PJESËMARRJA NË TUBIMET E DIJETARËVE - 10

Kur të marrish pjesë në tubimin e dijetarëve, prania jote le të jetë sikur e atij që dëshiron ta rritë dijen dhe shpërblimin e vet, e jo sikur e atij që kënaqet me atë që e ka dhe me praninë e vet vetëm dëshiron të zë në thua që menjëherë do ta përhapë ose pazakonshmërinë të cilën menjëherë do ta përhapë, sepse ky është akt i të poshtërve që në dije kurrë nuk do të arrijnë sukses. Nëse prania jote do të jetë si u tha në fillim, do të fitosh të mirën në çdo pikëpamje, e nëse nuk bëhet kështu, por qëllimin e ke tjetërfare, atëherë qëndrimi në shtëpi është më i mirë për trupin tënd, mësimi nuk është për moralin tënd dhe kjo është më e sigurt për fenë tënde.

Nëse prania jote do të jetë çfarë duhet, atëherë duhet t’u përmbahesh këtyre tri rregullave sepse rregull të katërt nuk ka:

E para, të heshtësh sikur ata që dinë dhe do të arrish shpërblim për shkak të qëllimit të pjesëmarrjes, që papunësinë ta zvogëlosh, ta vjelësh shpërblimin e shoqërimit dhe dashurisë ndaj atij me të cilin shoqërohesh.

E dyta, nëse këtë nuk e bën por dëshiron të pyesësh, atëherë bëje këtë sikur ai që me pyetje dëshiron të mësojë, dhe, krahas këtyre katër, do ta arrish edhe virtytin e pestë: do ta zgjerosh dijen tënde. Kurse urtësia e pyetjes përbëhet në atë të pyesësh për atë për çka nuk di, sepse pyetja për atë që ke dituri është shenjë e mendjengushtësisë, poshtërsisë dhe humbje e të folurit dhe kohës në atë në çka nuk ka kurrfarë dobie as për ty as për të tjerët. Për më tepër, mbase kjo do të shkaktojë vetëm armiqësi e cila si e tillë është plotësisht e padobishme.

E treta, ruaju që të sillesh sikur ai që është dijetar i mirë, kurse shenjë e kësaj është që përgjigjen në pyetjen tënde haptas e nënçmon. E nëse kjo te ti nuk gjendet, nëse vetëm i përsëritë fjalët e tua ose e kundërshton në mënyrën që kundërshtari yt nuk e konsideron kundërvënie, atëherë tërhiqu nga ajo, sepse me përsëritjen e fjalëve tua nuk do ta arrish shpërblimin shtojcë, tjetrin nuk do ta mësosh as që vetë diç më shumë do të mësosh. Përkundrazi, vetëm do të nxisësh mllef në vete dhe te kundërshtari yt, e edhe armiqësi, që ndoshta do të shpie në atë që do të shkaktojë dëm edhe më të madh. Na mjafton All-llahu dhe zotëri i shkëlqyeshëm është Ai!

Nëse deri te ti depërton kundërshtimi verbal ose atakohesh në formë të shkruar, ruaju mirë që këtë ta pranosh me hidhërim dhe në mënyrën që do ta nxiste jo teprimin para se të dëftosh në pavërtetësinë e asaj duke shtruar argumentimin e fortë. E po ashtu mos e prano atë kundërshtim sikur që këtë e konfirmon dhe e miraton para se ta mësosh këtë, sepse do të sillesh jodrejtësisht në të dy rastet së bashku. Por afroju kësaj në mënyrën e atij që e dëshiron pjesën e vet në të kuptuarit e çdo gjëje që e dëgjon dhe sheh, që me këtë ta zgjerojë dijen e vet dhe të cekurën ta pranojë nëse është e mirë, ndërsa të refuzojë nëse është e gabueshme. Nëse ashtu do të veprosh e ke të garantuar shpërblimin e mirë dhe ke merituar lëvdatë të madhe dhe mirësi të pakufishme. Është detyrë që njerëzve t’ua mësosh të mirën dhe të punosh sipas saj. Kush i bën këto të dyja i ka merituar së bashku dy të mira. E kush e mëson ç’është e mirë, por nuk vepron sipas saj, ka bërë mirë në aspekt të arsimtarit të vet, kurse ka gabuar për shkak të mungesës së veprës, dhe kështu ka ngatërruar veprën e mirë me të keqen. Megjithatë, edhe ai është më i mirë se ai që as që ka mësuar as që mirë ka punuar. Kurse edhe ai, edhe pse është pa të mira, është në gjendje më të mirë dhe më pak është i qortuar nga ai që e pengon atë që është e mirë kurse kthen nga ajo.

Sikur nga e keqja të shmanget vetëm ai që në vete nuk ka asgjë të keqe, kurse të mirën ta urdhërojë vetëm ai që në tërësi e posedon, atëherë askush nuk do ta ndalonte të keqen, as që dikush do ta urdhëronte të mirën, pas Pejgamberit s.a.v.s. Kurse të mjafton si shembull i natyrës së keqe e të ligë dhe gjendjes së qortuar ai që për këtë e ka shprehur mendimin e vet. Kurse All-llahu xh.sh. jep që të kihet sukses.

Për këtë fshehja e durimit është e qortuar, sepse paraqet dobësi të ndjenjave, vrazhdësi të shpirtit dhe mungesë të mëshirës, kurse këto janë të gjitha vese të këqija që mund të gjenden vetëm te njerëzit e këqij e të prishur, te ata zemrat e të cilëve janë sikur te bishat. Duke e marrë parasysh se kjo që e kemi përmendur është e shëmtuar, atëherë ajo që është e kundërta e kësaj është e lavdëruar, e kjo është fshehja e frikës, sepse përmban mëshirë, butësi dhe të kuptuarit e shkallës së fatkeqësisë. Nga tërë kjo rezulton se gjëja e vetme korrekte në këtë është që njeriu të jetë me shpirt drejtësie, trup të durueshëm, që as me fytyrë as me çfarëdo organi tjetër nuk dëfton asgjë që do të dëftonte në ekzistimin e frikës dhe shqetësimit. Kurse All-llahu xh.sh. mundëson të kihet sukses.

Sikur ai, mendimi i të cilit është i gabueshëm, të bëhet i vetëdijshëm për dëmin e gjykimit të vet të keq në të kaluarën, sigurisht do të kishte sukses ta braktisë atë në ardhmëri.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme