Mbi vlefshmërinë e faljes së namazit të xhumasë pas imamit pa dekret

Dr. Enes Ljevakoviq, fetv-i emin i Rijasetit të BI në BH

Mbi vlefshmërinë e faljes së namazit të xhumasë pas imamit pa dekret


Pyetja:

A është e justifikueshme dhe e vlefshme me sheriat të pasohet imami i xhumasë të cilit i është anuluar dekreti nga ana e kryetarit të Bashkësisë Islame dhe për të cilin kryerja e mëtejme e detyrës së imamit institucionalisht nuk është e lejueshme, respektivisht, a është i vlefshëm namazi i xhumasë pas këtij imami?


Përgjigje:

Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që detyrën e imami dhe hatibit ta kryejë personi që nuk i pranon dhe nuk i respekton vendimet e organeve legale dhe legjitime të Bashkësisë Islame në bazë të të cilave vendime më të hershme ka kryer detyrat e imamit, hatibit dhe mualimit deri në pensionim. Personi i gatshëm që për interes personal të dëmton interesat e bashkësisë, hierarkinë dhe rendin e saj, duke futur ngatërresë dhe duke nxitur mosdëgjim në bashkësi, nuk meriton që t’i udhëheq muslimanët në xhemat përgjithësisht, e veçanërisht nuk meriton që imami dhe hatibi të kryejë xhumanë pa lejen e pushtetit kompetent fetar, që kushtëzohet në medhhebin hanefit. Ky kusht qartë theksohet në të gjitha veprat relevante fikhore hanefite (shih për shembull: Meraqi-l-felah bi imdadil-fettah nga Shurunbulaliu, fq. 191, El-Ihtijar lit'alil-muhtar nga Ibn-Mevdud el-Musuliu, 1/82, Hashijetu Reddil-muhtar nga Ibn Abidini, 2/139, El-fiqhul-islamijju ve edilletuhu nga Vehbe Ez-Zuhajli, 2/ 277.).

Kuptimi i kushtit të theksuar është pengimi i shpifjes, rrëmujës, anarkisë dhe konfliktit rreth imametit. Shërbimi i imamit dhe hatibit është shërbim jashtëzakonisht i rëndësishëm në Bashkësinë Islame. Pejgamberi i Allahut personalisht ka kryer këtë shërbim, e sipas lejimit të tij detyrën e kanë kryer edhe mëkëmbësit dhe të deleguarit e tij. Kështu kanë vepruar pas tij hulefai-rashidinët, kurse më vonë edhe sunduesit tjerë muslimanë.

Sot dekretet imamëve dhe hatibëve në shtetet muslimane ua japin në të shumtën e rasteve ministritë e vakufeve apo ministritë për çështje islame, respektivisht zyret kompetente. Te ne kjo është në kompetencë të reis’ul-ulemasë si prijës suprem i muslimanëve. Çështja e theksuar është me rëndësi vitale për ruajtjen e unitetit të Bashkësisë Islame dhe se individët nuk do të mund t’ua paraprijnë interesat personale interesave të përgjithshme; sidomos kjo është e rrezikshme nëse kështu veprojnë nëpunësit e Bashkësisë Islame, të cilët me nënshkrimin e kontratës mbi kryerjen e shërbimit brenda Bashkësisë Islame kanë pranuar edhe detyrimin e respektimit të vendimeve të organeve të tyre kompetente, të cilat nuk janë në kundërshtim me dispozitat e sheriatit, dhe se veprimi tjetërfare është shpërfillje e detyrimit të marrë, kurse Allahu i madhëruar urdhëron:

«O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet).!» (El-Maida, 1)

«O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju..» (En-Nisa', 59) .

Nëse dikush nuk pajtohet me vendimin e organit kompetent të Bashkësisë Islame, ose e mendon jolegal, jo të drejtë, joislam, ekziston procedura e përcaktuar saktë dhe mekanizimi i kontestimit të vendimit të këtillë. Në rastin konkret, përveç imamit të pensionuar përgjegjës janë edhe xhematlinjtë të cilët ndjekin imamin e shkarkuar dhe i ndihmojnë vetëdëshirës së tij, duke sjellë në pyetje vlefshmërinë e namazit të xhumasë tek njerëzit të cilët falen pas këtij imami, pasi që kushti për vlefshmërinë e saj në medhhebin tonë është që imami dhe hatibi të ketë leje, respektivisht dekret nga ana e pushtetit përkatës islam.

Pra, nuk është korrekte në aspekt të sheriatit të pasohet imami i xhumasë të cilit i është marrë dekreti nga ana e kryetarit të Bashklësisë Islame as që është e vlefshme xhumaja e falur pas këtij imami, sipas mësimit të medhhebit hanefit.[1]

--------------------------------------------------------------------------------
Ndonëse fetvaja e sipërme është dhënë për një rast të veçantë, megjithatë mund të shërbejë si shembull edhe për shumë xhami në tokat shqiptare. Përkthyesi: NI.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme