“Xhibrili ia fali (xhenazen) Ademit dhe e lexoi tekbirin katër herë. Atë ditë Xhibrili fali me melekët dhe e varrosi Ademin në Mesxhid’ul-Hifa, pastaj e vendosi nga ana e kibles dhe hodhi mbi të dhe pastaj e ngriti varrin e tij.” [1]
Nëse dikush thotë:
“Nga Ebu’l-Hijaxh El-Esedij shënohet se ka thënë: Më ka thënë Aliu: A dëshiron të të udhëzoj në atë në çka më ka udhëzuar Pejgamberi a.s.: “Mos lë varr që respektohet e të mos e rrafshosh as idhull e të mos ta shkatërrosh.”[2]
Do t’i themi:
“Me këtë mendohet në respektimin e varreve dhe në ata të cilët janë ndërtuar nga mendjemadhësia, sepse Buhariu shënon nga Sufjan Et-Temari se ai e ka parë varrin e Pejgamberit të ngritur.”[3]
Ibn Abidini thotë:
“Edhe pse ka ardhur ndalesa[4] ekziston ixhmaja se kemi të bëjmë me të kundërtën e kësaj. Imam Hakimi, pasi e ka përmendur me rrugë të ndryshme ndalesën, thotë: Këta senedë janë korrekt por sipas tyre nuk veprohet sepse në të gjitha varret e imamëve të muslimanëve nga Lindja deri në Perëndim është shkruar. Këtë veprim halefi e ka marrë nga selefi kurse kjo e forcon atë që transmetohet se Pejgamberi e ka bartur gurin dhe e ka vendosur mbi varrin e Osman ibn Maz’unit, me ç’rast ka thënë: “Sikur ta dija varrin e vëllait tim dhe ta varrosja tek ai familjen time.” [5]
Shkrimi është mënyrë e shënimit kurse dëshmi është ixhmai ameli në rastin që gjendja kërkon këtë, kurse shkrimi i Kur’anit, vargjeve apo lavdërimi, kjo është e qortuar.” [6]
[1] Darekutni, 2/ 70
[2] Tirmidhi, nr. 1049; Nesai 4/ 73; Ebu Davud, nr. 3218; Muslim, 2/ 666
[3] Buhari, 2/ 128
[4] Shkrimi në varr.
[5] Ebu Davud, br. 3206
[6] Hashija, 1/ 601