyrtare e zbresin këtë përqindje nga pasuria që na jepet neve. Por, në të shumtën e rasteve blerësi na jep më tepër se kjo shumë e caktuar, ndoshta që ne të blejmë edhe herat tjera tek ai. Pyetja ime është: a kemi të drejtë që ne ta marrim atë tepricë duke potencuar se ne shumën që na japin e mbledhim dhe blejmë gjëra të vogla harxhuese dhe jo harxhuese të lidhura për punën e nuk blejmë plaçka personale a private?



Përgjigjja:

Atë që e merrni prej shitësit është ryshfet. Por, nëse ju atë tepriicë që e merrni e shpenzoni për interesin e punës siç thoni, atëherë një gjë e tillë është e lejuar dhe veprim i pranueshëm.





Pyetja:

Dëshiroj të pyes lidhur me një pyetje të cilën e kanë parashtruar disa muslimanë në Francë. Pyetja është: Disa vëllezër banojnë në Francë në një lagje përafërsisht të izoluar, në Mesxhidin (faltoren) e tyre kanë një librari ku mbajnë video dhe audio kaseta, ata pyesin se a u lejohet që t’i shesin kasetat në fjalë (pa mos fituar nga kjo shitje) brenda zyrës së Mesxhidit (duke potencuar se në Francë nuk u lejohet të shesin pranë Mesxhidit sepse përndryshe do të kenë vetë ata si dhe Mesxhidi problem)?



Përgjigjja:

Nuk ndalohet shitja e kasetave të dobishme për muslimanët dhe nuk ka ndonjë ndalesë që ato të shiten në një anë të ndarë nga Mesxhidi ku njerëzit falen dhe bëjnë Ibadet. Por, krahas kësaj, Mesxhidet që merren me qira në Francë dhe në vendet e ndryshme të Evropës ato merren si objekte të pronarëve që do të thotë se ato nuk e kanë dispozitën e Xhamive si: ndalimi që gruaja me menstruacione apo xhunubi të rrijë aty e të ngjashme.





Pyetja:

Katër muaj para Ramazanit, një djalë i ri që kishte humbur pasurinë me të cilën është dashur ta rregullojë dhomën e dhëndrisë erdhi tek unë. Unë ia dhash shumën që më takon mua për Zekat (që t’i ndihmoj në zgjidhjen e problemit). Tash erdhi koha e Zekatit, andaj a duhet që unë të jap Zekatin apo më quhet ajo që ia kam dhënë atij të riut?



Përgjigjja:

Nëse kur ia ke dhënë atij atë shumë e ke bërë nijet (vendosur) për Zekat atëherë konsiderohet se e ke larë borxhin për këtë vit, ngase zekatin mund ta japish edhe para kohës. Por, nëse atë shumë ia ke dhënë si dhuratë (hedije) dhe nuk e ke patur nijet për Zekat atëherë Zekatin duhet ta japish në kohën kur e ke të caktuar ta japish.





Pyetja:

Jam tregtar dhe njerëzve të varfër u jap hua. A më lejohet që të varfërve në fjalë t’ua jap Zekatin duke ua zënë huanë që ata ma kanë mua pa mos u treguar atyre?





Përgjigjja:

Patjetër duhet që ata t’i njoftosh. ثshtë e preferuar që ti t’ua japish Zekatin dhe pastaj menjëherë t’ua kërkosh borxhin që ta kanë.





Pyetja:

Kam blerë një CD me përmbajtje të disa librave me vlerë nga e cila kam dobi të madhe. Por, kur unë morra ta përdori, aty mu paraqit një tekst ku thuhej: “Betohem në All-llahun e Madhërishëm se ekzemplari i këtij programi është kopje origjinale. All-llahu është dëshmitarë për këtë që e them” duke potencuar se CD-ja është e kopjuar. Pra, si është dispozita e Sheriatit lidhur me përdorimin e kësaj CD-je?



Përgjigjja:

Nëse je i bindur se ai është gënjeshtar në betimin e tij dhe se uzurpon të drejtën e të tjerëve, atëherë nuk të lejohet përdorimi i CD-së. Por, nëse i beson betimit të tij ose je i dyshimtë në atë, atëherë merret parasysh prezumimi i pafajësisë, pra, pafajshmëria, drejtësia dhe besueshmëria dhe atëherë të lejohet përdorimi i saj.





Pyetja:

Dikush dikuj i ka dhënë një shumë të pasurisë si dhuratë ndërsa tash ia kërkon t’ia kthejë si borxh dhe nuk kanë askënd si dëshmitarë përveç All-llahut Xhel-leshanuhu. Si është dispozita e Islamit për atë që ky ia kërkon t’ia kthejë?



Përgjigjja:

Nëse ai që ia ka dhënë atë shumë nuk është deklaruar se këtë ia jep hua atëherë ajo sipas Sheriatit Islam konsiderohet lëmoshë ose dhuratë.





Pyetja:

Jamë zonjë Siriane që kam udhëtuar bashkë me burrin tim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar një periudhë të caktuar dhe pastaj insha All-llah do të kthehemi përsëri në vatanin tonë. Atë që dua t’ju konsultoj është se unë kur isha në vendin tim isha e rregullt në të gjitha llojet e Ibadeteve (adhurimeve), lavdi i takon vetëm All-llahut për këtë. Atëherë lexoja Kur’an dhe bëja namaz nate. Kurse tash nuk mundem të bëj si më parë. Ndoshta kjo vjen prej asaj se këtu nuk ka ambiente shpirtërore, vaze, derse apo ndryshe thënë biseda fetare të cilat në zemrën e njeriut ndezin vullnetin për shpejtimin kah punët e mira. Këtu ne nuk shohim dhe nuk dëgjojmë përveç se gjunahe dhe fatkeqësi devijuese që ndodhen në këtë vend që është pabesim. Ndërsa, kur isha në Damask përjetonim shumë të mira pasiqë atje Elhamdulil-lah mbahen derse dhe ka njerëz me shpirtëra të ndritura. A do të më marrë mua All-llahu në llogari për shkujdesjen time lidhur me gjërat që i përmenda, duke potencuar se unë mundohem sipas mundësisë time që të bëj Ibadet por, megjithatë unë e pranoj se kam lëshime?



Përgjigjja:

Qëndrimi në shtetin e kufrit sjell pasojat që i përmende. Rreziku i kësaj është shumë i madh, së pari, ndikon në sjelljen e pastaj së dyti, depërton edhe në të menduarit dhe në besimin. Zgjidhja është që doemos të ktheheni nëse qëndrimi i burrit tënd në atë shoqëri nuk është i domosdoshëm pasiqë në këtë rast qëndrimi atje është Haram (ndaluar). Por, nëse qëndrimi i tij është i domosdoshëm me kohë të caktuar atëherë mund të qëndroni atje por, duke u bërë ballë faktorëve të devijimit dhe gjynaheve sa keni mundësi. Kjo që ju e thatë nuk është vetëm problemi i juaj, por, ky është problemi me të cilin ndeshen të gjithë ata që qëndrojnë në shoqëritë perëndimore. Ndërkaq, nuk duhet harruar se adaptimi dhe vazhdueshmëria në ato kushte ka bërë që ata të harrojnë rrezikun të cilin ti e ndjen. Nuk është larg koha që nëse qëndrimi yt atje zgjat që edhe ti të harrosh këtë rrezik të cilin sot je duke e ndjerë.





Pyetja:

Unë punoj si inxhinier i ndërtimtarisë, kështuqë bëj projektimin e ndërtimeve. A më lejohet sipas Sheriatit që të bëj projektimin e tyre pasiqë ato kanë karakterin turistik bie fjala, hotele e të ngjajshme. Ju e keni të qartë lidhshmërinë ndërtimit të këtyre projekteve me disa punë të këqia?



Përgjigjja:

Nëse kërkon fetva disa Fukaha e kanë lejuar këtë gjë si fukahattë Hanefij. Por, nëse kërkon atë që është më e rezervuar dhe më e sigurtë është që të largohesh nga një gjë e tillë.





Pyetja:

Dëshiroj të parashtroj pyetjen: Mosrespektimi i prindërve a ka lidhshmëri me çështjet e riskut (furnizimit)?



Përgjigjja:

Mosrespektimi i prindërve është prej gjynaheve të mëdha. Pasoja e së cilës në Ditën e Gjykimit do të jetë shumë e rrezikshme dhe shumë e ashpër. Ndërsa, për ndikimin e saj në këtë botë All-llahu e di. Por, nuk është kusht që dënimi të jetë i shpejtuar.





Pyetja:

Jam pronar i një ndërmarrjeje e cila punën e saj e ka filluar para tri vitesh në rrjedhat e një ndërmarrjeje të parë që kishte humbje të kaluar.Në dy vitet e kaluara kjo ndërmarrje përmbushte borxhet e ndërmarrjes së kaluar. Vlera e borxheve të dy viteve ishte më tepër se vlera e mallit. Kurse në vitin e tretë ndërmarrja filloi të fitojë, pasiqë i kishte larë të gjitha borxhet e ndërmarrjes së kaluar. Pyetja ime është: A duhet që unë të jap Zekat për tri vitet apo vetëm për vitin e fundit?



Përgjigjja:

Ti duhet të japish Zekat vetëm për profitin që e ke fituar pasiqë i ke pastruar borxhet. Kështu është nëse hyrja kapitali i dy viteve nuk ka fjetur te ti me një afat prej një viti. Por, nëse ka fjetur dhe ka qenë në dorën tënde një vit e pastaj ti e ke dhënë borxhin atëherë duhet ta japish zekatin edhe për atë vit.





Pyetja:

A është e vërtetë ajo që kam lexuar në librin: “El-Fetava” i botruar nga seksioni i Dubajit për fetva ku thuhet se: është Haram shikimi i filmave të turpshme për çka duhet bërë pendim? Por, ndonjëherë gjatë filmave serik paraqiten disa poza të artisteve në formë çnderuese, bie fjala si: roli i valltores ose vetë artistet të paraqiten në mënyra të pahijshme, pa mbulesë. Pra, besimtari çfarë duhet të bëjë?



Përgjigjja:

S’ka dyshim se shikimi i filmave pornografik është Haram (i ndaluar). Kurse sa i përket skenave të pahijshme që kalojnë gjatë filmave apo epizodave normale edhe nga këto skena duhet të largohemi dhe mos i shikojmë. Por, nëse epshi të mund dhe i shikon atëherë doemos duhet të bësh teube (pendim) pasiqë teubja është ilaçi i tyre si dhe kërkimi i faljes nga All-llahu Fuqiplotë i cili buron nga zemra është ai që përmirëson gjendjen e njeriut dhe fshin gjynahun.





Pyetja:

A bën që zekatin apo lëmoshën t’ia japim atij që nuk falet madje edhe pas këshillës së vazhdueshme nuk do që të falet dhe është i sëmurë nga zemra?



Përgjigjja:

Nuk lejohet që t’i jepet zekati njeriut që ritet në mosfalje të namazit. Por, nëse i është dhënë atëherë tek All-llahu nuk konsiderohet si zekat dhe gjithsesi përgjegjësia e zekatit nuk bie nga ai person.





Pyetja:

A lejohet me Sheriat që të bëj transakcion dhe tregti me para duke e ditur se shteti një gjë të tillë e ndalon?



Përgjigjja:

Transakcioni me para ka shumë forma e mënyra. Disa prej tyre janë të lejuara me Sheriat e disa të tjera të ndaluara. Kthehu të tema: “Es-sarf” sipas burimeve të Sheriatit Islam dhe mëso normat e këtij allëshverëshit, përmbahu sistemit dhe dispozitave të tij dhe mos ki dert.





Pyetja:

A lejohet me Sheriat të bëhet kontrabandë (të futen brenda vendit fshehurazi me mjete artikuj që janë të ndaluar) duke potencuar se ato janë shumë të domosdoshme?



Përgjigjja:

Nëse ato artikuj janë të lejuar sipas kriterit dhe gjykimt të Sheriatit Islam dhe janë të domosdoshëm për t’u futur dhe për t’u importuar atëherë lejohet. Kur ligji kundërshtohet me Sheriatin Islam atëherë në të gjitha rastet Sheriati është gjykatës.





Pyetja:

Nëse për një çështje ka më tepër se një fetva atëherë si është dispozita e Sheriatit me atë njeri që vepron sipas fetvasë që i fle zemra duke mos shikuar asnjë argument të fetvave?



Përgjigjja:

Nëse ato fetva të shumta e të kundërta burojnë nga Muxhtehida (dijetarë eminentë) të besueshëm në Fe dhe nga sinqeriteti i tyre atëherë s’ka ndonjë pengesë që të ndjek atë për çka i fle zemra. Por, duhet të ketë kujdes të madh nga ato që fetvatë i kanë mjeshtri për të fituar diç nga pasuria, për interes të kësaj bote ose më qëllim spekulimi në Fe ose nga shtytja për të nënvlerësuar Sheriatin.





Pyetja:

Si është dispozita e e peçes dhe a ka ndonjë gabim në atë që dëgjojmë nga Muftiu i Saudisë?



Përgjigjja:

Sa i përket ferexhes (mbulesës me të cilën femra mbulon gjithë trupin përveç fytyrës) për këtë gjë të gjithë dijetarët janë unanim duke u mbështetur në fjalën e All-llahut: “… le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre …” En-Nur, 31). Kurse sa i përket peçes me të cilën femra mbulon fytyrën, disa dijetarë thonë se është vaxhib (e obligueshme) e këta janë ata që thonë se fytyra e femrës është auret. Kurse ata të cilët thonë se fytyra e femrës nuk është auret, ata nuk e obligojnë një gjë të tillë. Por, të gjithë dijetarët janë të një mendimit se nëse vajza apo gruaja e di se ka burra që e shikojnë me shikime të ndaluara atëherë ajo obligohet që ta mbulojë fytyrën me peçe.

Më hollësisht për këtë gjë lexo librin: “Femrës që beson All-llahun” dhe librin: “Gruaja midis tiranisë së sistemit të perëndimit dhe mëshirës së legjislacionit të Sheriatit të All-llahut”.





Pyetja:

Shpresoj që t’më përgjigjeni lidhur me dispozitën e Sheriatit për atë që disa gra përdorin kapsula të kontracepcionit për të ndalur menstruacionet gjatë muajit të Ramazanit apo Haxhit për ta vazhduar agjërimin apo haxhin pa e ndërprerë? Duhet potencuar se kapsulat e kontracepcionit plotësisht e ndërpresin menstracionin.



Përgjigjja:

Nuk ka pengesë kuptohet pasiqë të merr leje prej burrit.





Pyetja:

Keni përmendur se çallma hyn në grupin e traditës e jo më tepër. Kërkoj që më hollësisht të shpjegoni këtë gjë. Sipas asaj që unë kam mësuar nga ju del se i Dërguari alejhis-selam asnjëherë nuk është falur kryeshtruar (kokëzhveshur)?



Përgjigjja:

Ka forma të ndryshme Turban اallmesh (Imameh). اdo gjë që e mbulon kokën në aspektin gjuhësor hyn nën emrin e turbanit (imames). Ajo që është me rëndësi të dish është se namazi kryeshtruar (kokëzhveshur) është Mekruh (vepër e qortueshme) si do që të jetë mbulesa e kokës ngaqë nuk transmetohet se Pejgamberi alejhis-selam të jetë falur ndonjëherë kryeshtruar.





Pyetja:

Punoj në një byro shtetërore jashtë vendit. Shteti krahas rrogës më jep shpenzim për banesë që quhet rentë. Por, unë që ta marr këtë e kam të kushtëzuar të kem kontratë të qirasë për banesën ku jetoj në mënyrë që në bazë të kësaj unë të kem të drejtë që t’i marr ato. Nëse unë paguaj për banesën 850 dollarë atëherë ata ma japin komplet shumën. Ndërkaq, nëse unë them se e kam qiranë 1200 ata më japin 850 dollarë as më pak e as më tepër. Prandaj shumica prej neve mundohen të paraqesin kontrata me qira më të larta që të fitojmë rentën. Pyetja ime është se: A kam të drejtë që byrosë t’i paraqes kontratë qiraje pak më të lartë se realja në mënyrë që unë të kem dobi nga diferenca (ashtu siç bëjnë disa kolegë të mi)?



Përgjigjja:

Nuk të lejohet që nëpunësve përgjegjës për këtë punë t’u paraqesish kontratë të falsifikuar që nuk paraqet qiranë e realtë me të cilën je i ngarkuar. Pastaj ti thua: nëse qiraja është 850 dolllarë në muaj atëherë ata ta japin komplet shumën. Pra, ç’është nevoja që ti në këtë rast të lartësosh nga qiraja e realtë?!





Pyetja:

Pyetja të cilën do ta parashtroj është temë diskutimi që ka të bëjë me lejimin e prekjes dhe leximit të Kur’anit Kerim për gruan që është në menstruacione? Këtë e them pasiqë gruas së shokut tim i është dhënë një fetva se lejohet leximi i Kur’anit Kerim madje edhe prekja e tij nëse ajo është me dorëza. Argumenti për këtë është ajo që nxirret gjatë leximit të tefsirtit të Ibni Kethirit se ajeti: “Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaqet).” El-Vakiah, 79) me nocionin: “të pastrit” ka për qëllim melaqet ndërsa qëllimi i prekjes është Leuhi Mahfudhi si dhe duke u argumentuar me Hadithin e Hazreti Aishes kur i Dërguari alejhis-selam i ka thënë asaj: “Mos vallë menstruacionin e ke në dorën tënde”?



Përgjigjja:

Argumenti se ndalohet prekja e Kur’anit Kerim duke qenë në gjendjen e papastërtisë nuk është ajeti: “Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaqet).” El-Vakiah, 79) ashtu siç mendojnë disa njerëz sipërfaqësorë. Por, argumenti për këtë gjë është Hadithi që e transmeton Imam Maliku në “El-Muvet-ta” me senedin (zinxhirin) e tij të përcjellur nga Abdull-llah ibni Ebi Bekr ibni Hazmi ku theksohet se në letrën që i Dërguari i All-llahut ia shkroi Amr ibni Hazmit thuhet: “Kur’ani nuk preket vetëm se nga ai që është i pastër”Ibni Abu El-Birri thotë: “Edhepse këtë Hadith Imam Maliku e transmeton si Hadith Mursel por, ky Hadith ka një mbështetje të fortë pasiqë transmetohet në një libër të njohur e të pranueshëm te dijetarët e Sires (Jetëshkrimit të Pejgamberit alejhis-selam) që është i njohur te dijetarët aq tepër sa që nuk ka nevojë për senedin e tij”.





Pyetja:

Shpresoj që ta sqaroni dispozitën e Sheriatit lidhur me atë që njeriu të merret me fletëaksione në tregun botëror të fletëaksioneve-amerikane duke potencuar se operacioni i fitimit dhe i humbjes bëhet vetëm me ngritjen dhe me zbritjen e vlerës së fletëaksioneve pa mos patur këto fletëaksione fitim në fund të vitit finansiar si rezultat i aktivitetit finansiar të firmës e cila i ofron këto fletëaksione në pazar. Sikur këto fletëaksione që i ofrojnë ndërmarrjet nuk paraqesin gjë tjetër veçse një mall vlera e të cilit ulet dhe ngritet sipas ofertës dhe kërkesës pa mos përfaqësuar vetë këto fletëaksione asnjëfarë vlere nga baza e ndërmarrjes apo të qarkullimit të saj?



Përgjigjja:

Kur fletëaksionet janë pjesë nga vlera e realtë e ndonjë kompanie, firme apo ndërmarrjeje industriale atëherë allëshverëshi me to lejohet si dhe pronësimi i tyre është i ligjshëm si dhe në këtë rast zbatohet ajo që çdo hise finansiare që posedon aksionari të ndahet. Por, kur këto fletëaksione shndërrohen në mall me vlerë imagjinare (joreale) ku pazaret manipulojnë si duan atëherë allëshverëshi me to bëhet një lloj prej llojeve më të rrezikshme të bixhozit.





Pyetja:

Falem në një Xhami që në mes ka shtylla. Sa herë që falem midis tyre dikush prej xhematit më largon madje edhe nëse jam edhe duke u falur. A është veprimi i tyre në rregull? Dhe a është në rregull namazi midis shtyllave? Kurse pyetja e dytë është lidhur me kuponat të cilat merren duke u anëtarësuar në firmë nga e cila merr talon që të mundëson të fitosh shpërblime me vlerë shumë të madhe bie fjala si veturë etj. A më lejohet të marrë pjesë në këto oferta?



Përgjigjja:

Namazi midis shtyllave nuk ka asnjë problem. Problemi i largimit të rreshtave nga njëra tjetra në xhami duke u munduar t’u iket shtyllave, sipas disa dijetarëve është më problematike se sa falja midis shtyllave. Mos ua var veshin atyre që trillojnë njëzet probleme reale për të luftuar një problem të iluzionuar.





Pyetja:

A ka të drejtë muslimani që të gjejë përgjigje apo fetva më të lehtë që përputhet me Sheriatin duke mos u mbështetur në pasione, krahas ndonjë fetvaje të shtërnguar?



Përgjigjja:

Mënyra për atë që ti thua është që t’i drejtohesh një njeriu që posedon dituri të bujshme dhe Fe të denjë si dhe çiltëri ndaj All-llahut të Lartëmadhëruar. Për të gjetur një njeri të këtillë është shumë rëndë pasiqë neve jetojmë në një kohë për të cilën i Dërguari alejhis-selam ka thënë: “All-llahu i Madhëruar nuk do t'ua marrë (njerëzve) dijen në atë mënyrë që do t'ua nxjerrë nga shpirtrat e tyre por, do ta marrë ashtu që do të bëjë të vdesin të diturit, pas të cilëve në tokë nuk do të mbetet asnjë njeri i ditur.. Atëherë njerëzit për vete do t’i marrin për imamë injorantët. Ata do të pyeten (me pyetje të ndryshme) e ata do të përgjigjen pa dije përkatëse. Kështu ata (injorantët) vetë do të lajthisin por, edhe do t'i lajthisin të tjerët”. (Muttefekun alejhi)





Pyetja:

Kushtrim: Më herët sëmundja rrezikonte vetëm klasën e injorantëve. Kurse tash edhe klasën intelektuale edhe ate jo vetëm ate që merret me dituritë profane por, edhe ata që janë intelektualë të përkushtuar Islamistë. Ajo sëmundje është: komentimi i çdo gjëje me të cilën njeriu ballafaqohet nga vështirësitë dhe problemet me magjinë (sihrin), xhinët dhe batakçillëkut me kthimin te disa hoxhallarë (sipas supozimit të tyre) për ta zgidhur magjinë. Është këputur lidhshmëria e lartë midis besimit në magjinë, xhinët dhe dredhakërisë!

Shpresoj që t’na sqaroni dallimin midis magjisë (sihrit) dhe dredhakërisë (batakçillëkut) nëpërmjet librave, simpoziumeve dhe demantimin e tyre në atë që kohëve të fundit paraqitet me të madhe në programet satelitore.

-Si të veprojmë dhe kujt t’i kthehemi kur me të vërtetë ballafaqohemi me ndonjë person që është në gjendje faktike të magjisë e sidomos kur nuk mundet të dëgjojë Kur’an e as leximin e tij?



Përgjigjja:

Magjia (sihri) ekziston dhe ata që merren më te për të dëmtuar të tjerët janë shumë. Por, të jesh e bindur për dy çështje në vijim:

E para çاdo njeri që përpiqet të dëmtojë ndonjë krijesë tjetër nëpërmjët kësaj rruge ai pasojën e kësaj gjëje doemos se do ta gjejë në tupin apo mendjen e tij.

E dyta: Nëse njeriu është prej atyre që me të vërtetë u përmbahet urdhrave të All-llahut të Lartëmadhëruar, largohet prej ndalesave të Tij, e përmend All-llahun vazhdimisht dhe është i kujdesshëm në virdet (lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes) si dhe rregullave të Sheriatit atëherë magjia nuk do të zgjasë.





Pyetja:

Dëshiroj të blej një veturë që kushton 60. 000 lira. Në fillim duhet të paguaj 5000 lira ndërkaq, këstin e fundit të themi 10. 000 lira kurse tjerat që ngelin i paguaj në këste mujore brenda 36 muajve. Por, sa më tepër që pakësohen muajt aq më tepër pakësohen edhe këstet mujore. ثshtë kështu meqë kompanitë e veturave shtojnë edhe 8% në vit jashta çmimit të veturës. Poashtu edhe pronësimi i veturës nuk bëhet deri sa të bëhet pagimi i plotë. Njëkohësisht kompania ka të drejtë që ta tërheq veturën nëse blerësi nuk e përmbush pagesën. A paraqet kjo shitje dy shitje të një sendi si dhe një gjë e tillë a është Haram (e ndaluar)? A thua nëse këto dy këste të para dhe të fundit hiqen atëherë kjo shitje bëhet e lejuar?



Përgjigjja:

Çdo teprim në çmimin bazë kundruall pagesës në Sheriat quhet kamatë e cila është Haram (e ndaluar) pa dyshim dhe unanimisht pa diskutim. Mënyra e vetme për t’i ikur kamatës në këtë rast është që ta paguash veturën kesh me para në dorë (me para të gatshme).





Pyetja:

Pasiqë me të madhe është zhvilluar teknologjia është bërë e mundur që blerja e librave dhe e programeve islame të bëhet nëpërmjet internetit. Por, që të realizohet një gjë e tillë duhet të kemi karta të sigurimit nga bankat kamatore. A lejohet një gjë e tillë?



Përgjigjja:

Shpresoj që të jetë e mundur arritja deri tek ato karta të sigurimit brenda kufijve që i përmende dhe shpresoj që për këtë gjë të ketë hapësirë që t’mos biesh në kamatë të drejtpërdrejtë që është Haram (e ndaluar).





Pyetja:

Një të katërtën e Kur’anit Kerim e kam nxënur përmendësh. Por, mua më janë ngatërruar këmbët sikur të rijtë tjerë. A ka ndonjë vird (lutje) që t’më largojë nga kjo. A ka mundësi që të këshilloj një nxënës që kërkon dituri me qëllim që të kompletohet në rrugën e dritës Muham-mediane?



Përgjigjja:

Nuk e kam të qartë lidhshmërinë që ti e ke për qëllim midis nxënies përmendësh të Kur’anit Kerim dhe asaj që ti e thua me fjalët rrëshqitja e këmbëve. Nëse ke për qëllim rrëshqitjen në gjynahe atëherë dije se një gjë e tillë është gjynah si për atë që ka nxënur përmendësh Kur’anin Kerim njashtu edhe për atë që nuk e ka nxënë. Ajo që kërkohet prej çdo muslimani është që të largohet nga gjynahet e nëse i rrëshqasin këmbët dhe nëse bën gjynah atëherë ai duhet të pendohet dhe t’i drejtohet All-llahut me një pendim të sinqertë.





Pyetja:

Pasiqë burri dy herë e këshilloi gruan e tij që t’mos dalë në udhëtim vetë por, ajo nuk e dëgjoi kështuqë ndodhi mosmarrëveshja midis tyre sa që puna erdhi deri te shkurorrëzimi. Pra, cilat janë të drejtat e gruas në këtë rast?



Përgjigjja:

Pa marrë parasysh shkakun që e shtyu burrin që të lëshojë gruan, asaj i takon komplet mehri edhe ate si i ai i fillimit poashtu edhe i ai i mëvonshmi.





Pyetja:

Lidhur me temën e mbulesës (Hixhabit) kemi paqartësi dhe kundërshtime. A thua vallë është obligim vetëm për gratë e Pejgamberit alejhis-selam apo për të gjithë gratë e muslimanëve duke i potencuar ajetet që kanë të bëjnë me këtë çështje dhe numrin e ajeteve?



Përgjigja:

All-llahu në Kuranin Kerim thotë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre …” En-Nur, 31). Imperativi n

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme