Gjatë një alibie disa dekadëshe ku pronësia mbi terrorin dhe terrorizmin mëtohej të shpalosej si kulturë e shkretëtirës me një siluetë interesuara për përplasjen solemne botërore patën shtypur furishëm çdo tentativë argumentuese për të kundërtënesmere e mjekër të zezë, “argumente” të shumta që vinin në formën e shigjetave mediatike, por jo vetëm, patën theksuar me forcë se forcimi i kufirit ku ndahen dy botë perceptuese është e vetmja siguri për paqe. Duke e vendosur historinë njerëzore mbi disa peshoja me balanca të dyshimta, qarqe të .
Si pasojë, popuj të mirë e sykaltër, biondë e të gjatë, qenë ekspozuar si modelet e prosperitetit dhe vlerave njerëzore, ndërkohë që lëkurënxirët ishin dënuar me paaftësi dhe dhunë të përjetshme. Rivitalizimi i diferencimit racor, tashmë me përmasa kahjesh civilizuese, e çonte problemin e të qenit racist nga një dimension të ngushtë në një perceptim dhe vizion ndërkombëtar. Perceptimet mbi popuj të cilët mbartnin cilësinë e “të qënit ndryshe”, kulturalisht, vazhdimisht u karakterizuan nga etiketime sipërfaqësore të cilat vinin si një produkt i mosnjohjes apo keq-njohjes së realitetit. Fenomeni i terrorizimit të perceptimit mbi të ndryshmen e cila shtrihej prej mijëvjeçarësh në qoshkun tjetër të botës, u përhap furishëm e ushqyer nga disa akte individuale terrori të cilat mbartnin vulën e abuzivizmit.
Masakra Oslos e cila tashme ka një emër aspak ezmer dhe pa mjekër, shënoi një etapë të re mbi kahjet që po merr terrorizmi apo thënë më ndryshe nxori në sipërfaqe atë ndjenjë ekstremizmi e cila qe gatuar në kthinat e perceptimeve të atyre që shumë e deshën përplasjen. Në ”Deklaratën Evropiane për Pavarësi” të hartuar nga Breivik në faqen 1.308 ai e cilëson veten si kristian: ”Pjesa më e madhe e të ashtuquajturve agnostikë dhe ateistë në Evropë e përbëjnë kristianët kulturalisht konservativ pa pasur njohuri për këtë term. Cila është diferenca në mes të krishterit kulturor dhe të krishterit besimtar? Nëse ke një lidhje personale me Jezu Krishtin dhe Zotin atëherë je një i krishterë besimtar….. Ne megjithatë besojmë në Krishterimin si platformë morale dhe identitet social e kulturor. Kjo na bën ne të krishterë. (A.B.Breivik : 2083: “A European Declaration of Independence”. Fq. 1308)
Tani, nëse do të ishim abuzivistë, siç rëndom ka ndodhur në rastin kur terrorizmi ishte ezmer, mund te proklamonim me të madhe se Krishterimi është fe e dhunës dhe e kaosit e intolerancës dhe shkatërrimit të bërthamës sociale. Këtë të drejtë do të na e jepte logjika e sipërfaqshme e përdorur në rastin e terrorizmit të Al-Kaedas ku papërgjegjshmëritë individuale u njësuan si papërgjegjshmëri kolektive dhe përkatësia fetare individuale e terroristëve u trumbetua si religjion nga ku buron terrorizmi. Aq sa u shpallën shtete të tëra si Bosht i së Keqes. Po në këtë logjikë të deformuar do të mund të shpallnim Boshtin e së Keqes Oslo-Irlandë Veriut-Oklahoma dhe nëse pozita dhe fuqia ushtarake do të qëndronte në kahun e kundërt me këtë logjikë tashmë do të kishin filluar bombardimet mbi këto vende.
Ajo që dua të them është se prirja për të demonizuar kombe të tëra si pasojë e gabimeve individuale bëhet për dy gjëra. Ose verbëria dhe mllefi ka arritur majat dhe logjika e pastër nuk funksionon në të kuptuarit e “të qënurit ndryshe” ose kjo propagandë është një katalizator i mirë për nxitjen e konflikteve ushtarake për dominime gjeopolitike, energjie, strategjike etj.
Tragjedia e Oslos shfaqi tashmë në dimension tredimensional atë që secili prej e dinte se “11 Shtatorët” nuk kanë ngjyrë, race apo religjion. Dhe sado që të nëpërkëmben religjionet ato qëndrojnë lart shumë lart individëve. E kundërta duhet të ndodhë, nëse një sulm terrorist ndodh nga pjesëtarë të ndonjë religjioni çfarëdo qoftë ai, opinioni publik, mediat dhe të gjitha kanalet e komunikimit duhet të bëjnë ndarjen domethënëse të aktit me besimin.
Njëkohësisht ajo çka ndodhi në Oslo duhet të japë një impuls edhe për të ripërcaktuar konceptin mbi terrorizmin që duhet të shprehet në një amendim të “Terrorism Act 2000” i cili nuk është deh aq i qartë në mënyrën që lë të kuptojë definicionin për terrorizmin. Pra të mos konsiderohet terrorizëm thjesht kryerja e aktit apo qëndrimi përballë “faktit të kryer”, por nëse ka të dhëna për artikulime, prononcime thirrje publike etj. Sepse mund të jesh terrorist potencial ende pa kryer ndonjë akt dhune, por je në pritje të rastit.
Ajo që e del si prioritare në ripërceptimin e terrorizmit, është që fokusi ndaj tij tashmë duhet të jetë më i gjerë dhe të përfshijë të dy hemisferat e globit. Gjithashtu mendoj se duhet bërë një dallim midis lirisë shprehjes në shtyp dhe terrorizmit mediatik përmes thirrjeve të dhunshme. Breivik ishte një njeri i letrave i cili kapërceu kufirin e pendës drejt armëve. Asnjë shoqëri nuk duhet të nënvlerësojë Breivikët e saj potencialë të cilët me klithma histerike bëjnë thirrje për akte dhune, prishje të institucioneve fetare, konvertimeve të dhunshme masive apo edhe depërtimeve të popullsisë. Ndryshimi i tyre me Breivik-un është se për momentin nuk posedojnë armë apo infrastrukturë për të materializuar idetë.