Allahu سبحانه وتعالى thotë:
وَأَصْحَابُ الشِّمَالِ مَا أَصْحَابُ الشِّمَالِ
فِي سَمُومٍ وَحَمِيمٍ
وَظِلٍّ مِّن يَحْمُومٍ
لَّا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ
إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَلِكَ مُتْرَفِينَ
41. ’’ E të majtit, ç'është puna e të majtëve?
42. ’’Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.’’
43. ’’ Dhe në errësirë nga tymi.’’
44. ’’ As e freskët e as e këndshme.’’
45. ’’Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).’’
[Kur’an Al-Vaki 41-45]
d.m.th. ata ishin arrogantë (kryelartë), që e bënin atë që dëshironin.
Allahu سبحانه وتعالى gjithashtu thotë:
حَتَّى إِذَا أَخَذْنَا مُتْرَفِيهِم بِالْعَذَابِ إِذَا هُمْ يَجْأَرُونَ
’’Ndërkaq, kur t'i kapim me dënim ata që kanë bërë jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar ndihmë).’’ Kur’an, Mumunin 64
Njerëzit që jetojnë në luks në këtë rast do të thotë tiranët kryelartë.
Allahu سبحانه وتعالى gjithashtu thotë:
وَمَا أَرْسَلْنَا فِي قَرْيَةٍ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَا إِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُم بِهِ كَافِرُونَ
’’Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga Pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: "Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar". Kur’an, Sebe 34
Ata që bëjnë jetë luksoze janë ata të cilët janë mendjemëdhenj (arrogant) ndaj besimtarëve për shkak të nivelit të tyre të lartë të pasurisë dhe të fëmijëve.
Allahu سبحانه وتعالى gjithashtu thotë:
وَاتَّبَعَ الَّذِينَ ظَلَمُواْ مَا أُتْرِفُواْ فِيهِ
’’... e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.’’ Kur’an Hud 116
Çfarë do të thotë nga ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar është se ata u kthyen në drejtim të tekave të tyre d.m.th. duke ndjekur trillet e tyre.
Allahu سبحانه وتعالى thotë:
وَإِذَا أَرَدْنَا أَن نُّهْلِكَ قَرْيَةً أَمَرْنَا مُتْرَفِيهَا فَفَسَقُواْ فِيهَا
’’Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.’’ Kur’an, Isra 16
Çfarë nënkuptohet me pasanikët (parinë sunduese), fjala është për prijësit që jetojnë në lehtësi në kurriz të popullit.
Allahu سبحانه وتعالى thotë:
وَأَتْرَفْنَاهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا
’’Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!’’ Kur’an, Muminun 33
Çfarë do të thotë: ’’Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote’’
Luks (Taraf) gjuhësisht do të thotë të mburrje (kotësi) dhe arrogancë, si rezultat i jetesës në lehtësi dhe komoditet. Kur themi pasuri që e bënë dikë njeri me jetë luksoze, duam të themi, ajo që e bënë atë arrogant dhe të korruptuar. Se personi bënë jetë luksoze, ka kuptimin se ai këmbëngul në tirani. Ai gjithashtu është që i shkel ligjet dhe është kryelartë.
Prandaj, jetë luksoze (Taraf), gjë të cilën All-llahu سبحانه وتعالى e ka ndaluar dhe e ka konsideruar mëkat, është shprehja Taraf, që gjuhësisht do të thotë gjithashtu mendjemadhësi dhe arrogancë për shkak të të jetuarit në mënyrë të lehtë, por jo lehtësia jetësore në vetvete. Ndaj dhe është gabim interpretimi i shprehjes Taraf si shijim i pasurinë dhe lehtësirave jetësore, me të cilat All-llahu سبحانه وتعالى e ka furnizuar njeriun, sepse, të jetuarit me lehtësi dhe shijimi i furnizimit nga All-llahu nuk janë gjëra të dënuara me Sheriat.
Allahu سبحانه وتعالى thotë:
قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ اللّهِ الَّتِيَ أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالْطَّيِّبَاتِ مِنَ الرِّزْقِ
Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton. Kur’an, Araf 32
Et-Tirmidhi-u përcjell nga Abdullah ibn Amr r.s. që kishte thënë:
Pejgamberi صلى الله عليه وسلم tha, ’’Allahut i pëlqen të sheh shenjat e mirësisë së Tij tek robi i Tij.’’
Pra, Ai do që robërit e Tij të gëzojnë mirësinë e Tij dhe furnizimin e Tij.
Por All-llahu سبحانه وتعالى e urren mendjemadhësinë, arrogancën dhe nëpërkëmbjen që mund të rezultojë nga jeta e lehtësuar e dikujt në kurriz të të tjerëve. Pra, All-llahu سبحانه وتعالى e urren jetën e lehtë në qoftë se ajo prodhon mburrjen, nëpërkëmbjen, arrogancën dhe tiraninë. Meqë të jetuarit me lehtësi (në kurriz të tjerëve) dhe në komoditet nga pasuria e bollshme, disa njerëz mund t’i çojë në arrogancë, tirani, dhe fodullëk; kjo është ajo që e krijon gjendjen e quajtur ’’Taraf’’, prandaj, Islami e ka ndaluar këtë lloj të luksit. Pra, Islami e ka penguar çoroditjen e cila vjen pikërisht nga bollëku dhe pasuria materiale dhe e fëmijëve (pushteti familjar), meqë i bënë njerëzit arrogant dhe tiranik. Në çdo rast, Islami e ndalon të ushtruarit e forcës.
Pra, kur thuhet se gjendja ’’Taraf’’ është e ndaluar, nuk do të thotë se jeta e lehtësuar është ndaluar, për më tepër kjo gjendje është pikërisht arroganca e cila rezulton nga arritja dhe përdorimi i lehtë i pasurisë së ndaluar. Gjendjen ’’Taraf’’ si jetë luksoze, gjuhësisht e kuptojmë më së miri duke u bazuar në ajetet e Kur'anit.
Teksti më sipër është një shkëputje nga libri " Sistemi Ekonomik në Islam " nga Hizb ut-Tahrir.
Përktheu nga anglishtja Bekim Rrahimi, Prishtinë