
Pejgamberi i Allahut a.s. thotë:
Ata këtë hadith e përkthejnë në pajtim me drejtimin e tyre të texhsimit, dhe thonë se ai ka këtë kuptim:
يضحك ا لله الي رجلين يقتل احدهما الأخر يد خلا ن الجنة
“Allahu iu qeshet dy njerëzve, njëri nga ata e vret tjetrin, kurse të dytë janë në xhenet.”
Ulemaja islame e ka mohuar këtë domethënie dhe ka thënë:
Ibn Fureku thotë: “Dije se dahik nuk është vetëm ndryshimi i gjendjes së njeriut dhe qeshje por ai ka disa domethënie. Thuhet:
ضحكت ا لارض با لنبا ت
“Nëse në të janë shfaqur bimët.”
Poeti thotë:
ان الربيع شيء عجيب تضحك الارض من بكا ء السما ء
“Pa dyshim kjo pranverë është e çuditshme, lulëzon Toka (tad’haku) nga të qajturit e qiellit.”
Ajo si është përshkruar Allahu xh. sh. është në lidhje me manifestimin e begative sepse është e pamundur ta përshkruash Allahun xh. sh. me cilësinë e të qeshurit, sepse kjo është cilësi e trupit.” [1]
Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi thotë: “Të qeshurit nuk është cilësi e Allahut xh. sh. sepse ajo ndodh për shkak të gjësë së fshehur e cila është zbuluar, për shkak të çështjes që nuk e ka ditur para kësaj gjendje, ndërsa Allahu është ai i cili e di përgjithnjë të dukshmen dhe të padukshmen.” [2]
Ibn Kutejbe thotë:
“Ajo që transmetohet nga Pejgamberi a.s., për dahikun dhe axhebin (nuk është me kuptim të të qeshurit dhe habisë) sepse, qeshet dhe habitet ai i cili nuk ka ditur diçka e pastaj ka mësuar.
Ebu Muhammedi thotë:
“Dahiku dhe Axhebi nuk është ashtu si e mendojnë ata[3]339 por kjo do të thotë se disa gjera te Ai janë në shkallë të asaj me të cilën njerëzit qeshen dhe habiten.”
Allahu xh., sh. i thotë Pejgamberit të Tij:
وَإِن تَعْجَبْ فَعَجَبٌ قَوْلُهُمْ …
“E, nëse çuditesh, pra – çudi janë fjalët e tyre…”. (Er-Rra’d, 5).
Edhe pse Pejgamberi a.s. nuk është çuditur sepse me këtë kuptohet se gjëja për të cilën fletë Allahu xh. sh. është e çuditshme për atë kush e dëgjon dhe kush e sheh. [4]
Bedruddin ibn Xhemaah thotë: “El-Buhariu thotë: Dahiku i Tij është Mëshira e Tij. El-Hatibi thotë: “Dahiku është këtu njoftim për kënaqësinë e Allahut xh. sh. ...
Është thënë se kjo folje është nga “ruba’itë” respektivisht do të thotë “Allahu e bën të qesh, respektivisht u jep qeshje melekëve dhe robërve të Tij. E nëse këtë dahik ia përshkruajmë Allahut xh. sh., atëherë themi se domethënia e tij është tregimi në kënaqësi, sikur në hadith: “E nëse niset duke ecur drejt meje unë drejt tij do të shkoj heruleh.”[5] Kurse ata të cilët shprehjen dahik e shpjegojnë me kuptimin e saj tekstual, këta janë risimtarët dhe muxhessimët.”[6]
Ibn Haxher El-Askalaniu thotë: ”Imam Buhariu thotë: ”Dahik këtu[7] do të thotë mëshirë.”[8]
Përktheu: N. Ibrahimi
[1] Mushkilul Hadithi ve Bejanuhu, Ibn Furek, str. 49, I, fq. 254.
[2] Në verifikim të Idahu Delila, fq. 211.
[3] Muxhessimët, d.m.th. antropomorfistët.
[4] Te’vil Muhtelifil Hadith, Abdullah ibn Muslim ibn Kutejbe, fq. 198, Darul Xhil, Bejrut, 1972.
[5] Shprehja heruleh, e cila në kuptimin tekstual do të thoshte vrapim, këtu është përdorur në kuptimin e kthimit të madh të Allahut në të mirat e njeriut sepse Ai nuk është i kufizuar në hapësirë që të lëviz nga vendi në vend.
[6] Idahu Delil, Bedruddin ibn Xhema’ah, fq. 212., Dar Ikre, Damask, botimi 1, 2005.
[7] Në hadithin e theksuar..
[8] Fethul-Bari, Ibn Haxher El-Askalani, 8/ 633.