O ALLAH KËRKOJMË STREHIM TEK TI

Ne kërkojmë mbrojtjen Tënde nga sytë që nuk qajnë,                                                                                                                                  - nga të gjitha mëkatet, të mëdha e të vogla.
Ne kërkojmë strehim tek Ti nga fytyra që nuk skuqet,
- nga qenia që Ty nuk të lutet.

Ne kërkojmë strehim te Ti nga stomaku që ha shumë,
- nga gjuha që flet shumë.
Nga e keqja që e mund të mirën,
- dhe nga syri që qëndron shumë në gjumë.

Ne kërkojmë strehim te Ti
-nga mendja që arsyen të pavlefshme e sheh,
Ajo që zemrës ia ka shuar ndjenjën për besim,
-Ia ka bllokuar rrugën për shpëtim

O Allah, ne kërkojmë strehim te Ti nga dënimi i Xhehenemit
- dhe vështirësitë e kësaj bote.
Nga tundimet e jetës dhe të vdekjes,
- e mbi të gjitha nga e keqja e Shejtanit

O Allah, ne kërkojmë strehim te Ti,
- nga mëkatet për fajin tonë.
Nga e keqja e të tjerëve,
- edhe nëse ajo e mirë na duket ...!

O Allah kërkojmë strehim tek Ti gjatë gjithë jetës
- kërkojmë strehim tek Ti për jetën e varrit,
Kërkojmë strehim tek Ti për Ditën e Kiametit,
- O Allah na shpëto në Ditën e Gjykimit ...

Të kërkojmë ndihmë Ty me lutje e durim,
- të lutemi o Allah.
Na fal, kur bëjmë keq,
- na fal o Allah ne dhe kur nuk bëjmë mirë.

O Allah na dhuro mirësi në këtë botë,
- na dhuro mirësi edhe në atë botë
Na drejto për në Xhenetin Firdaus al ‘Ala,
- sepse vetëm Ti mund ta bësh këtë o Allahu Subhane we Teala



Përktheu nga gjermanishtja Bekim Rrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme