
Kam dy pyetje:
Pyetja e parë ka të bëjë me një grua evropiane që është bërë muslimane por, fëmijët e saj dëshiron t’i emërtojë me emra evropianë. Pra, a lejohet një gjë e tillë?
Pyetja e dytë ka të bëjë me familjen e kësaj gruaje e cila me të vërtetë ka bërë ndryshime pozitive në mendimet e veta rreth Islamit pas asaj që ata nuk pranonin biseda dhe gjithçka që ka të bëjë me Islamin. Por, ky ndryshim ndodhi pasiqë vajza e tyre e pranoi Islamin. Unë dhe të tjerët sipas asaj që kemi mësuar nga ju e sidomos në derset e të mërkurave kur keni folur për parimet e edukatat e dialogut në Kur’ani Kerim ju pyes: A ka mundësi që ata të hyjnë në Islam gradualisht? Ju e dini se Islami për një person që i ka kaluar të 60-tat nuk është i lehtë. Krahas kësaj ai praktikon shumë gjëra që Islami i ndalon. A ka mundësi që të më informoni për emitimet tuaja në kanalet e ndryshme satelitore ose ligjëratat dhe derset që të më mundësohet të ndjek aktivitetet tuaja të cilat do të më ndihmonin në njohuritë e mia të kufizuara?
Përgjigjja:
Nuk ka diçka nga e cila mund të argumentohet se ndalohet emërtimi i fëmijëve me emra evropianë ose të tjerë. Kështu është përderisa ato emra nuk kanë si përmbajtje ndonjë fe që është në kundërshtim me Akiden Islame.
Prej edukatave të Da’vetit (thirrjes) është që ajo të bëhet me metoda atraktive e të ëmbla, të mbështetura në urti dhe këshillën e mirë e të butë, pa detyrim dhe pa forcë.
Kanali “Ikra” emiton emision me temën “El-Islamu fi mizani ‘il-Ilm” Kurse Esh-Sharikah me temën “Meshahid ve iber”. Të njëjtën e emiton edhe kanali i Kuvajtit. Për t’u informuar me kohrat e emitimeve munt t’u ktheheni me pyetje po atyre kanaleve.
Ndonjëherë “Esharika” gjatë emisioneve emiton temë me emrin “Vedhek-kir” dhe brenda programit “Jes’eluneke”.
Pyetja:
Dëshiroj të pyes për mendimin tuaj lidhur me temën e zekatit të floririt. Unë kam dëgjuar shumë mendime të dijetarëve dhe secili thotë të kundërtën e tjetrit. Disa thonë se vazhdimisht është obligim. Disa të tjerë thonë se nuk është obligim për floririn që është për zbukurimin e gruas.
Përgjigjja:
Nuk kam mendim timin aty ku dëshmon Kur’ani ose Sun-neti. Nuk besoj se dikush mund të ketë për një gjë të tillë mendimin e vet. Nëse floriri arrin nisabin dhe kalon motmotin atëherë unanimisht zekati duhet të jepet për të.
Kundërshtim midis dijetarëve ka për floririn që gruaja e përdor për zbukurim. Sipas mendimit të Imam Shafiiut dhe shokëve të tij nuk jepet zekat sepse domethënia e vlerës bie nga floriri për arsye se ai është shndërruar në zbukurim i cili është ngrirë për zbukurim. Kurse te të tjerët si te Imam Ebu Hanifeja zekati vazhdon të ngel obligim pasiqë vlera ende i ngel. Nëse duash ndjeke Medhhebin e Ebu Hanifesë për zekatin e zbukurimeve që i ke në flori e nëse do mund të ndjekish edhe Medhhebin e Shafiut në atë që të mos japish.
Pyetja:
A konsiderohet Kina si Dar-ul-Harb (territor jomusliman që është në armiqësi me muslimanët) apo Daru-ul-Islam (territor musliman ku udhëheq Shteti Islam)?
Përgjigjja:
Ajo përsa u përket shteteve Islame të afërtat dhe të largëtat nuk është as Dar-ul-Harb e as Dar-ul-Islam por, është Dar-ul-Eman (shtet me të cilin është lidhur konventa për siguri-protekcion).
Pyetja:
Si është mendimi i Islamit me ata që supozojnë se janë njerëz të kerameteve (ngjarje e pa zakonshme nga ana e ndonjë personi duke mos pretenduar pejgamberi)?
Përgjigjja:
S’ka dyshim se ai që veten e konsideron se është prej njerëzve të kerameteve është njeri që vetja i ka hyrë në qejf. Kurse i Dërguari i All-llahut alejhis-selam në një Hadith që e transmeton Bezari, Taberaniu dhe Bejhekiu në Shuabu El-Iman ndërsa Ebu Neimi në Hiljeh thotë: “Tri gjëra janë që njeriun e shkatërrojnë: kopracia, ndjekja e epshit dhe njeriut t’i hyjë vetja në qejf”. Njëkohësisht, ai me këtë gjest e lavdëron veten, kurse All-llahu Fuqiplotë në Kur’an thotë: “… pra, mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.” En-Nexhm, 32). Njeriu sa më tepër që të vazhdojë në trasimin e rrugës së të devotshmëve aq më tepër veten e ndjen me mungesa dhe me frikë ndaj All-llahut Fuqiplotë.
Pyetja:
Si është dispozita e Sheriatit me disa shoqata finansiare të cilat për qëllim kanë ndihmën finansiare. Bie fjala, anëtarët japin një shumë prej 4000 lirave për një vit. Kurse shumën ndonjërit prej të anëtarsuarve ia japin në çdo muaj. Nëse në këtë mënyrë kjo shoqatë është e lejuar të veprojë pasiqë vetëm në këtë mënyrë mund të marrësh hua pa kamatë atëherë: A lejohet që caktimi i rradhës së shpërndarjes së pasurisë të bëhet nëpërmjet shortit?
Përgjigjja:
Kjo është një punë njerëzore e solidare, nëse realizohet brenda një numri të kufizuar të cilët kanë ra dakord për një gjë të tillë. Nuk kam gjetur diç për të cilën një gjë e tillë të jetë e ndaluar. Por, megjithate unë preferoj që kur të dalë shorti ajo t’jepet në formë të dhuratës dhe pronësimit e jo si hua që të mos ketë ndonjë dyshim kamate.
Pyetja:
Cila është sadaka xharije (lëmoshë rrjedhëse, sevapi i së cilës nuk ndërpritet). Nëse unë blej një Kur’an dhe e vëndosi si vakuf në xhami atëherë: A më konsiderohet si sadaka xharije pasiqë harxhimet i marrë prej prindit që do t’i shkojë sevapi?
Përgjigjja:
Çdo gjë që lehet vakuf për hirë të All-llahut materiali i së cilës ngel dhe me te u ndihmohet nevojtarëve është sadaka xharije. Pra, në sadaka xharije hynë edhe Kur’ani nëse e le si vakuf por, me kusht që të mos jetë tepër asaj që ka nevojë në atë xhami.
Pyetja:
Kur’ani i cili lexohet për ibadet (adhurim, sevap) a duhet të bëhet fshehurazi apo me zë?
Përgjigjja:
Mund të bëhet edhe fshehurazi edhe me zë me kusht që së paku lexuesi ta dëgjojë veten se është duke lexuar ngase kjo është minimumi i asaj që mund të quhet lexim. Pastaj lexuesi shpërblehet për leximin pa marrë parasysh a e kupton domethënien apo jo. A nuk ka thënë i Dërguari i All-llahut alejhis-selam në një Hadith që e transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se Hadithi është Hasen Sahih: “Ai që nga Libri i All-llahut lexon një shkronjë shpërblehet për të me një sevap dhe një sevap paguhet me dhjetë. Nuk them se Elif-lam-mim është një shkronjë. Por, Elifi është një shkronjë, Lami një shkronjë dhe Mimi një shkronjë tjetër”. S’do mend se shumica prej nesh nuk e di kuptimin e fjalës së All-llahut “Eliflaammiim”.
Pyetja:
A i lejohet gruas që përdor leckë (ind të jashtëm, vatë) në vaginë ashtuqë një pjesë e leckës hyn brenda vaginës e tjetra ngel në pjesën e jashtme dhe duke qenë kështu t’mos konsiderohet se i ka dalë diçka nga njëra prej dy kanaleve e të mos i prishet abdesti edhe pse pjesa e brendshme thith diçka nga lëngjet pasiqë nuk del në pjesën e jashtme? E kam parasysh se kjo problematikë është bërë temë diskutimi midis atyre që thonë se ajo grua mban me vete ndytësinë kurse namazi me ndytësi nuk lejohet dhe atyre që thonë se pasiqë nga njëra prej dy kanaleve nuk ka dalë gjë konsiderohet se nuk ka gjë! Me të vërtetë një gjë e tillë sjell mundim për femrat për shkak se me daljen e këtyre lëngjeve atyre u prishet abdesti e sidomos kur janë në Universitet, në vend pune dhe më me rëndësi gjatë tavafit në Haxh apo në Umre. Kërkojmë t’na shpjegoni vendimin e Sheriatit lidhur me këtë dispozitë dhe zgjidhjen e përshtatshme të këtij problemi?
Përgjigjja:
Sipas domosdoshmërive (normave) të fikhut është ajo se çdo lëng që qarkullon dhe lëviz brenda vaginës pa mos dalë jashta unanimisht nuk e prish abdestin. Atë që unë e kuptoj prej normave të njohura të fikhut është se ekzistimi i diçkahit në vaginë për të ndaluar këtë lëng që të del jashta nuk luan ndonjë rol në ndryshimin e vendimit. Pra, as që është prishur abdesti pasiqë nuk ka dalur jashtë e as që trupi është ndytur sepse ndytësira realizohet me daljen e saj jashta trupit bie fjala si: gjaku e të ngjajshme. Ndërkaq, ngjitja (lidhja) e leckës së jashtme me pjesën e brendshme nuk shkakton ndytësi e as prishje të abdestit përderisa pjesa e jashtme është e thatë dhe e pastër. Unë e di kështu kurse All-llahu i di gjërat më së miri.
Pyetja:
Ne jemi dy të rinjë nga Marokoja dhe jemi 21vjeçarë. Dëshirojmë të ngrisim një projekt. Por, për fat të keq gjendja finansiare nuk na premton realizimin e tij, pa mos marrë hua. Problemi qëndron në atë se këtu nuk ka bankë Islame dhe nuk kemi kujt t’i kthehemi për të huazuar shumën e duhur. Para nesh nuk ka zgjidhje tjetër vetëm se Banka e cila na i mundëson një gjë të tillë por, me kamatë?
Përgjigjja:
Nuk lejohet të merret hua me kamatë përveç atij që është në nevojë ekstreme. Ngritja e projekteve tregtare-finansiare nuk hyn në kuptimin e nevojës ekstreme. Pra, huazimi me kamatë unanimisht është i ndaluar.
Pyetja:
A lejohet që gruaja dhe burri të këmbejnë fjalët e Sheriatit që praktikohen bie fjala mashkulli femrës t’i thotë: “Më marto me veten tënde sipas ligjit të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ajo të përgjigjet: pranoj të martohem me ty sipas ligjit të All-llahut dhe të Dërguarit të All-llahut dhe kështu lidhja midis tyre të jetë e ligjshme ose së paku Hallall”. Normalisht pa mos pasur kontakt intim (duhul) që është i konsiderueshëm me Sheriat e kjo është kështu për arsye të kushteve që nuk mundësojnë kontratën e zakonshme midis tyre momentalisht. Pra, këto procedura janë parimore. Këtë ata e bëjnë për arsye se midis tyre ka hulve (vetmi). Ata banojnë në një banesë dhe vajza nuk ka mundësi të shkojë në ndonjë vend tjetër. Ju lutem që të më sqaroni zgjidhjen e ligjshme fetarisht. Potencojmë se nuk ka mundësi edhe të shkruajnë midis tyre dëshmi te ndonjë hoxhë apo në gjykatë. Ju lutemi të na përgjigjeni qartësisht dhe shpejt për hirë të vajzës e cila i frikohet All-llahut Fuqiplotë që të jetë në kotësi. Ajo nëse nuk merret vesh me këtë djalë do të ngel në rrugë dhe pa strehim ose pa furnizim. Krahas kësaj vajza djalin e do po ashtu edhe djali e do vajzën.
Përgjigja:
Nëse femra është racionale (e arsyeshme) dhe është në moshën madhore dhe djali është i rangut të saj atëherë martesa që ti e cilësove është në rregull me kusht që të dëshmojnë dy dëshmitarë për këtë pëlqim dhe pranim që është midis këtyre dyve. Kjo është kështu te shumica e dijetarëve. Domethënë evidentimi i kontratës në gjykatë apo dikush t’ua shqiptojë tekstin e kontratës nuk është kusht që kontrata të jetë në rregull-e vlershme.
Pyetja:
A duhet të lahet (të marrë gusëll) personi pasiqë ka parë filma të fëlliqur (filma pornografik)?
Vërejtje: Personi nuk e ka shikuar filmin me qëllim por, një gjë e tillë i ka ndodhur me gabim.
Përgjigjja:
Lidhur me obligueshmërinë e larjes (gusllit) nuk merret në konsideratë se çka ka shikuar nga gjërat që ngjallin epshin. Por, këtu merret në konsideratë rezultati i shikimit. Nëse si rrjedhim i saj është shkaktuar ejakulimi ashtu që ka parë se i ka dalur sperma atëherë ai duhet të lahet e nëse jo atëherë nuk duhet të lahet.
Pyetja:
Përgjigjen që ma keni dhënë më herët për pyetjen time nuk kam pasur për qëllim atë që ju jeni përgjigjur. Por, shpresoj se do të më përgjigjeni për pyetjen në vijim pasiqë shumica ma kanë parashtruar të njëjtën pyetje.
Pyetja në fjalë është se Ndërmarrja e cila prodhon (Ndërmarja origjinale) programe, brenda programit të saj ka vënduar tekstin e veçantë ku prej shfrytëzuesve kërkohet të betohen se kopjen që e shfrytëzojnë është kopje origjinale dhe se nuk është kopje ilegale. Krahas kësaj programi është në gjendje të zbulojë se kopja nuk është origjinale duke kërkuar kështu prej shfrytëzuesit që të betohet: Betohem në All-llahun e Madhëruar se kopja e programit është kopje origjinale. Për këtë dëshmitarë e kam All-llahun. Kurse ai që e përdor atë program e din se është kopje jo origjinale. Pra, si të veprojmë? A bën që ne këtë tekst ta anashkalojmë dhe ta përdorim programin. Apo një gjë e tillë është Haram (e ndaluar)?
Përgjigjja:
Haram është që të shfrytëzosh programet e të tjerëve në ndonjë punë tregëtie. Ndërkaq, nuk është Haram që njeriu të përdor ndonjë program jo të ligjshëm (ilegal) për qëllime personale. Pra, dispozita e veprimit të dytë është njëlloj si dispozita e atij që lexon një libër për të cilin e di se është botuar pa lejen e autorit dhe atë libër e lexon që të ketë dobi personale shkencore pa mos e shfrytëzuar për ndonjë qëllim tregëtar-finansiar. Pra, ai që përdor programin për vete ka mundësi që të mos betohet me atë betim që kërkohet prej tij dhe kështu ai nuk ngatërrohet me atë punë me të cilën e then betimin që është në kundërshtim me te.
Pyetja:
Jam një i ri 18 vjeçar. Kur para meje, këndohet Kur’ani Kerimi, unë filloj të qajë për hallin tim pa mos e ditur shkakun. Unë flas tepër me femrat?
Përgjigjja:
Qarja jote gjatë leximit të Kur’ani Kerimit tregon rritjen e natyrës së besimit tënd. Por, një gjë e tillë nuk bie ndesh me lëshimet që eventualisht mund ti bësh. Shërimi nga kjo është që individi në fjalë të shtojë lutjen dhe përkushtimin ndaj All-llahut të Madhëruar që All-llahu ta mbrojë nga sherri i vetëvetes. Krahas kësaj edhe të shtosh të përmendurit e All-llahut në mëngjez dhe në mbrëmje.
Pyetja:
Në shumicën e rasteve unë ndjehem i shqetësuar nga gjuha ime e gjatë. Shokët e mi janë larguar prej meje. Kërkoj zgjidhje prej jush?
Përgjigjja:
Shpeshto pendimin dhe kërko falje prej atyre që i ke përgojuar.
Pyetja:
Në vitin 1990 bleva një dyqan nga trashëgimtarët e babait tim. Nijeti im ishte që ta ruaj atë pasuri dhe të punoj me atë dyqan ndonjë mjeshtri. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi ashtu siç dëshiroja. Dyqani ngeli pa mos u hapur. Pas një kohe më shkoi ndër mend që ta shes ate me qëllim që të fitoj diçka. Gjatë disa viteve vinin myshterinjë që donin ta blejnë dhe me çmime të ndryshme por, për shkaqe të ndryshme nuk ramë dakord me asnjërin. Ndërkohë, çmimet e pasurive të patundshme në vendin tim ranë tepër gjë që më largoi nga ideja e shitjes së dyqanit dhe fillova që ta veshi duqanin dhe ta përgatis për punë por, me një ngadalësi kuptohet sipas gjendjes materiale kështuqë nuk përfundova deri tash. Por, tash dikush erdhi dhe më tha se unë duhet të paguaj zekatin për atë dyqan dhe atë komplet për të gjithë periudhën që nga data e blerjes e deri tash me 2.5% kurse unë e di se për një gjë të tillë nuk ka zekat në përjashtim nëse është me nijet të tregtisë. اfarë të bëj sidomos nëse kërkohet që të jap për krejt periudhën, frikohem se nuk do të kem aq pasuri që ta mbulojë atë vlerë. Kjo është nga njëra anë, kurse nga ana tjetër ulja e madhe e çmimeve të pasurive të patundshme në vendin tonë mundet që vlerën e zekatit ta bëjë të kalojë edhe vlerën e dyqanit.
A mund të pres deri atëherë kur të shitet dyqani që prej asaj shume të paguaj zekatin? Njashtu, a kam të drejtë që nëse më mundësohet ta grumbulloj shumën dhe t’ja jap vajzës sime që është e martuar dhe ka pesë fëmijë, burri i së cilës përjeton një krizë ekonomike të rëndë sa që edhe për bajram nuk është në gjendje t’i vesh të gjithë ata?
Përgjigjja:
Atij personi i thua: “Frigohu All-llahut dhe mos e bën mendjen dhe injorancën tënde mjet për të luajtur me Sheriatin e All-llahut të Madhëruar”.
Pasuritë e patundshme nuk kanë zekat përveç nëse blehen me nijet që me to të bësh tregëti. Pasuria e patundshme që është trashëgim dhe ajo që blehet me nijet të shfrytëzimit nuk kanë zekat në bazën e tyre. Bazuar në këtë nuk ka zekat në dyqanin ose vlerën që e ke trashëguar nga babai yt. Por, zekati i tyre është në profitin e tyre nëse arrihet nisabi dhe motmoti.
Pyetja:
Si realizohet dhënia e zekatit të fletëaksioneve që blehen nga Banka Islame me qëllim që të shfrytëzohet profiti i tyre e jo për të tregëtuar me to, duke patur parasysh se banka ka aktivitete të ndryshme ndërsa në vlerën e aksioneve hyjnë të gjitha pasuritë e bankës si: ndërtesat etj.
Përgjigjja:
Zekati takon për vlerën e cila përkon vetëm me fletëaksionet që janë enë e zekatit. Me enë të zekatit kemi për qëllim pasuritë që u nënshtrohen ndërrimit komercial-finansiar dhe profitit të tyre d.m.th. në përjashtim të atyre patundshmërive që hyjnë në vlerën e aksioneve. Kjo është kështu pa marrë parasysh se blerja yte e aksioneve a bëhet me nijet të tregtisë apo me nijet të shfrytëzimit të profitit, sepse ajo që merret në konsideratë është ajo që zhvillon kompania apo banka nga aktivitetet finansiare me pasuritë ku aksionet konsiderohen si vlerë e tyre. Domethënë aksionet janë vlerë e tërësisë së pronave komerciale-finansiare dhe nuk janë mall që i nënshtrohet tregëtisë dhe investimit.
Pyetja:
A lejohet që sporti të merret si burim furnizimi (mjeshtria e sportit) duke potencuar se disa prej tyre mund të jenë dëmtues si: boksi etj.?
Përgjigjja:
Sporti vetë si sport është punë e mirë me Sheriat por, me kusht që të përfillen parimet e edukatat e njohura islame. Pra, puna e mirë mund të jetë edhe burim i furnizimit.
Pyetja:
A ka mundësi që ta përcaktoni domethënien e fjalës: “fitne” të cilën fukahatë shpesh herë e përsëritin. Kështu që vëren se ata thonë: ”Nëse garantohet mosekzistimi i fitnes”. Vallë mos është për qëllim zinaja (kurvëria) apo parapërgatitjet për te apo ajo që të shpie kah zinaja (kurvëria)?
Përgjigjja:
Fjala: “Nëse garantohet mosekzistimi i fitnes” më së tepërmi përdoret kur flitet për fytyrën e gruas se a është auret (që duhet të mbulohet) apo jo…Qëllimi i mosekzistimit të fitnes këtu konsiston në atë të mos e shikojë ndonjë burrë i huaj gruan me shtytje të epshit.
Pyetja:
Si është dispozita e Haxhit i cili bëhet nga ana Ministrive dhe qeverive shtetërore? Së pari nga aspekti i parimit dhe së dyti nga aspekti i njoftësive ku vijnë në shprehje njoftësitë kështu që disa i vënë në listë të parë e disa i vonojnë?
Përgjigjja:
Anëtarët që i dërgon ndonjë Ministri për në Haxh duke qenë të ngarkuar me ndonjë detyrë nga ana e Ministrisë që i ka deleguar dhe ata e kryejnë detyrën e ngarkuar atëherë nuk ka ndonjë pengesë që ta kryejnë Haxhin dhe inshaell-llah Haxhi i tyre është i pranuar. Por, nëse ata nuk e kryejnë detyrën e ngarkuar atëherë nisja e tyre është e ndaluar. Kurse, nëse Ministria nuk i ka ngarkuar me asnjë detyrë me ndonjë punë apo angazhim atëherë është në rregull dhe kjo pjesëmarrje inshaell-llah është e pranuar. Pranimi i njoftësive dhe i ryshfeteve e të ngjajshme me to bën që Haxhi të bjerë nga ai person prej të cilit kërkohet një gjë e tillë. Për atë që kërkohet një gjë e tillë më mirë është që mos t’i përgjigjet kësaj thirrjeje që e ngarkon me gjëra të tilla.
Pyetja:
A më lejohet që pasuritë t’i vëndosi në bankë (llogari kursimi) pa kamatë? Këtë e bëj nga frika që t’mos m’i vjedhin dhe duke marrë parasysh se nuk mund të gjeshë dikë që mund t’i besosh. Nëse nuk bën atëherë çfarë zgjidhje ka për atë që i tubon paratë për të blerë banesë?
Përgjigjja:
Nuk lejohet që pasurinë ta lësh në një ndërmarrje që punon me kamatë d.m.th. pasurinë ta investosh në transakcione të kamatës përveç në raste të nevojës ekstreme. Në të gjitha rastet nuk lejohet që kamatën ta lësh në bankë ose në ndërmarrje, njëkohësisht edhe pronarit të asaj pasurie nuk i lejohet që kamatën ta bëj pronë të veten, por atë duhet ta shpenzojë aty ku shpenzohet pasuria e humbur që nuk mund t’i gjendet pronari. D.m.th. shpenzohet për të mirat e muslimanëve, madje për këtë veprim pronari nuk ka sevap.
Pyetja:
Jam një njeri që kam drojë t’i nënshtrohem Haramit. Pra, si është dispozita e huasë bujqësore që mund të arrijë deri 3-54% ?
Përgjigjja:
Transakcionet me kamatë nuk lejohen pa marrë parasysh përqindjen e kamatës. Në përjashtim të atij që ka nevojë ekstreme.
Pyetja:
Në bankën islame të Dubajit kam vendosur pasuri me qëllim të investimit. Por, nëpunësi i cili ma përgatiti dokumentacionin nuk më caktoi përqindjen të cilën duhet ta marr në rast të fitimit. Kur unë i bëra pyetje për përqindjen ai më tha se nuk di gjë. Edhe pse ka klauzolë në kërkesën nëpunësi nuk dinte përqindjen dhe klauzola ngeli pa u mbushur dhe siç duket në këtë mënyrë veprojnë me të gjithë kreditorët. Pra, a ndikon moscaktimi i përqindjes në validitetin e transakcionit dhe një gjë e tillë a është veprim i shëndoshë si dhe atë që do ta marrë nga fitimi a e kam Hallall (të lejuar)? Apo ka ndonjë problem? Si është zgjidhja e kësaj çështjeje dhe a të heq dorë nga fitimet? اka të bëj?!
Përgjigjja:
Ky aktivitet është fasid (me të meta, i pakompletuar), është për t’u habitur që banka (Islame) e Dubajit të veprojë në këtë mënyrë! Në këtë rast i gjithë fitimi i takon pronarit të kapitalit. Kurse banka e cila e ka marrë atë pasuri dhe e ka punuar i takon pagesë për angazhimin që ka dhënë për atë pasuri. Kthehu drejtorit të bankës së Dubajit dhe diskuto me të për këtë çështje dhe përmendja këtë që ta thash.
Pyetja:
Dëshirojmë që prej Hoxhës së nderuar të marrim leje që të botojmë disa artikuj të tij dhe t’i përhapim për hirë të All-llahut me qëllim që dobia të jetë më përfshirëse. Këtë e bëjmë për arsye se shohim se ato kanë ndikim të begatshëm tek ata të cilët i lexojnë dhe këtë e bëjmë edhe me një kusht që kjo të mos bëhet për tregti ose për ndonjë lloj të fitimit. Sa shumë dobi kemi patur që na kanë shërbyer si pishtarë në këto errësira të pafundta e sidomos në mesin e zgjimit Islam që para 20 viteve.
Përgjigjja:
Çdo dobi nga artikujt e mi që nuk bëhet për qëllim tregtie është veprim i pëlqyeshëm si dhe inshaell-llah të shpërblyer qofshim ai dhe unë.
Pyetja:
Dua të udhëtoj për në Amerikë për të prezantuar në një kongres. Vëllau im jeton atje dhe është i gatshëm që t’më pretë në aeroport në atë qytet ku mbahet kongresi. Por, gjatë rrugës nuk kam mahrem. A më lejohet që të udhëtoj me disa njerëz që i njoh (por, që nuk i kam mahrem) ose të udhëtoj vetë?
Përgjigjja:
Nuk di se ndonjë prej Fukahave ka lejuar që gruaja të bëj udhëtim të gjatë pa mahrem përveç se në rastet e nevojës. Unë nuk jam prej atyre që kam guxim të bëj ixhtihad duke patur për këtë gjë një tekst i cili është me sened Sahih të mirë nga Pejgamberi i All-llahut lidhur me ndalimin e këtij udhëtimi.
Pyetja:
Si është dispozita e Sheriatit lidhur me namazin e drekës si rezervë ditën e Xhuma?
Përgjigjja:
Namazi i drekës pas faljes së Xhumasë nuk është obligim në përjashtim kur mungon ndonjë kusht prej kushteve për të qenë namazi korrekt. Prej kushteve më të rëndësishme është që Xhumaja të falet në xhaminë e një vendi. Ndërsa, nëse një xhami nuk i nxen atëherë nuk duhet që xhamitë të shtohen jashta asaj që është e nevojshme. Për këtë janë dakord të gjithë dijetarët pa marrë parasysh shkollat që u takojnë. Argumenti për këtë është praktikimi i Pejgamberit, sahabëve dhe i selefëve pas tyre. Urtia e kësaj qëndron në atë se namazi xhumasë përveç aspektit se është ibadet ka edhe kuptim të takimit përfshirës politik. Kurse ndarja (mos falja) në një vend (mos tubimi në një vend) pa patur nevojë shkakton humbjen e kësaj urtie e dobie. Por, nëse muslimanët e një vendi shpërndahen në më tepër xhami gjë që kalon nevojën për ta falur Xhumanë siç është rasti, bie fjala me Damaskun, në këtë rast mungon një kusht prej kushteve më të rëndësishëm që namazin e Xhumasë e bën të jetë në rregull. Pra, në këtë rast obligohemi të zëvendësojmë namazin e Xhumasë duke e falur drekën pas saj. Por, nëse numri i Xhamive ku falet Xhumaja është brenda nevojës atëherë namazi i Xhumasë është në rregull dhe nuk ka nevojë që të falet dreka.
Pyetja:
A lejohet që sadakaja t’u jepet pabesimtarëve dhe a lejohet që atyre t’u jepet prej zekatit (fukarave të tyre)?
Përgjigja:
Lejohet që sadakaja (lëmosha) t’u jepet edhe jomuslimanëve. Ndërkaq, kur është fjala për zekatin nuk lejohet një gjë e tillë ngase ajo që merret prej muslimanëve duhet të kthehet te muslimanët.
Pyetja:
Këtu te ne kemi një lojë quhet “Imarat Kol”. Kjo luhet duke kontaktuar njeriu me me një numër ku biseda në këtë numër është shumëfish më e shtrejntë. Kur kontakton me këtë numër përgjigjesh në disa pyetje të thjeshta dhe të lehta. Nëse u përgjigjesh pyetjeve saktësisht atëherë të jepet mundësi që të hysh në short. Kështu që nga ky short mund të fitosh me miliona dollarë duke e ditur se ndërmarrja “Imarat Kol” shfrytëzon numrin e madh të atyre që kontaktojnë me to si dhe shfrytëzojnë edhe nga çmimi shumëfish i lartë i bisedave telefonike sikur të jenë biseda internacionale. Si është dispozita e Sheriatit: A është kjo bixhoz apo është prej gjërave që lejohen?
Përgjigjja:
Rregulla e cila përcakton domethënien e bixhozit rezimohet në atë se çdo pasuri që e jep njeriu kundruall një dobie ku ekziston edhe mundësia për ta arritur atë por, njëkohësisht edhe mundësia për t’mos arritur atëherë ajo hyn në kuptimin e bixhozit, kurse bizhozi është i ndaluar me tekst të Kur’anit. Atë që ti mua më pyet është e këtij lloji. Njeriu paguan atë që e paguan prej parave me shpresë që të përgjigjet saktësisht pyetjeve që të ketë mundësi të hyjë në short me qëllim që të arrijë fitim. Fitimin mund ta arrijë dhe mund t’mos e arrijë. Por, të gjithë japin pagesën që patjetër duhet ta japin.
Pyetja:
Pasiqë burrat dhe muxhahidët (luftëtarët në rrugë të All-llahut) kanë atë që All-llahu ua ka premtuar në Librin e Tij prej hurive (grave të Xhen-netit). Pra, si është fati i grave pikërisht në këtë aspekt?
Përgjigjja:
Kur fëmija është tepër i dëgjueshëm ndaj babait, babai nuk sheh se mund të ketë ndonjë shqetësim që djalin ta inkurajojë me atë se do ta martojë me vajzat më të bukura. Por, e njëjta gjë nuk ndodh kur vajza është tepër e dëgjueshme, ku edhe prindi edhe vajza ndjehen të shqetësuar që babai t’i premtojë vajzës djemtë më të bukur. S’do mend se vajza nga vetë natyra e saj ndjehet e shqetësuar të dëgjojë këtë fjalë. Pra, pse të ketë habi që All-llahu të veprojë po sipas kësaj metode edukative në bazë të cilës vetë njerëzit komunikojnë me njerëzit, sidomos kur e dimë se All-llahu është Krijuesi i natyrave të meshkujve dhe të femrave. Ndërkaq, All-llahu të gjithë i ka rehatuar, si meshkujt pa ashtu edhe femrat, se ata në Xhen-net i kanë të gjitha gjërat që u dëshiron shpirti dhe u kënaqet syri. A nuk është vetë All-llahu i cili në Kur’anin Kerim thotë: “Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.” Kaf, 35). Pra, çdo gjë që gruaja do ta dëshirojë dhe do ta ketë lakmi, do ta gjejë aty dhe do ta ketë të gatshme. Siç sheh kjo është një metodë e lartë në sqarimin se atje ka dhe gjendet ajo që kërkohet, këtë e bëri pa mos përdorur ndonjë shprehje që është prekëse ose pa mos e shprehur në mënyrë të shpaluar e jo të përshtatshme.
Pyetja:
Nëna ime (All-llahu e mëshiroftë) ka ndërruar jetë në moshë të re. Ajo nuk e ka kryer Haxhin megjithëate ajo kishte dëshirë të flaktë për ta kryer por, situata në atë kohë nuk i ka ndihmuar. Unë si bijë e saj dëshiroja që dikë ta dërgojë si bedel për te. Por, unë nuk kam pasuri për një gjë të tillë. A ka mundësi që për këtë qëllim, prej zbukurimeve që i ka patur nga gurët e çmuar të paguaj një njeri që të shkojë bedel për te? Kam pyetur shumë por, më kanë dhënë shumë fetva të ndryshme prandaj, nuk di çka të bëj dhe si të sillem. Por, unë kam besim në diturinë dhe punën tuaj andaj shpresoj që të më jepni përgjigje të thuktë për këto pika: Më kanë thënë se shuma e Haxhi bedel nxirret para se të ndahet trashëgimia pra, është sikur huaja. Dikush më ka thënë të kundërtën d.m.th. në fillim duhet të ndahet trashëgimia e pastaj kush do prej tyre mund që prej hakut të vetë të jep që t’i kryhet asaj Haxhi. Dikush tjetër më ka thënë se xhevahirët janë haku i vajzave të saj duke vepruar sipas Urfit (traditës së vendit). Kurse disa të tjerë më kanë thënë se zbukurimet duhet t’u ndahen trashëgimtarëve sipas Sheriatit. Pyetja ime kryesore është: A ka mundësi që unë një pjesë të zbukurimeve që i ka pasur nga floriri t’i shes e ta dërgoj dikë t’ia bëjë Haxhin? Këtë gjë a mund ta bëj duke mos u treguar trashëgimtarëve pasiqë unë kur i kam pyetur disa pranojnë e disa janë kundër pasiqë Haxhi bedel nuk është i domosdoshëm. Duhet potencuar se nëna ime kur ka ndëruar jetë posedonte një shtëpi (në të cilën ende vazhdojmë të jetojmë) dhe xhevahire. Ajo vdiq dhe la burrin, tre fëmijë: dy vajza (njëra me mungesë mendore e cila është 22 vjeçare).
Përgjigjja:
Së pari të them se kur duash të pyesish për ndonjë dispozitë të Sheriatit duhet të mundohesh të gjesh ndonjë dijetar specialist që i frikësohet All-llahut të Madhëruar. Së dyti: të gjithë pasuritë që nëna yte i ka lënë e që kanë qenë pasuri e saj shndërrohen në pronën e trashëgimtarëve. Dhe kështu nuk lejohet që asnjë dinarë pare të shpenzohet pa lejen e trashëgimtarëve. Pasi që të kryhet shpërndarja e asaj që merhumja e ka lënë dhe të gjithë apo ndonjë prej tyre dëshiron që të bëj mirë nga hisja e vet e të paguaj dikë i cili ka bërë haxhin e vet që t’ja bëj haxhin merhumes atëherë një veprim i tillë është i lavdëruar.
Pyetja:
Dëshiroj të di për dispozitën e moslëshimit të spermës në vaginën e gruas (duke përdorur prezervativët me qëllim që sperma e burrit të mos lëshohet në vaginën e gruas) gjatë marëdhënieve intime?
Përgjigjja:
Nëse një gjë e tillë bëhet në raport burrë dhe grua dhe me dakordimin e të dyve atëherë për një gjë të tillë nuk ka ndonjë ndalesë sipas Sheriatit, por një gjë e tillë është mekruh tenzihen (mekruh afër Hallallit).
Pyetja:
Në vitin 1997 kam blerë një kompjuter me vlerë 3000 dinarë të Libisë. Por, pas 5 muajve të blerjes së kompjuterit ai m’u konfiskua për arsye se ka qenë ilegal. Shitësi më ka premtuar se do t’mi kthejë paratë. Por, unë jam në dilemë për atë se a t’ja kërkoj kompjuterin apo paratë! Duhet potencuar se çmimet e kompjuterëve kanë ra ndërsa vlera e valutës është ngritur?
Përgjigjja:
Nëse shitësi i aparatit e ka ditur se është ilegal dhe ty nuk të ka treguar atëherë ti ke të drejtë t’i marrish paratë që ia ke dhënë, është kështu pasi që shitblerja në këtë rast është fasid (me të meta) ndërsa te kontrata që ka statusin fasid, plaçka i kthehet të zotit të saj si dhe paratë.
Pyetja:
Dikush ka mundësi që të shkojë në Haxh por, babai i tij nuk ka shkuar në Haxh ndërsa tradita te ne është që babai të shkojë para fëmijës edhe pse paratë i posedon i biri. Pra, a i lejohet të birit që në këtë rast të dërgojë babain pasiqë ai harxhimet edhe të vetat edhe të babait në të njëjtën kohë nuk mund t’i mbajë?
Përgjigjja:
Po, i lejohet të birit që të mbajë harxhimet e babait duke marrë parasysh se Haxhi është obligim që ka mundësi të kryhet gjatë kohës duke shpresuar se All-llahu do t’ia zëvendësojë të birit shpenzimin që ka bërë për babain dhe t’ia mundësojë edhe të birit që ndonjë vit të ardhshëm edhe ky ta kryejë Haxhin.
Pyetja:
Jam 22 vjeçar dhe jam në prag të diplomimit në Fakultetin e Letërsisë Angleze dhe aspiroj që të mësoj ndonjë degë tjetër dhe ndonjë gjuhë tjetër. Por, disa që i përmbahen fesë më thanë se unë duhet të përqëndrohem të studjoj Fenë time për arsye se këto degë tjera nuk të vlejnë në Ahiret. Pyetja ime është: A nuk e konsideron All-llahu mësimin e çdo diturie si vlerë të vlefshme? A është e vërtetë ajo që thonë ata? Pse femrat intelektuale që dinë dy-tri gjuhë i emërtojmë si femra të papërkushtuara në Fe kurse femrat të cilat i përmbahen shtëpisë e merren vetëm me kuzhinën i emërtojmë si të përkushtuara në Fe?
Kam edhe një pyetje tjetër: A detyrohem unë që të largohem nga ato punë që detyrohem t’i punoj me burra edhe pse ajo punë më mundëson që të shërbejë disa njerëz dhe të kemë rrogë të mirë?
Përgjigjja:
Të gjitha dituritë në Islam janë të kërkuara dhe të ndershme. Por, ato ndryshojnë për nga epërsia dhe vlera. Nuk ka në Islam diç që ndalon studimin e shkencave të ndryshme madje Islami për studimin e tyre bën nxitje. Punësimi i gruas në vende ku ka burra të huaj lejohet me këto kushte:
-Vetë puna në esencën e saj të jetë e lejuar.
-Të jetë e mbuluar me Hixhab (mbulesë) sipas asaj që kërkon Islami.
-Vendi i punës t’mos jetë i mbyllur në atë mënyrë që të konsiderohet hulve (vetmim i ndaluar).
Pyetja:
Punoj në fushën e llogarisë së lotarisë që i përket ekspozitës internacionale të Damaskut prej nga marr edhe rrogë të caktuar, madje krahas kësaj kam edhe stimule tjera të cilat quhen stimule lotarike. Pra, a konsiderohet punësimi në këtë repart i ndaluar duke pasur parasysh se të gjitha repartet e drejtorisë rrogën e marrin nga të ardhurat e lotarisë?
Përgjigjja:
Lus All-llahun e Madhëruar që të të nderojë me një punë tjetër, ngase s’ka dyshim se punën që ti e punon nuk është e lejuar dhe pasurinë që ti e merr është pasuri e ndytë dhe e fëlliqur.
Pyetja:
Dëshiroj të studjoj këtu në Universitet. Por, këtu (në Norvegji) ai që nuk ka pasuri dhe dëshiron të studjojë duhet të huazojë prej fondit të huasë në Oslo dhe pastaj t’ia kthejë borxhin me kamatë ndërsa një gjë e tillë është e ndaluar në Islam. Nuk di çka të bëj?
Përgjigjja:
Ja, ti e di dispozitën e Sheriatit se kamata është Haram. Ti e di se unë nuk mundem aspak të ndryshoj gjykimet dhe vendimet e Sheriatit. Unë të vërtetoj se ai që le diçka për All-llahun, atij All-llahu do t’ja zëvendësojë me diçka më të mirë.
Pyetja:
Një grua është në ditët e para të shtatzënisë. A ka të drejtë që të bëj abortimin duke potencuar se ajo ka tre fëmijë dhe nuk është e lumtur në martesën e saj?
Përgjigja:
Po, i lejohet abortimi derisa jeta e barrës nuk ka kaluar 40 ditë. Por, me kusht që aborti të bëhet me pëlqimin e bashkëshortëve dhe të bëhet në atë mënyrë që mos t’i shkaktojë dëm vetes.
Pyetja:
Jam një vajzë muslimane, kam shokë meshkuj në internet të cilët janë nga shtete të ndryshme. Bisedojmë për çështje të ndryshme. Me këto kontakte ndihmojmë njëri-tjetrin në rast nevoje për Islam!
Përgjigjja:
Kur këmbimi i bisedimeve bëhet me qëllim që të realizohen dobi të ligjshme shkencore a kulturore pa mos i përdorur ato kontakte si mjete për të arritur ndonjë gjë që është e ndaluar atëherë nuk ka pengesë në të. Të përkujtoj fjalën e All-llahut ku thotë: “... All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. …” El-Bekarah, 220). Pra, kthehu vetes që të shikosh shtytësin e fshehur të këtij këmbimi për të cilin je duke folur.
Pyetja:
1) Dikush është automekanik. Në të shumtën e rasteve pronari i automjetit autorizon mjeshtrin që pjesën që duhet të blehet ta blejë mjeshtri dhe më në fund pronari paguan pjesën dhe hakun e ndreqjes. Por, kur mjeshtri shkon për ta blerë pjesën prej tregtarit ai i thotë: çmimi i kësaj pjese është 100 ndërsa ty ta jap për 80. Pra, 20 janë tuat prej meje për arsye se ti më sjell myshterijë apo për atë se për pjesët që u duhen myshterinjëve tu ti i blen tek unë. Pra, këto 20 a janë hak (a i takojnë pronarit të veturës apo automekanikut)?
2) Një person huazoi nga tjetri 20.000 dinarë dhe i tha se kur do t’i kthej do të jap hedije 20 dinarë por, jo si kamatë. Këtë gjë nuk e caktoi dhe nuk ia vu vetes si kusht në kontratën e huasë. Po ashtu edhe huadhënësi nuk ia kushtëzoi një gjë të tillë. A hyn kjo në kamatën e ndaluar?
Përgjigjja:
1) Nëse shitësi i pjesëve atij i thotë: çmimi i kësaj pjese është 100 dhe kur i merr paratë shitësi ia kthen 20 dhe i thotë: këto i ke dhuratë prej meje, atëherë këto 20 hynë në pronën e tij dhe nuk kanë të bëjnë me pronarin e automjetit.
2) Çdo teprim që huamarrësi ia jep kur e lan borxhin pa pasur më herët ndonjë kusht për një gjë të tillë atëherë huadhënësi ka të drejtë t’i merr dhe njëkohësisht ai shpërblehet për këtë dhurim.
Pyetja:
A lejohet që të dhurohen pjesët e trupit, bie fjala, t’i dhurohet veshka dikujt duke marrë parasysh se ka nevojë të madhe?
Përgjigjja:
Nëse dy mjek të besueshëm vërtetojnë se ai që dhuron veshkën nuk dëmtohet dhe jeta e tij vazhdon në gjendje normale atëherë i lejohet që të bëj dhurimin. Përndryshe nuk lejohet.
Pyetja:
Jam një i ri që studjoj në Universitet dhe jam 18 vjeçar. Dëshiroj që flokët t’i kem të gjata dhe t’i lidhi. A ka ndonjë pengesë sipas Sheriatit për një gjë të tillë?
Përgjigjja:
Nëse një gjë e tillë bëhet nga shtytësi që me atë të ndiqet moda që sot është e përhapur në Evropë e Amerikë, atëherë s’ka dyshim se një gjë e tillë është Haram (e ndaluar). Kjo është kështu për arsye se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Ai që i përgjason një populli ai konsiderohet se është prej tyre”. Por, nëse ti për një gjë të tillë je i shtytur nga ajo se ajo pamje të pëlqen dhe personalisht e dëshiron atëherë një gjë e tillë është mubah (as ndalohet e as urdhërohet) dhe nuk ka dert. Por, a nuk je edhe ti i mendimit si unë se një gjë e tillë bie ndesh me vetitë e burrërisë dhe se një gjë e tillë është një fenomen që shkakton (te burrat) neveri dhe lemeri.
Pyetja:
Si është dispozita e Sheriatit që të falemi pas Imamit që xhematin e vet e akuzon për kufër edhe ate pa asnjë rezervë?
Përgjigjja:
Nuk lejohet që me të njëjtin krim që Imami është i ngarkuar, të ngarkohemi edhe ne, pasiqë si thua ti ai i shpall njerëzit të pafe. Domethënë, ne nuk gjykojmë se ai është kafir siç gjykon ai për të tjerët. Pra, namazi pas tij është në rregull nëse plotësohen kushtet dhe konditat e namazit.
Pyetja:
Shpresoj që t’më sqaroni domethënien e termit të fikhut “El-Murabehah” dhe a me të vërtetë kjo është një lloj prej llojeve të parapagimit që merren nga bankat me qëllim të blerjes së banesës. Mendoj se një gjë e tillë është Haram (e ndaluar)! A është e vërtetë?
Përgjigjja:
Për kontratën: “Murabehah” flitet kur bie fjala dikush dikujt apo ndonjë ndërmarrjes i thotë: “Bleje për vete këtë lloj të veturës e unë do ta blejë prej teje me çmimin që e ke blerë plus 10% për ty”. Kjo lloj kontrate është në rregull dhe te kjo nuk ka asnjë paqartësi. Këtë lloj e mbështesin edhe bankat islame. Si kjo kontratë është bie fjala edhe nëse të pëlqen ndonjë plaçkë që ka dikush dhe i thua: “Këtë e blej prej teje aq sa të ka kushtuar plus 10% për ty”. Kjo e dyta quhet: “Murabehah” kurse e rastit të parë quhet “Murabehah për personin që urdhëroi për blerje”.
Pyetja
Para disa muajsh kam filluar të përdori kapsula për rregullimin e barës. Por, tash vuaj nga gjakderdhja e kohëpaskohshme. Pra, si ta bëj dallimin midis menstruacioneve dhe gjakut që është nga istihada (gjaku i cili rjedh nga vagina e gruas jashta ciklit menstrual)?
Përgjigjja:
Nëse ti më parë ke patur ciklin e fillimit të menstruacioneve dhe të mbarimit atëherë edhe tash ti merre dhe bazohu në të si për fillimin ashtu edhe për mbarimin dhe pastrimin nga menstruacionet. Kështu vazhdo deri sa të vazhdojë gjakderdhja.
Pyetja:
A do t’i bëjë kaza namazet gruaja që është në menstruacione e që i ka lënë gjatë ciklit mujor apo i falen ato?
Përgjigjja:
Gruaja nuk obligohet që pas kalimit të menstruacioneve mujore të bëjë namazet kaza dhe kjo gjë është mëshirë dhe lehtësim nga All-llahu Fuqiplotë. Por, ajo obligohet që agjërimin që e ka lënë gjatë menstruacioneve ato ditë t’i bëjë kaza.
Pyetja:
Jam i martuar qysh para 5 viteve me një grua që nuk është shumë e arsimuar. Kam dy fëmijë me te. Por, pas martesës me te ajo filloi të jetë xheloze sa që xhelozia e saj kaloi edhe në vesvese. Kështu që edhe dalja ime prej shtëpisë u bë shkak i konfliktit të rreptë. Sa herë që unë ulem që ta diskutoj këtë problem ajo i mbyll veshët dhe nëse dëgjon atëherë ajo nuk zgjat më tepër se dy ditë. Ajo ka filluar që të gjitha fjalët e mia t’i komentojë kundër saj. Ndërkaq, kur thotë se don të shkojë të vizitojë familjen, nëse unë i them shko atëherë ajo thotë se ti këtë e dëshiron e nëse i them jo ajo më thotë se ti nuk më duash. Problemi më i madh është se ajo tashmë ka filluar të shërbehet edhe me hajmali të cilat i vendos nëpër ormane e kreveta. Unë më nuk mundem të durojë. Ju lutem, ju lutem çfarë të bëj?
Përgjigjja:
Mendoj se ke mundësi që ta zgjidhësh problemin tënd edhe atë me një mënyrë të thjeshtë e ajo është që ti t’i tregohesh asaj se shumë e don atë madje qoftë edhe me diç nga aktrimi. Ti nëse disa javë vazhdon të veprosh kështu inshaell-llahu situata yte do të ndryshojë në atë që të kënaq ty.
Pyetja:
Një herë në muaj takohem me fëmijët e mixhallarëve. Në këtë tubim marrin pjesë edhe disa ithtarë të Shahrurit. Kur diskutohet ndonjë çështje e Fesë ata ofendojnë dhe i shajnë disa Imamë e kështu me radhë. Disa herë kam menduar që t’i këpus këto tubime por, unë kam frikë se do të kem gjynah për ndërprerjen e marrëdhënieve farefisërore. Pra, si thoni ju?
Përgjigjja:
Mos i ndërpre lidhjet me farefisin tënd. Por, praktiko urdhërin në të mirë dhe ndalesën nga e keqja me urti dhe këshillë të bukur sa herë që do të të mundësohet kjo gjë. Këtë që ti e thua e ka vërtetuar Muhammed Shahruri në librin: “El-Kur’an ve ‘l- kiraetu el-Muasirah” libër i cili është botuar nga ana e një shoqate cioniste. Po ashtu, përmbajtja e librit është i botuar në gjuhën turke në emër të një personi turk. Lusim All-llahun t’na jep vetëdije kulturore dhe të depërtojmë me një mprehtësi e t’i kuptojmë faktorët e fshehur e të njohur.
Pyetja:
Nëna ime kërkon prej meje që t’i ndihmoj në shkuljen e qimeve të vetullave. A jam gjunahqare nëse i ndihmoj?
Përgjigjja:
Thuaj asaj se shkulja e vetullave është Haram (e ndaluar) me Hadith definitiv nga i Dërguari i All-llahut alejhis-selam. Nëse ajo përsëri insiston atëherë me maturi e diplomaci kërko falje prej saj se nuk mundesh një gjë të tillë ta zbatosh.
Pyetja:
U zgjova në syfyr dhe pashë se jam xhunub (gjendje kur muslimani obligohet të lahet). Ndjeva mundim të madh që të lahem andaj morra tejemum (duke potencuar se me tesha të pastërta e bëra këtë) dhe pastaj bashkë me familjen fala namazin e sabahut. Kur u zgjova në mëngjez u lava dhe e përsërita namazin e sabahut. Atë që bëra unë a konsiderohet gjynah? Nëse është gjynah atëherë si mund të pendohem?
Përgjigjja:
Ti është dashur që të lahesh. Por, nëse ti për këtë që pyet ke vepruar kështu nga mosdija se si të veprosh atëherë nuk ka gjë. Atë që duhet ta bësh është që të falish kaza namazin që e ke falur para se të lahesh. Por, nëse e ke ditur se çka kërkohet prej teje atëherë veç kësaj duhet të pendohesh dhe të kërkosh falje prej All-llahut për gabimin që ke bërë në mënyrë që të të falë All-llahu.
Pyetja:
Unë nuk e nxë përmendësh Kur’ani Kerimin ngase frikohem nga harresa! Atë që unë dua ta di është se me fjalën “harresë” a është për qëllim harresa e fjalëve apo e kuptimit?
Përgjigjja:
Për qëllim është harresa e fjalëve. Nuk ka thënë asnjë dijetar i Fesë se për qëllim është harresa e kuptimit.
Pyetja:
A lejohet që mashkulli të merr mësime fetare prej ndonjë grua?
Përgjigjja:
Një gjë e tillë nuk lejohet përveç në rast të nevojës. Andaj, nuk ka nevojë që të biesh në këtë ngatërresë. Nuk është e fshehur se kjo gjë që ti po pyet të shpie dhe është mjet që të sjell pasoja të ndaluara.
Pyetja:
Jam një musliman nga Kanadaja, para tri viteve kam pranuar Islamin. Jam njoftuar me një vajzë me origjinë pakistaneze. Kur unë kërkova prej familjes së saj të fejohem me bijën e tyre ata refuzuan sepse unë nuk jam pakistanez. A më lejohet që ta martoj atë vajzë pa pëlqimin e prindëve të saj, kurse ajo pajtohet? Po ashtu, a ka mundësi që Imami i xhamisë të zë vendin e familjes së saj?
Përgjigjja:
Nëse midis teje dhe saj është rivaliteti (ekuivalenca) që është i konsideruar me Sheriat dhe ajo është dakord dhe prindi i saj këmbëngul në mospranim atëherë autorizimi i tij bie ngase ai bën keqpërdorim sipas termit kur’anor. Në këtë rast vendin e tij e zë Kadiu apo kush e zëvendëson pozitën e tij.
Pyetja:
Në disa faqe të internetit ka mundësi që për ata që duan të martohen të shënojnë emrin dhe karakteristikat e gruas që e lypin. Një gjë e tillë a është e lejuar me Sheriat dhe çka lejohet në këtë drejtim dhe çka ndalohet?
Përgjigjja:
Nuk preferoj që një projekt i tillë siç është martesa të bëhet nëpërmjet faqeve të internetit duke marrë parasysh se kjo mund të jetë shteg për të arritur në pasoja tjera të palakmueshme dhe një gjë e tillë ndodh në të shumtën e rasteve.