Vetëbesimi i Turqisë së re

 

Turqia me plotë vetëbesim në zgjedhjet e reja. Këtë ua garanton kryeministri i tyre. Erdogani ka bërë shumë ndryshime, por sigurisht që ka mbetur edhe shumë për t`u bërë.

Kur Tayyip Erdogani para nëntë vitesh e morri pushtetin, Turqia dukej sikur Greqia, Spanja apo Portugalia sot. Ekonomia ishte ruinuar, klasa politike e diskredituar, Fondi Monetar Ndërkombëtar e diktonte politikën kurse fqinjët talleshin. Kur AKP-ja më 2002 u zgjodh apo u votua, kundërshtarët thanë se tani e kanë votuar një Iran të dytë. Tani nëntë vite pas, shohim ndryshime të mëdha, përparime në të gjitha fushat e sidomos rritja e ekonomisë turke është për shembëlltyrë.

Me këtë udhëheqje Turqia ka fituar një stabilitet që për shumë vite nuk e ka pasur. Është bërë shembull për shumë shtete të rajonit e sidomos për shtetet e Afrikës Veriore ku sipas deklaratave të opozitarëve nëse nuk e diktojnë shtetet evropiane një politikë tjetër, sipas të gjitha gjasave ata do ta marrin modelin turk për të udhëhequr shtetet e posadalura nga diktatura.

Nuk është mrrekulli nëse Erdogani do të fitojë për të tretën herë të dielen. Për këte jemi dëshmitarë të raportimeve  të të gjitha mediumeve botërore. Ai është i pakonkurencë për momentin dhe personi i duhur për demokratizimin e mëtejmë të Turqisë. Turqia si asnjëherë më parë është bërë faktor i rëndësishëm strategjik si në rajon poashtu edhe më gjërë. Me politikën e tyre pa probleme me fqinjët ka arritur të bëhet një ndërmjetësues serioz në zgjidhjen e probleme ndërfqinjësore. Kryeministri Erdogan është shumë aktual edhe në ngjarjet aktuale në Libi dhe Siri.

Turqia është më e hapur se asnjëherë më parë ndaj botës, si në pikëpamje kulturore ashtu edhe në atë ekonomike e politikë. Regjisorët dhe artistët turq i shohim në të gjitha premierat botërore. Me ekonominë e saj “pa borxhe ndaj të tjerëve” ka arritur që pas shumë shekujsh t`ia kenë lakmi edhe shtetet më të zhvilluara evropiane dhe botërore. Në aspektin politik ka bërë shumë të arritura. Para shumë vitesh fitoi statusin “kandidat për në bashkimin evropian”. Për këtë sa duket duhet të presë edhe shumë vite. Por, përgjigjen më të mirë në lidhje me këtë e dha presidenti i Abdullah Gyl gjatë vizitës së tij në Austri para disa javësh ku ai tha: Edhe për një kohë ne do t`i plotësojmë të gjitha kushtet për inkuadrim në Bashkimin Evropian. Por, pastaj populli i Turqisë e ka fjalën. Ata përmes referendumit do të vendosin se a e dëshirojnë një gjë të tillë apo jo.

Erdogani një demokrat apo besimtar i devotshëm

Në pikëpamje politike nuk ma merr mendja se Erdogani është një demokrat i lindur. Edhepse të gjitha reformat i ka bërë në emër të saj. Në gjenet e tij është një edukatë islame prej një besimtari të devotshëm. Ai këtë asnjëherë nuk e ka fshehur. Jo që nuk e ka fshehur por edhe po e kultivon dhe po e mbron kudo që po kërkohet nga ai dhe pozita e tij si Kryeministër i Republikës së Turqisë. Ai po vihet në pozita mbrojtëse si askush më parë në mbrojtje të të gjithë popujve të shtypur e sidomos të palestinëzëve në Gaza. Me të drejtë A. Davutoglu thotë; Nëse bëhet një krahasim me Ballkanin, mbrojtja e Pjesës Lindore dhe Stambollit fillon nga Adriatiku dhe Sarajeva, kurse mbrojtja e Anadollit Lindor dhe Erzurumit fillon nga Kaukazi Verior dhe Grozni.

Pra, politika e re turke është për një fqinjësi të mirë me të gjithë dhe ruajtja, kujdesi dhe restaurimi i çdo guri, varri, xhamije, hamami që e kanë vendosur Osmanlinjtë dikur se me këtë ruhet edhe Turqia moderne.

Prandaj, këto zgjedhjet janë një provë e madhe për popullin turk, pozitën dhe opozitën sa janë ata për liri, demokraci, të drejta për të gjithë, ekonomi të fortë .

Pra, edhe një herë nuk është në pyetje se a do të fitojë AKP-ja të dielen, por sa do të fitojë. Kjo do të ndodhë. Por me rëndësi është a do të mund të fitojë dy të tretat e vendeve, me këtë do të mund ta miratonte kushtetutën e re.

 

Zvicër, 11. 06. 2011  

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme