Hëna dhe Ramazani

A  ke vështruar hënën në fillim të Ramazanit, harkun

ngjet si hapja e gishtit të madh dhe të treguesit

pastaj skajet vijnë duke  afruar mes vete

mëson çka të bëjnë agjëruesit

 

Këshillën e ke në Kuran

këshillën e ke dhe në qiell të hapur

asnjë formë nuk u dha kot

po mendja do rrahur

 

gjithë muajve që shkuan kur bëje ibadetet

mëdysheshe me të drejtë a thua i kish pranuar Zoti i madh

tash në Ramazan veç shtoji, shtoji sa më shumë

se me kuran të  ka siguruar ikball

 

 Ramazani është kohë

 koha prapa nuk kthehet

 kurrë e sotmja për nesër

 kurrsesi në Ramazan të mos të mbetet

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme