Nga Saib ibn Jezidi transmetohet se ka thënë:
“Në kohën e Pejgamberit të Zotit, Ebu Bekrit dhe Omerit ezani lexohej kur imami ngjitej në minber dhe pastaj Osmani, kur u rrit numri i muslimanëve e futi edhe ezanin e tretë i cili është lexuar në Ez-Zevra.”
El-Kastalaniu, njëri ndër shpjeguesit më të mirë të Buhariut, duke e shpjeguar këtë hadit, thotë:
“Ezani i tretë të cilin e futi Osmani ishte te hyrja e kohës së drekës. Me të janë pajtuar edhe të gjithë as’habët dhe është konstituuar ixhmai në këtë çështje.” [1]
Ibn Haxher El-Askalani, duke e shpejguar këtë hadith, thotë:
“Ne shohim se të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet islame e kanë pranuar këtë qëndrim duke e pasuar Osmanin, halifin urdhrin e të cilit duhet dëgjuar. Edhe pse kjo risi nuk ka ekzistuar në kohën e Pejgamberit ajo është lavdëruar dhe është futur me qëllim që njerëzit të njoftohen për hyrjen e kohës së namazit. Ai qëndrimin e tij e mbështet me kijas për leximin e ezanit për hyrjen e kohëve të tjera të namazit. Kjo është nxjerrje e dispozitës nga baza e njohur dhe nuk mund të përgënjeshtrohet.” [2]
Gjithashtu, Pejgamberi i Zotit na ka urdhëruar që t’i përmbahemi sunnetit të tij dhe sunetit të halifëve të tij Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit dhe Aliut:
“Kush do të jetojë pas meje do të sheh shumë mospajtime. Përmbajuni sunetit tim dhe sunetit të halifëve të drejtë.”
Pasi që Osmani është njëri ndër halifët e drejtë mund të themi se personi i cili i konsideron dy ezanët për xhuma si risi të qortuar apo edhe gjë të ndaluar i kundërvihet urdhrit të qartë të Pejgamberit të Zotit dhe ixhmait të ulemasë islame, i cili vazhdon deri në ditët e sotme ndaj për këtë frikësohemi për imanin e këtij personi sepse kundërshtimi i ixhmait paraqet dalje nga suaza e sheriati islam dhe mohim të dëshmisë së dukshme që mund të shpie edhe në kufër.
[1] Mexhmu’ul-fetava, Bin Baz, 12/ 899.
[2] Fet’h’ul-Bari, Ibn Haxher El-Askalani, 2/ 394.