
Jam një i ri që ankohem dhe kam probleme me aknet (kokat e fytyrës). Jam porositur që trupin ta lyej me verë?
Përgjigja:
Sikur të pyetje ndonjë mjek specialist musliman që respekton dhe i përmbahet Islamit ai do të jepte një listë me emrat e kremeve dhe barnave që eliminojnë sa më shpejt dhe sa më efektivisht këtë gjë. Mos kufizo veten me konsultimin e këtij mjeku.
Pyetja:
Një grua ka kryer Haxhin, por, nuk ka mundur ta kryejë tavafin veda (lamtumirës) nga arsyja se grupi i saj ka vendosur që të udhëtojë. Pra, si është dispozita e kësaj gjëje?
Përgjigja:
Nëse shkaku i mosmundjes së saj që të kryejë tavafin është te të përmuajshmet (menstruacionet) atëherë ky tavaf nuk i kërkohet asaj. Por, nëse shkaku është diç tjetër atëherë duhet të therr kurban sipas mendimit të shumicës së dijetarëve ku bëjnë pjesë edhe Shafitët.
Pyetja:
Kam ardhur në këtë vend për të arritur dituri dhe për të vazhduar specializimin. Unë jam një i ri që u përmbahem dispozitave dhe fali pesë kohë namaz. Shpresoj që ju t’më këshilloni pasiqë unë jam i rrethuar me lloj-lloj mashtrimesh të cilat mund t’më nxjerrin nga përudhja. Çfarë të bëj? Unë frikësohem se po zhytem në Haram. A të martohem?
Përgjigja:
S’ka dyshim se martesa është mburojë që muslimanin e ruan nga Harami për të cilin ti po flet. Pra, martohu! All-llahu do të të fus në mburojën, bujarinë dhe udhëzimin e Tij. Njashtu ti një gjë të tillë mund ta bësh pasiqë je edhe mjek.
Pyetja:
Zotimet që i kushtohen All-llahut (nedhret) a janë hallall (të lejuara) apo janë haram (të ndaluara). Nëse janë të lejuara dhe njeriu nuk është në gjendje t’i realizojë ato sikur unë që kam bërë nedhr (jam përbetuar ndaj All-llahut) se do të japë diçka që ka një shumë parash të caktuara. Por, tash unë e morra vesh se ajo gjë kushton tetëfish më tepër se sa kam menduar, gjë që nuk mundi ta realizoj. Pyetja ime është se: Nedhrin a duhet ta paguaj sipas shumës që unë e kam paramenduar apo kërkohet që ta llogaris sipas llojit të tij? Gjithashtu në rast të pa mundësisë a lejohet që të agjëroj tri ditë si zëvendësim për te?
Përgjigjja:
Merret në konsederatë sendi që ti e ke bërë nedhër e jo vlera e supozuar që e ke pasur në kujtesën tënde.
Kurse nëse ti je i pamundshëm që ta realizosh ate atëherë ajo ngel e vjerrur deri sa të kesh mundësi që ta realizosh. Por, nëse ngel i pamundur atëherë shpresohet se All-llahu nuk do të të merr në llogari për një gjë që nuk ke mundësi ta realizosh.
Pyetja:
Vazhdimisht ndjehem se nuk jam i pastër. Kur shërbehem me VC-në ndjehem se nuk jam i pastër dhe më paraqitet vesvesja për papastërti sa që më preokupon një ndjenjë shumë e keqe, kështu që ndjehem se duhet të bëj tush me qëllim që t’më largohet vesvesja. Një gjë e tillë ma bën jetën shumë të vështirë si dhe namazin nga e cila gjë shumë lodhem. Kur ndodh që të më lagen brekët me ujë për ndonjë shkak që nuk ka të bëjë me përdorimin e VC-së më vjen sikur ato nuk janë të pastërta. Po ashtu, edhe kur preki sholen ndjehem se është e ndytur dhe se duhet ta lajë ate bashkë me rrobat e brendshme. Jam lodhur nga kjo gjendje! Çfarë të bëj?
Përgjigja:
Shërimi yt është në ate që të mësosh Sheriatin Islam sidomos dispozitat që kanë të bëjnë me ibadetet, atëherë do të kuptosh se vesvesja yte s’ka kurnjë peshë me vlerë. Pra, për shkak të këtyre vesveseve nuk kërkohet (nga pasoja e këtyre dyshimeve ose bile mendimeve të tilla) të marrësh abdest e as të lahesh. Bile Sheriati kërkon që t’mos merresh me këto vesvese. Kështu do të shohish se dalëngadalë kjo vesvese plotësisht do të largohet prej teje.
Pyetja:
Jam i martuar. Disa herë e kam tradhëtuar guan time por, jo deri në shkallën e zinasë së plotë. Si të pendohem pasiqë një gjë të tillë e kam bërë disa herë? A duhet t’i tregoj gruas dhe t’i kërkoj falje? Apo mjafton kjo teube vetëm midis meje dhe All-llahut xhel-le shanuhu?
Përgjigja:
All-llahu është mbuluesë dhe e do mbulimin. Bën teube (pendohu) tek All-llahu për gabimin që ke bërë dhe ate mbaje të fshehur (pasiqë All-llahu ta ka mbuluar, mbase s’e ka zbuluar) midis teje dhe All-llahut dhe assesi, mos i trego askujt.
Pyetja:
Shoqja ime vuan nga xhinët dhe ato i sheh brenda shtëpisë kështu që ajo ndonjëherë nuk mund të flejë dhe natën nuk mund të shkojë në kuzhinë. Çfarë të bëhet: A të lexohet diçka që t’i largohen? Apo hajmalitë të hudhen në ujë të rrjedhshëm apo të futen në truall?
Përgjigjja:
Nuk jam specialist i çështjeve të xhinëve dhe të sihrit. Mirë është që shoqen tënde ta këshillosh të kërkojë njerëz që janë të specializuar me shërimin e këtyre gjërave.
Pyetja:
Studioj në Universitetin e Kuvajtit, ku ne studentët e huaj ushqimin dhe banimin e kemi të siguruar. Pyetja ime ka të bëjë me ushqimin dhe banimin. Universiteti i studentëve ua ndan bonat (tre bona ditore). Pra, a lejohet që studentët disa bona t’i ndërrojnë me gjëra tjera si me pemë, lëngje ose me gjëra tjera duke pasur parasysh se vlera e bonave është më e lartë se e gjërave që i ndërrojmë. A është haram një gjë e tillë dhe pse?
Përgjigja:
Nuk shoh ndonjë ndalesë për një gjë të tillë ngase edhe pemët e të ngjashmet me to hyjnë në llojin e asaj për të cilën u jepen ato bona.
Pyetja:
E dashuroj një vajzë të cilën momentalisht nuk mundem as që ta fejoj për të cilën gjë detyrohem të udhëtoj një largësi 200 km largësi që të marr vesh për te dhe ta shoh në një vend publik që nuk shkakton asnjë dyshim si dhe duke mos shkelur asnjë rregull të All-llahut me këtë gjë. A më shkakton gjunah udhëtimi im dhe hidhërim të All-llahut ndaj meje? Potencoj se unë kam nijet të martohem me te! Për një gjë të tillë dëshmitarë e kam All-llahun Fuqiplotë?
Përgjigja:
Një gjë e tillë nuk lejohet. Mënyra e ligjshme e Sheriatit është që ti ta fejosh ate dhe atëherë ke mundësi ta shohish me kufi dhe gjer në afatin që ta njohish ate. Pastaj nuk lejohet ta shohish përveç pasi të vihet nikahu (kurrora islame).
Pyetja:
Ka më tepër se 10 vite kur një e familjes erdhi tek unë dhe kërkoi prej meje një shumë të cilën unë ia dhash. Por, tash pasi kaluan gjithë ato vite, situata materiale e familjares sime u përmirësua dhe ajo erdhi për t’ma kthyer atë shumë. Por, problemi qëndron aty se unë nuk e di se atë shumë a ia kam dhënë si zekat apo si hua edhe pse më tepër anoj kah ajo se ka qenë zekat. A më lejohet që ta pranoj atë shumë në mënyrë që mënjëherë t’ua jap familjarëve tjerë që janë të nevojshëm? Apo më e vlefshme është që t’mos marr gjë prej saj?
Përgjigja:
Nëse shuma ka qenë zekat dhe ti ate e merr prapë atëherë ti atë shumë patjetër t’ia japish dikuj tjetër që është skamnorë e që e merr ate.
Pyetja:
Pyetja e parë është: Cili është kriteri i drejtësisë midis fëmijëve në dhuratë duke qenë ende prindi i gjallë dhe a është e obligueshme që ai të jetë i drejtë qofshin fëmijët djem apo femra? Apo djemve duhet t’u jep (dhuratë) dy hise e vajzës një?
Kurse pyetja e dytë është: A lejohet që ndarja e pasurisë midis fëmijëve të bëhet para vdekjes? Nëse përgjigjja është: Po, atëherë a duhet të ndahet sipas hiseve që u takojnë me miraz (trashëgimi) që është i caktuar me Sheriat apo do të ndahet sipas nevojave të secilit prej tyre apo njësoj pa dallim meshkuj apo femra?
Përgjigjja:
Njeriu ka të drejtë që fëmijëve të tij ose disa fëmijëve t’u dhurojë nga pasuria e vetë. Ky është mendimi i masës dërmuese të dijetarëve. Por, është mustehab që mes tyre të jetë i drejtë në atë dhurim. D.m.th. sunet është që dhurimin ta bëjë sipas hises që i takon me miraz. Mendoj se kjo përgjigje vlen për të dyja pyetjet tua.
Pyetja:
Jam një 18 vjeçar nga qyteti i Tetovës në Maqedoni. Shkurtimisht dua të dijë se ku kanë gabuar sufistët?
Përgjigjja:
Dijetarët e sufizmit janë njësoj si dijetarët e sheriatit, të letërsisë apo të gjuhës arabe… . Siç mund të gjesh gabim tek unë gjatë fetvasë apo predikimit, ndonjërin prej këtyre dijetarëve bile edhe mund ta gjesh të jetë prej atyre që gënjejnë dhe bëjnë hile po ashtu e njëjta gjë ndodh edhe me dijetarët e sufizmit. Ka prej tyre që në botëkuptime kanë gabuar ose në disa aspekte madje në mesin e tyre gjen edhe iluzionistë, ngatërrestarë dhe rrënues.
Pra, sufizmi si sufizëm nuk është gjë e gabueshme dhe sufistët nuk janë në gabim por, shpesh ndodh që tek ata të depërtojnë njerëz injorantë dhe dexhalla.
Pyetja:
Jam një vajzë e martuar që ankohem nga sekrecionet (tajitjet) e tepërta që i përziej ashtu që nuk mundem të bëj dallimin midis tyre dhe asaj që më obligon të lahem (të marr gusull), në mënyrë që kjo gjë më shkakton shumë vesvese para dhe gjatë namazit! Shpresoj që t’më sqaroni faktorët e gusllit (larjes) te gruaja dhe si do të mund ta bënte ajo këtë dallim? Kërkoj që t’më tregoni se a obligohet gruaja me gusull vetëm shkaku i ëndrrës pa mos arritur orgazmin duke patur parasysh se dendësia dhe ngjajshmëria e sekrecioneve e rëndon dallimin midis tyre?
Përgjigjja:
Nëse një gjendje e shtyn njeriun në atë që të dyshojë për atë se a është bërë për gusull (është bërë për t’u larë) apo jo, atëherë ai nuk obligohet me gusull (larje). Pra, për sekrecionet nuk duhet gjë tjetër vetëm se abdest të ri, kuptohet pasi që të pastrohet edhe vendi. Ëndërrimi që e bën gusllin të obligueshëm është ai pas të cilit del sperma dhe nuk ka rëndësi ekzistimi i orgazmit apo mosekzistimi i tij. Kur është pyetur Muhammedi alejhis-selam se gruaja kur sheh ëndërr a duhet të lahet ai është përgjigjur: “Po, nëse e sheh ujin”.
Pyetja:
Në faqet e fetvave tuaja, kam lexuar një përgjigje për një pyetje lidhur me dispozitën e “lëngut të elbit”. Ju jeni përgjigjur se ajo ndalohet nëse është për qëllim birra. Por, tash ka një lloj lëngu prej elbi që është birrë pa alkohol dhe nuk të deh. Pra, a lejohet të pihet?
Përgjigjja:
Nëse me të vërtetë birra nuk ka alkohol atëherë ajo nuk është haram (e ndaluar). Por, për një pretendim të tillë duhet të vërtetohesh.
Pyetja:
Dëshiroj të pyes për aparatin për spërkatje që e përdorin ata që janë të sëmurë prej veshkëve. Pra, përdorimi i tij a e prish agjërimin duke marrë parasysh se ai është një aparat që hedh pika uji e që përdorët nëpërmjet të gojës?
A kam për obligim që të demantoj disa dyshime që bëhen në disa klube të internetit rreth doktrinës së Ehli Sunnetit apo nuk jam përgjegjës për një gjë të tillë para All-llahut Fuqiplotë?
Përgjigjja:
Po, një gjë e tillë e prish agjërimin sepse ai aparat lëshon pika në stomak. Çdo gjë që hynë në pjesën e brendshme (stomak) e prish agjërimin. Nëse ke mundësi që të demantosh dyshimet duke u mbështetur në dituri (shkencë të besueshme) atëherë një gjë e tillë kërkohet dhe për atë do të kesh shpërblime.
Pyetja:
Si është dispozita e Sheriatit lidhur me shkuljen e vetullave për burrat në përgjithësi dhe për të patur pamje të bukur?
Përgjigjja:
Nuk lejohet shkulja e vetullave për mashkullin e as për femrën pasi që teksti që transmetohet nga Pejgamberi alejhis-selam drejtpërsëdrejti e ndalon një punë të tillë.
Pyetja:
Pyetja ime është: A lejohet hapja e rrjetit të internetit dhe shpërndarja e tij për anëtarët duke ditur se në internet ka edhe gjëra të dobishme edhe të dëmshme?
Përgjigjja:
Dispozita e hyrjes në rrjetin e internetit lidhet me natyrën e qëllimeve që i ka personi që hyn në këtë rrjetë.
Pyetja:
Jam dentist dhe më takon të jap zekat. A lejohet që ate ta paguaj duke i shëruar skamnorët duke potencuar se çmimin që e marr prej skamnorëve është më i ulët për 30% në krahasim me atë që e marr prej atyre që nuk kanë skamje materiale?
Përgjigjja:
Pasurinë që të takon për zekat duhet t’ja pronësosh (t’ja japish) në dorë e nuk bën (nuk mjafton) që atij që i takon zekati t’ia nxjerrish atë duke ia bërë skamnorit shërimin falas apo t’i marrish atij një tarifë më të ulët se sa është e caktuar.
Pyetja:
Kam dëgjuar (nuk jam i sigurtë) që ju keni thënë se i lejohet të fejuarit të bisedojë me të fejuarën me telefon para se ta lidh nikahun. Shumë të rinjë fjalën tuaj e kanë marrë si bazë dhe bisedojnë me të fejuarat e tyre sa që kjo tek ata është bërë një gjë e rëndomtë. Shumë shoqe të mia i kam dëgjuar duke thënë se ato flasin me të fejuarit e tyre një herë në ditë apo më tepër se kjo dhe thonë se Hoxhë Buti e ka lejuar një gjë të tillë. A thua vallë biseda e përditshme do të jetë e kufizuar sipas Sheriatit? A thua të rinjtë e sodit janë të vetëdijshëm deri në atë shkallë që t’i njohin ato kufij? Si thoni për këtë gjë dhe cilat janë ato kufij që ju i keni përmendur (nëse me të vërtetë e keni dhënë këtë fetva). Kërkoj falje për këtë pyetje kaq të gjatë por, një gjë e tillë është problematike në shoqëritë tona fetare.
Përgjigjja:
Kam thënë se një gjë e tillë lejohet brenda kufijve të Sheriatit. Kurse kufiri i Sheriatit është aty kur fejuesi merr mendim të plotë për të fejuarën konkretisht për: idetë, bisedën, formën dhe moralin e saj. Atëherë kur i fejuari me bisedat që i bën arrinë që të merr një mendim të kompletuar atëherë më nuk i lejohet të vazhdojë as me takimet për ta parë e as për të biseduar nëpërmjet të telefonit.
Pyetja:
A lejohet që të hahet peshku i fërguar në një vaj ku futet mishi i derrit ashtu siç hasim këtë gjë në disa restorante të shteteve perëndimore?
Përgjigjja:
Vaji ku vihet mishi i derrit ndotet. Po ashtu nëse përsëri vihet diçka tjetër po ashtu edhe ajo ndotet.
Pyetja:
Si është dispozita e sigurimit komercial në vendet e Perëndimit në raste të nevojës apo domosdoshmërisë bie fjala: kur sigurimi është i domosdoshëm? Dhe si është alternativa në rast se kjo gjë nuk bën?
Përgjigjja:
Sigurimi i domosdoshëm është një lloj prej llojeve të tatimit që e paguan tregtari dhe për te nuk ka përgjegjësi. Njëkohësisht, kur të prishet sendi i siguruar detyrimisht, ke të drejtë ta kthesh atë shumë që ke paguar më parë.
Pyetja:
Burri im rrallë herë lahet dhe është i papastër ndërkaq unë jam një grua që i përmbahem fesë. Çka të bëj që ta bindi atë?
Përgjigja:
S’ka tjetër rrugë për ty për ta bindur atë vetëm se ta këshillosh sa të mundesh.
Pyetja:
I jam lutur All-llahut Fuqiplotë që t’më mundësoj të kem një Murshid (dijetarë i denjë që të udhëzon në Rrugë të Drejtë) i cili do t’më ndihmojë në zbatimin e urdhërave të All-llahut. Njëkohësisht jam lutur për një xhemat që të ndjek atë. Një natë pashë një ëndërr se unë besatimin për një gjë të tillë ia jap Shejh Ahmed Bedeviut për të cilin unë nuk di gjë. Kërkoj nga ekselenca juaj që t’më tregoni se tarikati i Bedeviut a është prej tarikateve të devijuara sufiste si dhe si është vetë personaliteti i Bedeviut apo është një tarikat që të shpie kah njohja e All-llahut?
Përgjigjja:
Shejh Bedeviu është prej atyre për të cilët dijetarët unanimisht kanë thënë se është ndër evlijatë më të mëdhenj. Por, ky shumicën e jetës së tij e ka kaluar në gjendje të ekstazës (ngazëllimit, dehjes shpirtërore)… All-llahu e mëshiroftë atë, ai ka qenë prej ithtarëve të Shuhudit (vazhdimisht para vetes ka pasur praninë e All-llahut), ashtu që të marrurit me Shuhudin e All-llahut e ka larguar ate nga bashkëpunimi e kontaktimi me njerëzit.
Pyetja:
Jam një i ri (18 vjeçar) që 15 vite i kam kaluar larg All-llahut Fuqiplotë. Gjithë kujdesi im ka qenë përafërsisht në fushën e artit (dramës, vizatimit dhe muzikës) dhe kam qenë shumë i dalluar madje edhe në fazën kur mësoja në fushën e muzikës ku shumë mirë përdori një instrument muzikor me frymë e që quhet “Kirdan”. Kam qenë fitues i parë në nivel të vendit tonë Sirian. Kam patur oferta të shumta për në shtetet e Halixhit dhe në Greqi por, diçka kisha në brendinë time që nuk më linte të pranojë një gjë të tillë edhe ate pa kurrfarë diskutimi. Kurse tash falënderoj All-llahun që me Bujarinë dhe Fisnikërinë e Tij jam në rrugë të vërtetë. Pyetja ime është: A më lejohet që t’ua mësoj të tjerëve muzikën me para?
Përgjigjja:
Nuk dua që ti ende të merresh me këtë profesion pasi që All-llahu Fuqiplotë të pastrojë nga e kaluara që e përshkrove.
Pyetja:
Disa të sëmurëve nga sëmundja e sheqerit nuk ju mundësohet aspak që gjatë jetës të agjërojnë ndoshta kjo gjendje u vazhdon tërë jetën e tyre. Pra, a obligohen këta njerëz që të japin fidje për çdo ditë që nuk e agjërojnë?
Unë jam i punësuar në punë shtetërore dhe gjatë orarit të punës unë bëj shitjen e disa artikujve për përfitimin tim personal por, me lejen e përgjegjësit i cili nuk pati ndonjë kundërshtim pasiqë unë punën e kryej në mënyrë të sinqertë pa mos ndikuar kjo që unë e bëj për fitimin tim në punën e shtetit. A më lejohet një gjë e tillë?
Kam lexuar në librin tuaj “Konsultime shoqërore” faqe 124-pyetja e fundit se: “lejohet caktimi i afatit të martesës në mendje por, pa mos e kushtëzuar atë në kontratë”. Unë pyes a nuk konsiderohet një gjë e tillë kohëzim i martesës edhe pse nuk e kemi shprehur atë. A nuk është një gjë e tillë hile ndaj sheriatit. Nëse një gjë e tillë lejohet atëherë a duhet që kjo gjë të bëhet me pëlqimin e brendshëm të dy palëve apo mjafton që burri të mbajë në vete një gjë të tillë?
Përgjigjja:
Po. Duhet të jep nga një fidje, për çdo ditë që nuk e ka agjëruar.
Nuk mendoj se për një gjë të tillë ka ndonjë pengesë pasi që kryeshefi i punës është dakorduar.
Të preferoj të lexosh librin tim: “Kështu të thërrasim në Islam” i cili përfshin metodën shembullore rreth njoftimit me Islamin dhe thirrjen në të.
Po, lejohet që i martuari të vendos ose të mendojë në vete që ta lëshojë pas një kohe të caktuar sepse ajo që konsiderohet në kontratë është atë që e dëshmon me fjalë me të cilën bëhet zotimi pohimi (ixhab) dhe pranimi (kabuli) e këtu nuk merren në konsideratë idetë dhe mendimet.
Pyetja:
Ne jemi një shoqëri që merremi me bujqësi dhe kujdesemi me kultivimin e deleve. Më herët mbarsimi i lopëve bëhej me muzetë por me zhvillimin shkencor dhe për shkak të mungesës së muzetëve ngase nuk gjenden çdokund, mbarësimi tani bëhet nëpërmjet injeksioneve duke u pavarësuar nga muzetët nga shkaku se rezultati i mbarsimit artificial rezultatet i ka të garantuara kurse mbarsimi artificial nuk i ka të garantuara. Pra, si është dispozita e sheriatit për këtë mbarsim?
Shumë njerëz që merren me dhen gjatë ditëve të mbarsimit përdorin disa injeksione që përmbajnë lëndë ngacmuese e cila bën që delja ta kërkojë dashin që të mbarsohet.
Nuk dij se ka diç që e ndalon mbarsimin artificial në rast nevoje.
Gjithashtu nuk ka ndonjë pengesë sipas sheriatit që të pllenohen dhentë me injeksione që e kanë efektin për të cilin ti flet.
Pyetja:
A është Islami Fe dhe shtet? Apo politika konsiderohet prej asaj që i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Ju më mirë i dini punët e dunjasë suaj” dhe kështuqë çështjet e kësaj bote i lehen përpjekjeve tona me kusht që të ngrejmë mësimet e All-llahut (Fuqiplotë), d.m.th. të ngrisim drejtësinë, konsultimin dhe të gjitha mësimet dhe udhëzimet e Islamit të pastër?
Përgjigjja:
Islami është Fe dhe shtet. Prej argumenteve më të qarta për këtë është (kushtetuta) dokumenti të cilën e diktoi i Dërguari sal-lall-llahu alejhi vesel-lem kur emigroi në Medine e që përmbante lindjen e shtetit dhe ummetit islam. Ndërkaq, argumenti më i qartë për këtë është edhe vetë fakti se një e treta e dispozitave të sheriatit dhe e shtetit islam quhen (dispozitat e Imametit- udhëheqjes së muslimanëve) që do të thotë se ato nuk aplikohen ndryshe vetëm se nëpërmjet kryetarit të shtetit. Ndërkaq, nuk ka ndonjë problem në shprehjet dhe termet respektivisht ke mundësi që kryetarin e shtetit ta emërtosh halife, imam, emir i besimtarëve apo kryetar i shtetit. Ajo që është me rëndësi është që muslimanët të jetojnë nën hijen e një shtetit Islam.
Pyetja:
Kam lexuar në librin: “Mean-nas” të dijetarit të nderuar merhum Shejh Ali Tantavi i cili në faqen 164 përmend një aforizëm të Ibni Ataull-llah Skenderiut por, në fusnotë të librit përmend se libri i këtij dijetarit mban dalalete por, ky aforizëm është i vërtetë. Pra, doktor i nderuar, dëshiroj të ma tregoni mendimin tuaj.
Përgjigjja:
Nuk di se në librin “El-Hikem” të Ataullahut ka ndonjë dalalet.
Shejh Ali Tantavi mëshira e All-llahut qoftë për të në fillim të jetës ka patur disa qëndrime jo të qëlluara e jo të drejta i cili në pjesën e fundit të jetës së tij i ka tejkaluar ato.
Në një periudhë të jetës ky e akuzonte edhe imam Busuriun për kufër kurse më pas u bë prej atyre që e respektonte dhe e donte atë.
Pyetja:
Më ka treguar një vëlla që banon në Francë se gjatë luftës së Halixhit ka pasur atje në Francë një konferencë ku keni marrë pjesë edhe ju dhe kur jeni pyetur për intervenimin Amerikan kundër Irakut qëndrimi juaj ka qenë përkrahës për intervenimin. A është një gjë e tillë e vërtetë? Nëse është e vërtetë a mund doktor i nderuar të na tregoni për dallimin midis Irakut në atë kohë dhe Afganistanit sot?
Përgjigjja:
Ruana Zot! që unë të them se lejohet intervenimi i Amerikës në situatën e cilësdo shoqëri islame apo cilitdo shtet islam. Të thuash se lejohet intervenimi i Amerikës kundër Irakut ose me Irakun kundër Kuvajtit kjo do të thotë se lejohet okupimi i Amerikës për burimet e naftës në vendet arabe, kurse një gjë të tillë nuk e thotë askush përveç atij që është tradhtar i All-llahut, i Dërguarit të Tij dhe i ummetit.
Pyetja:
A është haram (i ndaluar) festimi i ditëlindjeve për të vegjëlit?
Përgjigjja:
Nuk dëshiroj që në shtëpitë e muslimanëve të dominojnë traditat perëndimore jo islame sepse ato në shikim më të largët kanë pasoja të dëmshme.
Pyetja:
A është e vërtetë se muslimani duhet të mësojë atë që e ka obligim dhe pastaj duhet të kufizohet me dhikër (të përmendurit All-llahun), kontrollin ndaj All-llahut, se nuk duhet të hulumtojë e të lexojë librat me qëllim që të zgjerojë diturinë, të mos lexojë librat e Hadithit, të marëdhënieve ndërnjerëzore, kuptimin e tyre dhe dituritë tjera të ndryshme.
Përgjigjja:
Mexhlisi, rrethi i diturisë është më i vlefshëm se 60 vjet ibadet (adhurim). Dhikri nuk është i pa nevojshëm për diturinë siç edhe dituria nuk është e panevojshme për dhikrin. Pra, duhet të pajisesh dhe të keshë fat nga të dyjat.
Pyetja:
Me rastin e një ndeshjes së birit tim që para 20 viteve u zotova (bëna nedhër) se për çdo ditë do të fali nga 50 rekatë nëse All-llahu ma shëron të birin dhe ai elhamdulil-lah u shërua. Unë e zbatova zotimin 2 vite me rradhë dhe pastaj nuk munda. Tani dëshiroj ta di dispozitën rreth kësaj çështjeje? A t’i këthehem përsëri namazit? (duke patur parasysh se tani i kam 60 vjet).
Përgjigjja:
Obligohesh që të zbatosh zotimin të cilin e ke marrë përsipër derisa ke mundësi. Kur të mos mundesh atëherë lirohesh nga kjo përgjegjësi.
Pyetja:
Jam betuar duke thënë: “Betohem në All-llahun se nuk do të vij në fejesën tënde” kam për qëllim fejesën e motrës sime e cila bëhej pas dy ditëvë. Kjo ndodhi për shkak të një zënke që ndodhi mes meje dhe saj. Por, pasiqë e pashë se nëna ishte tepër e zemruar dhe kishte filluar të qajë, kurse unë isha kthyer nga udhëtimi dhe nëna frikohej nga fjalët e botës andaj unë shkova në banketin e fejesës së saj për ta pajtuar nënën time edhepse e dija se unë ngarkohem me kefaret për betimin. Sa duhet të paguaj për thyerjen e betimit, pasiqë kjo është hera e parë që bëj një gjë të tillë?
Banoj në Emiratet e Bashkuara për punë. Si është dispozita e kësaj sipas Islamit pasiqë kushtet e rënda ma kanë imponuar një gjë të tillë ngase babai i im ka ndërruar jetë para pesë viteve kurse vëllau im nuk ka mundësi të kujdeset për vete dhe për familjen e vet. Qëndrimi im këtu el-hamdulil-lah është i sigurt, njoh shumë shoqe dhe jetoj sikur të jem në vendin tim?
Përgjigjja:
Shpagimi i thyerjes së betimit është me ushqimin e 10-të të varfërve nga një ushqim mesatar sipas standardit që e ke dhe pse nuk lexon Kur’an që të mësosh këtë dispozitë të njohur të cilin Kur’ani qartë e thekson?
Sa i përket pyetjes së dytë nuk ka dëm nëse qëndron atje ku je nëse u përmbahesh urdhërave të All-llahut dhe nëse qëndrimi yt atje nuk të shkakton devijim nga rruga e All-llahut.
Pyetja:
Fëmiu im ka një vjet e gjysëm. Duke e mbajtur në krah hetova një lagështi dhe menjëherë shkova dhe e kontrollova qilimin ku ai ka luajtur por nuk gjeta diç që të më bën të mendoj se ishte i lagur. Në këtë qilim të madh e të shtrirë falemi. Pra, tash pyes se a është i ndotur apo jo kurse pantalonat e fëmijut ishin të lagura dhe largimi i tij nga ai vend nuk ka zgjatur shumë?
Pyetja e dytë: ka disa vende në internet që ofrojnë bisedë dy minutash në tërë botën por me kusht që të jesh pjesmarrëse tek ata me postë elektronike (njëkohësisht edhe kjo pjesmarje është gratis) a më lejohet që të marrë pjesë me emra të imagjinuar me qëllim që të më mundësohet në secilën herë të pjesmarjes nga dy minuta gratis. Ky veprim këtu është shumë i përhapur saqë edhe ata që i drejtojnë dhe që ofrojnë një gjë të tillë janë të njohur se njerëzit veprojnë kështu?
Pyetja e tretë: A lejohet përdorimi i telefonit apo i aparatit për fotokopjim (fotokopjimi) dhe interneti për qëllime private në institutin ku përgatiti doktoraturën në Francë. Ky shfrytëzim të bëhet për të kryer punët e mija nëpërmjet telefonit, apo të pyes gruan a i duhet diçka në shtëpi para se të kthehem për në shtëpi apo të bisedoj me ndonjë shok ose të përdori internetin për të kërkuar ndonjë gjë edhe nëse nuk është shkencore apo të bisedoj me shokët etj. Duke potencuar se ne këtë e bëjmë para tyre madje ka edhe vetë prej atyre që më dërgojnë faksa private. Domethënë kjo tek ata është më pak se normale?
Përgjigjja:
Pasiqë nuk ke gjetur gjurma të lagështinës në qilim, qilimi është i pastër. Rregulla e fikhut thotë: “Nuk bie bindja me dyshim” d.m.th. sipas Sheriatit dyshimi që të paraqitet se qilimi apo ndonjë teshë e pastër se mos është ndotur nuk ka asnjë far peshe. Kështuqë vendi (tesha) sipas dispozitës së Fikhut ngel i pastër derisa të vërtetohet se është ndotur.
Sa i përket pyetjes së dytë: Nuk të lejohet të bësh pjesmarje me emra të rejshëm në postat elektronike (emaila) ngase në një gjë të tillë përdorët mashtrimi dhe tradhtia.
Së treti, nuk lejohet përdorimi i telefonit të shtetit apo organizates ku ti je i punësuar për gjëra private përveç pas kërkimit të lejes nga ajo organizatë apo ministri.
Pyetja:
A lejohet heqja e qimeve të fytyrës që janë të padëshirueshme (bie fjala mbi buzë) duke përdorur makina me rrymë?
Përgjigjja:
Ajo që ndalohet është shkulja e qimeve të fytyrës. Ndërsa të hiqen ato me rruajtje me makina me rymë apo me tjera nuk është e ndaluar.
Pyetja:
Ndonjëherë në Sheriatin Islam përmendet se veprimi i diçkahit është edukatë dhe nuk është vaxhib (obligim). Shpresoj që të më sqaroni ç’është qëllimi nga fjala edukatë. A mos është për qëllim se është sunnet apo mendub (e pëlqyeshme) ose është prej veprave të mira… Ndërkaq, njeriu që nuk e vepron atë a ndëshkohet dhe a qortohet?
Përgjigjja:
Çdo gjë nga kërkesat fetare që është nën vaxhibin (obligimin) ajo hynë në gjërat e preferuara e të cilat shkallëzohen midis mustehabit (e pëlqyeshme) dhe sunetit muekede (të fortë) për të cilat njeriu shpërblehet dhe nuk dënohet nëse i lë ato.
Pyetja:
A janë të gjitha ëndrat që i shohim realitet që mishërojnë aludime të jetës sonë reale?
Përgjigjja:
Nuk kanë koment të gjitha ëndërrat që i shohim në gjumë madje ka prej tyre që janë ëndërra të përziera e që nuk dijmë komentin e tyre, si që ka edhe ëndërra që ua dimë komentin. ?.?
Pyetja:
Në librin tuaj “El-xhihadu …” keni përmendur se hanefitët kanë thënë se shteti Islam (darul el Islami) shëndrohet në Daru el-Harb me disa kushte ku prej të cilave është që muslimanët të mos e gëzojnë sigurinë që e gëzojnë muslimanët …. Pra, a thua Palestina është shëndruar në shtet jomusliman për shkak të këtij kushti apo jo . Por, sigurinë ata nuk e posedojnë … Kërkoj më tepër sqarim?
Përgjigjja:
Palestina nuk shëndrohet në shtet jomusliman edhe sipas shkollës juridike hanefite për arsye se Palestina është e lidhur rreth saj me shtete islame si Jordania, Egjypti dhe Libani. Kurse shteti Islam nuk shëndrohet në shtet joislam sipas hanefitëve vetëm se me dy kushte: Të mos ekziston siguria islame dhe së dyti, të mos ketë mes atij shteti dhe shtetit Islam përreth asnjë lidhje.
Pyetja:
Një baba dëshiron që t’ja merr vajzës së vet që është e martuar pasurinë me pretendim se ai e ka shkolluar atë?
Përgjigjja:
Nuk i lejohet që t’i merr asaj nga pasuria e saj dhe pretendimi i tij është i pabazë.
Pyetja:
Kërkoj të më jepni sqarim rreth grave të cilat nuk kanë dëshirë për martesë si është dispozita e tyre lidhur me mbulesën? Dhe cila është mosha kur gruaja nuk dëshiron martesë dhe cili është ajeti apo hadithi që flet për këtë gjë?
Përgjigjja:
Gratë që nuk kanë dëshirë për martesë janë ato për të cilat Kur’ani i emërtoi “el-kavaidu minenisaai” për të cilat bën lëshim në mbulimin e vendeve tërheqëse të trupit të tyre përderisa nuk janë objekt për mashtrim dhe për tërheqje dhe zbukurim. Ky ajet ghendet në suren En-Nur, 60).
Pyetja:
Jam një i ri shumë elegant dhe kam dëshirë të madhe dhe të tepruar që të kujdesem për pamjen dhe flokët e mija. A është një gjë e tillë e ndaluar sidomos kjo mund të jetë edhe ngacmim për femrat dhe përse është kaq shumë haram që të bëhet marrëdhënie me gruan në anus dhe kur ajo është në menstruacione dhe në lehoni dhe a është e vërtetë se gruaja i shkorurrëzohet atij që i vepron këtë gjëra?
Përgjigjja:
Sikur të ishe vajzë atëherë kujdesi yt i madh për pamjen, bukurinë dhe flokët tua do të ishte një gjë e arsyeshme. Por, siç thua, ti je mashkull kështuqë kujdesi i tepruar i mashkullit për pamjen e bukur është jonormale dhe shtrembërim. Unë të këshilloj që të mos jesh jonormal si në emocionet njashtu edhe në sjelljen tënde.
Marrëdhënia intime me gruan në anus si dhe gjatë menstruacioneve dhe lehonisë nuk shkakton shkorrëzim kështuqë gruaja edhe pas këtyre veprimeve ngel në mbrojtjen e burrit të saj por veprimi i tillë është haram për shkak të dëmeve të cilat i pësojnë të dy palët (bashkëshortët).
Pyetja:
Studjoj në Fakultetin e Dermatologjisë dhe unë jam i dobët në gjuhën e huaj dhe kam nevojë që dikush të më ndihmojë. Në të njejtin fakultet ishtë një vajzë nga Kanadaja e mbuluar me mbulesë Islame dhe korrekte ndaj Islamit. Kjo ishtë e rrezikuar që të ngel aty nga arsyja se nuk e njihte mirë gjuhën arabe dhe kishte ardhur shumë vonë. Ajo kërkoi që unë t’i ndihmojë në studimet e saja kështuqë unë i ndihmova në disa lëndë ndërsa ajo më ndihmoi në gjuhën angleze. Kjo ndihmë ka qenë vetëm në bibliotekën e fakultetit ku asnjëhrë nuk ka patur më pak se 100 studentë. Pra, a thua unë kam breë ndonjë gjynah pasiqë jam ulur dhe e kam mësuar atë duke potencuar se unë atë e kam mësuar vetëm në biblotekë dhe nuk kemi biseduar jashta mësimeve?
Përgjigjja:
Përderisa e ke kryer një gjë të tillë dhe e ke kaluar i mbrojtur dhe duke iu përmbajtur Fesë siç thua atëherë nuk ka nevojë të pyesish. Kërko nga All-llahu korrektësi dhe shpresoj që të mos keshë ndonjë gjynah për një gjë të tillë.
Pyetja:
A hynë futbolli në lojrat sportive që janë të lejuara me Sheriat?
Përgjigjja:
Po, futbolli hynë brenda lojrave sportive të lejuara me kusht që t’i përmbahesh mbulimit të auretit të cilin All-llahu Fuqiplotë e ka urdhëruar që të mbulohet.
Pyetja:
Jam një vajzë 20 vjeçare nga një familje të thjeshtë. Kam dy vëllezër kurse nëna më ka vdekur para gjashtë muajsh. Babai im më detyroi që t’i lë studimet universitare që t’i kryej punët shtëpiake. Ai bashkë me vëllezërit e mi dalin dhe kthehen në mbrëmje. Kurse jeta ime më është bërë vetëm pritje gjegjësisht t’i pres ata kur të kthehen prej pune pasiqë të kemë përgaditur të gjithë nevojat e shtëpisë dhe të atyre nga ushqimi, pija, pastrimi dhe larja, etj. A është me sheriat që unë t’i respektoj urdhërat e prindit tim që unë ta lë studimin në Universitet që të ri në pritjen dhe shërbimin e tij dhe të vëllezërve të mij. A kam gjynah nëse unë nuk dëgjoj urdhrin e prindit në këtë çështje?
Përgjigjja:
Nuk të lejohet që të mos respektosh babain tënd në këtë çështje. Para vetes nuk ka tjetër rrugë për të vazhduar studimet vetëm se të bindish prindin me mundësitë tua.
Pyetje:
Kompania e Mikrosoftit, e cila prodhon programe të njohura dhe të cilat qarkullojnë në tregje, ka shpallur se do t’i ofrojë ndihmë të pakufishme Izraelit. Kurse ju keni lëshur fetva për obligueshmërinë e bojkotimit të prodhimeve Amerikane, gjegjësisht të mos blihen ato dhe kjo me qëllim që të dëmtohet ekonomia amerikane. Pra, si është dispozita e shkeljes së të drejtave të këtyre programeve, kopjimi i tyre pasiqë shkelja e të drejtave të saj dhe kopjimi i programeve të saj, dëmtimi këtyre programeve në internet? Njëkohësisht; si është dispozita e vjedhjes së bankave amerikane apo dëmtimi i tyre aq sa ka mundësi për të dëmtuar ekonominë e tyre? A nuk mendoni edhe ju se çdo mall e ka mënyrën dhe metodën e vet të bojkotit për të realizuar synimin, e që është të mos ndihmohet ekonomia amerikane?
Përgjigje:
Kur bojkoti të kryhet në mënyrë masive dhe serioze nga ana e muslimanëve ndaj mallrave amerikane, atëherë vjen koha për të hulumtuar hapat që duhen ndërmarrë dhe për të cilat ti po më pyet, e të cilat tani janë të parakohshëm. Nuk më pëlqen ushtrimi i muskujve në letër në vend që të ndjekim një plan për realizimin hap pas hapi dhe ky duke ndjekur dispozitat e Sheriatit. Këtu shfrytëzoj rastin të përmend edhe atë që e kam përmendur edhe më parë, se: prodhimet amerikane, të cilat prodhohen në vendet arabe dhe ato islame në bazë të licensës së tyre që kanë nga kompanitë amerikane, nuk lejohet të punohet me ta sepse një pjesë e fitimeve u shkon automatikisht atyre, kompanive amerikane.
Pyetje:
A ka ndonjë pengesë sipas Sheriatit Islam që gruaja të marri patentën për drejtimin e veturës?
Përgjigje:
Nuk ka ndonjë ndalesë në Sheriatin Islam që gruaja ta drejtojë automjetin nëse ajo është e mbuluar me hixhabin e saj që përputhet me sheriat. Pse ajo mundet të hypi dhe ta drejtojë devenë kurse nuk bënka që ajo të drejtojë automjetin ku ajo është edhe më e mbuluar se sa kur hypën në deve?
Pyetje:
Ju më herët keni folur fjalë të mirë për të riun egjiptian (ka për qëllim Amër Halidin i njohur me aktivitetet islame që i mban me të rinjtë e që është shumë popullor dhe i suksesshëm në këtë drejtim, aktivitetet e të cilit i përcjell kanali satelitor “Ikra”, vër. e përkth). që merret me thirrjen islame e që ka arritur popullaritet të madh ndërmjet të rinjve egjiptianë, e që e keni cilësuar i rruajturi elegant. Unë kam një vërejtje ndaj metodës së thirrjes së tij, por kërkoj edhe nga ju që të më këshilloni:
1. Ky i riu gjatë programeve, simpoziumeve dhe bisedave të tij përdor gjuhën e popullit e jo letraren. Një gjë e tillë a mund të jetë gabim i rëndomtë?
2. Kam edhe disa vërejtje, të cilat i kam hetuar tek ata që paraqiten në mësimet e këtij të riu, ndër ta janë edhe të afërmit e mi, kështuqë këta kur dëgjojnë ndonjë këshillë të ndonjë dijetari që është i shtyrë në moshë bie fjala shejh “Er-Ravi”, këta nuk ia vënë veshin se çfarë flet ai, ndoshta nga njëri vesh iu hyn e nga tjetri u del, ose edhe ka prej tyre që e mbyllin televizorin, duke mos patur dert që ky shejhu ta mbarojë bisedën. Ndërsa kur ky i riu e thotë të njëjtën këshillë, fjalë apo të njëjtin rrëfim u ndrydhen qafat nga kujdesi i madh për të dëgjuar atë që thotë ai. A ka ndonjë shpjegim për këtë?
Së këtejmi u tregoj se motra ime (27 vjeçare ka hixhab, por modern) ka interesim të madh për atë që thotë ky i riu dhe shkon në veprimtaritë e tij bashkë me shoqet e saj.
Njëherë kërkova që edhe unë të shkoj ndërsa ajo më tha se për të hyrë në këtë sallë (në opera) bileta kushton 50 xhunejh. Nga kjo e kuptova se salla e “Operas” egjiptiane ka për qëllim leverdinë materiale, duke e shfrytëzuar popullaritetin e këtij të riu dhe kanë bërë kontratë me këtë për të ligjëruar aty, duke ua theksuar se shikimi i filmit më të ri hollivudian në sallën më moderne, të klimatizuar nuk të kushton këtu në Egjipt ma tepër se 25 xhunejh. Pra, a pranohet një gjë e tillë në fushën e davetit (thirrjes në rrugë të All-llahut)?
Përgjigje:
1- Ajo se nuk i përmbahet gjuhës letrare nuk paraqet ndonjë thyerje të kushteve të këshillës dhe të urdhërit në të mirën dhe ndalesës prej të keqes. Të gjithë e dijmë se rahmetli Shejh Muteveli Sharavij All-llahu e kaploftë me mëshirën e Tij, ka qenë i pakursyer në përdorimin e gjuhës popullore gjatë bisedave udhëzuese të tij. Kur ne e llogarisim atë se ka qenë prej miqve të All-llahut (rab-banij), e prej të sinqertëve ndaj All-llahut para duarve të të cilit All-llahu Fuqiplotë ka udhëzuar qindra njerëz!
2. Nëse fjala e dikujt ndikon te dëgjuesit dhe dëgjueset dhe ky ndikim i kthen prej devijimit në përudhje atëherë ajo se fjala e dikujt tjetër nuk paraqet ndonjë të metë apo kritikë për atë flet. Ka shumë prej atyre që mundohen dhe e lodhin veten për të përgatitur fjalimet e tyre para masës, por megjithatë këshilla e tyre nuk depërton në zemrat e tyre. Pra, çfarë faji ka ky për të cilin ti flet?
3. Sa i përket pagesës që bëhet për t’u paraqitur në veprimtaritë e tij gabimi dhe përgjegjësia nuk bie mbi atë, por bie mbi ata që e shfrytëzojnë një gjë të tillë. Nëse ka njerëz që janë të gatshëm të paguajnë këtë tatim të padrejtë dhe të kënaqen me dëgjimin e këshillave dhe porosive, rrezet e të cilave depërtojnë në zemrat e tyre, atëherë edhe kjo është një shenjë se gjendja e këtij që jep këshilla është e mirë, aq sa është edhe argument për gjendjen e ligësht të këtyre shfrytëzuesve.
Pyetje:
Si zakonisht lindjen e Pejgamberit tonë të ndershëm e festojmë me një festë në mbrëmje me ndriçimin e kandilave. Një gjë e tillë, a është prej bidateve të dalaletit (humbjes)?
Përgjigje:
Nuk ka ndonjë problem për manifestime të këtilla me të cilat muslimani shpreh gëzimin e tij për lindjen e të Dërguarit të All-llahut, por me kusht që ky gëzim të mos mbaj në vetvete ndonjë punë që është haram.
Pyetje:
Një shoku im më ka pyetur për çështjen e Israsë (udhëtimin që ia mundësoi All-llahu Fuqiplotë Muhammedit alejhis-salatu ves-selam nga Bejtur Haram e deri në Kudus për një copë nate) dhe Mi’raxhin (ngritjen e Muhammedit alejhisalatu ves-selam për në qiejt më të lartë) dhe se një gjë e tillë mund të vërtetohet me teorinë e Ajnshtajnit. Pra, a është e vërtetë një gjë e tillë?
Përgjigje:
Nuk ka lidhje teoria e Ajnshtajnit me mu’xhizen e Israsë dhe të Mi’raxhit. Fuqia e All-llahut nuk ka pritur ndonjë formulim shkencor që ta zbulojë Ajnshtajni për ta realizuar këtë mu’xhize gjatë jetës së Dërguarit të All-llahut.