
“Muzika mund të bëhet ilaç nëse përdoret në mënyrë të drejtë, ndërkaq as me ilaçin nuk duhet tepruar sepse edhe ilaçi mund të bëhet helm. Ai i cili ka dije për mjekimin e shpirtit dhe zemrës njerëzore e di që dëgjimi i muzikës (me ilahi e të ngjashme e jo të muzikës të cilën e këndojnë këngëtarët tone) është ilaç i mirë në të cilin nuk ka diç të keqe.”[1]963
Sultan’ul-ulema El-Izz ibn Abdusselam thotë: “Kënga pa muzikë apo me të mund të bëhet mjet për përmirësimin e gjendjes së zemrës...”.[2]964
Imam Kurtubiu pasi e përmendi hadithin për përdorimin e defit gjatë kohës së dasmës thotë: “Po ashtu janë të lejuar edhe instrumentë të tjerë të cilët janë të njohur për përdorimin e tyre në dasma dhe celebrime nëse nuk teprohet në dëgjimin e tyre.”[3]965
Ibn Hazmi thotë: “Veprat vlerësohen sipas synimeve. Kush vendos të dëgjojë muzikë që të bëhet mospërfillës ndaj Zotit, atëherë ai është mëkatar. Por, kush vendos të dëgjojë muzikë që të fitojë elan për kryerjen e urdhrave të Zotit atëherë është e lejuar. Njëjtë është edhe me atë që vendos të bëjë prehje me muzikë në mënyrë që pastaj të mund të preokupohet me aktivitetet e tjera psikike dhe fizike që shpijnë në kënaqësinë e Zotit. E nëse dikush e dëgjon pa ndonjë synim atëherë veprimi i tij është i ndaluar.”[4]966
Shevkani thotë pasi e citoi hadithin mbi muzikën: “Thënia e Pejgamberit të Zotit se muzika është batil (e padobishme) nuk do të thotë se ajo është haram por se e anulon dobinë e saj.”[5]967
Edhe pse këto nuk janë thënie të dijetarëve hanefijë, në usulet hanefite dhe te të gjitha të tjerat, ekziston rregulli: “Nuk mohohet ajo në ç’gjë ka mospajtime por vetëm ajo në të cilën të gjithë janë të pajtimit.”[6]968
[1] El Furu’, Ibn Muflih El Hanbeli, str. 236.
[2] Et Tadž Vel Iklil, El Abderi El Maliki, 2/ 62.
[3] Tefsir Kurtubi, 14/ 54.
[4] El Muhalla, Ibn Hazm, 7/ 567.
[5] Nejlul Evtar, Ševkani, 8/ 118.
[6] El Bejan, Muftija Egipta Ali Džuma, str. 353.