Balsami i lumturisë nga aspekti kur’anor

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:
“O Musa, ç'është ajo që e ke në të djathtën tënde? Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera”. (Ta Ha, 17-18)

Kur’ani famëmadh përmban shumë dialogje të cilët përveç informimit të saktë për ngjarjet e ndryshme historike na ofrojnë edhe shumë fakte lidhur me marrëdhëniet ndërnjerëzore, duke ua ndihmuar që ti kuptojmë realisht botën tonë, por edhe rreth nesh duke iu qasur gjërave qartë dhe drejtë.
Shumica prej nesh që e lexojmë Kur’anin fisnik, hutohemi nganjëherë, duke pritur që në te të gjejmë formulën për fluturim në eliksirin e lumturisë, shifrën për të shkuar në ardhmëri dhe hyrje në botët paralele, por ja për habinë tonë, hasim tregimin për një bari, shkopin e tij, delet dhe gjethet e pemëve.
Sot, kjo gjë është diç më e qartë.
Gjëja e parë që vërehet është: Mendja kreative apo gjeniale?
Shkenca bashkëkohore thotë që personi kreativ njeh në një gjë të zakonshme dy-tri qëllime, ndërsa gjeniu njeh dhjetë ose më shumë qëllime. Musai a.s. fletë për shkopin e tij në një mënyrë indikative duke theksuar shfrytëzimin e këtij mjeti (shkopit) në shumë qëllime:
“…mbështetem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe (funksione) nevoja të tjera”. (Ta Ha, 18)
Mund të paramendojmë se “me të kryej edhe nevoja (funksione) të tjera” mund të jenë: formë e gjuetisë, ruajtja e dhenve, kapërcimi i lumit, vrasja e dëmtuesve, matja e hapësirës, sutra për namaz, strehim nga dielli në kombinim me një mjet mbrojtës, mini-shtrik për terjen e të padëgjuesit, etj.
Vetëm moskënaqësia me mjetet e ndryshme ekzistuese udhëheqë kah përparimi konstant i mjeteve dhe përparimin teknologjik të civilizimeve.
Tek me Muhammedin a.s. njerëzimi arriti nivelin e pjekurisë së nevojshme për ta pranuar Shpalljen finale për tërë njerëzimin në çdo kohë dhe vend në formë të përmbledhjes së argumenteve të shkruara të cilët kërkojnë përpunim të sofistikuar intelektual (kompozanaliza mikroskopike, hulumtimin e kozmosit etj.) para Muhammedit a.s. nuk ishte ky rast, për çfarë flasin dhe dëshmojnë, kufizimi i shpalljes në popuj të caktuar si dhe derogimi i këtyre shpalljeve pasi kanë shërbyer vetëm si zgjidhje kaluese. Njerëzimi i ka fëmijërinë, pubertetin, rininë, pjekurin dhe pleqërinë, e me Muhammedin a.s. është përcaktuar kufiri i pjekurisë së njerëzimit.

Formimi i miqësive

Në versetin e cituar kur’anor në fillim mund të gjejmë edhe orientimet konkrete në arritjen e miqësisë, e ky është tregimi i interesimit për personin tjetër i cili manifestohet nëpërmes pyetjeve në mënyrë të kulturuar të cilat zbulojnë interesimin tonë të shëndosh për atë që tjerët merren.
Ky fakt edhe pse i qartë si kristali dhe i thjeshtë, është prapëseprapë realitet i rrallë pa si që shoqëria moderne me kundërthëniet e saj ka hedhur shumë njerëz të cilët trajtojnë bashkëbiseduesit e të cilëve me shpejtësi fusin përvoja të athëta dhe ndjenja të këqija – duke humbur kështu miqtë potencial. Nëse konkretisht po i humbin vëllezërit besimtarë në mungesë të afrimit të tyre, të dëgjimit të halleve dhe problemeve të tyre.
All-llahu i madhërishëm në versetin e cituar kur’anor i drejtohet Musait a.s…
“O Musa, ç’është ajo që ke në të djathtën tënde?”( Ta Ha, 17)
Duke treguar interesimin për hobin, profesionin e dikujt, kohën e lirë, idetë… ne në realitet bisedojmë që na intereson personi tjetër, i cili është i dobishëm, i vlefshëm, burim i diturisë së caktuar, përkatës për kohën tonë, bashkëpunëtor i mundshëm etj. Njeriu sipas psikologjisë së tij anon kah ata që e duan dhe lehtë gjendet mirë në njerëzit që e mendojnë të rëndësishëm dhe interesant.

Preciziteti gjuhësor

Suksesi i bisedës, por edhe organizimit njerëzor është ngushtë i lidhur me shprehjet precize, qasjen direkt të temës, harxhimi optimal i kohës dhe të tjetrit në përpunimin konkret dhe ndarjen e detyrave. Për një gjë këtillë është i domosdoshëm një mjet komunikimi i sofistikuar, me sinonime të pa nevojshme, mahive të pakuptimta etj.
Njeriu në princip nuk është në gjendje të flasë aq shpejtë sa bashkëbiseduesi është në gjendje të dëgjoj. Sistemi nervor i njeriut është në gjendje të dëgjoj dhe kuptoj deri në 600 fjalë në minutë edh pse në bisedën e përditshme mesatare njerëzit në minutë të bisedës shkëmbejnë 100-140 fjalë, çfarë tregon në krijimin e vakumit prej 460 fjalësh që u lejon njerëzve në mendimet të humbasin dhe tek ata nuk arrin mesazhi i dëshiruar. Ju mund ta shumëzoni këtë vakum prej 60 fjalësh në minutë me 15minuta ose gjysmë ore dhe llogaritni vet sa ka hapësirë të thotë.
Për këtë në pikëpamje letrare është më e fuqishme të thuhet p.sh. ‘vetëm të urtit e kuptojnë këtë’, në vend ‘vetëm njerëzit e urtë e kuptojnë këtë’, ngase emri ‘njerëzit’ në rastin e përmendur është e tepërt dhe si e tillë vjedhë kohën e çmuar duke zvogëluar nivelin e precizitetit dhe koncentrimit të nevojshëm në kuptime të reja.
All-llahu i madhërishëm, nëpërmes Shpalljes së fundit njerëzimit, i mëson njerëzit në precizitet gjatë zgjedhjes së fjalëve në shumë vende.
Në një verset kuranor qëndron:
“O ju që keni besuar, mos thuani: ‘Raina’ – po thuani: ‘undhurna’ dhe respektoni…” (El Bekare, 104)
‘Raina’ ishte fjalë, që shokët e Pejgamberit e shprehnin kur ai i mësonte, pra me te i thoshin: përvilna, pritna deri sa ta mësojmë etj. Mirëpo, edhe jehuditë e kishin një fjalë të gjuhës së tyre hebreje po të asaj forme, por me përmbajtje fyese, dhe me qëllim të caktuar e përdornin pranë Pejgamberit, andaj Zoti i urdhëroi besimtarët që në vend të saj të përdorin fjalët ‘Undhurna’.
Pra në këtë mënyrë All-llahu i madhërishëm këshillon besimtarët që me kujdes ti zgjedhin fjalët për shkak të konotacioneve të caktuara negative.
Optimaliteti gjuhësor i Kur’anit është i njohur edhe në versetin e cituar:
“O Musa, ç’është ajo që e ke në të djathtën tënde?” (Ta Ha, 17)

Arti i udhëheqjes së dialogut

Ky dialog, në mes All-llahut të madhërishëm dhe Musait a.s. është zhvillua në luginën e shenjtë Tuva dhe ky është hyrje në misionin e rëndësishëm i cili do ti besohet Musait a.s.
Dialogu bartë shumë mesazhe dhe dobi të cilat me pak përkushtim mund të vërehen.
Me rëndësi është më vërejt se dialogu këtu zhvillohet në mes All-llahut të Lartësuarit dhe Musait, robit të Tij, kështu që mesazhet e derivuara mund të shfrytëzohen në situate të ngjashme në të cilat kemi autoritete të caktuara të cilat i drejtohen njerëzve “nën – (përfundi) ata”.
Vërejmë që All-llahu i madhërishëm e pyet Musain a.s. për llojin e sendit që mban në dorë, edhe pse i Lartësuari, gjithsesi i di fshehtësitë e shpirtit të Musait a.s.
Përse atëherë pyetja:
“O Musa, ç’është ajo që e ke në të djathtën tënde?” (Ta Ha, 17)
Çfarë urtësie vërehet prapa kësaj pyetje dhe përse Musai a.s. në pyetjen e qartë dhe specifike u përgjigj me përgjigje të gjatë i cili përfshin dhe mënyrën e përdorimit të shkopit edhe pse për këtë nuk ishte pyetur?
Çfarë diturie të veçantë mund të derivohet preh këtij dialogu, i cili me siguri nuk është në Libër vetëm për dekorim dhe mbushjen e hapësirës apo informimit të rastësishëm të së kaluarës së largët?
Duke marrë parasysh që All-llahu i madhërishëm i drejtohet njeriut, në vend të zgjedhur lehtë mund të konkludohet që Musai a.s., ishte në gjendje të tendosjes nervore dhe shqisore. Por, a thua kush nuk do të ishte në atë gjendje sikur t’i drejtohet direkt Zoti i botëve?!
All-llahu i Lartësuar e futë Musain a.s. në bisedë duke ia tërhequr vëmendjen në një gjë të thjeshtë, për të të njohur mirë (shkopin) duke e lehtësuar atmosferën dhe duke i dhënë rast që të merr pjesë aktive në komunikim njëkohësisht duke e përgatitur për detyrën që e pretë (takimi me zullumqarin më të madh të kohës së tij – faraonin).
Krijuesi e thirr Musain a.s. me emrin e tij personal, e ai i përgjigjet duke u munduar që të jetë informative dhe i sjellshëm në përgjigjen e tij.
Edhe Muhammedi a.s. shumë shpesh shërbehej gjatë komunikimit me shokët e tij p.sh. ‘A dëshiron t’u tregoj…’ ose ‘A e dini çfarë është…? Duke demonstruar në këtë mënyrë nivelin kulminant të respektimit të kohës së huaj, duke njohur disponimin momental të bashkëbiseduesit, fleksibilitetin në ndryshimin e qasjes, e tërë këtë me qëllim të arritjes së këndshme në esencën e njerëzve.
Musai a.s. në pyetjen e bërë nga ana e All-llahut të madhërishëm përgjigjet gjatë, duke përmendur mënyrën e përdorimit të shkopit, edhe pse për këtë nuk ishte pyetur
Përse?
Musai a.s. ishte i kënaqur që iu drejtua All-llahu i Lartësuar dhe u mundua që këtë bisedë ta zgjasë nga frika që komunikimi i tij me Krijuesin mos të përfundojë shpejtë.
Në këtë rast, mënyra me të cilën komunikon njeriu dhe zgjedhja e fjalëve të tij na pasqyrojnë qartë gjendjen psikike të njeriut gjegjësisht qëndrimin ndaj bashkëbiseduesit.
Njerëzit sinqerisht e ndajnë përmbajtjen mendore-zemërore personale vetëm kur ndiejnë kënaqësi në shoqërinë tonë. Pengesat e caktuara në rrugën e sinqertë dhe të rrjedhshëm të komunikimit janë shpesh nga përsëritja e panevojshëm, toni i ftohtë, titujt e thatë, mimikria e padëshiruar dhe ajo që është më problematike, mostregimi i interesimit kulturor për anën tjetër.

Çfarë dobi vërehen në këtë dialog?

a) Gjatë përcjelljes së mesazhit tek tjetri në komunikim duhet zgjedhur vendin adekuat dhe kohën, nëse dëshirojmë që informatat të cilat i ofrojmë të kenë mbështetje
b) Anën tjetër, gjatë përcjelljes së informative të rëndësishme duhet ta relaksojmë dhe krijojmë atmosferë të këndshme se kështu do të lehtësojmë aktivitetin komunikues të tjetrit. Sigurimi i këtyre kushteve luan rol kyç, në dëgjim, kuptim, dhe pranim të mesazhit, si dhe nga kualiteti i informative që i ofrojmë.
c) Në komunikim me tjerët, posaçërisht me personat që i respektojmë dhe i duam, duhet larguar nga përgjigjet e shkurta, ngase ky lloj përgjigje tregon në painteresim, monotoni dhe mosrespekt të anës tjetër në komunikim, e që udhëheqë kah marrëdhëniet e pasuksesshme ndërnjerëzore;
d) Është e njohur që pjesa më e rëndësishme e komunikimit është dëgjimi aktiv, dhe e cila vërehet në mes tjerash nëpërmes përgjigjeve adekuate dhe komente.

Si do të dukej dialogu i mëparshëm në kohën tonë?

Profesori e thirri studentin në bisedë. Studenti hynë në zyrën e profesorit i tendosur dhe me një dozë frike. Profesori i arsyeshëm vëren që studenti i tij me nervozitet lëvizte lapsin në pritje të pakëndshme, vendos të krijoj një atmosferë të bukur dhe relaksuese, dhe thotë në vetulla të ngritura dhe me kureshtje:
“Laps interesant, ku e ke blerë?”
Studenti e ndryshon fokusimin e tij, nga qëndrimi kritik i profesorit i cili për çdo moment mund të rrënohet në mangësitë e tij, në lapsin e tij në dorë i trimëruar thotë:
“E kam dhuratë nga miku i fëmijërisë dhe e shfrytëzoj për skicim të karikaturave politike, prozë satirike si në format e reja të shprehjes së shkruar”, pas befasisë të shprehur qartë profesori me zë të plotë dhe me besim i thotë:
“Detyra jote është të shkruash një qasje kritike të situatës momentale ekonomiko-politike në botë dhe me këtë të tronditësh themelet e përparimit modern botëror i cili ngulfat botën me padrejtësi”.
Vëllezër dhe motra, të pajtohemi ndërmjet veti me dialog të ndërsjellë të bukur duke respektuar njëri tjetrin, duke u përgatitur me devotshmëri me gara në vepra të mira, në dashuri e unitet ashpër siç na mëson me shembullin praktik mësuesi ynë i dashur Muhammedi a.s.
All-llahu na përmirësoftë gjendjen tonë, duke na shtuar dashurinë dhe vëllazërinë si dhe bindjen, adhurimin, nënshtrimin dhe sinqeritetin ndaj Tij si dhe bisedën tonë me Te gjatë namazit ashtu siç veproi Musai a.s. në komunikim me All-llahun xh.sh.
-Amin-

Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme