
Realitete të tilla janë të pashmangshme kur lirinë ta dhurojnë të tjerët. Ne shqiptarët jemi mësuar që gjatë njëqind viteve të ekzistencës sonë të “pavarur” të shohim ndarje të tilla në tavolinë. Historia ka dëshmuar që të tilla vendime nuk kanë qenë shpesh në favorin tonë. Zërat që përkrahin dhe justifikojnë ndarjen e Kosovës po dëgjohen gjithnjë e më shumë në qarqet politike e mediatike shqiptare, ndërkohë që ata kundër sa vijnë e bëhen më të dobët. Teza që kërkon ta shohë Kosovën të ndarë pretendon se një gjë e këtillë do të sjellë paqen mes faktorit shqiptar dhe atij serb, do tu mbyllë një herë e përgjithmonë rrugën kërkesave territoriale të të dy grupeve dhe do ti hapë rrugën integrimit të tyre europian.
Ndërkohë që amerikanët, të paktën publikisht, mohojnë çdo tentativë për ndarje siç e quan pala serbe, apo shkëmbim territoresh siç i referohet shpeshherë pala shqiptare, disa qarqe në Evropë udhëheqin fushatën për këto bisedime. Nga media dhe politika shqiptare dëgjohen zëra të cilët e justifikojnë marrëveshjen serbo-kosovare për ndarjen e Kosovës si një kthim në identitet, ku identitet konsiderohet situata fetare e politike e shekullit të katërmbëdhjetë. Kjo tezë thotë se shqiptarët e serbët kanë qenë miq dikur e kishin hasëm osmanët dhe Islamin. Sipas kësaj teze, shqiptarët duhet të vëllazërohen me serbët që u përdhunuan gratë e u vranë vëllezërit e tyre dhjetë vite më parë dhe të zhdukin çdo prezencë të besimit Islam na trojet e banuara nga shqiptarët në mënyrë që të bëhen pjesë e klubit ekskluziv Kristian të Evropës.
Heroi i nacionalizmit serb dhe sllavofilëve shqiptarë është bërë Millosh Kopili i cili sipas legjendës mesjetare serbe tregohet që në luftën e Fushë-Kosovës më 1389 të ketë vrarë Sulltan Muratin. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të gjejë identitetin e Milloshit Kopilit - i cili nga historianët e Enver Hoxhës është kthyer në shqiptar - por të tregojë sesi përdorimi i Kopilit synon të ndërtojë një aleancë kristjane kundër Islamit në Ballkan. Millosh Kopili apo Milos Obiliqi siç e quajnë serbët, përmendet si shembull i të ashtuquajturit bashkëpunim i shkëlqyer mes serbëve dhe shqiptarëve përballë “rrezikut” osman nga ata që kërkojnë ndarjen e Kosovës. Kur përmendet i ashtuquajturi rrezik osman, sllavofilët vënë në dukje “errësirën dhe mizorinë turke” e “lirinë dhe emancipimin” perëndimor. Ata gjithmonë “harrojnë” të përmendin faktin se osmanët ishin forca më e madhe ushtarake e kohës, se shumë qytet-shtete si Venediku apo Gjenova bënin tregti me ta, apo që pushtimit turk u përkrah nga shumë princa katolikë dhe ortodoksë shqiptarë, për qëllime politike e materiale dhe që ishte një gjë e mirë për kohën e tij. Përkrahësit e tezës së ndarjes së Kosovës nuk përmendin faktin se ndarja mes katolikëve e ortodoksëve në kohën e Car Llazarit ishte shumë e thellë, sidomos pas shkatërrimit që i bënë katolikët Kostandinopojës në 1099 gjatë rrugës për në Jeruzalem. Ata nuk përmendin as faktin se aleanca e disa princave që tregohen si “shqiptarë” me “serbët” në betejën e Fushë Kosovës ishte një përkim momental interesash dhe aspak një kohezion nacionalizmash me pikëpamje europiane siç nuk përmendin faktin se në të njëjtën mënyrë shumë shqiptarë dhe serbë u bënë me turqit kundër Car Llazarit. Para rënies së Bizantit Papa kushtëzoi ndihmën ndaj Kostandinopojës me kthimin e tyre në katolicizëm ndërsa shumica e banorëve deklaronin se më mirë pranonin të bëheshin muslimanë, siç edhe ndodhi pak më vonë, sesa të ktheheshin në katolikë. Pra nëse duam te jemi korrektë, duhet ti tregojmë “historiografëve” tanë sllavofilë me fobi katolike se popullsia e atëhershme nuk ndahej në serbë dhe shqiptarë (pasi këto ndasi i përkasin shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe shqiptarët u bënë kështu pas islamizimit) por ndasia ishte në katolikë dhe ortodoksë. Ndarjet etnike e gjuhësore ishin të dorës së dytë. Në këtë nuk ekzistonte as nocioni i një Europe, term ky i dalë në kohën e Rilindjes Europiane.
Por a ishte ardhja e osmanëve, pushtim i Kosovës apo një lloj çlirimi i saj? Faktet tregojnë që Kosova e shekullit të 14- të ishte nën zotërimin absolut pravosllav. Mbretëria serbe duke qenë forca më madhore në Ballkan e ndoshta në gjithë Europën Lindore, ishte bërë e tillë falë persekutimit dhe dëbimit masiv të popullsisë vendase dhe nënshtrimit të tyre. Ardhja e osmanëve shkaktoi largimin e serbëve nga Kosova, largim të cilin Kisha Ortodokse Serbe e ka kthyer në mit kristjan me të cilën mban gjallë frymën nacionaliste serbe kundër Islamit. Liria e popullsisë shqiptare dhe formimi i kombit shqiptar në Kosovë i detyrohet osmanëve, sulltan Muratit dhe Islamit. Sikur betejën ta kishin fituar serbët me Millosh Kopilin, sot në Kosovë nuk do të kishte shqiptarë muslimanë por serbë ortodoksë, ashtu si në Çamëri ku arvanitët ortodoksë u bënë më grekë se grekët ndërsa shqiptarët muslimanë ishin ata që mbajtën shqiptarinë. Për këtë arsye pushtimi turk ishte një bekim për popullin shqiptar të Kosovës. Islamizimi i Kosovës e bëri Kosovën tokë shqiptarësh ashtu siç e bëri edhe Shqipërinë, Maqedoninë, Çamërinë etj.
Por krahu sllavo-katolik në Shqipëri dhe teza e tij e Kopilit kërkon të tregojë Kosovën si atdhe të krishtërimit në luftë kundër islamit dhe muslimanëve shqiptarë. Prania e një komuniteti të madh musliman në Shqipëri, Maqedoni e sidomos Kosovë i irriton jashtë mase. Ata e konsiderojnë prezencën e muslimanëve një krim historik që duhet korrigjuar sipas shembullit të Ratko Mlladiçit në Srebrenicë. Fondamentalistët sllavo-katolikë në Shqipëri dhe Kosovë, cytjen për gjenocid që bëjnë kundër muslimanëve e justifikojnë nën retorikën madhështore të interesit kombëtar ku shqiptarët me besim Islam nuk bëjnë pjesë.
Një shkrim i tillë urrejtjenxitës që kërkon të organizojë terror etniko/fetar kundër muslimanëve ne Kosovë dhe Shqipëri është shkrimi i Kastriot Myftarajt botuar në gazetën Sot më 31 Maj 2011 me titull “Aleanca e Shqiponjës së Bardhë dhe Shqiponjës së Zezë që nis me flijimin e mullenjës: Serbia, Shqipëria dhe ndarja e Kosovës (2)”. Pas thirrjeve të përsëritura në shtyp dhe televizion për ndalimin e Islamit me ligj, dëbimin e muslimanëve e të tjera teori sllobodanmillosheviçiane, të cilat në çdo vend që ka pak respekt për veten dhe demokracinë do të quheshin urrejtjenxitëse e do dënoheshin me burg, Myftarajn jo vetëm që nuk e gjen gjë, por trajtohet si njeri i respektuar i mediave të Tiranës. Ai gëzon mbrojtjen e spiunazhit Italian, të Vatikanit dhe të SHISH-it të Bahri Shaqirit. Sikur ndonjë musliman në Shqipëri apo Kosovë të kërkonte publikisht ndalimin e fesë katolike apo ortodokse me ligj dhe largimin e katolikëve nga Shqipëria, personi në fjalë do të linçohej me ceremoni, mediatikisht e fizikisht.
Në shkrimin më të fundit, Kastriot Myftaraj, që gëzon mbrojtje shtetërore në Shqipëri (nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që paditë kundër tij as nuk hetohen, ndërkohë që një hoxhë musliman qëndron pas hekurave për nxitje konflikti fetar duke qenë krejt i pafajshëm) nxit si gjithmonë urrejtje dhe luftë fetare. Ai ka dalë në mbrojtje të ndarjes së Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe krijimin e një aleance serbo-shqiptaro-greke ndaj asaj që ai e quan neo-otomanizëm. Shkrimi i Myftarajt vjen në ditën kur Radko Mlladiç udhëtoi për në Hagë për tu gjykuar për spastrim etnik ndaj muslimanëve të Bosnjes. Kastrioti që si duket është mërzitur nga ky dënim, përgëzon serbët për luftën ndaj “terroristëve islamikë boshnjak”. Serbia sipas tij i kreu masakrat ndaj boshnjakëve për tu mbrojtur nga “rreziku turko-islamik”. Implikimi jo vetëm i turpshëm por madje kriminal është se edhe në pushtimin e Kosovës, Millosheviçi luftoi kundër rrezikut turko-islamik meqë shumica e popullatës së Kosovës është e besimit Islam. Sipas mendimtarëve sllavo-katolikë të llojit Myftaraj, Turqia, një vend anëtar i NATO-s që i pari bombardoi Serbinë gjatë luftës së Kosovës është rreziku më i madh i shqiptarëve dhe jo spastrimi etnik i Sllobodanit. Kastriot Myftaraj thotë me pak fjalë “Të lumtë Sllobodan që na shpëtove nga Turqia.” Tamam si bashkëfetari i tij në Amerikë, hirësia me veladon të zi, Dom Anton Kqira që kërkoi vrasjen e dy milionë kosovarëve nga Serbia vetëm pse janë me besim Islam, Myftaraj përsërit një tezë që ne në Shqipëri e dëgjojmë që nga viti 1912 kur katolikët e Malësisë së Mbishkodrës u bënë aleatë me serbët dhe malazezët për pushtimin e Shkodrës. Kjo aleancë katolike u finalizua në 1921 kur deklaruan Republikën e Mirditës me Gjon Markagjonin. Kastriot Myftaraj si një renegat katolik që është shkruan se “çdo musliman praktikues boshnjak dhe shqiptar është një ujk neo-otoman (ujku i Anadollit ka qenë për të krishterët simbol i otomanit).” Pra Myftaraj kërkon hapur e pa frikë në shkrimin e tij genocid, luftë fetare kundër muslimanëve shqiptarë. Kjo është ajo që duhet të presin shqiptarët muslimanë nga “bashkëkombasi” i tyre katolik Kastriot Myftaraj. Nëse komuniteti katolik i ka sadopak seriozisht pohimet për harmoni fetare duhet që haptazi ta dënojnë qëndrimin e Myftarajt.
Por tezat e Kastriot Myftarajt për luftë kundër Islamit dhe vëllazëri me Serbinë nuk janë të tijat. Është Ismail Kadareja ai që ka kohë që i bie trumpetës për një bashkëpunim serbo-shqiptar në Ballkan kundër të ashtuquajturit rrezik Islamo-Turk. Pas Kadaresë sot është rreshtuar një internacionale e zezë fondamentalistësh katolikë që nisin që nga Dom Lush Gjergji, Dom Shan Zefi e Anna di Lellio në Kosovë, te Arbën Xhaferri e Valon Kurtishi në Maqedoni, e vllehët Piro Misha, Pirro Prifti, Ben Blushi, Aurel Plasari e Maks Velo e Kaç Myftaraj në Shqipëri. Lidhja që i bashkon personat më sipër me njëri tjetrin është fondamentalizmi i krishterë i cili ka bërë ndër shekuj krime në Evropë kundër hebrejve, muslimanëve, bogumilëve, shqiptarëve, boshnjakëve, turqve, pomakëve etj. Teza që Myftaraj apo edhe Kadareja shpalos në romanin e tij “Mosmarrëveshja mbi raportet e Shqipërisë me vetveten” apo në “Elegji për Kosovën” është që ne shqiptarët jemi vëllezër me grekë e serbë, por hasëm kemi shqiptarin musliman që ka lënë Jezu Krishtin për Muhamedin dhe Turqinë. Kjo tezë u implementua te shqiptarët edhe gjatë kohës së komunizmit. Kadareja ishte flamurtari i ideologjisë së Partisë së Punës për bashkim-vllaznim jugosllav. Por sot me zhdukjen e Jugosllavisë, bashkim-vllaznimi jugosllav zëvendësohet me bashkim-vllaznim kristian. Si Myftaraj, edhe Kadareja hiqen si patriotë të mëdhenj që i qan zemra për kombin. Që nga Franca ku ky i fundit qëndron i strehuar që kur u “arratis” nga Tirana kur ofendoi rininë trime Tiranase që theu ambasadat më 2 Korrik 1990 me termin “jashtëqitja e kombit”. Ironikisht, pak muaj më vonë ai vetë u largua për në Francë duke shfrytëzuar lidhjet dhe pozicionin e tij të lartë në PPSH veprim që e ktheu atë në hero. Personalisht mendoj se e kundërta është e vërtetë.
Gjeja që ka të përbashkët Kadareja me Myftarajn dhe klanin fanatik katolik në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni është e kaluara e tyre sllavo-titiste-komuniste dhe urrejtja kundër Islamit dhe Turqisë. Urrejtja kundër kombit musliman shqiptar në emër të një krishtërimi mesjetar i bën këta rrugeçër të konsiderojnë pushtuesit serb që vranë e përdhunuan shqiptarët vetëm dhjetë vite më pas si çlirimtarë. Kur shqiptarët kalonin kufirin të ndjekur këmba-këmbës nga fanatikët ortodoks serb, Ismaili, Myftaraj dhe klani i tyre i tezës së Kopilit fërkonin duart nga kënaqësia. Ndërkohë, Turqinë mikun e madh të shqiptarëve, vendin ku jetojnë më shumë shqiptarë dhe që i mbrojti shqiptarët për 500 vjet nga të krishterët grekë e serbë, e trajtojnë si armik. Këta fanatikë kristjanë mbështesin mitin e Millosh Kopilit si mit bashkëpunimi serbo-shqiptar kundër Islamit dhe muslimanëve. Për këtë ata shtrembërojnë historinë, janë të gatshëm të dorëzojnë toka shqiptare vetëm pse ato banohen nga shqiptarë muslimanë të cilët i etiketojnë terroristë pse praktikojnë fenë e tyre. Sipas devizës së fondamentalizmit katolik shqiptar, një shqiptar i mirë është një shqiptari katolik, një shqiptar musliman i vdekur, apo ai që nga presioni pranon të bëhet katolik. Këto ëndrra ogurzeza të shprehura hapur nga Kastriot Myftaraj e të mbrojtura “intelektualisht” nga Ismail Kadare dhe lukunia e ujqërve të fondamentalizmit katolik shqiptar kërkojnë genocid në Shqipëri. Filozofia që qëndron pas fondamentalistëve sllavo-katolikë në Kosovë dhe Shqipëri i tregon shumë qartë muslimanëve shqiptarë pse Vatikani nuk e njeh akoma pavarësinë e Kosovës. Për Vatikanin dhe fanatikët e tij shqipfolës Kosova duhet të shuhet si shtet meqë dominohet nga muslimanët. Një Kosovë e mirë për këta fondamentalistë është një Kosovë katolike. E nëse Kosova nuk behët katolike këta duan atëherë një Kosovë të sakrifikuar për Serbinë, ashtu siç edhe Millosh Kopili e dha jetën e tij për lavdinë e Serbisë kundër Kosovës 600 vite më parë.