Nga Enesi transemtohet: “Kam falur me Pejgamberin, Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin kurse ata e kanë filluar me El-Fatiha dhe nuk e kanë përmendur Bi’s-mil-lah’ir-Rrahman’ir-Rrahim, as në fillim as në fund të leximit.”[2]
Nga Ibn Abdullah ibn Mugaffeli transmetohet se ka thënë: “Më ka dëgjuar babai im duke lexuar Bi’s-mil-lah’ir-Rrahman’ir-Rrahim.dhe me këtë rast ka thënë: I biri im, ç’është me ty dhe gjerat e reja?! Nuk kam parë askend nga as’habët se i urren risitë më shumë se unë, kam falur pas Pejgamberit, Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit dhe nuk kam dëgjuar askend nga ata që ta flasë dhe as ti mos e thuaj. Kur ta thua tekbirin thuaj El-Hamdu lil-lahi Rabb’il-alemin.”[3]
El-Menbexhi thotë: “Kjo risi nuk është nga ato për të cilat thuhet se është risi por se me këtë mendohet se Pejgamberi a.s. e ka lexuar me zë, por pastaj e ka lënë dhe kështu ka vepruar deri në fun d të jetës. Kështu klanë vepruar edhe Ebu Bekri, Omeri dhe Osmani.”[4]
[1] Tirmizi, br. 255
[2] Muslim, 1/ 299; Ahmed, 3/ 101
[3] 614 Tirmizi, br. 244. i kaže: Hasen; Nesai, 2/ 104; Ibn Madže, br. 815; Ahmed, 4/ 85
[4] 615 El Lubab, 1/ 225