Allahu xh. sh. nuk ka nëngju (sak)

Ulemaja islame e ka mohuar shpjegimin e tyre:

Ibn Ebi Hatimi shënon në Tefsirin e tij: Nëpërmjet Ikrimes transmetohet se Ibn Abbasi është pyetur për fjalët:

يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ...

“Në ditën kur do ta shfaq sakun (Në ditën kur do të bëhet e pamundshme)…”. (El-Kalem, 42), dhe lidhur me këtë ka thënë: “Kur nuk kuptoni diç nga Kur’ani kërkojeni këtë në vargjet e arabëve. A nuk i keni dëgjuar vargjet e poetit:

    و قامت ا لحرب بنا علي سَاقٍ

“Dhe ka ardhur lufta deri te ashpërsia (sak) e saj.”

Në këtë Ibn Abbasi vërejti: “Kjo është dita e ashpërsisë dhe vështirësisë.”[1]

Në Tefsirin e Abdurrezakut shënohet: ”Nga Ibrahim En-Nehaiu transmetohet në lidhje me fjalët e Allahut:

يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ

 “Në ditën kur do ta zbulojë ashpërsinë e madhe.” A nuk i keni dëgjuar fjalët e poetit:  و قامت ا لحرب بنا علي سَاقٍ . [2]

Ibn Xherir Et-Taberiu thotë: “Grupi i grumbullit të as’habëve dhe tabi’inëve thotë: “يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ  - Do ta shfaq ashpërsinë.”[3]

Shenkiti thotë: “Seid in Xhubejri ka mohuar përshkrimin e sakut për Allahun xh. sh.

Abd ibn Humejdi dhe Ibnu’l-Mundhiri transmetojnë se e kanë pyetur Seid ibn Xhubejrin për ajetin يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ... – dhe se ai është hidhëruar shumë duke thënë: “Disa njerëz besojnë se Allahu do ta shfaq sakun e tij, por në fakt Ai do ta shfaq ashpërsinë.” [4]

Ibn’ul-Ethiri thotë: ‘Në hadithin: “Do ta shfaq nga saku i Tij...”. Saku në gjuhë do të thotë ‘gjë e ashpër’ kurse shfaqja e sakut në gjuhë do të thotë shfaqja e ashpërsisë dhe e forcës.”[5]

Gjithashtu, në disa rivajete të hadithit për sakun fare nuk përmendet saku por thuhet se si kjo transmetohet nga Ebu Musa El-Esh’ariu:

“Do t’u hiqet perdja dhe do të shohin në Allahun, dhe do të bien në sexhde, kurse do të mbetet populli, në shpinat e tyre diç si brirët e lopëve, do të dëshirojnë të bëjnë sexhde por nuk do të munden.”[6]

Në bazë të gjithë kësaj mund të themi se saku, në këtë ajet dhe në hadithet në të cilët përmendet, është metaforë për ashpërsinë e Allahut, të cilën njerëzit do ta ndiejnë në Ditën e Gjykimit.

Përktheu: N. Ibrahimi



[1] Tefsir, Ibn Ebi Hatim, 10/ 3366.

[2] Tefsir, Abdurrazak, 3/ 310.

[3] Tefsirut-Taberi, 29/38; Këtë fjalim e përmendi edhe Kurtubiu në Tefsirin e tij 18/ 249; Ibn Xhevziu në Zadul-Mesir, 8/ 341, Mektebetul-Islami, Bejrut, botimi 3, 1404 ا.; Tefsir Ebi Su’ud, 9/ 18; Ed-Durrul- Mensur, Sujuti, 8/ 254-256, Darul-Fikr, Bejrut, 1993; Ekavilus-Sikat, Mer’i ibn Jusuf El-Keremi, Muessesetur-Rrisale, Bejrut, botimi 1, 1406 H.

[4] Istihaletul-Me’ijjeti bidh-dhat, Shenkiti, fq. 159. Darul Besir; po këtë fjalim e përmend edhe në Ed-Durrul Mensur fit-Tefsiri Bil-Me’thur, Sujuti, 8/ 255, Darul Fikr, Bejrut, 1993. 

[5] En-Nihajetul Garibil Hadithi vel Etheri, Ibn Etir, 2/ 422, Darul Fikr.

[6] Def’u shubheti Teshbih, Ibn Xhevzi, fq. 120, Darul Imami Nevevi, Aman, botimi 2, 1992.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme