Pritet fitorja e AKP-së së Erdoganit

sda. Demoskopët parashohin që partia e Rexhep Tajib Erdoganit AKP do të fitojë ndërmjet 45 dhe 50 përqind të votave; në zgjedhjet e fundit më 2007  ajo fitoi 47 përqind. Partie e dytë për nga fuqia është partia CHP, që parashihet të fitojë rreth 25 dhe 30 përqind. Partia e të djathtëve MHP llogaritë me 12 deri më 15 përqind. Partia Kurde BDP në parlamentin e ri mund të ketë deri 30 deputetë. Zona e kufizuar është 10 përqind, më e madhja në Evropë. Për këtë arsye BDP-ja të nominuarit e saj i ka shtyrë në garë si kandidat të pavarur.

 

Pëgjithësisht parlamenti në Ankara numëron 550 parlamentarë. Të drejtën e votës e kanë 50 milion turq. Ndërmjet dy partive kryesore ka pasur akuza të ndryshme, ndërsa partia e të djathtëve MHP pas skandalit të videove erotike u trondit dhe si pasojë pati dorëheqjen e dhjetë udhëheqësve të partisë.

 

Kushtetuta e re

 

Turqia dëshiron që në periudhëne ardhshme legjislative ta përgatisë kushtetutën e re që ta çlirojë  vendin nga  ligjet e deritanishme. Kushtetuta në fjalë daton që nga periudha grusht-shtetit të gjeneralëve të vitit 1980. Kushtetuta e re do të jetë e lirë dhe demokratike përderisa do të ishin të gjithë të një mendimi. Nëse partia në pushtet do të siguronte dy të tretat e vendeve në parlament, pra 365 vende, do ta miratonte kushtetutën e re. Nëse partia në pushtet edhe më tej do të ketë 330 vende në parlament mund të vijë deri te një referendum popullor.

 

___________________________________

 

Bieler Tagblatt. Nga gjer. Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme