Përdorimi i kamatës për të paguar taksat

Dr. Monzer Kahf


Përdorimi i kamatës për të paguar taksat


Shkollar të nderuar, Esselamu alejkum.

Pyetja: Kam dëshirë të di a mund t’i paguaj taksat vjetore nga interesi (kamata) që e fitoj në dhogarinë e kursimit? Xhezakum Allah hajr.

Ve alajkumus-selam ve rahmetullahi ve berekatuhu

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Përgjigja: Në pergjigje të pyetjes suaj, ekonomisti dhe këshilltari i dalluar musliman, Dr. Monzer Kahf, thotë:

Vëlla i dashur, pasiqë interesi i fituar nga llogaria e kursimit apo nga cilado depozitë tjetër nuk është i juaji nga aspekti i sheriatit, nuk mund ta perdorni atë për pagimin e obligimeve legale ndaj qeverisë apo cilit do entitet tjetër ndaj të cilëve ke obligime. Gjithashtu nuk mund ta perdorni atë as për të paguar interesin në borxhin e bazuar në interes që mund të keni huazuar.

Qëndrimi i sheriatit është se interesi i fituar nuk është i fituar, por është pronë e paguesit. Pasiqë paguesi është banka, biznesi i të cilës është të jap borxhe me interes, neve nuk duhet të ja kthejmë atë paguesit, pasiqë një vepër e tillë shton të keqen e interesit (kamatës) duke rritur keqbërësinë. Kështu, duhet të merrni paratë nga interesi dhe të ja dorëzoni ndonjë shoqate bamirëse muslimane, jo si sadakë por me qëllim për t’i mbajtur paratë të pastërta.

Taksat janë obligim civil që esencialisht janë rezultat i të jetuarit së bashku në një shoqëri si dhe shërbime të nevojshme të qeverisë. Prandaj taksat janë obligim personal që duhen të paguhen nga paratë personale e jo nga ato që nuk i posedoni.

Allahu din më së miri

Nga IslamOnline www.islamonline.net

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme