Qortohet namazi i personit kur imami ngjitet në minber

“Nëse dikush nga ju hynë në xhami kurse imami është në minber mos të falet as mos të fletë deri sa imami nuk e përfundon.” [1]

Nga Ata El-Horosani transmetohet e ka thënë:

“Nebishe El-Hedheli ka treguar nga Pejgamberi i Zotit: “Vërtetë kur muslimani të pastrohet për xhuma dhe shkon në xhami duke mos e shqetësuar askend dhe atje fal atë që duhet ta fal nëse imami nuk ka dal (në hutbe) apo ulet dhe e dëgjon imamin nëse tashmë ka dal deri sa ky nuk e përfundon, vërtet këtë xhuma atij i fshihen mëkatet ose mëkatet deri në xhumanë e ardhshme.” [2]

Nga Selmani transmetohet:

“Kush lahet për xhuma dhe pastrohet aq sa mundet, pastaj eroset dhe shkon në xhami, duke mos i ndarë dy, dhe e fal atë që e ka të përcaktuar, pastaj kur imami del heshtë, do t’i falet ajo që është ndërmjet kësaj dhe xhulasë tjetër.” [3]

Atai transmeton nga Ibn Abbasi dhe Ibn Omeri se ata e kanë konsideruar të qortuar namazin dhe bisedën të xhumanë kur del imami (në hutbe).”[4]

Nga Ebu Hurejre transmetohet: “Dalja e imamit për xhuma e ndërprenë namazin kurse të folurit e tij e ndërpret bisedën.”[5]

Nga Ibni Shihabi transmetohet kurse ky nga Tha’lebe se ata në kohën e Omerit kanë falur deri sa Omeri nuk falte dhe ulej në minber, dhe deri sa muezinët nuk fillonin të lexojnë. Tha’lebe thotë:

“Uleshim dhe bisedonim por kur muezini përfundonte e Omeri ngritej ta mbante hutben, heshtnim dhe askush nga ne nuk fliste.”

Ibni Shihabi thotë:

“Dalja e imamit e ndërprenë namazin kurse fjalimi i tij e ndërprenë tregimin.”[6]

Nga Ebu Dhahirije transmetohet e ky nga Abdullah Ibn Bishri:

“Isha ulur nga ana e tij në xhuma kurse ai ka thënë: “Erdhi një njeri duke i kapërcyer qafat e njerëzve, në ditën e xhumasë, dhe Pejgamberi a.s.  ka thënë: “Ulu! Ke shqetësuar dhe je vonuar!” Ebu Dhahirije thotë: “Kemi folur deri atëherë sa imami nuk dilte.” [7]

Nga Ukbe ibn Amiri transmetohet:

“Namazi është mëkat kur imami është në minber.” [8]

Nga Ibn Omeri transmetohet:

“Omeri e mbante hutben kur erdhi një njeri nga muhaxhirët e parë, kurse Omeri e ftoi: “A e di se cila sa është ora tash?!” Njeriu tha: “Isha i zënë, u ktheva në shtëpi kur e dëgjova ezanin dhe aty mbeta vetëm aq sa për të marrë abdest.” Atëherë Omeri tha: “E edhe abdest ke marrë?!” Kurse e ke ditur se Pejgamberi a.s. e ka urdhëruar pastrimin!”[9]

Nga Hisham ibn Urve transmetohet:

“E kam parë Abdullah ibn Safvanin duke hyrë në xhami kur Abdullah ibn Zubejri e mbante hutben, kurse mbi vete kishte xhyben, nallet dhe ahmedinë, pastaj u kap për strumbullar duke thënë: “Es-selamu alejke ve rahmet’ull-llahi ve berekatuhu o Lideri i Besimdrejtëve!” Pastaj është ulur dhe nuk ka falur asgjë.”[10]

Sha’biu thotë:

“A e keni parë Hasanin, ai falet kurse imami doli në minber, nga kush e mori këtë? Unë e kam parë Shurejhin se nuk falet kur imami del.”[11]

Ukajli thotë:

“Ibn Shihab Ez-Zuhriu na ka treguar për njeriun i cili hyri në xhami deri sa imami e mbante hutben, duke thënë: “Do të ulet dhe nuk do të bëjë tesbih dhe nuk do të falet.” [12]

Nga Lejthiu transmetohet: “Muxhahidi e ka urrejtur faljen deri sa imami e mban hutben.” [13]

Nga Halid El-Hazai transmetohet se Ebu Kilabe erdhi në xhuma deri sa imami e mbante hutben; është ulur dhe nuk ka falur.”[14]

Nga Tha’leb ibn Ebi Maliku transmetohet se ka thënë:

“E kam takuar Omerin dhe Osmanin dhe kur imami dilte, ne e lënim namazin kurse kur fliste e lënim edhe të folurit.” [15]

Sa i përket hadithit në të cilin thuhet se Pejgamberi a.s. e ka urdhëruar Sulejkën të falë dy rek’atë kur ka hyrë në xhami, kjo ngjarje ndodhi në kohën kur veprimet e ndryshme kanë qenë të lejuara gjatë hutbes. Në këtë na udhëzon hadithi i cili transmetohet nga Ebu Seid El-Hudriu: “Deri sa Pejgamberi a.s. e mbante hutben, erdhi një njeri me rroba shumë të këqija, kurse Pejgamberi a.s. tha: “A je falur?” Njeriu tha: “Jo.” Pejgamberi a.s. atëherë i tha: “Fali dy rek’atë!” Pastaj i nxiti njerëzit në sadakë, kurse ata hoqën nga rrobat e tyre e nga këto Pejgamberi a.s. i dha dy palë rroba. Kur erdhi xhumaja e dytë njeriu sërish erdhi deri sa Pejgamberi e mbante hutben, kurse Pejgamberi sërish e nxiste xhematin në sadakë, ndërsa ky njeriu e hoqi njërën nga dy rrobat e tij.” [16]

El-Ajniu thotë:

“Tahaviu ka thënë se rasti i Sulejkut ka qenë gjatë kohës kur veprimet kanë qenë të lejuara gjatë hutbes. A nuk shikoni në hadithin e Ebu Seid El-Hudriut: “E njerëzit i hoqën nga rrobat e tyre”. Kurse të gjithë muslimanët janë pajtuar se heqja e rrobave, deri sa imami e mban hutben është mekruh, sikur që është mekruh që njeriu t’i thotë shokut: “Heshtë!” Kjo udhëzon në atë që i është urdhëruar Sulejkut dhe ajo që i është urdhëruar njerëzve qoftë në kohën kur kanë qenë të lejuara veprimet gjatë kohës së hutbes.”[17]

Gjithashtu, në transmetimin e hadithit të Sulejkut qëndron:

“Nga Xhabiri transmetohet se ka thënë: “Ka ardhur Sulejk El-Gatafani në xhuma kurse Pejgamberi ka qëndruar në minber, kurse Sulejku u ulë para se të fal çkado qoftë. Pejgamberi në këtë tha: “A i ke falur dy rek’atë?” Sulejku u përgjigj: Jo! Pejgamberi a.s. në këtë tha: “Ngritu dhe fali dy rek’atë.”[18]

Et-Tehaneviu thotë:

“Është e dukshme se urdhri i Pejgamberit për Sulejkun ka qenë para se ai të fillojë me hutben dhe është e dukshme se Pejgamberi a.s. ka pritur deri sa nuk e kreu dhe vetëm atëherë e filloi hutben.” [19]

Në pritjen e Pejgabmerit a.s. të Sulejkut udhëzon edhe hadithi të cilin e shënon Darekutni nga Enesi:

“Hyri njeriu në xhami kurse Pejkgamberi a.s. pikërisht atëherë dëshiroi ta mbajë hutben dhe Pejgamberi a.s. i tha: “Ngritu dhe fali dy rek’atë!”, dhe priti me hutben deri sa ai nuk e përfundoi.”

Gjithashtu, Ibn Ebi Shejbe shënon nga Muhammed ibn Kajsi se Pejgamberi a.s. ka pritur me hutben kur i ka urdhëruar t’i falë dy rek’atë.[20]



[1] Mu’xhem’ul-Kebir, Taberani; I’laus-Sunen, Et-Tehanevi, 2/ 77, dhe thotë: Hasen; Ky është fjalimi i Omerit, Osmanit, Aliut dhe Malikut sikur e ka theksuar këtë En-Neveviu në Sherh’ul-Muslim (1/ 287) kurse ky e transmeton edhe nga Lejthiu dhe Sufjan Eth-Thevriu deri sa Ibn Kudame në El-Mugnij (1/ 165) e transmeton edhe nga Shurejh El-Kadi, Ibn Sirini, Ibrahim En-Nehaiu dhe Katade.

[2] Ahmedi; Hejthemi në Mexhme’uz-Zevaid (1/210) thotë se të gjithë transmetuesit e këtij hadithi janë besnikë.

[3] Buhariu, nr. 910, fq. 104.

[4] Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/346; Et-Tehaneviu thotë: Transmetuesit e këtij hadithi janë korrekt (I’laus-Sunen, 2/ 79).

[5] Bejheki; Shejh: Hadithi është Hasen (El-Aziz, 2/ 227 ). Gjithashtu edhe në Xhamius-Sagir thuhet se hadithi është hasen. (2/ 3).

[6] Muvetta, Malik, fq. 36.; Tehaneviu thotë në I’laus-Sunen (2/ 82): Transmetuesit janë Sahih.

[7] Tahavi, 1/ 215; Nesai, 1/ 207; Hakim, 1/ 288 dhe thotë: Sahih sipas kushteve të Muslimit, kurse në këtë është pajtuar edhe Dhehebiu.

[8] Tahavi, 1/ 217.                                                                   

[9] Buhari, nr. 878, fq. 101.

[10] Tahavi, 1/ 217; Bedruddin El-Ajni në Umdetul Kari (3/ 316) thotë: Sahih.

[11] Tahavi, 1/ 216; El-Ajni në Umdetul Kari (3/ 316) thotë: Senedi është Sahih.

[12] Tahavi, 1/ 217; El-Ajni (3/ 316) thotë: Isnadi është Sahih.

[13] Tahavi, 1/ 217; Ajni (3/ 316) thotë: Sahih.

[14] Tahavi, 1/ 218; Ajni (3/ 317) thotë: Sahih.

[15] Musannef, Ibn Ebi Sejbe; El-Ajni (3/ 316) thotë: Sahih.

[16] Nesai, 1/ 208.

[17] Umdet’ul-Kari, 3/ 315.

[18] Muslim, 1/ 687.

[19] I’lau Sunen, 2/ 89.

[20] Umdet’ul-Kari, Bedruddin El-Ajni, 3/ 313.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme