Hyrje
Ndonëse Shejh Muhammed Se`id Ramadan El-Buti është pa dyshim njëri ndër dijetarët më të njohur dhe më produktiv në Sirinë bashkëkohore, no botën arabe dhe islame, jeta, vepra dhe idetë e tij nuk është e njohura në qarqet perëndimore. Deri vonë El-Buti nuk është i njohur edhe në Ballkan, por edhe ndër shqiptarët.[1]
Në Siri El-Butin e hasim si ligjërues nëpër xhami, si hatib ditëve të xhumasë, si ligjërues të rregulltë nëpër televizione dhe radio, me rubrika të rregullta nëpër gazeta e revista, me dhjetëra vepra sa më të mëdha e sa më të vogla nëpër librari dhe biblioteka dhe me nga disa ribotime. El-Butin e hasim edhe si profesor me ndikim në Universitetin e Damaskut dhe në tërë Sirinë, por edhe në botën arabo-islame.
El-Butin në Siri nuk e njohin vetëm frekuentuesit e rregullt të tij në xhamia, por edhe ata që rrallë herë i vizitojnë xhamitë. Si të veçantë e konsiderojnë edhe pjesëtarët e feve tjera, duke parë tek ligjëratat e tij publike diç specifike nga të tjerët. Orator, i guximshëm, i qartë, i thellë dhe njohës i mirë i rrethanave muslimane dhe atyre botërore.
Jeta
El-Buti ulind në vitin 1929 në fshatin e vogël turk në ujdhesën Butan, në botën earabe të njohur me emrin Xheziretu ibnu Umer, në Anadolinë perëndimore. Rrjedhte nga një familje kurde, nga babai Mulla Ramadan El-Buti. Babait i tij, Mulla Ramadan El-Buti kishte studiuar dituritë islame dhe ishte dijetar i njohur në rrethin ku jetonte. Gruaja e tij ishte vdiq herët, kështu që Muhammedi i vigël mbeti pa të ëmën që nga mosha 13 vjeçare. Nga kjo kohë, respektivisht nga viti 1934 familja El-Buti iku në qytete të ndryshme të Sirisë, për t’u vendosur më në fund në Damask, nga presioni sekularist i regjimit të Mustafa Kemal Ataturkut.
Nga kjo kohë El-Buti i ri filloi të studioi fenë, gjuhën arabe dhe dituritë përcjellëse të kohës. Më vonë, El-Buti në Institutin për udhëzim islam (Ma’had’ut-tewxhih’il-islamij) deri në vitin 1953, do të studiojë tefsirin, logjikën, retorikën dhe të drejtën islame. Deri në këtë kohë, megjithatë mësuesi kryesor i tij ishte babai i tij (Babai i tij ishte i lindur më 1888 dhe vdiq më 1990, në moshën 102 vjeçare).
Më 1956 El-Buti u kthye me diplomë (ixhaze) nga dituritë e sheriatit nga studimi trevjeçar në Universitetin egjiptian El-Ez`her.
Pas kësaj filloi të punojë si arsimtar sheriati në shkollën e mesme dhe në disa vende tjera.
Mirëpo, kariera e tij akademike bëri kthesë në vitin 1961, kur u bë asistent në Fakultetit e Sheriatit të posahapur në Damask. Kjo bëri që El-Buti në vitin 1965 të doktoroi në El-Ez`her dhe të bëhet ligjërues i të drejtës komparative islame (el-fikh ul-islami el-mukaren) dhe studimeve islame (el-akaid we’l-edjan) në Universitetin e damaskut. Një kohë ishte edhe dekan i fakultetit të Sheriatit në Damask. Më pastaj ka punuar edhe si profesor i të Drejtës komparative në Katedrën e të drejtës islame dhe të shkollave juridike (el-fikh’ul-islami dhe medhahibuhu), kurse kohëve të fundit ka punuar si ligjërues i burimeve dhe metodologjisë të së drejtës islame (usul’ul-fikh), të besimit islam (el-akidet’ul-islamijjeh) dhe biografisë së Muhammedit a. s. (es-siretu’n-nebevijjeh).
Vepra
Veprat e El-Butit janë të shumta dhe të llojllojshme. Deri tash ka botuar disa dhjetëra vepra autoriale, shqyrtime, polemika dhe vepra shkencore. Një vend të rëndësishëm u ka kushtuar prblemeve rinore, duke shkruar disa vepra xhepi.
Konsiderohet si ekspert i usuli fikhut, i proveniencës tradicionaliste. Veçanërisht i respekton autoritetet En-Neveviun, Ibn El-Arebiun, El-Gazaliun dhe Esh-Shafiun. Ndonëse shafiit, shpesh di të ofrojë mendime të balansuara të personaliteteve të shkollave të ndryshme.
Stili i tij është tërheqës, logjik, didaktiv dhe ekspresiv.[2]
Shejh El-Buti si dijetar islam
El-Buti si dijetar ishte i angazhuar për mbrojtjen e vlerave tradicionale, sidomos në mbrojtjen e vlerave nga rrymat radikale selefiste. Vepra e tij Jomedhhebizmi .... , kritikon trendin e rrënimit të shkollave juridike dhe promovimin e ideve të tyre, duke theksuar se dyert e ixhtihadit duhet të hapen për problemet e reja. Mirëpo, hapja e dyerve të ixhtihadit nuk do të thotë edhe faktin se çdokush ka të drejtë të bëjë ixhtihad për vete, duke komentuar çështjes islame sipas dëshirës së tyre. Ai thekson se ixhtihadi nënkupton njohje të thellë të të gjitha burtimeve relevante dhe aftësinë e aplikimit të rregullave nga tekstet autoritative për rrethanat moderne. Ai mendon se imituesi (mukalidi) duhet ta ndjek muxhtehidin derisa nuk e arrinë shkallën e muxhtehidit. Ai thotë: “Do të ishte e paarsyeshme dhe e rrezikshme që çdokush të studiojë burimet në mënyrë që të bëhet mufti i vetvetes.”
El-Buti atakon edhe medhhebizmin ekletik, respektivisht ata që nuk njohin burimisht islamin dhe përpiqen selektivisht të vjelin burime për t’i arsyetuar pohimet dhe veprimet e tyre. Me këtë rast është interesant edhe vepra Selefizmi.
Ai sufizmin (et-tesawwuf’ul-ahlak) e pranon si realitet, dhe nuk këmbëngul për ndalimin e tij, por kritikon rreptë disa liderë mistikë (tesawufin sentimental), duke thënë se ata “nuk predikojnë ndershëm dhe korrektë, por profesionalisht”, duke dëshiruar “të përvetësojnë para, ndikim dhe fuqi si liderë politik dhe shpirtëror”.
Preokupimi kryesor i veprave të El-Butit është se ai i gjykon rreptë ata të cilët mendojnë se dinë çdo gjë dhe që përpiqen t’i detyrojnë të tjerët që t’i ndjekin, duke besuar se mund t’i ç’rrënjosin të gjitha medhhebet në islam, duke harruar faktin se edhe mendimi i tyre është vetëm një hipotezë që mund të jetë e saktë por edhe e gabueshme. Gjykon tendencën e tyre të formojnë shkollë të re, e quan ate preambicioze dhe pohon se angazhimi i tyre do t’i thellonte ndasitë në botën muslimane, dhe kategorikisht refuzon se ata janë të vetmit kompetentë për shpjegimin e islamit.
Shejh El-Buti si lider fetar
Arsimimi dhe edukimi i El-Butit ishte i shkallërishëm dhe sistematik. Nga dita më ditë, ai ngritej në shkallë më të larta akademike islame dhe fusha e mendimit të tij zgjerohej gjithnbjë e më tepër në problemet e tërë bashkësisë islame (ummetit) dhe problemet e rënda të civilizimit bashkëkohër islam (el-hadaret’ul-islamijjeh el-muasireh). Ngecjen dhe apatinë e muslimanëve kundrejt përparimit perëndimor nuk e sheh në islam, por në magjepsjen e muslimanëve me kulturën perëndimore. Shumë muslimanë përparimin perëndimor e shohin si rezultat të sekularizmit të jetës kundrejt kishës kristiane, andaj edhe përparimin e muslimanëve e shihnin në braktisjen e islamit nga fushat e ndryshme të jetës. Mendonin se islami nuk është i mjaftueshëm për të gjitha kohët dhe për të gjitha nevojat. Mirëpo, disa dhjetëvjetsha më vonë dijetarët muslimanë janë të bindur se sekularizmi perëndimor ishte vetëm humbje kohe dhe ngecje e mëtutjeshme e muslimanëve, andaj gëzon fakti se në të gjitha vendet ndihet njëfarë kërkese për identitet origjinal të muslimanëve. Ai mendon se islami ka fuqi dhe energji të mobilizojë masat muslimane për përparim të ri, sepse shthurja dhe kaosi shoqëror në Perëndim, sëmundjet venerike dhe neuroza, rrënimi moral dhe shëndetësor i tyre janë tregues të mjaftueshëm se ky model magjepës është një iluzion mashtrues dhe një dëshpërim për ta. Ai madje preferon çka të merret nga perëndimi, por i sugjeron edhe perëndimorëve çka të marrin nga islami, për t’i shpëtuar shkatërrimit dhe devastimit total.
El-Buti si faktorë kryesorë të dezorganizimit politik islam (el-wahdetu’ul-islamijjeh) dhe ngecjes së qytetërimit islam (el-hadaret’ul-islamijjeh) sheh në bestytninë, padijen, materializmin dhe sektarizmin brenda muslimanëve, andaj edhe eliminimi i tyre është rrugëdalje drejt përparimit të muslimanëve.
Përfundim
Jeta dhe vepra e Shejh El-Butit në mesin e dijetarëve islamë karakterizohet në dy kahje: ata të cilët mendojnë se El-Buti është personalitet i qëlluar në kohën dhe mjedin ku jetoi dhe veproi dhge në ata të cilët mendojnë se El-Buti është mendimtar, i cili vetëm pjesërisht arriti në syunimet e tij, i cili arriti vetëm deri në gjysmë të rrugës, si peng i trashëgimisë tradicionale, socialo-konservative dhe islamit progresiv shoqëror, politik dhe modern.
Duke u mbështetur në trashëgiminë intelektuale dhe ideore të babait të tij, Mulla Ramadan El-Butit, pastaj të mësuesve të tij Hasan Habannekes, Mustafa Sibait dhe Said Nursiut, Shejh El-Buti ka pasur dhe pak-a-shumë ka arritur të ndërtojë institucione solide dhe të pavarura të arsimimit dhe edukimit islam, të afta të prodhojnë dijetarë të performansave maksimale për t’iu përgjigjur kërkesave të botës bashkëkohore.
Konsiderohet se Shejh El-Buti si dijetar islam dhe si lider fetar ka pasur sukses dhe mund të shërbejë si shembull për intelektualët e rinj.
Veprat e përkthyera më herët dhe ato që priten të përkthehen, dhe vepra e përkthyer me këtë rast nga Abdurrahim efendiu, Zoti e ruajtë dhe i ndihmoftë të përkthejë edhe vepra të tjera, do të shërbejnë si rrugë direkte për njohjen e këtij mendimtari të madh dhe ideve të pasura dhe konstruktive të shtruara në veprat e tij të shumta dhe të llojllojshme.
[1] Gjerësisht për jetën, veprën dhe idetë e El-Butit, të cilat edhe ne i shfrytëzuam, shih: Andreas Christmann, Islamski ucenjak i vjerski lider Shayh Muhammad Sa’id Ramadan Al-Buti, në: Enes Karic, Tumacenje Kur’ana i ideologije XX stoljeca, Sarajevë, 2002, fq. 563-588.
[2] Disa vepra të Shejh El-Butit:
• Davabitu’l-maslehati fi’sh-sheriati’l-islamijjeti, 1965.
• Fikhu’s-sireti’n-nebevijjeti me muxhezu’t-tarihi’l-hulefai’rr-rrashidin, 1968.
• Kubra el-jekinijjati’l-kewnijjeti: wuxhudu’l-haliki dhe wadhifetu’l-mahluki, 1978.
• El-la medhhebijjeh ..., 1969.
• Muhadarat fi’l-fikhi’l-mukaren, Bejrut, 1970.
• Batinu’l-ithmi: El-Hataru’l-ekberu fi hajati’l-muslimin, Damask, 1971.
• Mine’l-fikri we’l-kalbi: Fusulun-nakdi fi’l-ulumi we’l-ixhmai we’l-edebi, 1972.
• Menhexhu’t-terbevij fi’l-Kur’ani, Damask, 1972.
• El-Islamu we mushkilatu’sh-shebabi, 1973.
• El-Insanu we adaletu’ll-llahi fi’l-erdi, Damask, 1973.
• Min esrari’l-menhexhi’rr-rrubbanij, Damask, 1973.
• Min revai`i’l-Kur’an ..., 1975.
• Ila kul-li fetatin tu’minu bi’l-lahi, Damask, 1975.
• Men huve sejjidu’l-kadri fi hajati’l-insani?, 1976.
• Mes’eletu’t-tahdidi’n-nesli vikajeten dhe ilaxhen, 1967.
• Mine’l-mes’uli an tehal-lufi’l-muslimin, Damask, 1977.
• Nakdu ewhamu’l-madijjeti’l-xhedelijjeti’l-dijalektuluxhijjeh, 1978.
• Menhexhu’l-awdeti ile’l-islami, ..., 1980.
• Es-selefijjetu: Merhaletun zemenijjetun mubareketun la medhhebun islamijun, Damask, 1988.
• Texhribetu’t-terbijeti’l-islamijjeti fi mizani’l-bahthi, 1990.
• Hadhihi mushkilatuhum, Bejrut, 1990.
• Hivarun hawle mushkilatin hadarijjeh, 1990.
• Menhexhu’l-hadarijjeti’l-insanijjeti fi’l-Kur’an, 1992.
• El-Xhihadu fi’l-islam: Kejfe nufehhimuhu we kejfe numarisuhu?, Bejrut, 1993.
• Kadaja fikhijje’h measireh, 1994.
• Ed-dinu we’l-felsefetu, 1994.
• ... we hadhihi mushkilatuna, 1994.
• Zewabiu we esdau verae kitabi’l-xhihadi fi’l-islami, 1994.
• Hadha validi ..., Bejrut, 1995.