Muhammedi a.s. në librat e shenjta hinduiste

Në Indi kohë më parë u botua libri e cila i publikon të dhënat. Libri është bërë temë diskutimesh dhe polemikash përgjatë tërë vendit. Sikur autori i librit të ishte musliman, sigurisht do të burgosej apo vritej. Ndoshta të gjithë ekzemplarët e librit do të konfiskoheshin. Sigurisht edhe do të ndalohej. Rebelimi dhe dhuna do të ngrihej kundër muslimanëve të pafajshëm dhe do të derdhej gjaku i tyre.

Është habitëse që autori i librit është eksperti Vedaprakash Upadhyai, profesor i ditur dhe i njohur hinduist. Libri quhet “Kalki Avatar”. Shkencëtari Vedaprakash Upadhyai është Hindu-Brahman, me prejardhje bengale. Ai është shkencëtar dhe hulumtues në Universitetin Allahabad në Indi.

Pas hulumtimeve shumëvjeçare ai e botoi librin dhe madje tetë dijetarë hinduistë e kanë pohuar dhe konfirmuar mendimin e tij dhe argumentet si autentike / të vërteta. Sipas besimit hinduist, bota hinduiste është në pritje “të udhëzuesit dhe prijësit” i cili quhet “KALKI AVATAR”. Sido që ta marrim, përshkrimi i dhënë në librat hinduiste tregon vetëm për Pejgamberin Muhammed a.s. nga Arabia. Për këtë arsye, hindusët e botës më nuk duhet ta presin “KALKI AVATARIN”, por të gatshëm dhe me dëshirë duhet ta pranojnë Pejgamberin Muhammed a.s. si “KALSKI AVATAR”. Këto fakte të profesorit janë vërtetuar dhe përkrahur nga ana e tetë dijetarëve të tjerë prominentë hinduistë.

Autori dëshiron të thotë se hindusët (të cilët për fe kanë hinduizmin), të cilët me entuziazëm presin ardhjen e Kalki Avatarit, thjeshtë po i nënshtrohen dhimbjes së pafund. Sepse, ky Perjgamber i madh tashmë ka ardhur dhe para 14 shekujve ka shkuar nga kjo botë. Autori përmend dëshmi të forta nga Veda (librit të shenjtë më të vjetër) dhe librave të tjera të shenjta hinduiste si përkrahje për pohimin e tij:

1. Në Purana (shkrimet e shenjta të hinduizmit), ceket se Kalki Avatari do të jetë i Dërguari i Fundit i Zotit në botë. Roli i tij do të jetë ta udhëzojë tërë botën dhe të gjitha qeniet njerëzore.

2. Sipas profetizimit të religjionit hinduist, Kalki Avatari do të jetë i lindur në një (si)ujdhesë, që sërish sipas religjionit hinduist është regjioni i Arabisë.

3. Në librat hinduiste emrat e babës dhe nënës së Kalki Avatarit përmenden si Vishnubhagat dhe Sumaani veç e veç. Nëse i hulumtojmë kuptimet e këtyre emrave, do të vijmë deri te përfundimi interesant. Vishna (Zoti) + bhagat (robi) = Robi i Zotit = Abdullah. Emri i babës së Pejgamberit s.a.v.s. është Abdullah. Sumaani (paqje, rehati, qetësi) = Aminah. Emri i nënës së Pejgamberuit d.s.v.s. është Amina.

 

4. Në librat religjioz hinduistë përmendet se ushqimi kryesor i Kalki Avatarit do të jenë hurmat dhe ulliri dhe se ai do të jetë personi më autoritativ dhe më besnik në regjion. Pa dyshim, Pejgamberi Muhammed s.a.v.s., të gjithë pajtohen, i ka poseduar këto cilësi.

5. Në Veda ceket se Kalki Avatari do të lindet në një fis me famë. Kjo në mënyrë të përsosur i përgjigjet fisit Kurejsh, të cilit i përkiste Pejgamberi Muhammed s.a.v.s.

6. Zoti do ta mësojë Kalki Avatarin nëpërmjet të deleguarit të Tij (melekut) në shpellë. Allahu e mësoi Pejgamberin Muhammed s.a.v.s. nëpërmjet të deleguarit të Tij, melekut Xhibril, në shpellën Gari Hira.

7. Zoti do t’i mundësojë Kalki Avatarit që nëpërmjet kalit mjaft të shpejtë të udhëtojë nëpër botë dhe nëpër shtatë qiejt. Kjo është indicie në Burakun (kalit sikur vetëtima) dhe Mi’raxhin (udhëtimi i natës i Pejgamberit s.a.v.s. nëpër shtatë qiejt deri në Sidret’ul-Munteha).

8. Zoti do t’i mundësojë Kalki Avatarit ndihmën e Zotit. Kjo në mënyrë të veçantë u konfirmua në Betejën e Bedrit.

9. Edhe një njoftim i shkëlqyeshëm për Kalki Avatarin është se ai do të lindet me të dymbëdhjetën ditë të një muaji. Pejgamberi s.a.v.s. është lindur më 12 rebiul-evvel të kalendarit hixhrij.

10. Kalki Avatari do të jetë kalërues dhe përdorues i shpatës i shkëlqyeshëm. Autori këtu e tërheq vëmendjen e hindusëve se ditët e mirëfillta të kalit dhe përdoruesve të shpatës kanë kaluar, kurse tash është koha e armëve të zjarrit dhe raketave. Vërtet do të ishte qesharake që ata që e presin Kalki Avatarin, mendojnë se duhet të vijë kalërues dhe përdorues i shpatës i mirë. Në të vërtetë, Libri Hyjnor, Kur’ani i Ndershëm, përmban cilësitë dhe shenjat të cilat i përshkruhen  Kalki Avatarit, i cili në fakt është Pejgamberi Muhammed s.a.v.s. Autori ka theksuar argumente të shumta në llogari të pohimit të tij se Kalki Avatar në të vërtetë është Muhammedi s.a.v.s., kurse ata që ende e presin ardhjen e Kalki Avatarit nuk duhet ta humbin kohën së koti.

 

Përktheu: N. Ibrahimi

 

Burimi: http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=202:muhammedas-u-hinduistikim-svetim-knjigama&catid=47:ahlak&Itemid=57

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme