MUHAMEDI NË KRYQIN E JEZUSIT-EKONOMIA-POLITIKE E ISLAMIT

Para se ta prezantojmë njësinë lëndore që përmban ky libër me të dhëna mjaft interesante,  nga historia e shkencës ekonomiko-politike të islamit që na vjen nga penda e një të krishteri (protestant nga Pançeva e Banatit në Vojvodinë jeton dhe vepron në relacionin Beograd-Pançevë, Sh. V.) është e udhës që lexuesit sadopak ti informojmë me disa fjalë rreth biografisë së autorit.

Pr. Dr. Dragan Vesellinov (1950) rrjedh  prej një familje fshatare nga rrethi i Pançevës. Prindërit e tij  ishin konvertuar nga feja e krishtere sllave në atë protestante, madje në një intervistë të më hershme dhënë një reviste Beogradase, Veselinovi për vete thoshte: “ se nuk jam edhe aq religjioz, çështja e kalimit nga një besim në tjetrin e prindërve të mi ka qenë nga vetë vullneti i tyre. Mua më ka kryqëzuar kleriku protestant, ashtu që në një mënyrë apo tjetër jam rit dhe edukuar në frymën e besimit protestant ani pse nuk e ndiej veten aq religjioz.” Dr. Vesellinov është profesor i rregullt në Fakultetin e shkencave politike në Universitetin e Beogradit në të cilën ligjëron lëndën e politikës ekonomike. Punimet  e para të tija kishin lidhje me hulumtimet politiko-ekonomike të historisë së politikës agrare të Jugosllavisë. Punimet tjera të tija trajtojnë çështjen e filozofisë ekonomike dhe kritikat politiko-ekonomike të sistemit socialist jugosllav.  Nga kjo periudhë rrjedhë edhe sintagma e njohur e tij marrëveshja ekonomike e vitit 1983, në të cilën përshkruan Ligjin për punën e bashkuar të vitit 1976. Një pjesë e hulumtimeve dhe ligjërimeve të karrierës së tij shkencore ai i zhvilloi  edhe në qendra të ndryshme Universitare të botës si bie fjala në Angli, SHBA, dhe në Gjermani. Në fund vitet e tetëdhjeta dhe gjatë viteve nëntëdhjetë ai ishte njëri prej kritikëve shumë aktiv ndaj politikës luftarake të Millosheviqit në Serbi, për ç’arsye edhe themeloi dhe udhëhoqi me dy parti paqësore parlamentare. Gjatë viteve 2001-2003, pas rënies së regjimit, Dragan Vesellinovi ishte ministër i ekonomisë në qeverinë e Zoran Xhinxhiqit.

Librit i paraprin përmbajtja që po thua se më rrallë ndeshemi me libra të cilat në fillim të saj e paraqesin përmbajtjen, sepse zakonisht përmbajtjet më shpesh qëndrojnë në fund të librave, ndërsa më pas, libri vazhdon me parathënien e shkruar nga vetë autori  në të cilën qysh në fillim mes tjerash ai shkruan duke theksuar se as më parë dhe as tani pas këtij hulumtimi, nuk e kam të qartë përse Evropa qëndron aq e  heshtur pranë trashëgimisë së saj arabe-islame. Autori më tej thekson dhe vënë në pah tregtinë ekonomike të islamit klasik për të cilën thotë se ka qenë një tregti ekonomike e përmasave kolosale që ka shkuar gati një  mijë vjet para Evropës, duke bërë një krahasim në aspektin e disa zgjidhjeve islame si në arsim, jurisprudencë dhe politikën sociale, të cilat Evropa i arin tek në shekullin XX. Mirëpo, vazhdon më tej  dr. Veselinovi dhe thotë: “ajo çka më ka  interesua ka qenë përse fiset Arabe ishin më të mirë se fiset Germane, Sllovene dhe Kelte? Përse Arabët e kishin një rregullim ekonomiko-tregtare me një liri të pakufishme të lëvizjes, ndërsa Evropianët-posaçërisht Francezët, Anglezët dhe Gjermanët, kishin feudalizmin dhe territorin e mbërthyer me një imobilizim social etj.

 Në vazhdim, pas parathënies,dhe para lëndës shkencore autori me ca definicione të shkurta flet për fjalët përfundimtare, ku në pasusin e tretë mes tjerash cekë edhe këtë: “Vendet Islame janë pjesë e globalizimit euro-amerikan, dhe ato, krahas konservatorizmit e trasojnë edhe rrugën e shekullarizimit.

 Pas saj libri fillon me njësinë shkencore,  të cilën autori e ndan në pesë kapituj duke e pasuruar me nënkapituj. Kapitulli i parë titullohet “KONCEPTI”, në të cilën autori duke iu referuar fjalëve të dijetarit mysliman Masudull Allam Kudur, për të cilin thotë se ka dhënë një definicion të mrekullueshëm në lidhje me politikën ekonomike islame, dhe vazhdon duke e cituar: “Politika ekonomike islame është një studim i marrëdhënieve reciproke të rregullimit politik dhe ekologjik, të cilës i takon edhe tregu...” Ndërkaq në nënkapitullin e parë  “Fillimi, kush janë klasikët islam”, autori thotë se mendimi ekonomik, tek arabët ka filluar të zhvillohej qysh në shekullin e VII, dhe nuk për qëndrohej vetëm tek ta por gjithnjë duke u zgjeruar ajo kultivohej edhe tek popujt tjerë Muhamedan. Autori në këtë nënkapitull, pak ca me një vështrim të drejtë dhe kritik ven në theks se punimet e mendimtarëve të mëdhenj Arab në fushën e ekonomisë janë anashkalua, kanë mbet anash. Ndër ta thotë janë: Allfarabusi-all-Farabi (870-950), i famshmi Avicena-Ibn Sina (980-1033),Allgazalli-all-Ghazari (1058-1111), i njohuri Averoe-Ibn Ruzhdi (1126-1198), Ibn Taimija-Ibn Taimiyyah (1263-1328-9) dhe gjithsesi më i njohuri Ibn Haldum-Ibn Khalldum (1332-1404). Këta që i cekëm, për Evropianët ishin të njohur vetëm si autor të veprave teologjike, metafizike (filozofia natyrës), historike dhe politike, përderisa qëndrimet e tyre ndaj tregtisë dhe ekonomisë kanë mbet të pa njohura, sepse ekonomia Evropiane ishte shumë larg prapa sistemit ekonomik arab dhe problemeve të cilat myslimanët i zgjidhnin nëpërmes shtetit. Në Suma Islamika shkurtimisht trajtohet praktika e “kapitalizmit islam” nga shekulli VIII deri në XII, ku autori thekson se deri në atë kohë në qarqet shkencore evropiane pak ishte shkruar për këtë... Nën kapitulli i radhës titullohet Parimet e ekonomisë islame të cilën autori mes tjerash qysh në fillim të saj thotë-Mendimi i hershëm si dhe ai bashkëkohor i ekonomisë myslimane është frymëzuar nga Kurani dhe synetet (veprat dhe fjalët e profetit Muhamed D. V.). Në vazhdim vjen nënkapitulli për Zekatin, të cilën autori e zbërthen dhe analizon këtë obligim të myslimanëve të pasur me çka shteti u ndihmon njerëzve të varfër dhe të nevojës nga një sasi e caktuar e pasurisë së arritur. Krahas këtij obligimi financiar ndaj të varfërve, thotë autori islami njeh  edhe dhënien vullnetare në sasi të parasë për skamnor e cila quhet sadak, duke vazhduar  së theksuari ca fjalë edhe për institucionin Islam VAKUFI-n. Gharar-i është një rregull e ndalesës së dispozitave të kontraktuara me anë të së cilës bëhet ndalesa e marrëveshjeve të caktuara në mënyrë që ti ikej rrezikut të mos suksesit dhe krijimit të paraqitjes së një rreziku të dy anshëm. Nga gharari buron ndalesa e bixhozit dhe të gjitha spekulimeve të punëve tjera që kanë të bëjnë me letra të vlefshme, thuhet ndër të tjera në këtë nënkapitull. Vijon nënkapitulli për Riba-n në të cilën autori sqaron ndalimin e dhënies së kamatës në parat e huazuara, e cila sado e vogël që të jetë gjykohet si kamatë apo fajde. Nënkapitulli i radhës bën fjalë për Pronësinë, në të cilën autori  shumë qartë e sqaron çështjen e mbrojtjes së pronës duke cituar Muhamedin a. s. kur thotë: “Ai i cili vdes duke e mbrojtur pronën e vet, vdes si shehid”. Islami si politikë e të varfërve është nënkapitulli në të cilën autori trajton shumë gjëra mes tjerash  edhe  pronën publike (të përbashkët D. V.), ku  bëjnë pjesë malet, kullosat, tokat e papërpunuara, ujërat, minierat, oqeanet etj. Duke mos e zgjatur më tepër kalojmë tek nënkapitulli Tregtia perfekte...besimtarët islam, thekson autori tregtinë e shohin si xhihad, si një prej luftërave të brendshme të qenies personale që në punët e marrëdhënieve me të tjerët të ketë moral sa më të lartë. Çmimet është nënkapitulli vijues, në të cilën autori thotë se në islam çmimet nuk përcaktohen nga shteti, përveç rasteve të domosdoshme kur paraqitet ndonjë krizë si për shembull luftërat, çrregullimet natyrore, trazirat sociale etj. Në vazhdim autori jep sqarime për nënkapitullin  Proteksionizmi si dhe nënkapitulli më i gjatë i kapitullit të parë Banka dhe kredit. Këtu në veçanti autori trajton sistemin bankar të islamit në të kaluarën dhe tanishmen, duke marr si shembull një mori bankash të shteteve myslimane të cilave u qaset herë me syrin kritik herë objektiv.  Ai sjell shembuj nga perandoria osmane duke kaluar dhe u fokusuar tel Malezia, Egjipti, Teherani, Dubai etj. Autori thotë që sot në 51 shtete islame gjinden më tepër se 300 banka dhe institucione financiare.

“Ne nuk e bëmë revolucionin që t’ia ulim çmimin bostanit,” fillon me fjalët e Homeinit kapitulli i dytë me titull “POLITIKA EKONOMIKE BASHKËKOHORE E ISLAMIT”, e cila përmban dy nënkapituj: “Harta Islame” dhe “Islami dhe zhvillimi”, që janë  mjaft të gjata dhe përmbajtjesore duke u munduar të jep sqarime në mbështetjen e argumenteve  që na i sjellë. Në harta islame autori jep sqarime për Pakistanin, Indonezinë si shteti më i madh i banuar me mysliman, dhe vazhdon me Republikën Islame të Afganistanit, duke kaluar tek shtetet dollaro-vajgurore të islamit ku i rendit Libinë, Kuvajtin, Sheikatet, Arabin Saudite, dhe serish Iranin.  Më tutje vjen në rend Egjipti, Algjeria, Siria, duke sqaruar gjendjen ekonomiko-politike dhe fetare të secilit veç e veç. Nga këtu kalon tek mbretëria e Malajzisë, Jordanisë dhe  tek ish republikat sovjetike, tani të pavarura dhe sekulare: Kazakistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Kirgistani, dhe Taxhikistani, në të cilat nuk përqendrohet shumë. Pas tyre me pak fjalë autori  në këtë nënkapitull cekë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, duke kaluar në fund tek Turqia, për të cilën thotë se për dallim nga Arabia Saudite ajo është një shembull tjetër për shkak ndarjes së islamit nga jeta civile që prej kohës së Ataturkut e këndej...Ndërsa në Islami dhe zhvillimi, trajtohet tema për Renesancën tek popujt Evropian, e cila sipas autorit popujve të saj ajo u solli lirimin e legjislacionit nga intervenimet tradicionale krishtere dhe përfundimisht bëri ndarjen apo e largoi kishën nga veprimtaria dhe ekonomia e shtetit...Për deri sa një gjë e tillë në fenë islame nuk ndodhi, dhe vazhdon duke dhënë sqarime që sipas islamit në botë sovran është Zoti e assesi individi gjegjësisht populli. Me këtë rast citon dijetarin nga Pakistani Abu Ala al-Mavdudi (1903-1976), i cili pohonte se “sovranitetet mes Zotit dhe popullit përjashtohen, dhe se demokracia perëndimore në Islam është e pa mundshme...” Prej Mavdudit autori kalon me pak fjalë edhe tek Sejid Kutubi  (1906-1966), nga Egjipti, për të cilin thotë se ka qenë lider intelektual i “vëllezërve mysliman”, të cilin e  ekzekutoi  Naseri me motivin deri më tani të pa dëshmuar kinse për përgatitjen e atentateve ndaj qeveritarëve të parlamentit Egjiptian. Për Mavdudin Kutubiun dhe Homeinin thotë se angazhoheshin për një Islam luftarak...Më pas jep edhe të dhëna tjera interesante duke vu në theks emra të njohur të historisë islame si Gazaliun, Al-Kindiun e të tjerë krahas me disa filozof dhe teolog të botës krishtere, si Toma Akuinskin, Dante Aligierin,Roxher Bekonin,  David Hjumin, Bllaz Paskalin,e deri te Vilijam Okanski, Xhon Pekami e disa të tjerë.

  Në kapitullin e tretë me titull: “ISLAMI I RI” ,autori shtjellon tri tema: “Islami si ideologji”; “Provat e Iranit” dhe “Goditje (shok, Sh. V.)-“klerikët” nuk janë udhëheqës”. Në temën e parë   merret me çështjen ideologjike ku mes tjerash thotë: “Se feja që nuk ka përmbajtje ideologjike nuk do ketë shumë shpresa  për sukses, sepse ajo nuk është në gjendje që përmes organizimit të jetës ditore tua sqaroi ithtarëve të vet me ç’gjë  ata do të meritonin shpërblimet post-humane (kështu nuk është me hebraizëm dhe brahmanizëm, shënim i autorit).” Ai vazhdon duke thënë që feja pa udhëzime operative është e vdekur, duke mos qenë me rëndësi se nga kush vinë ato, nga klerikët apo zbulohen individualisht nga vetë besimtari. Pastaj vazhdon duke bërë ca krahasime mes fesë Islame dhe atë të krishtere dhe sqaron problemin e liberalëve modernist të islamit të cilët sipas tij angazhohen për ndarjen e normave të jetës nga islami si religjion. Në temën “Provat e Iranit” analizohet revolucioni bashkëkohor islamik i Iranit, që sipas autorit deri më tani ajo ka qenë një përpjekje më serioze dhe më organizuese që elita klerikale të sundoj me legjislacionin, me pushtimin ekzekutiv gjyqësorë  si dhe që sistemin arsimor dhe kulturor t’ia nënshtroi krijimit të njeriut të islamit...Tema e tretë e radhës”Goditje apo shok klerikët nuk janë udhëheqës” dr. Veselinovi me disa shembuj dhe prova sqaron se në Islam nuk ka klerik të llojit shërbyes të cilët veten do ta emëronin në për detyra udhëheqëse, por vetëm njerëz të çështjeve të diturive fetare, të cilët zgjidhen nga ana e besimtarëve apo ana e shtetit, që predikojnë tek populli çka është e ndaluar apo e lejuar, çka është e mirë dhe çka nuk është e mirë...Tani thotë autori bota islame nuk ka një qendër të fuqishëm pushtues, sepse muhamedanët (lexo myslimanët Sh. V.) janë të thyer në shumë shtete të pavarura dhe islami gjendet në një situatë politike në të cilën ka qenë Evropa, kur, duke iu falënderuar një numri të konsiderueshëm të mbretërive krishtere, pati mundësi që ta mbaj përçarjen në mes katolikëve dhe protestantëve, ndërsa brenda shtetit ta predikoj fenë pa korrelacione të legjislaturës shekullare... 

    SISTEMI POLITIK,DEMOKRACIA DHE EKONOMIJA ISLAME, titullohet kapitulli katërtë  me radhë, të cilën autori e ndan në shtatë nënkapituj, duke filluar me Sistemin; Kushtetutën e Medinës; Piedestali i sistemit; Demokracia dhe Islami; Një vërejtje; Fanatizmi vetëvrasës; dhe Shekullarizmi dhe demokracia. Në këtë të fundit gjendet një nëntitull e kombinuar me dy pyetje: “A është islami në vonim? Dhe ku islami po vonohet?  Sipas tij islami po u vonohet në qëndrimet se feja është burim i ligjit e jo  ligj natyror zhvillimi i së cilës është në të drejtën e natyrës së njeriut...Mirëpo këtu duhet theksuar se e gjithë ajo çka i bie në sy më së shumti lexuesit në këtë kapitull (të IV-të) janë qasjet e autorit tek problemet e ndryshme të myslimanëve qofshin ato në të kaluarën qofshin për kohërat më të reja,të cilat i trajton herë me syrin kritik e herë me at objektiv. Një gjë tjetër që ia tërhoq vëmendjen lexuesit në këtë kapitull dhe që e veçon nga kapitujt e tjerë  është konsultimi i gjerë i literaturës, të cilat autori i paraqet në fund të çdo faqeje, duke i përcjellë shpesh me komente të veta, që për lexuesit mysliman me të vërtet janë mahnitëse gjithë ato të dhëna dhe informata të hulumtuara.

  Në vijim është kapitulli i pestë me radhë dhe i fundit. Kjo mban titullin: “DEMOKRACIA ISLAME-NJË PARALELE E SHKURTË ME EVROPËN”. Ajo i përfshin katër nënkapituj dhe një POROSI që përfshihet në kuadrin e këtij nën kapitulli. Kapitulli i parë titullohet “Muhamedi ne kalin e bardhë”, e dyta “Islami dhe çmimi i bostanit” për të cilën kemi bë pak fjalë më herët, e treta “Rivaliteti i misionit”, dhe e katërta “Sa kushton etika ekonomike e hommo islamicusit”. Në këto nënkapituj autori trajton çështjet si bie fjala, partitë politike në shtetet islame, pastaj Muhammedin si njeriun  ndoshta më revolucionar të të gjitha kohërave, duke vazhduar të theksoi se vështirë që ka mund dikush tjetër përveç tij ti bashkoj të drejtat politike dhe obligimet e barabarësisë njerëzore, tolerancën fetare, zhvillimin ekonomik, sistemin gjyqësor dhe të drejtat sociale. Etika e Muhamedit thekson autori,  edhe në shekullin  XXI vazhdon të jetë me rëndësi të madhe. Ndërsa në POROSIA autori fillon duke cituar Xhoana Robinsoni-n (1903-1983), e cila me një rast duke iu drejtuar studentëve në Universitetin Mejn, ne ligjëratën e saj me titull “Morali dhe Ekonomia”, mes tjerash thotë: “Shpresoj që ndërgjegjja morale e cila në epokën bashkëkohore është duke u rritur në rininë Amerikane, dhe e cila i ka shpie kah një rebelim i kundër ekuilibruar në mes të moralit dhe tregut, do të vazhdojë me përparimin e saj në këtë shtim dhe se do të shihni se doktrinën e Adam Smitit (1723-1790, ekonomist Skocez dhe filozof moralist, Sh. V.), nuk duhet pranuar në formën e mënyrës ç’fare ju prezantojnë profesorët e juaj...”

Në fund të librit janë ca të dhëna biografike të autorit. Libri ka 157 faqe. Nga botimi doli në tetor 2009.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme