Duhet të jetë një ekzemplar i rrallë i vizionit dhe konceptit për kombin i cili i maskuar nën devotshmërinë për ardhmërinë dhe njohjen e Kosovës, pa u njohur mirë si shtet, si strukturë administrimi politik e pavarur, “”eksponentë” të caktuar kërkojnë të varrosin çështjen shqiptare me anë të ceremonisë funebre me kurora lulesh false të kosovarizimit të identitetit kombëtar shqiptar. Nismëtarët e kësaj terminologjie mundohen që padrejtësisë t’i përgjigjen me padrejtësi.
Nëse është e padrejtë të thuhet se nacionalizmi shqiptar është thumbues dhe si produkt ka Shqipërinë e Madhe, një koncept ky i përpunuar në kuzhinat serbe të terminologjisë politiko-juridike, po ashtu aq e padrejtë është të sajohet një terminologji kundërshtuese e panshqiptarizmit si “Kombi kosovar” për të qetësuar ndërkombëtarët dhe për të rritur njohjet.
Mirëpo, kombi si terminologji por edhe si entitet i një bashkësie njerëzish, meritohet dhe nuk emërohet sipas qejfeve, bindjeve apo edhe konjukturave gjeopolitike. Kombi është një komunitet njerëzish të cilët ndajnë gjuhë të përbashkët, histori të përbashkët, aq më tepër nëse i shtohet edhe një religjion i përbashkët dhe nuk është domosdoshmëri të kenë një sistem administrimit qeveritar të përbashkët.
Kufijtë ndarës administrativë janë mjete dhe infrastruktura në funksion të situatave gjeopolitike ndërsa identiteti kombëtar është pjesë e shpirtit të kombit dhe thelb i tij i cili nuk afektohet nga mjetet të cilat kanë atribute të përkohshme. Në këtë kontekst është e drejtë dhe thelbësore ajo që lideri i Lëvizjes Vetëvendosja thotë : “… po bëhet e qartë se ne nuk kemi nevojë për një komb të shtetit por për një shtet të kombit; se ne nuk kemi nevojë për një komb të ri të shtetit të Kosovës por për një shtet të ri gjithëpërfshirës për shqiptarët.“ (Albin Kurti - Tetor 2008)
Ndarja në ‘Komb kosovar“ dhe ‘Komb shqiptar“, dhe nëse do t’i qëndrojmë të njëjtës logjikë, më vonë do të dalë edhe ‘Kombi çam“ apo edhe ndonjë komb i ri në pjesën shqiptare të Maqedonisë, nuk është gjë tjetër veçse defaktorizimi i shqiptarëve në rajon dhe zbatimi i tezave serbe dhe greke mbi mos ekzistencën historike të entitetit shqiptar në Ballkan por trajtimi i tyre si ardhacakë dhe pushtues tokash. Vendlindja e identitetit kombëtar shqiptar ku për herë të parë artikulohet në një format konsensual, ka qenë Lidhja Shqiptare e Prizerenit më 1878-tën.
Pikërisht, Prizreni si pika përbashkuese politiko-administrative dhe kombëtare e kombit shqiptar, me teorinë e „Kombit kosovar“ duhet të zhbëhet nga historia në mënyrë që historinë e re ta rishkruajmë sipas kontekstit parcial të tanishëm kosovar. Ka dy realitete përsa i përket ndjesisë kombëtare në Kosovë. Njëra është realiteti maxhoritar i ndjenjës popullore në Kosovë për bashkimin kombëtar natyral me Shqipërinë duke i dhënë fund deformimit historik, dhe realiteti tjetër është ai politik i përfaqësuar nga partitë politike në Kosovë të cilët, sipas Revistës “TIMES“ e kanë shmangur nga ligjërimi politik tezën e bashkimit kombëtar duke e reduktuar në 2% avokaturën politike të kësaj teze.(http://www.time.com/time/world/article/0,8599,2010505,00.html)
Shqiptarët fatkeqësisht si produkt i padrejtësisë historike janë fragmentarizuar në kufinj shtetëror duke ndarë administrativisht pse jo edhe politikisht kombin për një shekull. Nëse do të përpiqemi të gjejmë se ku ndodhen kufinjtë e kombit do të shohim se ato janë në kufirin ku ndahen etnitë në rajon. Pra, ndarja shtetërore apo kufinjtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor nuk janë tregues i ndarjes kombëtare. Kufiri kombit apo ndarja kombëtare fillon ato ku hasen entitete të tjera kombëtare me struktura gjuhësore, historike dhe fetare të ndryshme nga ai shqiptar.
Në këtë kontekst përcaktueshmëria si shqiptar apo kosovar nuk është determinizëm kombëtar por dallueshmëri rajonale të shtrirjes gjithëshqiptare. Prandaj kërkesa për bashkim kombëtar nuk është gje tjetër veçse njësimi i kufirit kombëtar më kufirin shtetëror duke e kthyer në normalitet ekzistencën shqiptare nga një komb në disa shtete në një komb dhe një shtet.
Në këtë kontekst nacionalizmi shqiptar ndryshon kryekëput nga ai serb sepse ky i yni ka si “modus viventi” rikthimin në natyrshmërinë kombëtare të mohuar padrejtësisht, ndërsa ai serb ka si qëllim mbajtjen në mënyrë të panatyrshme nën domeinin e vet një komb tjetër që se lidh asgjë me të. Pra, nacionalizmi shqiptar është i natyrshëm dhe burimor ndërsa ai serb është i strukturuar mbi padrejtësinë dhe deformimin. Kështu që nuk është aspak e nevojshme të sajohen terminologji të reja etnie si ai i “kombit kosovar” për të krijuar një “balancë” mes nacionalizmit serb dhe atij shqiptar.
Përveç sa thamë më lart kjo përpjekje për kosovarizimin e kombësisë shqiptare në rajonin e Shqipërisë Veri-lindore përbën edhe një precedent krejtësisht të padrejtë atë të krijimit të “kombit multietnik” ku brenda një kombi mund të jetojnë shumë etni. Këtë tezë e demanton diplomati, politologu dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtarë Abdi Baleta kur thotë:“…..Studiuesit e njohur të proceseve të formimit të kombeve e theksojnë se në këtë proces etnitë shkrihen, zakonisht rreth një etnie që shërben si bërthamë, por pasi formohet kombi ai nuk mund të jetë më multietnik. Bashkë me kombin në një vend të caktuar zakonisht jetojnë pakica me identitet të ndryshëm kombëtar, etnik apo gjuhësor. Prandaj bashkimi i trojeve etnike shqiptare jo vetëm nuk do të çonte në krijimin e një “kombi etnikisht të pastër” , por do të rriste numrin e minoritarëve që do të jetonin në një shtet kombëtar shqiptar. (A.Baleta:“Kombi nuk mund të jetë multietnik!” Shkurt 2009)
Si përfundim mund të themi se natyrshmëria kombëtare duam apo s’duam ne udhëheq gjithmonë drejt vendosjes së gjërave në vendin e duhur, qoftë kjo edhe me një kosto kohore shumë të gjatë. Sepse është rregull dhe ligj i kësaj ekzistence ku drejtësia ka atribute të përhershme ndërsa padrejtësia ka struktura të përkohshme.