2. Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drej¬tën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tonë. Në do quajmë armiq të kombit (osman) dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit
3. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pra¬noj¬më me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit
4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë je¬tën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do t’i dënojmë sipas fajit.
5. Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të rregullohen dhe perballohen në bazë të dispozitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga ja¬shtë do ti pranojmë me kënaqësi.
6. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fuqitë e huaja në tokat tona.
7. Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bull¬garinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin; edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon tokat me të mirë që na ka marrë, do të dërgojmë kundër saj një fuqi dhe t’ia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njëjtën mënyrë.
8. Bashkatdhetarëve besnikë të qeveri¬së që kanë hyrë në Lidhjen.