Fetva - Mbulesa ....

Dr. Enes Ljevakoviq, fetva emini i Rijasetit te BI te BiH-së



Fetva


Pyetja:

Gruaja ime nuk është e mbuluar, gardëroba e saj është modeste, e dua, jam i kënaqur me të, namazin e ka! A është zbulesa e saj arsye e fortë për shkurorëzim?

Përgjigjja:

Është madhështore që bashkëshortja juaj fal namazet, që me të je i kënaqur, që e duash... Këto të gjithë janë shkaqe të forta për martesë të lumtur, e jo për shkurorëzim. Shpresohet që me kohë edhe mbulimi i saj do të realizohet në përputhshmëri me normat islame dhe për të duhet punuar qetë dhe me durim. Të mbuluarit është farz (obligim), ndërsa të zbuluarit është mëkat, por nuk e rekomandojmë që për shkak të mëkatit të ndodh shkurorëzimi. Çdo kush në diç gabon, e sikur që njerëzit të shkurorëzoheshin për çdo mëkat nuk do të mbetej asnjë martesë. Për çdo rast, obligimi për këshillë dhe udhëzim gjatë sjelljes së drejtë në pikëpamje të mbulesës, ashtu si edhe në pikëpamje të tjera të obligimeve fetare, mbetet në fuqi.


www.rijaset. Ba


Përktheu: M. Alija



Pyetja:

A konsiderohet shpërfillje e obligimit të xhematit në xhami, në
qoftë se namazi falet me xhemat në shtëpi?


Përgjigjja:

Namazi me xhemat që falet me familjen në shtëpi vlerën e xhematit e
ka, ndonëse namazi me xhemat në xhami është shumë më i vlefshëm dhe
më i mirë. Të munguarit e paarsyeshëm nga xhemati në xhami është
mungesë e cila nuk mund të zëvendësohet me faljen e namazit në
ndonjë vend tjetër (jashta xhematit të xhamisë, i cili e fal namazin
e kohës – përkth.) Ai i cili largohet nga xhemati i xhamisë, thjesht
ka lëshuar vlerën të cilën e bart veprimi i tillë. Të munguarit në
xhami mund të arsyetohet vetëm me shkaqe që ia vlejnë.


Muharem Omerdiq, ish-fetve emini i Rijasetit te BI tw BiH


Përktheu: M. Alija


Pyetja:

Më intereson qëndrimi i dijetarëve mbi problematikën e ndërhyrjes
medicinale për mbarsim dhe pasojat të cilat ajo i bart?!


Përgjigjja:

Përderisa nuk ekziston mundësia e shtatzënisë natyrore lejohet
shfrytëzimi i metodave medicinale. Për këtë janë të nevojshme disa
kushte:
- që vezorët të fekondohen me spermën e çiftit ligjor të
bashkëshortëve,

- që mbarësimi të zhvillohet në embrionin e bashkëshortes së
ligjshme (jo tek personat tjerë, siç sot veprojnë disa, ose siç i
ndërrojnë embrionet – përkth.),

- që nga aspekti medicinal, në këtë proces, të jenë të mbrojtur të
dy bashkëshortët dhe fëmija,

- që sperma e cila merret nga mashkulli të mund t'i injektohet
(futet) vetëm bashkëshortes së tij,

- që gruaja të mund t'i nënshtrohet tretmanit medicinal aq sa për të
është e nevojshme.


Nga aspekti i islamit, nuk ka pengesa që të realizohet mbarësimi në
mënyrën e ndërhyrjes medicinale te gratë e martuara të cilat nuk
munden të mbesin shtatzëna në mënyrën natyrore. Absolutikisht është
i ndalur shfrytëzimi i farës të donocuar nga mashkulli tjetër, sepse
në të do të kishte element amoraliteti (zinaje). Marrja e spermës
nga personi i tretë ndikon negativisht në shëndetin mental tek
bashkëshortët dhe fëmija do të vihej në "trekëndëshin" i cili
sinjalizon tradhtinë dhe mashtrimin.

Shtatzënia e porositur jashtë martesës te gratë ka të njëjtën dredhi
dhe është në kundërshtim me fitren – ligjin natyror. Në të dy
rastet, nëse nuk ekziston mënyra natyrore dhe ligjore të të fituar e
trashëgimtarëve, është më i drejtë pajtimi me gjendjen martesore pa
fëmijë.

Mr. Muharem Omerdiq,

Ish-fetve emini i Rijasetit të BI të BiH-së


Përktheu: M. Alija


Pyetja:

Çfarë rëndësie kanë katër medh'hebet në islam, në çka ato dallojnë?
Ose thjeshtë janë botëkuptime të ndryshme, duke i pasur para sysh
rrethanat, të komentimit të Kur'anit?


Përgjigjja:

Kjo është mëshira e Zotit. Të katër medh'hebet e ehli sunnetit janë
hak (të vërteta) dhe të barabarta në vlefshmëri. Muslimanët në BiH
(por, edhe shqiptarët – përkth.) dhe në tërë Ballkanin, Turqinë,
etj., pasojnë medh'hebin hanefi. Praktika e këtij medh'hebi është më
e përhapura në botën joarabe. Dallimet në mes medh'hebeve të ehli
sunnetit janë të natyrave formale. Ajo që nuk ndryshon është esenca
e fesë. Në besim nuk ka medh'hebe. Tek çështjet relative ka qëndrime
të ndryshme, për çka muxhtehidët kanë dhënë mendime. Çdo zgjidhje
medh'hebore është e mbështetur në burimet e islamit. Të falurit pas
ndonjë ithtari të ndonjë medh'hebi tjetër është e drejtë, po ashtu
kurorëzimet martesore dhe çdo punë tjetër, sepse bëhet fjalë për një
Islam dhe një doktrinë të vetme.


Muharem Omerdiq, ish-fetve emini i Rijasetit te BI te BiH-se


Përktheu: M. Alija


Pyetja:

Ndonjëher ndodh që në një koh te vitit nuk kam mundësi të fali
namazin e sabahut (I bjen pas orës 6), për shkak të shkuarje në
punë.Si të veproj në një situatë të tillë, ta fali para koha apo pas
kohe kur të më jepet mundësia?


Përgjigjja;

Namazi duhet të falet në kohën e vet edhe nëse njeriu gjendet në
udhëtim.Lëshimi me qëllim I kohës së namazit nuk është i lejuar,
gjithashtu edhe falja para kohe nuk është e lejuar.Por nëse ndodhë
të lëshohet koha e namazit ai do te falet kaza kur ti jepet rasti.

Fetvaul-emin Enes Ljevakovic.

Perktheu nga boshnjakishtja; Arsim Dauti


Rijaset.ba

Pyetja:

Cilat janë dispozitat, respektivisht kushtet që jomuslimani të hyj
në xhami dhe të qëndroj gjersa falet namazi?


Përgjigjja:

Nuk ka pengesë nga sheriati që jomuslimani të vështroj faljen e
namazit në xhami dhe jashtë saj. As muslimanët dhe as jomuslimanët
nuk mund të hyjnë në xhami me veshje tw pahijshme dhe me këpucë.
Kodi i përgjithshëm i sjelljes islame në xhami vlen për të gjithë.
Muslimani, nëse është i papastër ¬(xhunub), nuk mund te hyjë në
xhami, ndërsa kjo dispozitë nuk vlen për jomuslimanët.

Dr. Enes Ljevakovic, fetve emini i Rijasetit të BI në BiH

Përktheu: Arsim Dauti


Rijaset.ba

Pyetja:
A ka mundësi të më përgjigjni në pyetjen e cila ka të bëj më marrjen
e abdestit. A më lejohet shqiptimi i shahadetit për gjatë kohës së
marrjes së abdestit nëse në banjo gjendet edhe vendi kur kryhet
nevoja?

Ju faleminderit paraprakisht!


Muhameri!

Përgjigjja:

Gjatë kohës së marrjes së abdestit në banjo në të cilën gjendet
vendi ku kryehet nevoja nuk duhet shqiptuar nga dhikri asgjë
(përmendja e emrit te Allahut, ejt.). Ai dhikr mund të bëhet pas
daljes nga banjo ose eventualisht të bëhet vetëm me mend gjatë
marrjes së abdestit. Bonjoja, pamvarësisht nga regullimi dhe
pastërtia e saj, nuk është vend ku duhet shqiptuar diç nga dhikri.

Prof. dr. Enes Ljevakoviæ, fetva-i-emin i Rijasetit të BI në BH.

Përktheu: M. Alija



RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme